Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/07

Shekspiri - Shtërngata



"Shtrëngata" i përket zhanrit të pjesëve romantike elizabetiane. Ajo kombinon elemente të tragjedisë (hakmarrja e Prosperos) me ato të komedisë romantike (dy të dashurit e rinj, Miranda dhe Ferdinanti), dhe ashtu si një nga veprat problematike të Shekspirit, "Masë për Masë", ngre disa çështje më të thella që nuk zgjidhen krejtësisht në fund. Zhanri romantik dallohet nga përfshirja (dhe sinteza) e këtyre komponentëve tragjikë, komikë dhe problematikë, si dhe nga fundi i lumtur (zakonisht një maskë ose valle), ku të gjithë, ose shumica e karaktereve, pajtohen me njëri-tjetrin.
Autori:
Shekspiri
Titulli:
Shtërngata
Përkthyesi:
Perikli Jorgoni
Gjinia:
Dramë
Çmimi:
800 Lekë
Nr. faqesh:
149
ISBN:
978-99943-42-38-2



"Shtrëngata" i përket zhanrit të pjesëve romantike elizabetiane. Ajo kombinon elemente të tragjedisë (hakmarrja e Prosperos) me ato të komedisë romantike (dy të dashurit e rinj, Miranda dhe Ferdinanti), dhe ashtu si një nga veprat problematike të Shekspirit, "Masë për Masë", ngre disa çështje më të thella që nuk zgjidhen krejtësisht në fund. Zhanri romantik dallohet nga përfshirja (dhe sinteza) e këtyre komponentëve tragjikë, komikë dhe problematikë, si dhe nga fundi i lumtur (zakonisht një maskë ose valle), ku të gjithë, ose shumica e karaktereve, pajtohen me njëri-tjetrin.
Pasuria e "Shtrëngatës" si pjesë teatrale harmonizohet me komple-ksitetin e jashtëzakonshëm tematik të saj. Drama i sfidon shqisat tona dhe është një realizim i vetëdijshëm i orkestruar nga shëmbëlltyra e Shekspirit
në magjistarin Prospero. Për më tepër, ka edhe polarizime të shumta, ku më të dukshme janë ato ndërmjet natyrës dhe qytetërimit apo artit. Këto linja tematike kanë shumë pika përputhjeje. Megjithatë, nga një këndvështrim i caktuar i tekstit, "Shtrëngata" bën një pyetje të vetme, të cilën Shekspiri e ka bërë edhe në shumicën e veprave të tjera: Çfarë është një qenie njerëzore?

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...