2012-03-14

Edhe një krijues i mirëfillt i Diasporës Shqiptare


Përgaditi: Muhamet Hoxhaj - 
Nga viti në vit si në trojet etnike ponjashtu edhe në diasporë po rritet numri i revistave, 
Muhamet Hoxhaj - Themeluesi i portalit KosovariMedia.com
Muhamet Hoxhaj - Themeluesi i portalit KosovariMedia.com
romaneve, veprave letrare, por edhe i krijuesve që i përkushtohen krijimtarisë letrare dhe mendimit kritik për letërsinë shqipe.
Intelektualët tanë të cilët emigruan në diasporë aktivitetin atdhetar e patriotik ndaj çështjes kombëtare kurrë nuk e ndërprenë. Ata me guximin, vendosmërinë, e dashurinë e madhe që kanë ndaj çështjes kombëtare, rëndësinë e shkrimit, vazhduan edhe në kohën kur njeriu, për një fjalë goje dënohej me vite. Këto vargje flasin qartë për nivelin poetik të Ramiz Dërmakut, i cili i takon grupit të krijuesve të mirëfilltë, duke qenë inkurajues i vazhdueshem i formave të reja të shprehjes emancipuese dhe kulturës, jetës në të gjitha segmentet e saja.
Poeti ka shkruar, për ta informuar opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar me realitetin në të cilin kalonte Kosova dhe populli Shqiptar. Fjala e tij e ushqen shpirtërisht lexuesin, dëshira për lirinë është ndjenja më e fuqishme që rrjedh nga fëmijëria e tij kur prindërit ia mësonin historinë tragjike dhe po aq të lavdishme të popullit shqiptar.
Kjo dëshirë hyri në kokën e Ramizit, siç kishte hyrë edhe vetë jeta e tij.
Këto vargje të shkrura nga dora dhe zemra e publicistit Ramiz Dërmaku, tregojnë qartë se poeti shpirtërishtë e ka përjetuar luftën dhe së bashku me popullin ka ndarë dhembjen.
.... Deri vonë do të jemi,
pa shpi e pa zot,
të vuajtur e të robëruar
akoma edhe sot... (28. Nëntor 1968)
Poeti e kuptoi herët se situata për çdo ditë vinte duke u keqësuar në Kosovë dhe ky vendosi t'i bëjë një rezistencë pushtuesit sllavobarbar. Ky motiv i Ramizit në vargjet e tij tingëllon fuqishëm edhe atëherë kur në mënyra realiste dhe tronditëse e përjeton shpirtërisht robërinë dhe nga tërë kjo mund të konkludojmë se “Pa lirinë njeriu s'rron”.
.... Valëvitem në mesnatë
Ëndërroj për dritë e mirësi
Se rruga që kemi zgjedhur
Do të na shpie
Nga robëria në Liri.... (6 prill 1981)
Ramiz Dërmaku është patriot i lirisë së atdheut dhe lirisë së njeriut. Pra me plotë të drejtë themi se intelektuali, krijuesi, poeti Ramiz Dërmaku, është ndër penat e zgjuara në Diasporë, “një burim i pashterrshëm me energji krijuese, një vullkan i pa shuar sentimentesh morale dhe patriotike.
....Jusufi, Kadriu e Bardhoshi
Trinom lirie
Penat nuk i djeg baroti
Panteon lavdie.... (Martirëve të lirisë)
Kosova është Dardania e zemrës sonë, shkëmb graniti me Shipkovicën tejmatanë Prizrenit, me Drenicën në Zemër dhe me Mitrovicën. Atje ku shqipja nis e fluturon”, siç ka theksuar Baki Ymeri për Neki Lulaj, në një shkrim të tij. Poeti Ramiz Dërmaku, tani e ka vërtetuar personalitetin e tij si krijues dhe publicist. Poezia dhe gazetaria ka qenë dhe mbetet hobi i tij artistik. Në krijimet e poetit Ramiz Dërmaku zotërojnë temat historike, përkatësisht personazhet që kanë hyrë në historinë tonë më të re.
Po çka nuk shkroi?!
Shkroi edhe për kriminelët, bajraktaristët, karrieristët, tradhtarët, gënjeshtarët, kuislingët. Shkroi edhe për krimin, dhunën, korrupcionin, helmimet, vrasjet. Por nuk harroi të shkruajë edhe për anët pozitive dhe sukseset të cilat na shpien drejt çlirimit e ndërtmit dhe konsolidimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
.... O Bardhyl Ajeti,
Ti o trim, o guximtarë,
Luftën kundër krimit,
E vure në rend të pare.... (Bardhyl Ajetit)
Poeti i ri Ramiz Dërmaku është poet meditativ, i thellë dhe i qartë në mendime, ai  e njeh, për mrekulli, psikologjinë e njeriut. Ramizi në jetë duket njeri i tërhequr dhe jo i zëshëm, paksa i ndrydhur. Kjo është veçori e karakterit të njerëzve të aftë e të urtë.
Vargjet e poetit të ri Ramiz Dërmakut, zgjojnë nostalgji, kur i lexon ato ta shërojnë shpirtin dhe e kënaqin veshin e lexuesit. Kur i lexon ato, ndjenë këndellje mendjeje e freski shpirti. Me një fjalë: pas leximit të poezisë së Ramiz Dërmakut, lexuesi e ndjenë vetvetën të qetësuar shpirtërisht e fizikisht, së paku, pë një çast, njeriu lirohet nga stërngarkesat dhe preokupimet e përditëshmërisë sonë, në Kosovë e Diasporë.
.... Bëhu i sjellshëm
Dhe inteligjent
Çdo herë shërbej popullit
Po ta la amanet.... (Poezi kushtuar Nënës)
Kështu pra, Ramiz Dërmaku, gjatë tërë kohës u bëri orvatje titanike, për të luftuar kundër të keqes në jetën tonë, për t’i shpluar e zhveshur fytyrat e idhujve të rrejshëm, për ti treguar rëniet, ngritjet, zhgënjimet, ëndërrat dhe shpresat tona, për të prekur në dhëmbjet e zgjimit tonë madhështor. Siç duket, Zoti e natyra disa njerëzve u jep aftësinë e jashtëzakonshme krijuese. Këtë dhuratë e ka privilegj edhe Ramiz Dërmaku, për të na ligjëruar neve, për të na ngrohur dhe qetësuar shpirtin.
Zoti e solli tek ne, për të na dhënë forcë e shpresë nëpër kohëra; për t’i jetësuar ëndrrat tona të ëndërruara me shekuj, për t’u bër realitet historik, çfarë edhe u bënë.
Shkurt për Autorin
Ramiz Dërmaku
Ramiz Dërmaku
Ramiz Dërmaku vjen nga një familje fisnike me rrënjë të lashta të atdhetarizmit shqiptar. U lind më 10 nëntor 1956, në fshatin Shipashnicë e Epërme, komuna e Dardanës (ish Kamenicë). Gjashtë klasët e para të shkollimit fillestar i kreu në vendlindje, ndërsa dy vitet e fundit në shkollën fillore "Skënderbeu" në Hogoshtë. Tre klasët e gjimnazit (drejtimi gjuhësor),  i kreu në Hogoshtë, ndërsa vitin e fundit në Dardanë. Me shkrime filloi të merret që nga shkolla e mesme. Pas kryerjes së gjimnazit regjistrohet në Univerzitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore (dega e Biologjisë), në Prishtinë. Ai jeton dhe vepron në komunën e Ravensburgut të Gjermanisë.
Në fund i themi me zërin e zemrës: Ju priftë e mbara dhe shëndeti, Ramiz Dërmaku, juve dhe mbarë familjes Suaj!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...