Me ndihmën e Zotit arrita t`i identifikoj, dhe t`i lexoj shkrimet ilire.
Pas përfundimit të studimeve fillova të lexoj literaturë. Fillimisht lexoja literaturë fetare, por edhe të fushës së historisë e arkeologjisë, veçanarisht atë të historisë ilire. Pothuajse çdo botim që kishte të bënte me këto fusha e siguroja dhe e lexoja me kënaqësi.
Ajo që më ka brengosur gjatë leximit të literaturës së historisë ilire, ishin mendimet e shumicës së ilirologëve rreth shkrimit të ilirëve, të cilët deklaronin se:
“Fatkeqsisht ilirët nuk kanë lënë shkrime”. Mendoja me vete, a është e mundur që ilirët të mos kenë lënë shkrime?! Nuk më besohej, kisha një bindje se Pellazgët paraardhësit e ilirëve duhet të kenë patur shkrim, andaj më dukej e pamundur që ilirët të mos kenë trashëguar shkrimin nga të parët te tyre.
Në janar të vitit 2008, isha duke lexuar librin e studiuesit me prejardhje shqiptare Aref Mati “Shqipëria – Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen,” - Saktësisht isha te faqja 454 ku ishte një foto në të cilën dukej një pllakë guri me shkronja të pa qarta. Pranë fotos një tekst ku shkruante: “Mbishkrim ilir i Skutarit (Shkodra) “alfabet” ilir (apo gërma) çuditrisht të zhdukura!”.
Më kujtohet ajo ditë, ishte 6 janari I vitit 2008, kur e mora dhe fillova ta analizoj këtë shkrim, a mos ndoshta do të kuptoj diç nga ato “ gërma të zhdukur ilire”.
Me ndihmën e Zotit arrita ta lexoj dhe ta deshifroj këtë shkrim dhe këtu filloi veprimtaria ime në leximin dhe deshifrimin e mbishkrimeve ilire.
Në fillim ende nuk kisha guxim të paraqitem në media, ende nuk e kisha sigurinë e duhur për ta mbrojtur këtë që kisha arritur të bëjë. Më duhej ende kohë për të vërtetuar dhe saktësuar disa gjëra rreth deshifrimit.
Më vonë, sidomos gjatë vitit 2010, pasi që kisha arritur një përvojë dhe kisha bërë një numër të konsiderueshëm të deshifrimeve, tentova të paraqitem në ndonjë nga gazetat tona, por kuptova se nuk ishte punë e lehtë.
Objektet që kam deshifruar janë mbishkrime ilire të gdhendura në gurë. Kryesisht janë gurë varrezor në të cilët pos shkrimit ka edhe portrete të punuara në mënyrë reliefore, me një, dy, tre e më shumë portrete të të dy gjinive të gdhendura në një gurë. Kam hasur edhe portrete të nënave me foshnjat e tyre, me një e me dy. Pastaj portrete të dy bashkëshortëve, si dhe disa portrete në një gur që janë gurë varri familjar. Të gjitha portretet e kanë të theksuar një buzëqeshje në fytyrë, sikur ato të epokës egjeane-pellazgjike dhe ato të periudhës arkaike.
Me shkronja kanë shënuar emrin dhe mbiemrin e të vdekurit si dhe në ç’moshë ka vdekur. Kështu, kam arritur t`i nxjerr këto pamje nga guri ku janë ruajtur që nga koha e lashtësisë (Sqarim: për këtë kam edhe shumë Skica dhe fakte).
Numri i emrave nuk është aq i madh. Emrat i përkasin dy periudhave: asaj parakristiane ku ka kryesisht emra të pastër ilirë dhe periudhës kristiane, ku emrat janë të përzier ilirë dhe me domethënie të fesë së krishterë.
Në disa mbishkrime përmendet Zoti Hyu, që të bën të kuptosh se ilirët kanë besuar në një zot, pra në Zotin Hyu.
Mbishkrimet janë punuar me një bukurshkrim të theksuar me shkronja të përdredhura. Shumica e shkronjave janë të njejta me shkronjat e alfabetit tonë, por ka edhe shkronja që janë krejtësisht të veçanta.
Të gjitha objektet e deshifruara janë gjetje siperfaqsore, të cilat i kam gjetur në disa lokalitete të Komunës së Dardanës, si në lokalitetet: Kulina, Kopra, Berkoci, Arënica. Kam bërë fotografime dhe deshifrime të një numri të objekteve edhe në lokalitetin e Ulpianës, si dhe disa objekte në Muzeun e Kosovës.
Nëse do të më ipet mundësia të paraqitem në njërën nga mediat vizive kam se çka t`i tregoj opinionit dhe atë kryesoren që është knaqësia ime, faktin se ilirët megjithate kanë lënë shkrime.