2012-05-28

NJOFTIM ZYRTAR NGA LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS PËR FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR I POEZISË DRINI POETIK NË PRIZREN


KRYESIA E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE 
TË KOSOVËS KA MARRË KËTË 


VENDIM

Juria përkatëse e festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, që mbahet më 9 e 10 qershor 2012, në Prizren, poezitë e lexuara para publikut do t’i vlerësojë me tri çmime, pavarësisht ku do të lexohen, por është i domosdoshëm leximi nga vetë autori.

Në festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” marrin pjesë me poezi:

Më 9 qershor 2012, në orën 20, në orën letrare “Lira magjike”, në pallatin e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren:

Adem Zaplluzha
Agim H. Berisha
Anna Kove
Arben Rashkaj
Arif Haliti
Arsim Halili
Bedri Neziri
Behram HOTI
Brahim AVDYLI
Delvina KËRLUKU
Dren Shala
Edit Dibra
Flori Bruqi
Gëzim Ajgeraj
Halil XANI
Ibrahim Berjashi
Ibrahim Skënderi
Ilam Berisha
Ilir Paja
Ismet LECAJ
Kozeta Zavalani
Kristina RRASI
Kujtim MORINA
Lejla Hoti
Liman Zogaj
Lulzim HAJDARI
Mirvete Leku
Nebih BUNJAKU
Nezir PROKSHI
Nikolla SPATHARI
Petrit RUKA
Raimonda MOISIU
Riza Lahi
Rushit Ramabaja
Sabahate Byci
Safete Shasivari - Rexhepi
Salajdin Krasniqi
Sali Bytyçi
Skënder R. HOXHA
Sulejman DIDA
Tafil DURAKU
Ukshin MORINA
Uzeir Ajradini
Violeta Allmuça
Yrjet Berisha


Më 10 qershor 2012, në orën 11, në orën letrare “Ora e Lidhjes”, në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit marrin pjesë me poezi:

Agim Desku
Beatriçe BALLIÇI
Bedri Halimi
Dibran Fylli
Fehmi Berisha
Gjokë Dabaj
Ibish Neziri
Kadrush Radogoshi
Sabile Keqmezi – Basha
Veli Veliu
Vera Istrefaj



Më 10 qershor 2012, në orën 18, në orën letrare “Valët e Drinit” në Pallatin e Kulturës në Kukës marrin pjesë me poezi:

Abdyl KADOLLI
Avdi Ibrahimi
Begzad BALIU
Bilall Maliqi
Fatime Ahmeti
Rexhep Kastrati
Riza Greiçevci
Sadik Përvetica
Sarë Gjergji
Shqipe Hasani

Në festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” marrin pjesë me kumtesa:

1. Alisa Velaj, Konfigurimi i Atdheut në poezinë bashkëkohore arbëreshe

2. Behar Gjoka, Pavarësia si ideal i projektuar në letërsinë e Rilindjes

3. Dr. Arben Hoxha, Pavarësia, norma estetike dhe identiteti letrar

4. Dr. Sadri Fetiu, Ismail Qemali dhe Pavarësia në letërsinë popullore

5. Feride Papleka, Rileximi dhe koha e shkrimit

6. Helena Grillo, Kontributi i Fatos Arapit në studimet mbarëkombëtare

7. Meri Lalaj, Lasgushi dhe Kosova

8. Mr. Kadri Rexha, Sintezë e tragjedisë kombëtare shqiptare

9. Mr. sc. Bedri Zyberaj, Tri himne – Një flamur

10. Prof. dr. Adem Zejnullahu, Këngët për mbrojtjen e Pavarësisë së Shqipërisë

11. Prof. dr. Besim Rexhaj, Letërsia përballë sfidës së integrimit shpirtëror kombëtar

12. Prof. dr. Edlira Mantho – Manjola Sulaj, Gjirokastra e festivaleve

13. Prof. dr. Emin Kabashi, Letërsia moderne shqipe dhe mungesa e shtetit

14. Prof. dr. Hamit Xhaferi, Poezia shqiptare nëpër kohë brenda njëqindvjetorit të Pavarësisë



Pjesëmarrës do të jenë edhe dy poetë amerikanë dhe autorja e antologjisë së poezisë amerikane, Lediana Stillo.

Të ftuarit kanë të siguruar dy dreka (më 9 e 10 qershor 2012) dhe një bujtje; nga një mëditje modeste dhe u paguhet bileta atyre jashtë Kosovës (me kusht që të dorëzojnë biletën e udhëtimit me autobus).

Numri i konkurruesve ishte tejet i madh, prandaj me gjithë vlerat e paraqitura, Kryesia qe e detyruar që një pjesë të tyre ta falënderoj me shpresë se do të jenë pjesëmarrës në manifestime të tjera.

Të ftuarit janë të obliguar që deri më datën 2 qershor 2012 ta konfirmojnë ardhjen në Festival (lshk2009@hotmail.com), e nëse jo, konsiderohet se kanë hequr dorë nga pjesëmarrja.

Ndërkohë do ta merrni programin e manifestimit.

Urime dhe suksese të reja!

Me respekt,
Kryetari

Adem Demaçi

Prishtinë,më 29.05.2012

Fahredin Shehu""Pleroma’s Dew"



Nga Flori Bruqi


Librin që e botoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës /"Pleroma’s Dew"/, poeti i mirënjohur shqiptar nga Rahoveci ,z. Fahredin Shehu e promovoi në Prishtinë.

                                                            Daut Demaku & Fahredin Shehu
Sipas kritikëve, Fahredin Shehu e ushqen mendjen dhe shpirtin e tij për gjeneratat që vijnë në formën e pastër esenciale të artit. I botuar para disa javësh në New York, nga shtëpia botuese "Inner Child Press", libri me poezi ‘Pleroma’s Dew’ i shkrimtarit Fahredin Shehu u promovua edhe në Prishtinë.


Në amfiteatrin e Shkollës Amerikanë në Kosovë u mblodhën njerëz të fushave të ndryshme të kulturës. Ata erdhën aty për të dëgjuar deklamimin e poezive të Shehut në anglisht dhe në shqip, si dhe për të dëgjuar vlerësimet e kritikëve mbi poezinë e tij, por edhe për të dëgjuar përvojat e tij letrare.

 Fahredin Shehu & Ilire Zajmi

Shkrimtari Daut Demaku foli për sakrifikimin për artin, apo si e quajti ai, vetëvrasjen në emër të artit, duke marrë dy shembuj. Një në letërsinë botërore dhe një në letërsinë e Kosovës.




I pari është Xhojsi e i dyti Teki Dervishi. Në këtë mes, Daut Demaku e futi edhe Fahredin Shehun.

                                Fahredin Shehu & Agim Gjakova
“Për të arritur rezultate mbinjerëzore, mbi mesataren njerëzore, shkenca e madhe, krijuesit e mëdhenj, sportistët e mëdhenj kanë përdorur mjete stimuluese.



Te Fahredini ka ndodhur një mrekulli sepse e ka njohjen që të gjitha ato rezultate që janë mbërritur përpara me stimulanse të quajtura drogë tash arrihen me meditim”, tha shkrimtari Daut Demaku.


Ndërkaq, me një fjalë rasti u paraqit edhe Visar Korenica, i cili theksoi se Shehu mbetet qenësor, gati tradicionalist dhe elitist.

“I ushqyer nga të gjithat që gjeniu njerëzor ka krijuar në kuptimin shpirtëror: letërsia, Koanet e Zenit, Upanishadat, mjeshtrit sufi si Rumi, Ibn Arabi dhe të tjerët, kabalistët, transcendentalitët, teozofët, Thoreau dhe Khalil Gibran, Shehu krijon në mënyrë unike dhe përfaqëson letërsinë ashtu si Nënë Tereza i ofroi njerëzimit shpresën për një botë më të mirë”, tha Korenica.

                                                                            Naser Dula
Ai shtoi se përderisa në letërsi shumë është shkruar për iluzionin e fillimit (Gjeneza) dhe iluzionin e fundit (Apokalipsi), Shehu zgjedh të shkruajë për iluzionin e ‘Tash’ dhe ‘Këtu’.









Korenica theksoi se për Fahredin Shehun jeta është fenomen i jashtëzakonshëm, përderisa ajo është dashuri, proces i papërshkrueshëm, ndërsa vdekja është e çastit, ndodh shpejt dhe shkurt dhe nuk ka magji në të.

                                                                        Visar Korenica
Sipas tij, Shehu mbetet i heshtur nga refuzimi aktual i skenës së varfër kosovare, përderisa ai e ushqen mendjen dhe shpirtin e tij për gjeneratat që vijnë në formën e pastër esenciale të artit, ku në shikim të parë është transcendentale, e lashtë dhe e përhershme.
E duke folur për pranimin që vendet tjera po ia bëjnë Shehut, Korenica tha se dashurinë që ai e ndanë ka vlera universale, prandaj pranohet gjithandej, i përkthyer në mbi 20 gjuhë dhe i përfaqësuar në çdo kontinent.




Të pranishmëve iu drejtua edhe vet autori, i cili nuk hezitoi edhe t’u përgjigjet pyetjeve të shumta.



Fahredin Shehu lindi në Rahovec në vitin 1972, është shkrimtar shqiptar.
Studimet universitare i kryen ne Universitetin e Prishtinës, Studime Orientale. Aktivisht mirret me kaligrafi duke zbuluar teknika dhe mediume te reja për këtë lloj specifik të artit vizuel. Jeton dhe punon ne Prishtine
Studiues i trashigimise shpirterore boterore. Shkruan edhe veshtrime estetike per artin vizuel
[redakto]Thënie më të njohura



Fahredin Shehu me Flori Bruqin 








Mendimet më shkojnë në pakufi e çdoherë mbetem në mes
Feja është për ata që i frikohen ferrit dhe shpresojnë parajsën, shpirtënia është për ata të cilët kanë dalur prej tyre
Njeriu i madh ka vepra dhe gabime, njeriu i vogël i ka vetëm gabimet
Na mungon vokabulari tokësor për çështje qiellore
Në pritje të homo gnosticus-it, homo sapiens-i shuhet duke e vrarë vetën
Në Terra Reralistiae çdogjë është reale, edhe ëndrra vetëm se duhet të lexohet me kodin ëndërror
Humbësi me i madh është ai i cili për çdo deshtim gje





Krijimtaria

NUN- përmbledhje me poezi mistike, 1996 botim autori,
SHUMËSI E PADUKSHME- Prozë poetike, 2000, botim autori
NEKTARINA- Roman epik transcendental, 2004, sht. Botuese, Rozafa Prishtinë projekt i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës
ELEMENTAL 99- Tregime të shkurta poetike, 2006, Qendra për mendim pozitiv, Prishinë
KUN- Përmbledhje me poezi të lirikës transcendentale, 2007, Sht. Botuese LOGOS-A, Shkup
*Botimet në gazeta dhe revista:
Ese në të përditshmen ZERI, Prishtinë,
Ese në të përditshmen LAJM, Prishtinë,
Ese në të përditshmen GAZETAEXPRESS, Prishtinë,
Ese në të përditshmen ILIRIA POST, Prishtinë,
Kolumne dhe ese në javoren JAVA, Prishtinë,
Poezi në Revistën e Qendrës për studime humanistike GANI BOBI, Prishtinë





Ese në revistën “Studime Orientale” të botuar nga Shoqata e Orientalistëve të Kosovës.
Poezi në revistën STAV- Tuzla, Bosnie dhe Hercegovinë
Poezi në Revistën ZIVOT- Sarajevë, Bosnie dhe Hercegovinë
Poezi në revistën ULAZNICA- Zrenjanin, Vojvodinë
Ese në revisten elektronike SEGURAWEB, Holandë
Ese në revistën elektronike GAZETA START, Shqipëri
Pjesëmarrjet:
Ekspozita e kaligrafive në Kajro, Egjipt, 2004
Takimet e 44-ta te poezisë, Sarajevë 2005
Kongresi mbi 600 vjetorin e Veprës së Abdurrahman Ibn Khaldunit, Kajro, Egjipt, 2006
Takimi për të drejtat e pakicave etnike, Parlamenti Evropian, Bruksel, 2006
Ekspozita e pikturave dhe e librave ne Ministrine e kultures se Egjiptit, Kajro , 2007


Lidhje të jashtme





Hamit Xhaferi:Shqyrtime letrare



Lindi ne fshatin Zajaz te Kercoves, R. Maqedonise.Shkollen fillore e kryen pjeserisht ne vendlindje dhe ne Tetove.

1961 - Jeton familjarisht ne Tetove.

1969 - Maturoi ne Gjimnazin e Tetoves ne paralelen pedagogjike.Qe nga ky vit e fillon punen e tij edukativo arsimore si mesues.

1973 - E kryen Shkollen e Larte Pedagogjike ne Shkup pa shkeputje nga puna.

1978 - Kreu studimet per Gjuhe dhe Letersi Shqipe ne Fakultetin Fililogjik ne Shkup.Po kete vit, me rastin e dites se arsimit, Keshilli drejtues i Ministrise rajonale - Tetove i ndane Mirenjohje per rezultatet e jashtezakonshme qe ka arritur ne lemin e arsimit dhe edukimit.

1981-2001 - Emerohet profesor i Gjuhes dhe Letersise Shqipe ne Gjimnazin e Tetoves ku punoi panderprere gjer me tetor 2001.

1985 - Mbaroi studimet pasuniversitare ne Universitetin e Prishtines dhe merr graden magjister i shkencave filologjike.

1986 - Anetar i Keshillit te takimeve nderkombetare te perkthyesve letrare qe jane organizuar ne Tetove.

1991 - Eshte nder themeluesit e Shoqates se Arsimtareve te Gjuhes dhe te Letersise Shqipe ne Tetove.

1995 - Eshte nder themeluesit e revistes per letersi, kulture, art dhe ceshtje shoqerore V l e r a ne Tetove, anetar i redaksise dhe redaktor i rubrikes - Visare.

1995-2001 - Punon ne Universitetin e Tetoves dhe ligjeron lenden Letersia e sotme shqipe dhe me vone Letersia gojore shqiptare.

1996 - Mbrojti disertacionin e doktoratures ne Universitetin e Prishtines dhe mori graden shkencore doktor i shkencave filologjike.

Ka botuar nje varg punimesh shkencore, artikuj letrar, studime, recensione, trajtesa, pervjetore, shpalime figurash letrare dhe arsimore dhe krijime poetike ne te perkohshmet shqipe te Kosoves, Shqiperise dhe Maqedonise.

1996 - Botoi vepren shkencore: Epika popullore shqiptare e treves se Kercoves, Shtypshkronja - „ARBERIA DESIGN“, Tetove.

1997 - Botoi vepren shkencore: Poezia popullore shqiptare e periudhes se reformave te Tanzimatit, Shtypshkronja - „ARBERIA DESIGN“, Tetove.

1998 - Eshte anetar i Lidhjes se Shkrimtareve Shqiptare te Maqedonise.
2000 - Botoi vepren shkencore: Figura emblematike te shqiptarizmit (Autore dhe vepra), Shtepia botuese „CABEJ“, Tetove.

2001 - Lidhe marredhenie te rregullt pune me orar te plote ne Universitetin e Evropes Juglindore ne Tetove, si profesor i lendes Gjuhe shqipe me studime dhe me vone profesor i Letersise se vjeter shqipe me letersi gojore.

2002 - Si perfaqesues i UEJL-it zgjidhet anetar i Komisioni shteteror te matures ne R. Maqedonise.

2003 - Epika popullore shqiptare e treves se Kercoves (ribotim), Voka-4, Tetove.

2004 - Fjalor juridik (Shqip - maqedonisht - anglisht), Grup autoresh, National Democratic Institute for International Affairs Botoi: Bomat grafiks - Shkup.

2004 - Kahe letrare (Studime, artikuj, kumtesa), Interlingua, Shkup 2005 Studime dhe trajtesa nga letersia gojore, Interlingua, Shkup

2006 - DALLIMET GJUHESORE MIDIS GJINIVE DHE FIGURA E GRUAS NE POEZINE POPULLORE, Qendra per Hulumtime Shkencore e Fakultetit Pedagogjik te Universitetit te Evropes Juglindore – Tetove, 2006, 204 faqe.

Shqyrtime letrare, Hamit Xhaferi

2007 - Veper shkencore:PARAJSA DHE FERRI NE TRADITEN POPULLORE SHQIPTARE NE MAQEDONI, Projekt hulumtues shkencor ndermjet Institutit per Kulture te Vjeter Sllave dhe Hamit Xhaferit, Shkup, 2007.

Prej vjetesh ka marre pjese ne simpoziume dhe konferenca shkencore kombetare dhe nderkombetare ne Turqi, Shqiperi, Kosove, Maqedoni etj.

VEPRA TË BOTUARA:

1. Vepër shkencore: Epika popullore shqiptare e trevës së Kërçovës, Hamit Xhaferi, Shtypshkronja - „ARBERIA DESIGN“, Tetovë, 1996, 230 faqe.

2. Vepër shkencore: Poezia popullore shqiptare e periudhës së reformave të Tanzimatit, Hamit Xhaferi, Shtypshkronja „ARBERIA DESIGN“, Tetovë, 1997, 312 faqe.

3. Vepër shkencore: Figura emblematike të shqiptarizmit (Autorë dhe vepra), - Hamit Xhaferi, Shtëpia botuese „ÇABEJ“, Tetovë, 2000, fq. 291

4. FJALOR JURIDIK (Shqip – maqedomisht – anglisht), Botues NDI – National Democratic Institute, for International Affairs, Shtypur në Bomat grafiks, 2004, Shkup, 639 faqe.

5. Studim letrar: KAHE LETRARE, Shtëpia botuese “INTERLINGUA”, Shkup, 2004, 190 faqe.

6. Vepër shkencore: STUDIME DHE TRAJTESA NGA LETËRSIA GOJORE, Shtëpia botuese “INTERLINGUA”, Shkup, 2005, 186 faqe.

7. DALLIMET GJUHËSORE MIDIS GJINIVE DHE FIGURA E GRUAS NË POEZINË POPULLORE, Qendra për Hulumtime Shkencore e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Evropës Juglindore – Tetovë, 2006, 204 faqe.

8. Vepër shkencore: PARAJSA DHE FERRI NË TRADITËN POPULLORE SHQIPTARE NË MAQEDONI, Matica Makedonska, Shkup, 2008, fr. 248.

Etj.

PJESËMARRJE NË SIMPOZIUME SHKENCORE KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE,
PUNIME SHKENCORE TË PUBLIKUARA

1. Rreth këngëve legjendare të trevës së Kërçovës, JEHONA 1, Viti XXVII, Shkup, 1989, fq. 91-104.
2. Këngët kreshnike të trevës së Kërçovës, JEHONA 6, Viti XXVII, Shkup, 1989, fq.120-130.
3. Bota letrare dhe kombëtare e At Gjeçovit, Fakulteti i Filologjisë i UT, GLOSSA, Revistë Shkencore Filologjike, Tetovë, Nr. 1, 1999, fq. 105-111.
4. Tvore{tvoto na iselenicite od albansko poteklo vo nekoi evropski zemji/ Literary works of Albanian emigrants from Macedonia to certain Balkan and European countries, Prv me|unaroden nau~en sobir “Iseleni{tvoto od Makedonija od pojavata do denes”, Agencija za Iceleni{tvo na Republika Makedonija, Kru{evo, 3-5 avgust 2000, Skopje, 2001, Str. 347-359.
5. Trilli poetiko - letrar i Lazër Shantojës. Shkodër, 25-26 Tetor 2002
6. Bardi që këndoi për dramat kombëtare dhe historike. Tiranë, 27-28 shkurt 2003.
7. Faik Konica për alfabetin e gjuhës shqipe. Tetovës më 14-16 nëntor 2003.
8. Jehona e Tanzimatit në epikën historike të popullit shqiptar në Maqedoni, Simpozium shkencor “Shqiptarët e Maqedonisë”, Meshihati i BI në RM, Shkup, 1994, fq. 207-212.
9. Faktori koi vlijaat vrz ~uvaweto ili gubeweto na nacionalniot identitet na iselenicite so poteklo od Makedonija/ Faktorët të cilët ndikojnë në ruajtjen ose humbjen e identitetit kombëtar të mërgimtarëve me prejardhje nga Maqedonia, Vtor me|unaroden nau~en sobir, “Iseleni{tvoto od Makedonija od pojavata do denes”, Etni~ko organizirawe na iselenicite, Agencija za Iseleni{tvo na Republika Makedonija, Struga, 20-22 Noemvri 2003, Interlingua, Skopje 2004, Str. 83-93.
10. Magjia dhe praktika religjioze në bestytnitë shqiptare. Instituti Albanologjik i Prishtinës, 50 vjet studime albanologjike, Simpozium shkencor, 18-19 dhjetor 2003, Prishtinë, Botimi 2004, fq. 445-452.
11. Kahet e zhvillimit të kritikës letrare shqipe në Maqedoni, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 27.08.2004, Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë, 23/2, Prishtinë, 2004, fq. 385-392.
12. Etni~kiot identitet na iselenicite - Albanci so poteklo od Makedonija/ The ethnic identity of emigrants - Albanians from Macedonia by origin. Republika Makedonija 60 godini po asnom, Skopje, 15-16 dekemvri 2004, Makedonska Akademija na Naukite i Umetnostite, Zbornik od nau~niot sobir, Skopje, 2005, Str. 433-443.
13. Dukuritë e frymës moderne në letërsinë shqipe. Prishtinë, 2 shtator 2005.
14.VEPRA DHE PERSONALITETI I SHKRIMTARIT MURAT ISAKU, Tetovë, Hotel “Liraku”, 24 shtator 2005.
15. Bota poetike e Arshi Pipës. Shkodër, 30 shtator 2005.
16. Present – day from of the folk poetry among the albanians in Macedonia, SEEU REVIEW, Editor: SEE University – Tetovo, Volume 1/ No.1 / 2005, 169-183.
17. Faktorët të cilët ndikojnë në ruajtjen ose humbjen e identitetit kombëtar të mërgimtarëve me prejardhje nga Maqedonia, UNIVERSITAS, Revistë për Shoqëri, Shkencë dhe Kulturë, Viti IV, Nr.6-7, Tetovë-Vjenë, Tetor 2005, fq. 284-294.
18. Identiteti i dyfisht kombëtar i mërgimtarëve tanë në Turqi. Strugë, 21-22 tetor 2005
19. Proza poetike e Faik Konicës. Prishtinë, 8 dhjetor 2005
20. Reflektimi i etnokulturës shkodrane në etnokulturën e shqiptarëve të Maqedonisë/ The reflection of the shkodran ethno-culture in the ethno-culture of the Albanais of Macedonia. Seminari i Gjashtë Ndërkombëtar “Shkodra në shekuj”, Vëllimi I, Muzeu Historik i Shkodrës, Shkodër, 26 nëntor 2005, Botimi 2006.
21. Kodi biblik në letërsinë e vjetër shqipe, Sesion Shkencor Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare “Buzuku dhe shkrimet e hershme shqipe”, Universiteti i EJL-Tetovë, 18-20 mars 2005, Botues: Qendra për Kërkime Shkencore e Fakultetit Pedagogjik, 2006, fq.64-75.
22. Dene{niot oblik na narodnata poezija kaj albancite od Makedonija/ Contemporary forms of folk poetry among Albanians in Macedonia, Folklorot i sovremenite op{testveni procesi, Struga, 28-29 oktomvri 2004, Makedonski Folklor, Spisanie na Institutot za Folklor “Marko Cepenkov” God. XXXII, Br.63, Skopje, 2006, Str. 135-143.
23. Identiteti i dyfisht kombëtar i mërgimtarëve presparë në diasporë, Sesion Shkencor Ndërkombëtar, Prespa, kurbeti-riatdhesimi, Kranjë – Prespë, 01-02.VII. 2006, Botoi Shoqata “Prespa na bashkoi” – Çikago, fq. 46-54.
24. Koliqi krijues i mitit në prozën moderne shqipe. PRISHTINË, 14.08. – 24 - 25.08. 2006
25. Poezia satirike e Gjergj Fishtës. Universiteti i Evropës Juglindore, Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe, Tetovë, 24 nëntor 2006
26. Moderniteti dhe krijimtaria imagjinare e Rexhep Qosjes, Sesion shkencor, 70 – vjetori i lindjes së akademik Rexhep Qosjes, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Dega e Letërsisë, Prishtinë 19 tetor 2006, Krijimtaria shkencore dhe letrare e Rexhep Qosjes, Prishtinë, 2007, fq. 251-266.
27. IDILA E SEVDASË NË LIRIKËN EROTIKE TË ALI ASLLANIT.
Vlorë, 19-20 dhjetor 2006, Konferenca shkencore Ali Asllani, princi i lirikës shqiptare, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Shkencave – Tiranë, Universiteti Teknologjik „Ismail Qemali“ Vlorë, Botoi „Maluka“, Tiranë, 2007, fq. 26 - 45.
28. Tekstet bashkëkohore shkollore, pararendës kulturor dhe arsimor për integrim mbarëkombëtar. Shkup, 2-3 mars, 2007.
29. Përfytyrimi i parajsës tek popujt dhe civilizimet. Shkup, Zëri i Pelagonisë, Mars 2007
30. The international cooperation in the field of Albanological Studies, Contemporary Albanian philology: Achievements and perspectives, The conference takes place in the building of the Faculty of Philology and Arts os St. Petersburg State Univerity (September, 26, 27, 28 and 29), and in the building of the Institute of Linguistic Research of the Russian Academy of Sciences/ Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e studimeve albanologjike, Simpozium Shkencor Ndërkombëtar, Universiteti Shtetësor i Sankt-Peterburgut, Albanologjia e sotme: Arritjet dhe perspektivat, Fakulteti i Filologjisë dhe të Arteve të Universitetit Shtetëror të Shën Peterburgut – Katedra e përgjithshme, Instituti i Studimeve Gjuhësore të Akademisë së Shkencave të Rusisë, Sankt-Peterburg, 26-29 September 2007.
31. Ndikimi i rrethanave historiko-shoqërore në letërsinë shqipe gjatë shek. XIX-XX, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 24.08.2007, Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë, 26/2, Prishtinë, 2007, fq. 383-392.
32. Zef Serembe – poet vitesh të stuhishme dhe vegimesh, Simpoziumi III Ndërkombëtar “Gjuha dhe letërsia e arbëreshëve”, Universiteti i EJL-Tetovë, Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe, 28-29 prill, 2008
33. Kush rrëfen në romanin e Petro Markos, Sesion shkencor, Universiteti Teknologjik „Ismail Qemali“ Vlorë, 21-22 maj 2008
34. Nekoi zaedni~ki motive od raniot Albanski folklor so eposite Ilijada i Odiseja/ Disa motive të përbashkëta nga folklori i hershëm shqiptar me Iliadën dhe Odisenë/ Some common motives of the early Albanian folklore and the Iliad and Odyssey/ Ohrid 18.10.2006/ Makedonski Folklor, Spisanie na Institutot za Folklor “Marko Cepenkov” - Skopje, Godina XXXIV, Broj 65, 2008, Str. 225-238.
35. Kosova në lirikën poetike të Ali Podrimjes, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë, Sesion shkencor “Kosova dhe letërsia shqipe”, Prishtinë, 28-29 gusht 2008.
36. Mbi tipologjinë e raporteve letërsi-shoqëri: rasti shqiptar/ On the typology of relations literature-society: the Albanian case/ Shkenca në shërbim të shoqërisë shqiptare, Libri i përmbledhjeve, Takimi i tretë vjetor i Institutit Alb-Shkenca “IASH 2008”, ERIK BOTIME, Tiranë, 1-3 shtator 2008.
37. Tipare pellazgo – ilire të eposit homerik/ Shkenca në shërbim të shoqërisë shqiptare, Simpoziumi “Identiteti dhe integrimi shqiptar në epokën e globalizimit, ” Takimi i tretë vjetor i Institutit Alb-Shkenca “IASH 2008”, Salla e Universitetit “UFO”, Tiranë, e martë, 2 Shtator 2008.
38. Ngjyrimet nacionale dhe domethënia universale në letërsinë shqipe dhe në disa letërsi evropiane, Seminari II Ndërkombëtar i Albanologjisë, Sesioni Shkencor i Letërsisë, Ohër, 26 shtator 2008.
39. Elementet e përbashkëta të epikës shqiptare tek disa popuj të Ballkanit, Common Elements of Albanian Epics in Some Balkan Nations, Zaedni~ki elementi na albanskata epika kaj nekoi Balkanski narodi, XVII Me|unaroden simpozium za Balkanski folklore, 17 th International symposium for Balkan folklore, Institut za folklore “Marko Cepenkov” - Skopje, Folklorot I zaedni~kite kulturni vrednosti na Balkanot, The folklore and the common cultural values on the Balkans, Ohrid-Ohrid-Ohër, Kongresen Centar na Univerzitetot sv. “Kiril i Metodij”, Cingress Centre of the University ss. “Cyril and Methodius”, 6 -9. 10. 2008.
40. Refleksione mbi çështjen e alfabetit dhe Kongresit të Manastirit, Konferencë shkencore ndërkombëtare, Tubimi i 3-të Kulturor-Shkencor Shqiptaro-Gjerman – Simpozium albanologjik, Kongresi i Manastirit: Sfidë mes traditës dhe risisë në kulturën e shkrimit shqip, Deutsch-Albanische kultur-Wissenschaftliche tagung, Albanologisches symposium zum thema: Der Kongress von Manastir – Herausforderung zwischen tradition und neuerung in der Albanischen schriftkultur, Institut für Vergleichende und Indogermanische Sprachwissenschaft sowie Albanologie, Departement II Sprachen und Kommunikation Fakultät für Sprach – und Literaturwissenschaften (13/14), Ludwig-Maximilians-Universität München, 7-8 November 2008, Munih - Gjermani, 7-8 Nëntor 2008.
41. Nikolla Naço për çështjen e alfabetit dhe shkollës shqipe, Konferencë mbarëkombëtare, Me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, DITA E ABC-së, “Nga ëvetarët e Naum Veqilharxhit te Kongresi i Manastirit”, Universiteti i Korçës “Fan Noli”, Bashkia Korçë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Drejtoria Arsimore Rajonale, Korçë, 14 Nëntor 2008.
42. Refleksione mbi çështjen e alfabetit, Konferencë shkencore “100 vjet bashkim gjuhësor”, 100 vjet shkruajmë njësoj (1908-2008) Kongresi i Manastirit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Shkup, Hotel Holiday Inn, 21-22 Nëntor 2008.

Sivjet në Manifstimin poetik:"Drini Poetik",Prizren,9-10 maj 2012 do të ligjëroj temën "Poezia shqiptare nëpër kohë brenda njëqindvjetorit të Pavarësisë"

Kontakti:

Universiteti i Evrops Juglindore – Tetovë
Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit
Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe

h.xhaferi@seeu.edu.mk
h.xhaferi@hamitxhaferi.com





Përgatiti:Floripress:Flori Bruqi

Leximi i poezisë së Flutura Açkës


Prof.dr.sc.Emin Kabashi

Kishte një periudhë kohore në zhvillimin e poezisë shqipe, e cila nuk ishte e zonja të bëjë pjesë në trashëgiminë shpirtërore as në vlerat e të mëdhenjve të Rilindjes sonë Kombëtare, siç ishte rasti me veprën poetike të Jeronim De Radës. Nuk ishte e zonja kjo poezi, niveli i saj artistik dhe kulturor ende të komunikonte me kulmet e këtyre vlerave. Duhej të priteshin vitet '60 që të bëhej e mundur krijimi i urave të tilla, të bashkëkrijimit të tërësisë së vlerave shpirtërore të kulturës kombëtare. Në këtë kohë ishte botuar vëllimi me poezi i "Shekulli im" i I. Kadarëse. Po të kësaj kohe janë edhe veprat e para të rëndësishme të poetit Dritëro Agolli e ndonjë bashkëkrijuesit të tyre.

Që nga ajo kohë e deri në ditët tona, poetesha dhe romancieja Flutura Açka, është njëri ndër zërat më të rëndësishëm të poezisë shqiptare. Kur lexohet një poezi, një vëllim poetik, zakonisht shprehja e parë që na kujtohet është "më pëlqen", ose "nuk më pëlqen sa duhet". Sado që përkufizimi "pëlqim", nuk është kategori vlerësuese.

Flutura Açka është krijuese, që ndoshta më mirë se askush kultivoi një stil origjinal, që më mirë se askush në poezinë bashkëkohore shqiptare, kultivoi një gjuhë poetike aq të lëngshme, sa lexuesin e merr malli ta lexojë sërish dhe sërish poezinë e saj.

Gjuha e poezisë së Flutura Açkës ka diçka të përbashkët me gjuhën e shkrimit në prozë, pra është gjuhë e autores. Flutura Açka deri tash ka botuar vëllimet me poezi: Tri vjeshta larg (1993), Mure vetmie (1995), Festë me ankthin (1997), Kënga e Aretuzës (1998), Kurth i diellit (2002), 10 vjet poezi (2003) dhe romanin Vetmi gruaje (2001).

Gjuha e poezisë së saj dhe gjuha e romanit dëshmojnë për kujdesin e madh ndaj shkrimit, si një akt suprem i autores ndaj shkrimit, si një akt suprem i bërjes së shenjave të përjetësisë. Gjuha e krijimeve të saj të ngjan me atë mushtin e verës, që fillimisht vetëm të ngroh, pastaj vjen dehja.

Gjuha e poezisë së Flutura Açkës është dëshmi e pjekurisë krijuese, që me aq përkushtim e kultivon, e cila përveç saktësisë së shprehjes, përveç sintaksës krejt shqip, të saktë dhe të qartë, ka një lëng dhe natyrshmëri që do t'ia kishin lakmi edhe krijues e stilistë në zë.

Pa dyshim, poetesha Flutura Açka është ndër krijueset mjaft e njohur në republikën e poezisë. Vepra e saj poetike, sado që edhe ajo në prozë nuk është prapa, komunikon sot në disa gjuhë të botës. Të thuhet përkushtimisht kështu: ajo nuk është lodhur shumë si do të pritet në botë poezia e saj, si do të komunikojë në rrethe të ngushta intelektualiste, që nuk mungojnë askund në botë, andaj nuk mungojnë as në poezinë shqipe, e rrjedhimisht as në kulturën shqiptare.

Poetesha i ka dhënë botës tjetër, asaj që nuk e ka gjuhë të poezisë së saj, gjuhën shqipe, i ka dhënë pra vargun shqip, me gjithë njomësinë e tij, gati të natyrshme, me gjithë mundësinë e një organizmi të mirëfilltë poetik, me gjithë laryshinë shprehëse të tij, me gjithë shtresimet kuptimore të fjalës poetike shqipe, pa u druajtur se mund të jetë prapa shoqeve të tyre evropiane e botërore.

Poezia shqipe në përgjithësi, falë dhe arritjeve të realizmit artistik të poezisë së saj, sot është bashkëudhëtare e vlerave më të arrira të poezisë së përbotshme, por nëse e bëjmë tonin mendimin e një dore krijuesish dhe studiuesish, që ndoshta u vjen turp pse janë pjesë e një gjuhe, siç është shqipja, u vjen turp pse janë bërës të një kultureje, siç është kultura shqiptare. E të tillët, as nuk bëjnë kulmet, as nuk bëjnë rrafshin kombëtar të vlerave të kulturës sonë.

Origjinaliteti i saj është i një lloji të veçantë në poezinë tonë, dhe mendoj është njëri prej rrafsheve shenjues të vlerës së poezisë së saj. Poezia e saj ka një shendet të mirëfilltë njerëzor.

Mund të thuhet, prandaj, poezia e artistes Flutura Açka është e tillë, sepse ka mundësuar ecjene poezisë shqipe, i ka mësuar gjuhën e vargut, sintaksën e fjalisë shqipe, kërkimin e natyrshëm të sistemit të figuracionit, hallakatjet e vazhdueshme pas figurave të mendimit, në mënyrë që vargu të mos jetë shterp, kërshërinë përherë të pranishme, që imagjinata të ketë një rregull, qoftë edhe të papërkryer, përpjekjen që poezia të ketë sa më shumë jetë të njeriut, domosdoshmërinë e plakjes së vazhdueshme mbi vargjet.

Në poezinë e saj frymon një jetë ë tërë, ose thënë më shkoqur, miniatura e një jete, kur ndonjëherë shkruan poezi dhe për ditë të caktuara, nëse dita mund të merret si e tillë, ku qoftë vetëm për gjetjen e një figure, të shkon mendja se krijuesja është plakur kohë të gjatë. Kjo figurë (fjala vjen, "i bëri sendet me rrufë") është gjetur mirë, dhe ky është stili në poezi.

Në vargjet e poezisë sa saj është një udhëtim i madh, ku figura e njerëzimit bëhet bartëse e kuptimit poetik të poezisë. Të gjitha gjërat marrin shpirt, shpitësohen. Në këtë "mbretëri të njohur ndonjëherë hyn trishtimi". (Mirëdita, trishtim, F. Sagan). As nuk ka ngjashmëri, as nuk ka përkim. Nuk ndodh asgjë më tej. Dhe tashti, kur nuk e pret fare (dhe kjo thonë është mirë për artin) vjen në vargje figura e gruas, e tillë që tërësisht deri te poezia e Flutura Açkës i ka munguar poezisë sonë. Po gruaja është aty, e pranishmja dhe e munguara! Të tjerat dihen. Edhe për shpirtin e gruas, poezia e përbotshme ka thënë çdo gjë që nga A. Ahmatova e këndej.


-------------------


Dy fjalë për krijimtarinë



Flutura Açka ,u lind në Elbasan dhe jetoi atje për tridhjetë vjet. Punoi herët si gazetare atje dhe më pas nuk iu nda librit. Edhe pas largimit, Elbasani do të mbetet një nga gjërat më të dashura, që do t'i sillet dhe risillet në vargje dhe prozë. Poezia e saj i theu shpejt muret e provincës. Libri i parë "Tri vjeshta larg" i botuar më 1993 do të paralajmëronte një krijuese "të befasishme" . Vijnë me radhë librat poetikë "Mure vetmie" (1995), "Festë me ankthin" (1997) (libër që i siguroi autores dy vlerësime ndërkombëtare). Më 1998, atëherë kur vetë poetët e kishin të vështirë të hynin në Kosovë, Flutura Açka hyn me vëllimin e zgjedhur dhe prezantuar nga e mirënjohura Flora Brovina dhe të titulluar "Kënga e Aretuzës". Kritika në gjithë këto vite u mor gjatë, duke e lakuar shpesh emrin e saj si të një talenti… Edhe romani i shkurtër "Vetmi gruaje" i vitit 2001 dhe i ribotuar tri herë, tërhoqi vëmendjen e lexuesit e kritikës. Pas tij publikoi vëllimin poetik "Kurth' i diellit", një libër ambicioz dhe në njëfarë mënyre përcaktues në stilin e saj poetik, për të mbërritur tek romani i saj i dytë "Kryqi i harresës", që sapo iu prezantua lexuesit. Ky roman e nxjerr Flutura Açkën nga udhëkryqi i madh, ku e mban ende mosha e saj e re si krijuese, për në magjistralen me të përpjeta të reja ambicioze./Flori Bruqi/

Thanë për Flutura Açkën:

"Personazhet e Flutura Açkës përsillen mes qëndrimit dhe ikjes, qetësisë dhe paranojës, shpresës dhe dëshpërimit, vuajtjes dhe lumturisë, të kaluarës dhe të ardhmes. Të gjitha këto e tipizojnë realitetin shqiptar, i cili përpëlitet midis ëndrrës jetësore dhe vdekjes kërcënuese. Kështu mund të nënkuptohet se autorja aktivizon alarmin ekzistencial, si një pasthirmë ndërgjegjësuese për qenien njerëzore. Ajo e përdor tërë forcën e vet krijuese, si dhe ndjeshmërinë artistike, për të zbuluar psikologjinë dramatike, paradoksin modern të ekzistencës dhe mendësinë anakronike përballë kohës sonë."
Ahmet Selmani, kritik, Shkup 2006

"Flutura Açka është një shkrimtare e shqetësuar, e angazhuar, e përkushtuar për civilizimin dhe qytetërimin e shoqërisë sonë. Në thelbin e unit krijues të Açkës, është kërkimi i formave të reja moderne të shprehjes, duke respektuar lirinë e saj krijuese, të vetëorientuar nga vizionet dhe qytetërimi modern. Shkrimtarja Açka dhe qytetarja Açka janë të çliruara nga çdo kompleks, nga çdo pushtim. Ato janë të lira. Açka është vetvetja... Duke qenë e çliruar nga komplekset, ajo është sa realiste, aq edhe origjinale e moderne në trajtimin artistik të dukurive të realitetit, si në rrafshin social e historik, ashtu edhe në atë të familjes dhe në rrafshin intim e të marrëdhënieve dashurore. Marrëdhëniet intime në prozën e saj përshkruhen me imtësi, pa rënë në vulgaritet e banalitet, por me një gjuhë tropologjike, të pastër, që e bën lexuesin të përjetojë çaste të bukura dhe të ndiejë kënaqësi estetike dhe shpirtërore."
Mexhit Premçi, Tiranë 2005

"Flutura Açka legjitimohet si një ndër romancieret e spikatura të gjeneratës së re. Vepra e kësaj krijuese moderne, ka pamjen e mozaikut të fortë e të llojllojshëm. Këtë e dëshmojnë ornamentet e ndërtuara pa kufij, të gdhendura në një bazë unike. Fjalinë e zhdrejtë të saj nuk duhet ta kuptojmë si një lajthitje e dobësi të autores, por si një shpallje publike të "belbëzimit të gjeniut", që tregon se kjo fjali është në shërbim të mënyrës moderne të rrëfimit."
Prof. Hamit Xhaferi, Shkup 2004

"Açka është nga ato shkrimtare që aplikon një gjuhë të pastër, të krehur, elitare, gjuhë që të ngop, dhe sikur të ledhaton, të këndell, sepse ka shumë përkujdesje ndaj shqipes letrare. Prania e tretur bukur e miteve, e legjendave, e trilleve folklorike, i jep ca më shumë dritë fantazisë së saj..."
Prof. dr. Josif Papagjoni, Tiranë 2002

"Gjuha e rrëfimit të Açkës, përveç saktësisë së shprehjes, përveç sintaksës krejt shqip, të saktë dhe të qartë, ka një lëng dhe natyrshmëri që do t'ia kishin lakmi krijues e stilistë më në zë. Kur merret me jetën dhe fatet e njerëzve, kur përshkruan dhe shtjellon ngjarje nga jeta, ajo e lë hapur shtegun të besojmë se rrëfimi nuk është një modë, as një kokëkrisje, por është një domosdo për të thënë bërthamën e asaj që njeriu e quan jetë."
Dr. Emin Kabashi, Prishtinë 2002

Mbi poezinë e Flutura Açkës

"Në tempullin e poezisë janë të paktë xhonglerët e fjalës. Flutura Açka është një e tillë. Poezia e Açkës spikat për parapëlqimet drejt një vargu me ngarkesa të epshme figurative, me prapthina e përmbyllje të befta. Të shkruash bukur nuk është e lehtë. Të shkruash bukur do të thotë të njohësh, të përcjellësh, të emocionosh, të ledhatosh me farfuri vegimesh, tingëllimash e ngjyrash gjuhën tënde, gjuhën shqipe. Dhe shumëçka tjetër. Flutura Açka di t'i bëjë këto. Ajo shkruan bukur…"
Josif Papagjoni
"Poezia e Flutura Açkës sjell në poezinë shqipe një ndjeshmëri të natyrshme, të sinqertë. Është një mrekulli e ligjërimit poetik. Pa imponim të sforcuar "bisedon" me jetën e njerëzve dhe me vetveten, pa fshehur asgjë. Është një zë origjinal, i kërkueshëm në aktin krijues. Flutura Açka nuk ngurron të artikulojë botën e brendshme të gjinisë. Thjeshtë. Qartë. Bukur."
Flora Brovina, Kosovë


"Flutura Açka është një nga poeteshat shqiptare sqimatare..."
Daccia Maraini, Itali


"E menduar dhe pothuajse bisedimore, si e lidhur te fati i luhatjeve të jetës, është poezia e Açkës, ku trupi shfaq sërish "ritmikën e ndjenjave" të pashpallura. Jemi pikërisht në të pastajmen, në një horizont pritjeje, në qetësinë e së cilës Açka bëhet një transkriptuese e fortë e emocioneve: droja se fjala poetike është pakthyeshëm e humbur në errësinë e zemrës dhe të mendjes, shkrihet pak nga pak në mahnitjen e jetës, që duket se rinovohet e rindërtohet brenda ciklit të stinëve, në një gramatikë të re befasuese të gjërave."
Ennio Grassi, Itali


"Poezia e Flutura Açkës e vërtetë, larg prej marrjes së pozave, poteres së tepërt dhe përdorimit të fjalëve boshe. Për fat, sikurse ato fytyrat njerëzore që i ruhen pudrës së tepërt dhe kremit, që i kthen ato në maska, poezia e saj e shmang snobizmin, në të njëjtën kohë mbingarkesën a zhurmën e panevojshme të vargut. Ajo çfarë na tërheq në të vërtetë është HARMONIA.
Bardhyl Londo



Projekti i zhdukjes së shqiptarëve, hartuar më 1939 nga shkrimtari nobelist serb Ivo Andriq





Hivzi Islami (Letovicë e Bujanocit, 1946), shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, gjimnazin në Preshevë (1965), ndërsa diplomoi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, Dega e Gjeografisë (1970). Gjatë studimeve ishte bursist i Universitetit dhe drejtonte revistën shkencore të studentëve Dituria. Studimet pasuniversitare i kreu në FSHMN të Universitetit të Zagrebit, ku magjistroi (1973), ndërkaq doktoroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Lubjanës (1977). Që nga viti 1974 ligjërues, docent dhe profesor i demografisë në Universitetin e Prishtinës; mban mësim edhe në studimet posdiplomike, ku udhëheq magjistrantë dhe doktorantë. Ka qenë shef i Seksionit të Gjeografisë dhe prodekan i FSHMN-së. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt. Sot është sekretar i përgjithshëm i kësaj Akademie.Mori pjesë në shumë tubime shkencore në Kosovë dhe jashtë saj, me kumtesa dhe diskutime. Në vitin shkollor 1981/82 qëndroi në Universitetin e Toulouse-it (Francë) për perfeksionim profesional dhe shkencor. Në vitin 2001 sërish qëndroi në këtë Universitet, në cilësi të profesorit të ftuar (professeur invité), dhe me atë rast mbajti një cikël ligjëratash për çështjen e Kosovës.Opusi i tij profesional dhe shkencor është mjaft i gjerë. Botoi disa libra dhe më se 100 studime e artikuj në revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit nga fusha e demografisë. Veprat kryesore janë: Popullsia e Kosovës (Studim demografik), dy botime, 1980 dhe 1981, ETMMK; Fshati i Kosovës (Kontribut për studimin sociologjiko-demografik të evolucionit rural të Kosovës), Rilindja, 1985; Kosova dhe shqiptarët (Çështje demografike), Pena, 1990; Demographic Reality in Kosova, KIC, 1993 (u botua edhe në gjermanisht në Cyrih më 1995 dhe në italisht në Firencë më 1997); Gjeografia e Kosovës (koautor), ETMMK, 1994; Rrjedha demografike shqiptare, Dukagjini, 1994; Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMMK, 1997; Evolucioni dhe transicioni demografik, Dukagjini, 1999; Spastrimet etnike, Dukagjini, 2003.Në vitet ‘90 të shekullit të kaluar ishte aktiv në lëvizjen politike e kombëtare. Në periudhën 1990-1995 drejtoi një parti politike. Ishte deputet i Kuvendit të Kosovës (1992-1998) dhe anëtar i Delegacionit kosovar në Konferencën e Londrës (1992), i Delegacionit kosovar në Konferencën e Gjenevës lidhur me negociatat për arsimin shqip (1992-1994) dhe anëtar i disa delegacioneve të tjera të Kosovës./Floripress:Flori Bruqi/




Dalja e ushtrisë serbe në Adriatik

Sipas pjesës së fshehtë suplementare të Traktatit të Aleancës midis Bullgarisë e Serbisë të 29 shkurtit të vitit 1912, Serbisë iu njoh e drejta e marrjes së territorit turk të deriatëhershëm në veri dhe në perëndim të malit të Sharrit. Në lidhje me këtë dispozitë, e duke u përpjekur që shtetit të vet t’i sigurojnë daljen në det, trupat serbe, më 15 nëntor të vitit 1912, hynë në Lezhë dhe, shkallë-shkallë, e pushtuan tërë Shqipërinë e Veriut deri në Tiranë e Durrës. Në “Tajmsin” e Londrës, më 25 nëntor, u botua deklarata e Pashiqit se Serbia e kërkon Durrësin me hinterlandin më të madh.

Formimi i Shqipërisë autonome

Mirëpo, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 20 dhjetor të vitit 1912, mori vendim për formimin e Shqipërisë autonome, duke i dhënë Serbisë vetëm të drejtën e daljes tregtare në detin Adriatik. Po kjo konferencë, më 20 mars të vitit 1913, vendosi që Shkodra t’i jepet Shqipërisë. Mali i Zi nuk e pranoi vendimin e fuqive të mëdha: Serbia e përkrahu qëdrimin e Malit të Zi dhe i dërgoi trupat e veta për ta forcuar rrethimin e Shkodrës. Fuqitë e mëdha (më 21 mars) vendosën të bëjnë demonstrimin detar, nga i cili u rezervua vetëm Rusia. Kryqëzoret austro-hungareze, angleze, franceze, gjermane e italiane, të tubuara afër Barit, i detyruan trupat serbe që të tërhiqen nga pozitat rreth Shkodrës.

Bllokada e bregdetit të Malit të Zi

Më 10 prill fuqitë e mëdha shpallën bllokadën e bregdetit të Malit të Zi, por qeveria malazeze e vazhdoi rrethimin e Shkodrës, e cila kapitulloi më 20 prill. Mbreti Nikolla, megjithatë, u detyrua të lëshojë pe dhe, më 4 maj, me një telegram që ia dërgoi ser Eduard Greit, fatin e Shkodrës e la në duart e fuqive të mëdha. Okupimi ndërkombëtar i Shkodrës zgjati prej 5 majit 1913 deri në fillim të Luftës Botërore.

II NDARJA E SFERAVE TË INTERESIT NË SHQIPËRI MIDIS SERBISË E GREQISË

Megjithëse nën presionin e fuqive të mëdha, në radhë të parë të Austrisë, u detyrua të tërhiqej nga Adriatiku dhe nga Shqipëria Veriore, Serbia nuk e humbte shpresën.
Në deklaratën që ishte shtojcë e fshehtë e Traktatit të aleancës midis Greqisë dhe Serbisë, më 19 maj të vitit 1913, u ndanë sferat e interesit midis Greqisë e Serbisë në Shqipërinë autonome sapo të formuar. Territori që gjendet në veri të grykës së lumit Seman në det, pastaj buzë këtij lumi deri në grykën e Devollit, mandej buzë Devollit deri në malin e Kamjes - hynte në sferën serbe të ndikimit. Pjesa jugore e Shqipërisë, prej kësaj vije, hynte në sferën greke të ndikimit. Në rast trazirash në Shqipëri, dy shtetet duhej të merreshin vesh për qëndrimin që do të merrnin.
Këto janë kërkesat maksimale që i kemi paraqitur në një dokument me shkrim ndaj Shqipërisë.

III PAKTI I LONDRËS DHE SHQIPËRIA

Pakti i Londrës, lidhur më 16 prill të vitit 1915 midis Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Italisë, kishte këto dispozita lidhur me Shqipërinë:
Në vërejtjen e nenit 5 thuhej: Katër fuqitë aleate do t’u ndajnë tokat e Adriatikut të përmendura më poshtë Kroacisë, Serbisë e Malit të Zi (.....). Në Adriatikun e poshtëm (në viset që e interesojnë Serbinë e Malin e Zi) tërë bregdetin prej kepit të Plamkës deri në lumin Dri me portet e rëndësishme Splitin, Dubrovnikun, Kotorrin, Tivarin, Ulqinin e Shëngjinin... Porti i Durrësit do t’i dorëzohet shtetit të pavarur mysliman Shqipërisë.”
Në nenin 6 thuhej: “Italia do t’i marrë në pronësi të plotë Vlorën, ishullin Sazan dhe, përveç këtyre, një territor mjaft të gjerë për mbrojtjen e tyre, do të thotë pjesën midis lumit Vjosa në veri e në lindje dhe në jug deri në Himarë.”
Në nenin 7 thuhet: “Në qoftë se formohet një shtet i vogël autonom dhe neutral i Shqipërisë, Italia nuk do ta kundërshtojë dëshirën e Francës, të Britanisë së Madhe e të Rusisë, që viset veriore dhe jugore të Shqipërisë të ndahen midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.”
“Italia do ta fitojë të drejtën që t’i udhëheqë punët e jashtme të Shqipërisë.”
Që në vitin 1915, fuqitë e mëdha, pra,e pranuan parimin e ndarjes së Shqipërisë dhe pranuan se në Shqipëri kanë interesat e veta Italia, Serbia dhe Greqia. Ndërsa dy shteteve ballkanike u jepej e drejta e korrigjimit të kufijve, Italisë i jepej Vlora dhe protektorati mbi Shqipërinë e cunguar.

IV SHQIPËRIA NË KONFERENCËN E PAQES

Pikëpamje e fuqive të mëdha

Në Konferencën e paqes, fuqitë aleate (Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), për Shqipërinë propozuan më parë, në veri dhe në lindje, ata kufij që i kanë caktuar në Konferencën e Londrës në vitin 1913; ia njohën Italisë sovranitetin e plotë mbi Vlorën dhe prapavijën e nevojshme dhe ia dhanë Italisë mandatin për administrimin e shtetit të lirë shqiptar nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve. (Memorandumi i 9 dhjetorit të vitit 1919)
Pikëpamja jonë. - (Kundër mandatit të Italisë. Për Shqipërinë e lirë. Argumentet për korrigjimin e kufirit dhe për marrjen e Shkodrës dhe të Shqipërisë Veriore).
Për përgjigjen tonë të 8 janarit të vitit 1920, ne e kundërshtuam propozimin që Italisë t’i jepej mandati mbi Shqipërinë, duke theksuar se kjo do të ishte përsëritje e rastit të Bosnjës e Hercegovinës. “Kjo zgjidhje, thuhej në përgjigjen tonë, do të krijonte në favor të Italisë kufirin ofensiv kundër shtetit tonë, i cili do të ishte i privuar nga mjetet për mbrojtje. Kjo do të ishte, një farë dore, përparësi ofensive, por edhe mbështetje tjetër e përsosur strategjike.
Ne kemi kërkuar, për shkaqe ekonomike dhe strategjike, që të bëhet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (në rrjedhën e mesme të Drinit, në Bunë dhe në lidhje me fiset e Kelmendëve dhe të Kastratëve), që i ka caktuar Konferenca e Londrës e vitit 1913. Përpos këtij korreksioni, delegaconi ynë ka deklaruar se zgjidhja më e mirë është që Shqipëria të bëhet shtet i pavarur në kufijtë e vitit 1913 dhe me administratë autonome.
Në rast se nuk do të pranohej kjo zgjidhje, ose në qoftë se pjesa jugore e Shqipërisë do t’u takonte shteteve të tjera, Delegacioni ynë do të kërkojë për ne pjesën veriore të Shqipërisë deri në Dri. “Shteti ynë ka të drejta të vjetra karshi këtyre viseve, - thuhet në memorandumin tonë. – Shkodra ka qenë kryeqyteti i mbretërve serbë. Populli ynë ka derdhur lumenj gjaku për Shkodrën, sidomos në luftën e vitit 1913, e cila i kushtoi Serbisë shumë mijëra ushtarë të saj e Malit të Zi një të tretën e ushtrisë së tij. Për t’i plotësuar dëshirat e Fuqive të Mëdha, trupat serbe e malazeze e zbrazën në vitin 1913 Shkodrën dhe Shqipërinë Veriore. Austria duke e mobilizuar ushtrinë, u kërcënua me luftë. Shkodra mund t’i takonte Malit të Zi sikur të kishte pranuar që Llovqenin t’ia lëshonte Austrisë, ose që të neutralizohej. Por, Mali i Zi nuk pranoi t’ia lëshonte Austrisë këtë pozitë të rëndësishme strategjike.”
Lugina e Drinit dhe Shkodra përbëjnë një tërësi gjeografike dhe ekonomnike me Malin e Zi dhe viset kufitare të Serbisë. Për Serbinë e Mesme dhe Malin e Zi lugina e Drinit është e vetmja rrugë e drejtpërdrejtë dhe më e shkurtër për Adriatik. Hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik duhet të kalojë nëpër luginën e Drinit. Konferenca e Ambasadorëve e Londrës në vitin 1913 ia ka pranuar Serbisë të drejtën e daljes në det.”
“Shkodra është në lidhje edhe me lumin Buna, e cila ia hap tregtisë malazeze rrugën e natyrshme për në det. Qysh me Traktatin e Berlinit, Mali i Zi e gëzon të drejtën e lundrimit të lirë në Bunë. Liqeni i Shkodrës, në pjesën më të madhe, i takon Malit të Zi. Për shkak të pakujdesisë turke, tokat më të mira malazeze ende janë të përmbytura nga uji i liqenit të Shkodrës. Prandaj, shtetin tonë, në masën më të madhe, e intereson rregullimi i Bunës dhe i Drinit, jo vetëm për shkak të lundrimit nëpër Bunë, por edhe për arsye se në këtë mënyrë do të thaheshin 12 deri 20.000 hektarë tokë shumë pjellore dhe po aq do të bonifikoheshin. Dy të tretat e kësaj toke i takojnë Malit të Zi.

Pikëpamja italiane.
(Sipas memorandumit të 10 janarit të vitit 1920)

Italia kërkon nga Lidhja e Kombeve mandatin që ta administrojë shtetin e pavarur shqiptar.
Kufijtë shqiptarë në veri dhe në lindje do të jenë ata që kanë qenë caktuar në Konferencën e Londrës. Kufiri jugor do të jetë objekt shqyrtimi.
Qyteti i Vlorës do t’i jepet Italisë në sovranitet të plotë me prapavijën e nevojshme për mbrojtjen e saj dhe për zhvillimin ekonomik.

Aleatët pranojnë që Shkodra dhe Shqipëria Veriore t’i bashkohen Jugosllavisë

Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, e në lidhje me dorëzimin e Rijekës Italisë, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, më 13 janar të vitit 1920, u tha Pashiqit e Trumbiqit: “Pra, Shteti i Serbëve, i Kroatëve dhe i Sllovenëve do të ngritet në kulmin e fuqisë së vet, ani edhe kur ta ketë Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin e Medovanit.”
Niti e pat pranuar këtë, me kusht që Italia ta mbante Vlorën dhe ta merrte mandatin mbi Shqipërinë.

Përgjigjja jonë e fundit Konferencës së Paqes

Në përgjigjjen tonë të fundit Konferencës së Paqes, më 14 janar të vitit 1920, ne kemi parashtruar përsëri qëndrimin se zgjidhja më e mirë do të ishte që administrata e Shqipërisë, në kufijtë e caktuar në vitin 1913, t’i besohet qeverisë lokale autonome, pa ingjerenca të asnjë fuqie të huaj. E në qoftë se kjo zgjidhje nuk pranohet, por vendoset që pjesë të territorit shqiptar t’u jepen shteteve të tjera, Delegacini ynë do të kërkojë pjesën e Shqipërisë Veriore (duke paraqitur një hartë me kufirin e shënuar), për të cilën premtoi regjim autonom.

Pikëpamja e të ndjerit Pashiq
Kur dukej si e sigurt se aleatët do ta lejonin Italinë që të përforcohej në Shqipërinë e Mesme, kryetari i Delegacionit tonë, Pashiq, në mbarim të vitit 1919, e informoi qeverinë në Beograd se kishte ardhur çasti që, të shtrënguar nga rrethanat, ta ndryshonin politikën tonë ndaj Shqipërisë. Në atë letër thuhej: “Pasi, për shkak të depërtimit të Italisë dhe të përkrahjes së saj nga ana e fuqive të mëdha, nuk mund ta kthejmë në Shqipëri gjendjen që ishte para evakuimit të ushtrisë sonë dhe në kohën e pushtetit të Esad Pashës; pasi fuqitë e mëdha po duan ta zbatojnë Marrëveshjen e Londrës dhe Shqipëria nuk do të jetë ajo që ne e kemi kërkuar dhe aleatet do t’ia japin Italisë Vlorën me interland dhe protektoratin mbi një pjesë të Shqipërisë, në këto rrethana, duhet të kërkojmë kufij të tjerë më të mirë me territoret shqiptare që do të jenë nën protektoratin e Italisë.”
“Minimumi që do të pranojmë nga aleatët është ky: kufiri buzë Drinit të Zi deri te bashkimi me Drinin e Bardhë e prej aty buzë Drinit deri në det.”
“Ne duhet të kërkojmë maksimumin, në mënyrë që Italia të marrë sa më pak. Ky maksimum i pretendimeve tona do të ishte: lumi i Matit deri në burimin e tij e prej andej drejt nga lindja deri te Drini i Zi. Pra, Mati dhe Drini do të ishin kufijtë tanë me protektoratin italian.”

V PUSHTIMI ITALIAN I SHQIPËRISË PAS LUFTËSDHE TËRHEQJA DEFINITIVE PAS MOSSUKSESIT TE VLORA

Pas mbarimit të luftës, në bazë të një vendimi ushtarak të aleatëve, trupat italiane e pushtuan tërë territorin e Shqipërisë, madje edhe atë pjesën veriore, e cila na ishte dhënë me Paktin e Londrës. Vetëm Shkodra kishte mbetur nën pushtetin e përbashkët të trupave franceze dhe italiane.
Për shkak të qëndrimit armiqësor që kishte atëherë Italia ndaj shtetit të Serbëve, të Kroatëve e të Sllovenëve, ne e konsideronim këtë pushtim ushtarak italian të Shqipërisë rrezik më të madh për ekzistencën tonë. Në tokën shqiptare u zhvillua një luftë e rreptë midis nesh dhe Italisë. Italianët atëherë e iniciuan çështjen malazeze dhe atë maqedonase si dhe idenë e Shqipërisë së Madhe deri në Kaçanik. Ne zhvilluam kundër tyre aksione herë të fshehta, herë të hapëta, duke blerë me para parinë shqiptare dhe duke proklamuar idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkani popujve ballkanikë”.
Pakënaqësia e popullsisë shqiptare, për të cilën e kemi përkrahjen edhe ne, i detyroi italianët që, në fillim të vitit 1920, t’i tërhiqnin trupat e tyre nga viset e brendshme të Shqipërisë dhe të ndaleshin vetëm rreth Vlorës, prej nga, në qershor të po atij viti, u detyruan të tërhiqen dhe të lidhin me qeverinë e Tiranës një marrëveshje për evakuimin e tyre nga tërë territori shqiptar, përveç ishullit të Sazanit.
Evakuimi nga Shqipëria u bë, pra, në saje të rezistencës së organizuar të shqiptarëve, por nuk duhet harruar se Italia, në atë kohë ishte politikisht edhe ushtarakisht shumë e dobët. Edhe sot ka shqiptarë që mendojnë se kur të donin do të mund t’i dëbonin italianët nga Shqipëria.
Ky vetëbesim është fatal për ta, sepse nuk po e shohin se Italia fashiste e sotme nuk është ajo që ishte në vitin 1920 nën qeverinë parlamenare të Nitit, të Gjolitit dhe të Faktës.

V SHQIPËRIA PARA KONFERENCËS SË AMBASADORËVE

Meqenëse me evakuimin e trupave italiane nga Shqipëria situata në terren ishte spastruar, Konferenca e Ambasadorëve, në nëntor të vitit 1921, mund të merrte vendim për njohjen e Shqipërisë si shtet i pavarur dhe sovran. Në vend të premtimeve të mëparshme lidhur me Vlorën dhe mandatin mbi Shqipërinë, fuqitë e mëdha ia njohën Italisë vetëm interesin e saj special pë ruajtjen e pavarësisë shqiptare. Shqipëria u pranua edhe në Lidhjen e Kombeve, me shpresë se kjo do ta siguronte edhe më tepër pavarësinë e saj.
Para Konferencës së Amasadorëve provuam kot edhe një herë që ta fitonim të drejtën e korrigjimit të kufirit në drejtim të Shkodrës dhe në drejtim të Drinit, duke theksuar për Shkodrën shkaqet historike e për Drinin shkaqet ekonomike dhe ato të komunikacionit. Eksperti francez në Konferencë, Larosh, na ngushëlloi kështu: “Qeveria mbretërore ka gabuar që, në kohën e vet, nuk e ka pranuar propozimin për ndarjen e Shqipërisë. Pashiqi qe pajtuar me këtë, por qeveria e Beogradit pat refuzuar”. Që të mos i lejonim italianët në Vlorë, ne u detyruam të heqim dorë nga Shkodra dhe nga kufijtë deri në Dri.
Meqenëse ne e përkrahnim gjithnjë idenë për mosndarjen e territorit shqiptar, që ishte caktuar në vitin 1913, si dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të mund të supozohej se kjo zgjidhje e Konferencës së Ambasadorëve ishte e kënaqëshme për ne. Ndërkaq, kjo nuk është kështu. Vështirësitë në marrëdhëniet tona me Shqipërinë, si dhe në marrëdhëniet tona me Italinë për shkak të Shqipërisë po rëndohen më tutje edhe pas shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur dhe anëtare e Lidhjes së Kombeve.

Republika e Mirditës

Ndërsa Konferenca e Ambasadorëve po vendoste për kufijtë e Shqipërisë dhe për organizimin e pavarësisë së saj, nga gjysma e vitit 1921, ne nënshkruam me parinë e Mirditës marrëveshjen për bashkëpunim. Ishte paraparë formimi i shtetit të lirë të Mirditës, të cilin do ta mbronin forcat ushtarake të SKS-së dhe interesat e së cilës në botën e jashtme do t’i përfaqësonte qeveria e Beogradit. Qeveria e Tiranës e shtypi këtë lëvizje e ne u akuzuam dhe u dënuam para Lidhjes së Kombeve.

VII PAKTI I ROMËS, PASHIQI, MUSOLINI DHE SHQIPËRIA

Pakti i Romës, i janarit të vitit 1924, për nga fryma e vet, ua imponoi Romës e Beogradit respektimin e pavarësisë dhe parimin e mospërzierjes në punët e brendshme të Shqipërisë, si dhe informimin e ndërsjellë mbi ngjarjet në Shqipëri.
Ndërkaq, kjo nuk qe pengesë që Qeveria italiane, në qershor të vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kundër Ahmet Zogut e as qeveria jonë, në dhjetor po të atij viti, t’ia bënte të mundshme Ahmet Zogut, që, nga territori ynë, të futet në Shqipëri për ta marrë pushtetin. As Roma, as Beogradi, nuk mundën t’u bënin ballë intrigave dhe kërkesave të “miqve” të vet shqiptarë, që kërkonin ndihmë për ta mbajtur pushtetin ose për të ardhur në pushtet dhe që premtonin besnikëri e bashkëpunim, kurse në rastin e parë e ndërronin orientimin.

VIII PAKTI I TIRANËS DHE GJENDJA QË KRIJOI AI

I ndjeri Pashiq, duke u dhënë udhëzime përfaqësuesve tanë për punë në Shqipëri, u thoshte: ne duam që Shqipëria të jetë e pavarur, por e dobët dhe e paregulluar. Koha ka treguar se kjo ishte e pamundshme të qëndronte. Shqipëria e dobët dhe e parregulluar patjetër do të kërkonte ndihmë e mbrojtje atje ku mund t’i gjente këto. Regjimi i rrezikuar nga Italia, na drejtohej neve, e regjimin të cilin donim ta përmbysnim ne, kërkonte mbrojtje nga Italia.
Shqipëria e dobët dhe e parregulluar, në vitin 1926, kërkoi mbrojtje e ndihmë nga Italia. Ahmet Zogu së pari mori garanci për regjimin e vet, e pastaj, në vitin1927, pranoi të lidhë Aleancën ushtarake për 20 vjet, mori me qindra e qindra miliona lireta për punë botore, ia nënshtroi plotësisht Shqipërinë Italisë në pikëpamje ekonomike e financiare, pranoi shumë instruktorë italianë. U krijua, pra, një raport që i ngjante shumë atij protektorati, kundër të cilit ne luftonim në Konferencën e Paqes.
Rreziku më i madh që viteve të fundit na vinte nga Shqipëria ishin organizimi ushtarak, fortifikimet ushtarake dhe aksioni irredentist. Gjithkund e shihnim rrezikun nga aksioni italian dhe atë “kufirin ofensiv” kundër të cilit kishim luftuar para aleatëve në Paris, kur ata propozonin që Italisë t’i jepej mandati në Shqipëri.
Është me interes të përmendim në këtë vend se vetëm ne kemi protestuar dhe kemi luftuar kundër ndërhyrjes së Italisë në Shqipëri dhe në Ballkan. Asnjë shtet tjetër ballkanik nuk na përkrahu në këtë pikëpamje. Dy fuqitë detare mesdhetare, Franca dhe Anglia, nuk kundërshtuan mbylljen e detit Adriatik. Për më tepër, Osten Çemberlen, në takimin me Musolinin në Livorno, në vitin 1926, e dha pëlqimin për Paktin e Tiranës. E të gjithë përfaqësuesit francezë në Tiranë gjithnjë e këshillonin mbretin Zog që të mos hynte në konflikt me italianët.

IX PAKTI ITALO-JUGOSLLAV I MIQËSISË I 25 MARSIT 1937

Italia e Jugosllavia, duke ndjekur politikë miqësore njëra me tjetrën, mund të merren vesh në lidhje me Shqipërinë, në këtë bazë: Italia ka interesin e vet jetësor në Vlorë; kjo pjesë e bregdetit shqiptar nuk bën të rrezikohet nga ne; ne duhet ta kuptojmë këtë interes dhe ta respektojmë. Interesi jetësor i Jugosllavisë është që të mos jetë e rrezikuar në kufirin e Shqipërisë me Serbinë Jugore as me Kosovën (e banuar me shqiptarë) e as me Shkodrën dhe Malin e Zi. Pa dyshim se kjo është marrë parasysh në protokollin e fshehtë të Paktit të Miqësisë kur është paraparë se do të ndalet fortifikimi i mëtejshëm në zonat e Librazhdit e të Milotit. Sa i përket aksionit ekonomiko-financiar në Shqipëri, ne nuk kemi as nuk dëshirojmë të investojmë farë mjetesh të posaçme. Italianët, pra, mbeten pa konkurrencë dhe pa vërejtje nga ana jonë, kuptohet me kusht që të mbeten në kufijtë e obligimit tjetër të fshehtë, që e kanë marrë ndaj nesh para dy vjetëve se në pikëpamje politike, ekonomike ose financiare nuk do të kërkojnë kurrfarë dobish speciale që do ta komprometonin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthtortë pavarësinë e shtetit shqiptar.
Në këtë mënyrë, Pakti i Miqësisë, i 25 marsit 1937, krijoi një “modus vivendi” të durueshëm midis nesh dhe Italisë në terrenin shqiptar, ku, viteve të mëparshme, kishim aq shumë konflikte dhe mosmarrëveshje.
Është çështje tjetër se sa në Shqipëri do të mund t’u bënte ballë ky qetësim sprovave të ndonjë situate më të rëndë e më të ndërlikuar në detin Mesdhe ose në Ballkan.

X RUAJTJA OSE NDRYSHIMI I STATUS KUOS

Pavarësia e Shqipërisë është zvogëluar, por nuk është shuar

Pavarësia e një shteti ndaj botës së jashtme gjithmonë është nocion relativ. Duke marrë parasysh edhe rrethanat, kjo pavarësi është më e plotë ose është e zvogëluar. Për Shqipërinë sot nuk mund të thuhet se politika e saj e brendshme dhe e jashtme është e pavarur nga Italia. E megjithatë, në bashkësinë ndërkombëtare, Shqipëria konsiderohet shtet i pavarur. Nga aspekti juridik ndërkomëtar, bregdeti shqitpar nuk është italian, por është nën sovranitetin e një shteti ballkanik. Italia ende nuk ka shkelur në Ballkan. Ajo ka sovranitetin e vet në një pjesë të territorit të Zarës, por kjo më nuk i jep mundësi për zhvillim të mëtejshëm. Italia ushtron ndikimin e vet në Shqipëri, por nuk ka liri aksioni si në territorin e vet. Shqiptarët, megjithatë, e kundërshtojnë ndërhyrjen e saj, i shkaktojnë vështirësi, e ngadalësojnë.
“Ballkani popujve ballkanikë”

Politika tradicionale e Serbisë është “Ballkani popujve ballkanikë”. Ky parim, në kohën e vet, është përdorur në luftë kundër Perandorisë Otomane dhe Monarkisë Austro-Hungareze. Jugosllavia e përdori me sukses këtë kundër dispozitave të Paktit të Londrës, i cili fuste Italinë në Dallmaci dhe në Shqipëri.
Në aplikimin e këtij parimi ne kemi parë gjthmonë garancinë më të mirë për paqe në Ballkan, për bashkëpunim midis popujve ballkanik, për zhvillimin normal të popujve ballkanikë. Prania e një fuqie të madhe në Ballkan është derë e hapur për intriga e pushtime.

Ekspansioni i Italisë

A është e mundur që Italia, duke u bërë zotëruese sovrane e Shqipërisë së Mesme dhe Jugore, të mbetet vetëm në atë brez të ngushtë bregdetar? Ne nuk kemi besuar para 20 vjetëve, kur fuqitë e mëdha ia dhuruan Italisë Vlorën me hinterlandin. Aq më pak mund të besojmë sot kur Italia po tregon aq dinamizëm dhe guxim në politikën e vet të jashtme.
Një precedent i rrezikshëm

Marrja e një pjese të territorit ballkanik nga ana e një fuqie të madhe jashtëballkanike, pa kurrfarë baze etnike, për të gjithë popujt ballkanikë, pra, edhe për ne, është një precedent i rrezikshëm. Fuqitë e tjera të mëdha, nga drejtimet e tjera, mund të paraqiten me pretendime të ngjashme. Rasti i Italisë në Shqipëri është posaçërisht i rrezikshëm për ne, sepse me Paktin e Londrës, me të cilin Italisë iu njoh për herë të parë Shqipëria Jugore, iu njoh edhe Dalmacia Veriore. Precdenti për ngjalljen e dispozitave të Paktit të Londrës në një sektor të Ballkanit e hap derën edhe për ngjalljen e dispozitave të tjera.

Ndarja e Shqipërisë

Me rastin e vlerësimit të tërë kësaj çështjeje, duhet të kemi parasysh se në çdo mënyrë duhet të shikojmë që t’i shmangemi çdo konflikti qoftë të fshehtë qoftë të hapët me Italinë. Gjithashtu duhet ta evitojmë pushtimin e tërë Shqipërisë nga ana e Italisë se në këtë mënyrë do të na rrezikonte në vendet më të ndjeshme – në Bokë të Kotorrit dhe në Kosovë.
Duke marrë parasysh të gjitha këto që thamë më sipër, ndarja e Shqipëisë do të mund të vinte në konsiderim për ne vetëm si një e keqe e domosdoshme dhe e paevitueshme, të cilës nuk do të mund t’i bënim ballë, dhe si një dëm i madh nga i cili duhet të nxjerrim aq dobi sa është e mundshme, do të thotë nga dy të këqija duhet ta zgjedhim atë që është më e vogël.

Kompensimet tona

Këto kompensime gjenden në materialin e përpunuar para 20 vjetësh, kur shtrohej çështja e ndarjes së Shqipërisë.
Maksimumi që kemi kërkuar në atë kohë ishte kufiri që do të shtrihej buzë Matit e Drinit të Zi dhe që do të na jepte sigurinë strategjike të Malit të Zi dhe të Kosovës. Gjithashtu duhet t’i sigurojë luginat e liqenet të Ohrit dhe të Prespës, duke përfshirë Pogradecin dhe fshatrat sllave të Malit të Thatë, si dhe ato midis Prespës e Korçës.
Marrja e Shkodrës, në këtë rast, do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike.
Kjo do të na mundësonte zhvillimin e punimeve të mëdha hidroteknike dhe përfitimin e tokës pjellore për ushqimin e Malit të Zi. Shqipëria Veriore, në kuadrin e Jugosllavisë, do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të komunikacionit të Serbisë Veriore e Jugore me Adriatikun.

Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për minoritetin shqiptar në Kosovë, i cili, në një situatë të re, do të asimilohej më lehtë. Ne, eventualisht, do të kishim edhe 200 000 deri 300 000 mijë shqiptarë më tepër, por këta janë, të shumtën, katolikë, marrëdhëniet e të cilëve me shqiptarët myslimanë nuk kanë qenë kurrë të mira. Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjithashtu do të bëhej në rrethana të reja, sepse nuk do të ekzistonte kurrfarë aksioni më i fortë për pengimin e saj.
Beograd, më 30 janar 1939

(Marrë nga libri: Hivzi Islami, SPASTRIMET ETNIKE/ Politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve, Botoi DUKAGJINI, Pejë, 2003)

Shënim i redaksisë:

Ky elaborat iu dërgua për botim LSHA-së dorazi nga Prishtina prej dy shkrimtarësh voxistë. Ndërmjetësi ka qenë poeti Xhevahir Spahiu, i cili e kreu ndershmërisht detyrën e ngarkuar, anipse LSHA nuk e botoi kurrë projektin e zi të shkrimtarit nobelist serb, Ivo Andriq. Botohet për herë të parë në Shqipëri.

POEZIA SI AKT I QËNDRESËS DHE I PËRKUSHTIMIT ATDHETAR




Dr. sc. Besim MUHADRI:



Në vend të parathënies


Poezia e Brahim Avdylit erdhi në një kohë kur në artin poetik të Kosovës kishin shpërthyer edhe një numër krijuesish të talentuar, si Basri Çapriqi, Tahir Desku, Abdullah Konushevci, Milazim Krasniqi etj., të cilët sot janë bërë emra të shquar të letërsisë së gjithmbarshme shqiptare, jo vetëm si poet, por edhe si studiues dhe historianë letërsie.
Ndonëse që në moshën e hershme të rinisë i mërguar larg vendlindjes, larg atdheut, poeti Brahim Avdyli asnjëherë s’pushoi së krijuari dhe së vepruari si poet dhe si atdhetar. Në poezinë e tij, jo rrallë, ndihet pesha e mungesës së atdheut. Ai është i ngërthyer nga malli, dhimbja, por edhe vetmia dhe kujtesa që përshkohet nga një shqetësim përmanent, i cili më pas shkrihet në artin poetik të këtij poeti. Shpirti dhe mendja e poetit të mërguar, është e lidhur fort në idealin e çlirimit të atdheut dhe të bashkimit të trojeve shqiptare, të ndara padrejtësisht nga fuqitë e mëdha në fillim të shekullit të kaluar (XX).
I preokupuar vazhdimisht me këtë çështje, nuk është çudi se në pjesën dërrmuese të krijimeve të këtij poeti dominon tema e madhe e Atdheut, tema e mungesës së lirisë dhe tema e çlirimit. Poezia e Avdylit na del edhe si një poezi kushtrim, një poezi në të cilën dominon ideja e atdhetarizmës, ku sublimon ideali i lartë për një atdhe pa ndarje, në të cilën shqiptari do të jetonte me dinjitet të panëpërkëmbur në tokën e tij të mohuar.

Mërzia e këngës së shkruar larg atdheut

Sa të thjeshta, aq edhe komplekse, vargjet që ndërtojnë poezinë e Brahim Avdylit brenda vetes bartin një mesazh të fuqishëm poetik dhe atdhetar. Thjeshtësia dhe kompleksiteti i vargut të këtij poeti vërehet që në poezinë e parë me titull Opingave të mia, e cila i paraprinë librit të tij të parë “Nën hijen e Alpeve”. Poeti nuk mërzitet për atë që do të thonë poetët më me përvojë për këto vargje, të cilave “u vjen erë djerse e balte”, sepse ata, siç thotë ai “le të kërkojnë nëpër libra fjalë të mëdha”. Pra, siç shihet, kjo poezi shpalos “programin poetik” të Brahim Avdylit, i cili e merrr frymëzimin nga thjeshtësia dhe nga dlirësia e maleve të vendlindjes, përkatësisht nga Alpet e bukurua shqiptare, rrëzë të cilave shtrihet vendlindja e poetit. Këtu shihet ndikimi i poetit të Devollit, apo i “poetit të tokës”, siç është vlerësuar nga kritika letrare Dritëro Agolli. Ashtu si Agolli që “merrte me vete baltën e Devollit që ta sillte në Lidhjen e Shkrimtarëve”, ashtu edhe Brahim Avdyli merr me vete erën e djersës së punës dhe të baltës së Alpeve, për ta futur në poezinë e tij, sepse ai ishte i bindur se kjo do ta shpiente drejt suksesit, drejt cakut që synonte. Kjo do të thotë se poezia e Avdylit është një poezi e krijuar nga forca e tij origjinale krijuese.
Autenticiteti krijues e këtij poeti bën që vargu i tij të tingëllojë bukur, thjesht dhe shqip:

le të na pranojë kjo tokë
ku hapin e lëshojmë pa drojë
me estetikën tonë kryeneçe

shprehet poeti, pa çarë kokën nëse do ta pranonin apo jo poetët e tjerë pararendës.

Shqetësimi poetik i Brahim Avdylit është permanent. Vargu i tij tejet komunikues, është një varg i brumosur nga një figuracion i qëlluar poetik, në të cilin fshihet metafora e kërkimit të lirisë dhe ajo e çlirimit të tokës së tij, e kësaj pjese të gjakut të tij. Vargjet poetike të Brahim Avdylit, që nga libri i tij i parë, janë vargje që tingëllojnë qartë dhe që kanë mesazh dhe “mision” të caktuar: Atë të komunikimit me masën për të cilën shkruan. Poeti nga vargjet e tij kërkon trasnparencë. Kjo kërkesë nga krijuesi i tyre na del edhe si lutje që duhet të “zbatohet”:

A mund të komunikoni gjë me njerëzit
unë dhe koha ju gjymtojmë ngapak –
pjesët e copëtuara veç unë ua shoh

Për poetin vargjet “të cilave vetëm ai ua njeh pjesët e gjymtuara” janë torzo e shpirtit të tij, të cilat, si të tilla, e lëndojnë në shpirt, ngase nuk mundet t’ua falë bukurinë, për shkak të së vërtetës së hidhur, për shkak të një realiteti të njohur kohor, shoqëror e historik:

Kështu siç ju shoh
vetëm mua më lëndoni në shpirt
pse s’ua fala bukurinë –
e vërteta është e hidhur si vetë ju!

Në poezinë e Brahim Avdyli haset pikëllimi, përpjekja, vetmia dhe harrimi:

Faqeve të biblës së re
harrimi pikturon fytyrën

mendimet rrjetë marimangash
bardhësitë dergjen në vetmi

Poeti, në këtë rast është një vrojtues i përkushtuar i asaj që ngjan në brengën e kombit të tij, të shtërnguar si asnjëherë më parë nga prangat e ndryshkura të mesjetës. Kjo e bën poetin më të shqetësuar, me këmbëngulës në kërkimin e rrugëve që të shpiejnë kah liria e atdheut. Por nëpër këto rrugë ka vështirësi dhe pengesa që trupit të atdheut i bëhen gangrenë. Poeti i kthehet historisë, në të cilën fshihen tragjeditë e mëdha që vazhdojnë të përseriten në formë legjendash.
Në trupin e atdheut të poetit gangrena bën kërdinë. Lëndinat e lotëve rriten nëpër shekuj, derisa gjaku ynë mori botën në sy. Shpërngulja dhe braktisja e atdheut është një shenjë që tregon për tragjeditë që kishin pllakosur vendin e mbushur erozion. E gjithë kjo kishte ardhur për shkak të rënies në robëri të gjatë, qindravjeçare. Poeti është i vetëdijshëm për këtë, ndërsa koha kur ai “rrëfente” për këtë tragjedi ishte në kulmin e shtypjes. Poezia që trajton këtë temë (Përtej malesh), është një poezi e shkruar në vitin 1980, vetëm pak kohë para demonstratave të vitit 1981, të cilat siç dihet shënuan një kthesë të fuqishme në historinë më të re të shqiptarëve që në atë kohë jetonin nën ombrellën shtypëse të perandorisë jugosllave. Në këtë poezi vërehet guximi intelektual dhe krijues i një njëzet-vjeçari. Shfaqja me kaq vrull dhe guxim të papërmbajtur ishte një shenjë që në letrat tona po shfaqej një krijues që nuk do të ndalej, i cili në letërsinë tonë do të shënonte kthesa.
“Poezia e Brahim Avdylit, në radhë të parë, imponohet si poezi që sintetizon një përvojë të poezisë së përparshme, dhe, këtë arrin t’ia nënshtrojë individualitetit të vet prej krijuesi, sa nga ajo të nxjerrë një dimension të ri, përmasën e aktualitetit poetik”[1], do të shkruhej në kritikën e kohës, në kohën kur poeti ende nuk kishte dalë me libër, por që ishte prezent vazhdimisht nëpër faqet e periodikut letrar të asaj kohe.
Në këto kohë poeti shkruante dhe prekte atdheun nga larg. Si kurbetçar që ishte, ai e kishte të vështirë t’i shpëtonte mungesës së atdheut, qoftë edhe të robëruar. Kjo vetmi dhe mërzi, gati të shndërruar në klithmë mosdurimi, reflektohet edhe në poezi:

zgjas duart të të mbërrij –
gishtave të mi
pikon vetmia
heshtja vret fjalën e pathënë mbi buzë-

Larg atdheut poeti digjet dhe fiket si qiriu. Dielli në dhe të huaj ishte i akullt. Poeti i ri tashmë po përballej me të vërtetën e hidhur. Atë që e kishte mësuar dikur në literaturë, tani po e shijonte në shpirt e trup:

ka diell në botë
që ndrit e nuk të nxen...

Këto vargje të përngjajnë në një klithmë të dhimbshme që jehon e nuk dëgjohet, në rrugën “që të merr e nuk të kthen”. Megjithatë, rrugëtimi i poetit vazhdon. Forca e thirrjes së vendlindjes është më e fuqishme se sa forca e ndalesës së gjatë. Poeti kthehet në atdhe, në tokën “me plis të bardhë”, ashtu si heronjtë e baladave të moçme, që të ngjitet shkallëve të gjakut, me historinë e fjalës së kuqe dhe baladën e dashurisë së zhuritur.
Poezia e librit të parë poetik të Brahim Avdylit, “Nën hijen e Alpeve”, është një poezi plot mërzi kënge që shkruhet nga largësia. Në këtë mërzi largësie, të quajtur mërgim, poeti krijon vargje që të kujtojnë një poet në formim. Edhe pse të shkruara me zjarrin djaloshar të poetit të mërguar, ato janë vargje plot estetikë dhe meditacion poetik, që e bëjnë një poezi të qëndrueshme për kohën dhe reflektuese edhe për kohët që do të vijnë. Ndërkaq, libri i parë u mirëprit edhe nga ana e kritikës letrare. Njëri nga kritikët dhe bashkëkohësit e poetit, Milazim Krasniqi, në mes tjerash do të shkruajë: “Poezia e Brahim Avdylit më shumë është projektim i realitetit të jetuar, reagim gati spontan i tij si subjekt krijues ndaj gjendjes e situatave jetësore ekzistenciale sesa kërkim pas formave të realizimit të objektit të imagjinuar në tekstin poetik e karakterizon një notë e theksuar subjektive personale, por edhe një lirizëm efektiv, i cili e faktorizon unitetin ideo-stilistik të tekstit si tërësi”.[2]


Buka e kuqe dhe brumi i lirisë

“Brumi i lirisë” është titulli i poemës në të cilën poeti shkruan kundër dhunës, politikës hegjemoniste dhe diskriminuese të Serbisë. Me një fjalë, kundër terrorit shtetëror dhe krimeve të pafalshme të Jugosllavisë që ushtronte mbi popullin shqiptar. Aspak nuk janë të rastësishme edhe fjalët dedikuese, në të cilat poeti thotë se ia kushtoj të gjithë atyre që u sakrifikuan dhe u flijuan në altarin e lirisë.
Në vragjet e kësaj poeme, ashtu sikurse edhe në vargjet e shumë krijimeve të tjera të këtij autori ndihet pesha e vuajtjeve gjatë atyre ditëve të rënda që ranë pamëshirsshëm mbi shqiptarët e pambrojtur, tek të cilët sa vinte e rritej revolta e mosdurimit dhe vetëdija për të hequr zgjedhën e robërisë së gjatë:

Helmi i tyre
terapi e pazkontë-

sa shumë ta shtuan dozën
në palcën e durimit
rezistenca, qëndresa të rritej

Poeti, Kosovën, në brumin e ditëve të të cilës shtrigat vjellin helmin e urrejtjes, e koncepton si një “bimë që s’vyshket” dhe një “trung që s’thahet” apo edhe një “fjalë e pathënë gjer në fund”. Në trupin e atdheut poeti sheh plagë të panumërta dhe dhembje kënge . Poema “Brumi i lirisë” është një sintezë e fuqishme e një kohe, nëpër të cilën vërtitet fati i atdheut të poetit dhe i njerëzve të ndrydhur të tij. Ajo është një reprodukim real i gjendjes në Kosovën e viteve nëntëdhjetë të shekullit XX, të arritur gati në zgripcin e zhbërjes së saj.
Për poetin si një vrojtues besnik i atyre ngjarjeve, por edhe si një luftëtar i denjë i kauzës kombëtare “Kosova e thotë fjalën /pa iu dridhur buza/ dhe vdes/ te këmbët e mendimit të vet/ si para lterit”. Ndërsa të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë - shkrinë ngjyrën e gjakut me brumin e ditëve që po vijnë, që të gatuajnë me tërë qenien Bukën e Kuqe të Lirisë.

Refleksioni i shpresës së rizgjimit kombëtar

Në vitin 1992 Brahim Avdyli botoi vëllimin poetik me titull “Kur zgjohet Dodona”[3], një libër që vjen pothujase dhjetë vjet pas botimit të librit të parë. Ndonëse ishte shkruar shumë më herët dhe ofruar për botim po ashtu shumë vite më parë, ai arriti të shohë dritën e botimit vetëm në këtë vit, kur në skenën kombëtare dhe ata ndërkombëtare kishin ndryshuar shumë gjëra. Muri i Berlinit tashmë kishte rënë, por kishte rënë edhe regjimi komunist në Shqipëri. Federata jugosllave po ashtu kishte filluar të zhbëhej, ndërsa në hapësirën e kësaj perandorie, të quajtur edhe si burg i madh kombesh, kishin filluar luftërat. Autonomia e Kosovës po ashtu ishte suprimuar, ndërsa vendi kishte rënë në një shtypje dhe pushtim klasik të Serbisë dhe regjimit kriminal të Millosheviqit.
Ndonëse poezitë ishin shkruar vite më parë dhe për shkak të arsyeve subjektive libri nuk ishte botuar, shihet se poezitë e këtij libri janë të përshkuara nga sekëlldia e mërzisë dhe e mallit për atdheun. Poeti ende është larg atdheut dhe në vargun e tij gjithmonë mungon apo mbetet diçka e pathënë. Ai tashmë kishte zgjedhur të shkruante për një diçka që i kujtonte historinë e harruar dhe të nëpërkëmbur siç ishte Dodona. Për këtë qendër të rëndësishme kulti, ndër më të vjetrat e pellazgëve, e shkatrruar dhe e humbur gjurmësh me shekuj të tërë, për të cilën kishin shkruar shumë autorë të lashtë, që nga antikiteti e këndej. Brahim Avdyli i kthehet kësaj teme të madhe, e cila mund të konceptohet edhe si tema e rizgjimit të kujtesës sonë historike. Tema e Dodonës dhe e zgjimit të saj nga legjendat e mbuluara nga pluhuri i harresës, është një nga temat rrallë të trajtuara në atë kohë, prandaj Brahim Avdyli mund të konsiderohet ndër të parët që trajtoi këtë temë, apo i cili iu rikthye trajtimit të saj. Kthimi në temën e zgjimit të Dodonës, ngërthen në vete rikthimin në tema me rëndësi në një kohë relevante të historisë sonë.
Përmes metaforës së zgjimit të Dodonës, poeti shpërfaq simbolikën e lirisë së humbur dhe atdheut të nëpërkëmbur. Poezitë e vëllimit poetik “Kur zgjohet Dodona” janë poezi që të ngjallin asociacione të larmishme artistike. Trajtimi i temave të veçanta, përzgjedhja e figuracionit poetik si dhe guximi prej poeti tashmë të formuar, janë elemente që shoqërojnë në vazhdimsi poezitë e këtij vëllimi. Poeti është në kërkim të asaj që është zhdukur dhuntisht nga të tjerët, për të fshehur një të vërtetë të madhe, siç është përcaktimi i etnogjenezës së shqiptarëve:

Që shtatë shekuj shtoj e heq
Të njëjtën Dhembje, Shpresë

Apo:

Bota! Fjalë absurde bota!
Shpeshherë më doli si dredhë për ty

Dhe pyet:

Athua
pas sa dredhash do të dalësh në dritë

Poeti është në kërkim të asaj që ishte zhdukur, që ia kishin marrë, grabitur pa të drejtë. Këmbëngultësia e poetit që të gjejë dhe të shfaqë në siperfaqe atë që ishte zhdukur me shekuj, është një përpjekje sizifi, në një kohë kur ndrydhej mendimi. Zbulesa poetike e Avdylit është më tepër se një dilemë dhe thirrje për të ecur në rrugën e pandalur të kërkimit të lirisë së humbur. Të rikthimit dhe të bashkimit të tokave të ndara shqiptare nga fuqitë e mëdha. Plaga e ndarjes dhe e zhbërjes së atdheut fshihet edhe brenda metaforës së quajtur Zgjimi i Dodonës, me zhdukjen e së cilës, njerëzit ndërruan emra, kahet dhe ëndrrat:

Fryen rrugëve të Dodonës
erë e marrë,
baltë e dhe hodhi mbi lulkuqe

Dodona është shpresa dhe dhimbja e poetit. Është pikëllimi i madh dhe humbja e dinjitetit kombëtar për shekuj me radhë:

Njerëzit
iknin nga qyteti
njerëzit vdisnin të vetmuar


Urat e gurit
përditë ngapak i shembeshin në gji
nën karvanet e dhembjes...

Poezia “Kur zgjohet Dodona” është shkruar në vitin 1978, në njëqindvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në këtë kohë poeti ishte vetëm 18-vjeçar. Poezia e tij, si për nga tematika, formulimi i saj artistik, por edhe për nga mesazhi i qartë që bartë me vete është një poezi që të kujton se është shkruar nga dora e një poeti me përvojë krijuese e jetësore, sado që poeti ende ishte në fazën e parë të krijimtarisë. Vetë tema të cilën e zgjedh për trajtim, flet për një diçka të humbur që moti, e cila po zgjohej. Po ripërtrihej. A s’ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit një zgjim i vetëdijes së fjetur të shqiptarëve, një Dodonë e zgjuar dhe e shpluar nga thellësia e shekujve. 100-vjetori i kujtimit të kësaj ngjarje, ishte një tjetër zgjim i shqiptarëve të Kosovës, që u pasua nga kërkesat e tyre për liri, vetëvendosje dhe pavarësi.

Rikthimi në fillimin e një kënge

Brahim Avdyli vazhdmisht është në kërkim të lirisë. Klithjet e tij, qoftë “në mesnatë” apo edhe në pikë të ditës, janë klithje që kanë kuptim. Mesazhi i tyre është një mesazh i bukur, një mesazh për brezat. Poeti, shpesh i dëshpëruar, pi kupën e hidhur të vetmisë. Vetmia atë e bren si një erozion tronditës. Dhe në mes kësaj vetmie tronditëse, i kthehet poezisë, ashtu si i dehuri që i kthehet gotës së ngushëllimit:

I zemëruar kthehem te ti, poezi
Se gjëra të ëmbla
Të t’i dhuroj s’kam

I rënë gati në dëshpërim, poeti mezi arrin të përballojë aktin e quajtur krijim. Poezia e tij sikur ngarkohet me bagazhin e një krijimi dëshpërimi, që i vjen në momentin kur ai mendon se pak kishte bërë për vendin, për tokën e tij. Këtë mesazh kanë edhe vargjet:

Kurrë s’thamë tërë atë që u desh
kurrë s’e mbrojtëm tërë atë që u tha

Ndërkaq, shprehja metaforike:

Lisat e mendimeve të mia
Po i shkundin gjethet e iluzioneve të zverdhura

shpërfaq trishtimin e poetit para realitetit jetësor e kohor. I ngopur nga mungesa fizike e atdheut, i ndrydhur diku në skutet e vetmisë e të dhimbjes, poeti mbushet trishtim. Në mes këtij trishtimi, atje në vetminë e të mërguarit, dhembja bëhet edhe me madhe, atëherë kur poetit i vriten vëllezërit, frymëzuesit e idealit të tij: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të cilët siç dihet u vranë në acarin e natës së 17 janarit të vitit 1982. Vargjet që poeti shkruan për këtë tragjedi shqiptare, të vrasjes së tre patriotëve në zë, janë vargje që të kujtojnë humbjen e kolosëve të mëdhenj. Edhe kjo poezi, e shkruar në një kohë të caktuar, të kujton guximin intelektual, por edhe përkushtimin atdhetar të poetit, që mund t’i kushtonte edhe me eleminim fizik.
Por, pa dyshim, një nga krijimet më relevante të Brahim Avdylit është edhe poema Pasqyrë përgjakur, që ngërthen në vete shpirtin e poetit, të shpërndarë në njëmijë letrat dërguar atdheut. Në kohën kur Kosova digjej “për një fitil drite”, poema në fjalë është edhe një rikthim në fillimin e një kënge; në fillimin e një tragjedie, të një dhembje dhe të një plage.

Një copë bukë e një bratwurst
Një kafshore e një mendim
Një kafshore dhe një dhembje më shumë
Një dhembje e një det hapsire
As ta përtyp as ta vjell
Dhembjen e pafund!?

Shtrohet pyetja: Pse e tërë kjo dhembje, kjo vetmi dhe e tërë kjo ndrydhje shpirtërore e poetit. Poezia e Avdylit sikur lëngon pashërueshëm në shtratin e dhembjes dhe të vetmisë individuale, por në tërë këtë vetmi fshihet edhe dhembja dhe vetmia kolektive. Fati i poetit është i lidhur me fatin e mërgimtarit shqiptar që bredh nëpër botë për një kafshore buke, të cilën siç e thotë, s’e lënë ta përtypë. Fati i poetit është një fat i pazgjidhur, një nyje e lidhur që kërkon vazhdimisht zgjidhjen e saj. Poeti është kërkues i gjetjes së kësaj zgjidhjeje që i thonë LIRI. Dhe klithma :

O burra ,
E çka mbeti tjetër pos për të vdekur për liri

është një klithmë jo vetëm personale e tij. Sepse liria është synim i përhershëm edhe i kolektivitetit dhe ajo ndihet në tërë poezinë e këtij poeti, që mund të cilësohet edhe si poet i lirisë apo poet i klithmave për liri.
Poezia e Brahim Avdylit i kthehet edhe të kaluarës. Jo rrallë ajo është edhe një përkujtimore, e cila troket tingëllueshëm në kujtesën historike. Poema “Bisedë me nëntorin”, është një sintezë e fuqishme e rrjedhës sonë historike. I asaj që ka ndodhur dhe i asaj që do të ndodhë. Poeti kujton nëntorin e parë, atë të ardhjes së Skënderbeut në Krujë dhe të bashkimit të shqiptarëve në luftë kundër pushtuesve:

Ti qindra herë na erdhe
por ne s’korrnim pos zhgënjimin
fletëve tua të vyshkura,
Ndaj s’të numëronim

Apo

Ne ishim ata pipa
Që nga trungu i shekujve të prisnim
Gjithmonë me rrema të thyer

Është një poemë sintezë, siç e thamë edhe më lart, e historisë shqiptare, i asaj të resë dhe të vjetrës. Nëntori i parë për poetin erdhi “mbi shpatën e zhveshur të rrezeve të kuqe”. Herën e dytë ai “erdhi i ngutshëm”, sepse sipas poetit “spatëm kohë t’i mbledhim të gjitha cuklat e jetës”.
Arsyen e kësaj “ngutje” të ardhjes dhe të pranimit kështu të këtij nëntori, që nënkupton shpalljen e pavarësisë së gjysmës së Shqipërisë, poeti e sheh te rreziku që i kanosej vendi për zhbërje. Prandaj ai erdhi ashtu, sepse:

Duhej të ngrehnim kasollën e së nesërmes
Sa për të pasur vend
Për sofrën e dashurisë
E djep
Të rilindeshim sërish.

Nëntorët e tjerë, ata që s’i numëron, në poemën e Avdylit janë nëntorë që vijnë me dy fytyra. Ata të cilët nuk kanë rëndësi, sepse nëntori i vërtetë, i treti, për poetin do të jetë ai i cili do të sjellë aktin e shumëpritur - aktin e ribashkimit të trojeve të ndara padrejtësisht. Akt të cilin poeti e paralajmëron që në krijimin e tij të pagëzuar “Zgjimi i Dodonës”:


E kur të të sjellim të denjë
Me kurorën e rrezeve
Nëntor i tretë do të jesh

Kështu shpreson poeti, shpirti i të cilit zhuritet larg atdheut. Madje në këtë zhuritje, ai i drejtohet Kosovës:

“Mjer ai që vdes pa lirinë tënde!”

Që është një varg, i cili tregon përmasën e përkushtimit atdhetar të Brahim Avdylit:

Heu larg teje Kosovë
Zemra digjet si ashka mbi gur
Mjer ai që i largohet hijes së lisave tu
Që s’e ndien erën e barit tënd
Që s’di për buzëqeshjet e rralla
Të hënës mbi mal,
E që s’e mat dheun
Me trupin, me këmbën me gjakun e vet
Mjer ai që vdes pa lirinë tënde

Këto vargje të Brahim Avdylit, të shkruara me loçkën e zemrës, të kujtojnë një poet që poezinë e ka vokacion të vetin shpirtëror, përmes së cilës shprazë ndjenjën e zemërmit, përkushtimit dhe të kushtrimit. Brahim Avdyli është një poet që nuk mund të heshtë para mesjetës së vonuar, që do të thotë para paradokseve kohore dhe historike, të cilat janë një gangrenë e pashërueshme për popullin dhe atdheun e tij. Kuajt e hazdisur të mesjetës rrapëllojnë me patkonjtë e tyre të rëndë. Ata vijnë në tokën e poetit dhe shkelin rëndë-rëndë, ashtu si vetë robëria. Ata në poezinë e këtij poeti simbolizojnë të keqen, dhunën: policinë serbe. Prandaj poeti tëreq vëretjen:

Kujdes po vijnë!

Poezia e Brahim Avdylit mban vulën e një poeti me koncept të formuar dhe të veçantë, që e dallon gjithsesi nga poetët e brezit të tij. Ndonëse i ndikuar nganjëherë nga poetët e tij të preferuar, ai asnjëherë nuk është mbetur rob i ndikimeve, sepse rruga krijuese dhe ajo e formimit të tij si poet ka qenë një rrugë krejtësisht tjetër nga ajo e pararendësve të tij.
Duhet të themi se poezia e Brahim Avdylit në tërësi, prandaj edhe kjo e këtyre katër librave, në veçanti është një poezi e brumosur me ndjenjën e të shkruarit larg atdheut. Pesha e mallit dhe e dashurisë për atdhe për këtë poet të talentuar janë akte të një drame të dhimbjes e të qëndresës artistike të shkrirë në shiritin e artit poetik që mban vulën e një poeti e të një atdhetari të dëshmuar, të lidhur fort me fatin e atdheut e të kombit.


-----------------------



Poeti i madh shqiptar Brahim Avdyli  takon plejadës së krijuesve të fundviteve shatëdhjetë dhe fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX).

Lindi me 05 shtator të vitit 1960 dhe i rritur në Morinë të Malësisë së Gjakovës, në një vend me tradita kulturore dhe kombëtare. Që në vitet e hershme të rinisë jai  pati dy prirjeve të veçanta: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptar.

Ndër të parët është  vënë në krah të luftës çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në mes viteve 1990-1995 ka botuar revistën periodike gjithëshqiptare në Zvicër „Qëndresa“ dhe ka qenë Kryeredaktor i saj.
Shkollën fillore „Ganimete Terbeshi“ e ka kryer në Morinë dhe në Ponoshec, sikurse gjimnazin „Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe në Gjakovë me rezultat të shkëlqyeshëm.

Fakultetin Filologjik e ka kryer në Universitetin e Prishtinës në Prishtinë, Drejtimi i Letërsisë dhe i Gjuhës Shqipe .Është  Profesor i Letërsisë.

Pas Universitetit ka kryer kursin pasuniversitar në Akademinë Diplomatike Shqiptare për Maradhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomacinë dhe ka filluar studimet pasuniversitare në Universitetin e Strugës, Fakultetin e Shkencave Politike, Drejtimi i Maradhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë, me ç`rast i ka përfunduar dhe ka mbrojtur temën e magjistraturës në lëminë e mërgatës shqiptare të Zvicrës....
Është  anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); anëtar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës (SHKSHZ), etj. si dhe anëtar i Autorëve të Zvicrës (AdS).

KA BOTUAR KËTO LIBRA:


-“Në hijen e Alpeve”, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983,
-“Buka e kuqe”, poemë, Atdheu, Cyrih, 1990,
-“Kur zgjohet Dodona”, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992.
-“Pasqyrë e përgjakur”, poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994,
-“Klithje nga fundi i ferrit”, poezi, Onufri, Tiranë, 1997,
-“Gjuha e dheut tim”, poezi, Albin, Tiranë, 1999,
-“Klithje nga fundi i ferrit”, b.i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000,
-“Baraspesha e humbur”, poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003,
-“Vragat e një kohe”, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005,
-“Lëvozhga e vdekjes”, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007,
-“Setele Vesniciei”, p. të zgjedhura, BKSH, Bukuresht, 2008,
-“Zogu i këngës”, p. të zgjedhura, “Pjetër Bogdani” Has, 2009.
-„Mërgata shqiptare
e Zvicrës dhe roli i saj“, v.politike „Brezi `81“, Prishtinë, 2011

ËSHTË PREZENTUAR EDHE NË KËTO LIBRA:

-„Rrjedhë e lë gjurmë“, poezi e studentëve të Kosovës,
Bota e Re, Prishtinë, 1983,
-Nebil Duraku:
„Shkrimtarët e Kosovës, 1945-1985“,
Rilindja, Prishtinë,1985,
-„Poezia dal Kossovo“, Antologji e poezisë kosovare,
Besa Editrice, Nardò (Lecce), Itali,1999,
-Hasan Hasani:
-„Leksikoni i shkrimtarëve shqiptar, 1501- 2001“,
Faik Konica, Prishtinë 2003,
-„Vulcanul rabdarii/Vulkani i durimit“,
Poeme traduse in limba romana de Baki Ymeri,
Editura Do-Minor, Bukuresti, 2008,

KA MARR DISA  SHPËRBLIME  NË PËRËNDIM:

-Kam  zënë vendin e dytë për poezinë më të mirë të botuar në konkursin letrar me rastin e 28 Nëntorit 1997, „Zëri i Kosovës“, LPK.

-Ka marrë vendin e parë „Pena e Artë“, në takimet pranverore të krijuesve shqiptarë të Diasporës, më 2001.

-Ka marrë shpërblimin e parë “Agim Ramadani” në Konkursin pranë Qendrës Kulturore Shqiptare për poezi në Cyrih të Zvicrës, me 25 prill 2009.

-Ka marrë shpërblimin e dytë për poezinë më të mirë në Konkursin Letrar, me 01.5.2010, në Orën Tradicionale Letrare të LSHAKSH-së, në Koblenz të Gjermanisë për Pavarësinë e Kosovës dhe shpërblimin e Parë për poezinë më të mirë në Konkursin Letrar, me 25.4.2011, në Orën e Madhe Letrare të së njëjtës „Lidhje…“, në Koblenz të Gjermanisë…

NJË SHPËRBLIM I PAMARRUR:

Libri i tij poetik „Në hijen e Alpeve“, ka hyrë në zgjedhje të ngushtë për shpërblimin „Hivzi Sylejmani“, që filloi të jepej në vitin 1983 për librin më të mirë të autorëve të rinj.

Në zgjedhje përfundimtare kanë qenë tre poetë: Milazim Krasniqi, Basri Çapriqi dhe Brahim Avdyli.

 Shpërblim  e mori  poeti Basri Çapriqi nga Ulqini.

Floripress:Flori Bruqi

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...