DOSSIER
Ish-nënkryetari i Degës së Brendëshme të Pogradecit, Vladimir Meçe, dëshmon për herë të parë mbi vizitën e bërë në shtëpinë e poetit të famshëm dhe vjedhjen e arkivit të tij
Shefi i Sigurimit: "Ja pse shkova me Kadarenë tek Lasgushi"
--------------------------------------------------------
Dashnor Kaloçi
Kemi botuar në Floripress , pjesë nga ditari i zonjës Meri Lalaj të shkëputura prej librit të saj "Lasgushi në Poradec". Ndër pjesët e atij libri që ne nuk i përzgjodhëm për t'i botuar, ndër të tjera bëhej fjalë edhe për vizitën e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, në shtëpinë e poetit të famshëm, ku ai sipas zonjës Lalaj, shoqërohej nga ish-nënkryetari i Degës së Brendëshme të Pogradecit, Vladimir Meçe. Pas botimit të atij shkrimi, zoti Meçe reagoi në adresë të gazetës sonë, ndaj aluzioneve që ka bërë Meri Lalaj në librin e saj lidhur me atë vizitë që ai dhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare, kishin bërë në shtëpinë e Lasgush Poradecit. Duke qenë e hapur për lexuesin e gjërë dhe për të hedhur sadopak dritë rreth së vërtës mbi vjedhjen e arkivit të Lasgush Poradecit, ne i ofruam mundësinë zotit Meçe për të dhënë dëshmitë e tij në kuadrin e debatit të hapur këto ditë në gazetën tonë midis kujtimeve të marra nga ditari i zonjës Lalaj dhe vajzës së Lasgushit, Maria Gushos.
Në foto:Meri Lalaj
Zoti Meçe, në një libër të botuar së fundmi, të titulluar "Lasgushi në Poradec" të autores Meri Lalaj, thuhet se në vitin 1984 kur ju keni qenë nënkryetar i Degës së Brendëshme të Pogradecit, bashkë me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, keni qenë për vizitë tek shtëpia e Lasgush Poradecit?
"Po kjo është më se e vërtetë".
Në çfarë rrethanash njiheshit ju me Kadarenë?
"Me Ismail Kadarenë unë isha njohur që në vitet 1967-71 kur isha student në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë, sepse ai në atë kohë na jepte një cikël leksionesh mbi letërsinë bashkohore perendimore. Natyrisht, dëshira ime si çdo student tjetër, ishte për një njohje të afërt me të, aq më tepër që në "garën" se cili nga shkrimtarët ishte më i madh, Agolli apo Kadareja, unë bëja pjesë në grupin e kadareistëve. Nisur nga sa thashë më lart, ishte dëshira ime për të gjetur mundësitë dhe për t'u afruar e për t'u njohur me Ismailin. Dhe ai ndonëse nga natyra në dukje ishte pak i ftohtë, gjente kohën dhe mënyrat, për të mos na prekur në dëshirat tona. Por dëshira, pra njohja nga afër me Kadarenë, m'u realizua pas vitit 1971 kur unë mbarova fakultetin dhe u emërova me punë si redaktor në shtypin ushtarak. Në atë kohë mua m'u dha mundësia për t'u njohur nga afër me Ismailin, duke i kërkuar për të botuar ndonjë tregim, kritikë letrare etj.".
Ju njiheni si njeri që keni punuar në Shërbimet Sekrete, apo siç njihet ndryshe në Sigurimin e Shtetit, kurse në fakt thoni që jeni diplomuar në Gjuhë-Letërsi e keni punuar në gazetari?
"Po kjo është më se e vertetë, unë jam diplomuar në Gjuhë-Letërsi dhe në të gjithë karrierën time kam punuar vetëm shtatë vjet në Shërbimet Sekrete, periudhën tjetër jam marrë me gazetari. Pra është rasti të them lidhur me njohjen time nga afër me Kadarenë. Kur isha në shtypin ushtarak, pas disa kërkesave që i bëra Ismailit, ai më dha dhe ma besoi mua për t'ja botuar prozën e mrekullueshme "Baladë për vrasjen e Jusuf Gërvallës". Pra desha të them, se njohja ime me Kadarenë, ishte shumë kohë më përpara se unë të filloja punë në Shërbimet Sekrete dhe dua të shtoj se në atë kohë kur unë fillova punë në ato organe, nuk më ishte shuar aspak pasioni për Letërsinë, ashtu sukurse edhe sot. Pra në atë kohë unë kisha të botuara një libër me tregime, skenarë për filma artistik e novela, për të mos përmëndur me dhjetra artikuj publicistikë, reportazhe të ndryshme etj. U zgjata pak për t'u përgjigjur pyetjes suaj, por me këtë desha të sqaroj se përse u ndodha unë nën shoqërinë e Kadaresë në shtëpinë e Lasgush Poradecit, në gushtin e vitit 1983".
Me ç'rast ju dhe Kadareja shkuat për vizitë tek Lasgushi?
"Në parantezë desha të them, se në atë kohë, pra në gushtin e vitit 1984, unë nuk kisha veçse një muaj që isha transferuar nga Tirana për në Pogradec, me detyrën e Shefit të Sigurimit të atij rrethi, apo thënë ndryshe në detyrën e nënkryetarit të Degës së Brendëshme. Në atë periudhë, pra në gusht 1984, Ismaili ndodhej me pushime në Pogradec dhe teksa ishim duke pirë kafenë e mëngjezit, ai më tha: "Duhet ta njohësh Lasgushin". Këtë gjë Ismaili ma tha, pasi e dinte pasionin tim të madh për Letërsinë dhe për mua ajo gjë përbënte vërtet një rast shumë të mirë për të shkuar për vizitë në shtëpinë e tij, sepse në atë kohë atij i kishte vdekur bashkëshortja, Nafija. Kështu atë pasdite unë me Ismailin e bashkëshorten e tij, Elenën, shkuam për vizitë tek shtëpia e Lasgushit".
Kë gjetët dhe kush iu priti atje?
"Në shtëpinë e tij, ishte vetë Lasgushi së bashku me dy vajzat, Kostandina e Maria. Asnjë njeri tjetër nuk ishte në atë shtëpi".
Sa qëndruat në shtëpinë e Lasgushit dhe gjatë asaj kohe a erdhën njerëz të tjerë aty?
"Me sa mbaj mënd, ne aty kemi qëndruar rreth dy orë dhe gjatë asaj kohe nuk na shqetësoi asnjë njeri tjetër".
Por Meri Lalaj, në librin e saj "Lasgushi në Poradec", shkruan se ka qenë edhe ajo prezent gjatë vizitës suaj aty?
"Kjo nuk është aspak e vërtetë, aty në atë shtëpi përveçse sa thashë më lart, nuk ka pasur dhe nu ka ardhur asnjë njeri tjetër".
Po Meri Lalajn, a e keni njohur ju?
"Këtë emër e kam dëgjuar vite më vonë, mbasi në atë kohë dhe gjatë gjithë qëndrimit tim në Pogradec, nuk kisha dëgjuar kurrë për këtë njeri dhe këtë e pohoj duke pasur parasysh jo vetëm detyrën time funksionale, por edhe dëshirat e mija për t'u shoqëruar e qëndruar me krijuesit pogradecarë, me të cilët si atëherë edhe sot kam një miqësi të pastër dhe respekt të ndërsjelltë".
"Çfarë bisedash bëtë gjatë qëndrimit tuaj në shtëpinë e Lasgushit?
"Në parantezë desha të them se që përpara se të hynim në shtëpinë e Lasgushit, mua m'u rikujtua një vizitë që pata bërë në Shtëpinë Botuese "Rilindja" të Prishtinës në vitin 1979, ku vëllezërit kosovarë na dhuruan serinë e plotë të veprave të rilindasve tanë në një botim luksoz, e midis tyre një vëllim me poezitë e Lasgushit, të titulluar "Vdekja e Nositit". Përveç të tjerave mua më kishte tërhequr vëmëndjen edhe një fotografi e Lasgushit që ishte botuar në atë libër, ku ai kishte dalë në moshë të re dhe me flokët e gjata, që mua çuditërisht më ngjasonte me njërin nga këngëtarët e mdhenj anglezë të një prej grupeve më të famshëm të asaj kohe. Ajo fotografi më shoqëronte së bashku me pyetjen: nëse Lasgushi ishte më tepër fenomen artistik, apo shoqëror. Ndërsa pamja që më doli përpara syve kur e takuam Lasgushin, ma hoqi përfytyrimin e fotografisë përfundimisht dhe më futi në botën e rilindasve tanë, jo vetëm për flokët borë të bardha dhe veshjen me jelek e qostek, ndonëse ishte vapë gushti. Ndërsa pas bisedës me të, dilemën time midis fenomenit artistik e shoqëror, e zgjidha në favor të të dyjave".
Si ju prezantoi Ismaili tek Lasgushi?
"Ismaili me prezantoi si mikun e tij, duke i theksuar Lasgushit, që ai (Lasgushi) mund të më drejtohej në çdo kohë dhe çdo moment, për çdo problem apo hall që të kishte ai dhe dy vajzat e tij, Maria e Kostandina, duke i nënvizuar dhe detyrën funksionale që kisha unë në Pogradec".
Si reagoi Lasgushi pas kësaj?
"Ndërsa Lasgushi më falenderoi për vizitën e ngushëllimin që i bëmë, Ismaili i tha që edhe unë isha i pasionuar pas Letërsisë dhe që shkruaja prozë e pëlqeja poezinë. Në këtë moment, Lasgushi ndërhyri me vrull duke thënë: "Ismail, njeriu që lexon dhe pëlqen poezinë, doemos, është njeri i mirë". Pas kësaj Lasgushi pati një monolog të gjatë mbi raportet e poetit me atdheun dhe në substancë më kujtohet që u shpreh: "Ne poetët, Ismail, drejtojmë atdheun, ne mbajmë gjallë Kombin, ne i zgjedhim djemtë të bëjnë ekonominë, të ruajnë kufijnë", dhe fraza të kësaj natyre gati gati qiellore, mbi rolin e poetit në këtë gjithësi, ishin të pafundme. Ju më pyetët në fillim që a na shqetësoi njeri gjatë asaj bisede. Më kujtohet se herë pas here, konja e bardhë që i rrinte në prehër, lëvizte, ndërsa Lasgushi e përkëdheltë dhe në një moment duke na u drejtuar ne tha: "Emrin e ka qen, por në të vërtetë punën e bën të madh se është besnik".
A mund të na thoni gjë rreth arkivit personal të Lasgushit, a kishit të dhëna se ai po vidhej?
"Po ne ishim në dijeni se Lasgushi kishte një arkiv personal mjaft të pasur, veçanërisht me dokumente e dorëshkrime origjinale autentike, jo vetëm të tijat por edhe të shumë personaliteteve shqiptarë e të huaj me të cilët ai kishte pasur korespodencë. Ato përbënin një pasuri të paçmuar kombëtare dhe për këtë arsye ne ishim vënë në dijeni si organ dhe kishim informacione se disa elementë me prirje negative, i ofroheshin herë pas here, gjoja duke i ofruar miqësi, për t'ia përvetësuar këto dokumenta. Nuk e di nëse ky element e realizoi vjedhjen e arkivit dhe deri në ç'masë, por di të them se ne e kishin sinjalizuar familjen e Lasgushit që të ruhej prej tyre. Kujtoj se ishte një informacion për një grua e cila i shërbente herë pas here në shtëpi, në disa punë të rëndomta shtëpiake, ku Lasgushi, si aristokrat i lindur që ishte, nuk i lejonte gruan dhe dy vajzat që t'i bënin".
Mos bëhet fjalë për zonjën Meri Lalaj?
"Thashë se ne kishim informacione, por unë nuk mund të konfirmoj nëse ishte ky person apo jo. Kjo lidhet me dy arsye: e para sepse me ato probleme të rëndomta merrej vetëm policia e nuk ishin objekt i punës sonë dhe e dyta në informacionet që kishim flitej për më shumë se nje person që vidhte arkivin e Lasgushit".
Thatë që i keni lexuar shkrimet e fundit të gazetës sonë mbi ditarin e Meri Lalajt e marrëdhëniet intime të saj e zonjëës Ana Jovani me Lasgushin, a keni pasur ju informacione si organ, për ato lidhje?
"Lasgushi kishte shije të holla dhe mrekullohej vetëm para së bukurës. Besoj se me këtë ua dhashë përgjigjien e pyetjes suaj".