Nga Flori Bruqi
Librin që e botoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës /"Pleroma’s Dew"/, poeti i mirënjohur shqiptar nga Rahoveci ,z. Fahredin Shehu e promovoi në Prishtinë.
Daut Demaku & Fahredin Shehu
Sipas kritikëve, Fahredin Shehu e ushqen mendjen dhe shpirtin e tij për gjeneratat që vijnë në formën e pastër esenciale të artit. I botuar para disa javësh në New York, nga shtëpia botuese "Inner Child Press", libri me poezi ‘Pleroma’s Dew’ i shkrimtarit Fahredin Shehu u promovua edhe në Prishtinë.
Në amfiteatrin e Shkollës Amerikanë në Kosovë u mblodhën njerëz të fushave të ndryshme të kulturës. Ata erdhën aty për të dëgjuar deklamimin e poezive të Shehut në anglisht dhe në shqip, si dhe për të dëgjuar vlerësimet e kritikëve mbi poezinë e tij, por edhe për të dëgjuar përvojat e tij letrare.
Fahredin Shehu & Ilire Zajmi
Shkrimtari Daut Demaku foli për sakrifikimin për artin, apo si e quajti ai, vetëvrasjen në emër të artit, duke marrë dy shembuj. Një në letërsinë botërore dhe një në letërsinë e Kosovës.
I pari është Xhojsi e i dyti Teki Dervishi. Në këtë mes, Daut Demaku e futi edhe Fahredin Shehun.
Fahredin Shehu & Agim Gjakova
“Për të arritur rezultate mbinjerëzore, mbi mesataren njerëzore, shkenca e madhe, krijuesit e mëdhenj, sportistët e mëdhenj kanë përdorur mjete stimuluese.
Te Fahredini ka ndodhur një mrekulli sepse e ka njohjen që të gjitha ato rezultate që janë mbërritur përpara me stimulanse të quajtura drogë tash arrihen me meditim”, tha shkrimtari Daut Demaku.
“I ushqyer nga të gjithat që gjeniu njerëzor ka krijuar në kuptimin shpirtëror: letërsia, Koanet e Zenit, Upanishadat, mjeshtrit sufi si Rumi, Ibn Arabi dhe të tjerët, kabalistët, transcendentalitët, teozofët, Thoreau dhe Khalil Gibran, Shehu krijon në mënyrë unike dhe përfaqëson letërsinë ashtu si Nënë Tereza i ofroi njerëzimit shpresën për një botë më të mirë”, tha Korenica.
Naser Dula
Ai shtoi se përderisa në letërsi shumë është shkruar për iluzionin e fillimit (Gjeneza) dhe iluzionin e fundit (Apokalipsi), Shehu zgjedh të shkruajë për iluzionin e ‘Tash’ dhe ‘Këtu’.
Korenica theksoi se për Fahredin Shehun jeta është fenomen i jashtëzakonshëm, përderisa ajo është dashuri, proces i papërshkrueshëm, ndërsa vdekja është e çastit, ndodh shpejt dhe shkurt dhe nuk ka magji në të.
Visar Korenica
Sipas tij, Shehu mbetet i heshtur nga refuzimi aktual i skenës së varfër kosovare, përderisa ai e ushqen mendjen dhe shpirtin e tij për gjeneratat që vijnë në formën e pastër esenciale të artit, ku në shikim të parë është transcendentale, e lashtë dhe e përhershme.
Fahredin Shehu lindi në Rahovec në vitin 1972, është shkrimtar shqiptar.
Studimet universitare i kryen ne Universitetin e Prishtinës, Studime Orientale. Aktivisht mirret me kaligrafi duke zbuluar teknika dhe mediume te reja për këtë lloj specifik të artit vizuel. Jeton dhe punon ne Prishtine
Studiues i trashigimise shpirterore boterore. Shkruan edhe veshtrime estetike per artin vizuel
[redakto]Thënie më të njohura
Fahredin Shehu me Flori Bruqin
Mendimet më shkojnë në pakufi e çdoherë mbetem në mes
Feja është për ata që i frikohen ferrit dhe shpresojnë parajsën, shpirtënia është për ata të cilët kanë dalur prej tyre
Njeriu i madh ka vepra dhe gabime, njeriu i vogël i ka vetëm gabimet
Na mungon vokabulari tokësor për çështje qiellore
Në pritje të homo gnosticus-it, homo sapiens-i shuhet duke e vrarë vetën
Në Terra Reralistiae çdogjë është reale, edhe ëndrra vetëm se duhet të lexohet me kodin ëndërror
Humbësi me i madh është ai i cili për çdo deshtim gje
Krijimtaria
NUN- përmbledhje me poezi mistike, 1996 botim autori,
SHUMËSI E PADUKSHME- Prozë poetike, 2000, botim autori
NEKTARINA- Roman epik transcendental, 2004, sht. Botuese, Rozafa Prishtinë projekt i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës
ELEMENTAL 99- Tregime të shkurta poetike, 2006, Qendra për mendim pozitiv, Prishinë
KUN- Përmbledhje me poezi të lirikës transcendentale, 2007, Sht. Botuese LOGOS-A, Shkup
*Botimet në gazeta dhe revista:
Ese në të përditshmen ZERI, Prishtinë,
Ese në të përditshmen LAJM, Prishtinë,
Ese në të përditshmen GAZETAEXPRESS, Prishtinë,
Ese në të përditshmen ILIRIA POST, Prishtinë,
Kolumne dhe ese në javoren JAVA, Prishtinë,
Poezi në Revistën e Qendrës për studime humanistike GANI BOBI, Prishtinë
Ese në revistën “Studime Orientale” të botuar nga Shoqata e Orientalistëve të Kosovës.
Poezi në revistën STAV- Tuzla, Bosnie dhe Hercegovinë
Poezi në Revistën ZIVOT- Sarajevë, Bosnie dhe Hercegovinë
Poezi në revistën ULAZNICA- Zrenjanin, Vojvodinë
Ese në revisten elektronike SEGURAWEB, Holandë
Ese në revistën elektronike GAZETA START, Shqipëri
Pjesëmarrjet:
Ekspozita e kaligrafive në Kajro, Egjipt, 2004
Takimet e 44-ta te poezisë, Sarajevë 2005
Kongresi mbi 600 vjetorin e Veprës së Abdurrahman Ibn Khaldunit, Kajro, Egjipt, 2006
Takimi për të drejtat e pakicave etnike, Parlamenti Evropian, Bruksel, 2006
Ekspozita e pikturave dhe e librave ne Ministrine e kultures se Egjiptit, Kajro , 2007
Lidhje të jashtme
- http://www.horizonti.com/artikujt/artikulli_2004_02_7_1012.php
- http://gazetajava.com/artman/publish/article_515.shtml
- http://gazetastart.com/index.php?faqe=shfaqlajm&lajmid=458
- http://gazetastart.com/index.php?faqe=shfaqpenza&lajmid=1115
- http://members.tripod.com/sabahudinh/index-3.html
- http://drejtesia1.editboard.com/Kategoria-e-pare-c1/Shkruani-ndonje-ese-f10/LUKMAN-t5.htm
- http://www.iliriapost.net/index.php?id=5689
- http://drejtesia1.editboard.com/Kategoria-e-pare-c1/Shkruani-ndonje-ese-f10/OSHO-p13.htm
- http://www.kontribut.com/intelektualet/index.html
- poezi në internet prill 2007
- Faqe personale
- http://fahredin-sh.blogspot.com/2007/03/art-of-creation-fahredin-shehu_31.html
- http://jetonkelmendi.multiply.com/journal/item/139/Fahredin_Shehu_cikel_poetik
- http://dardamedia.com/fahredinshehu.html
- http://floart.blogspot.com/
- http://www.rtvbesa.com/
- http://www.rrokum.tv/index.php?id=2&page=10
- http://fahredin-sh.blogspot.com/
- http://www.worldbulletin.net/author_article_detail.php?id=1075
- http://www.libri24.com/index.php/manufacturers_id/83?osCsid=8eind8o7u7lskssiupfm0tjo46
- http://publicistika.com/content/category/10/37/70/
- http://members.tripod.com/sabahudinh/index-3.html
- http://mitglied.lycos.de/metafora/
- http://www.proasyl.de/fileadmin/proasyl/fm_redakteure/Newsletter_Anhaenge/110/minor_kos.pdf
- http://www.albstudent.eu/glocal/index.php?option=com_content&task=archivecategory&year=2006&month=10&module=1
- http://articulosisabelnunez.blogspot.com/2007_06_01_archive.html - (Italisht)
- http://floart-press.blogspot.com/2007/02/poeti-i-nun-eve-mistike-fahredin-shehu.html
- http://www.worldbulletin.net/author_article_detail.php?id=1264
- http://www.worldbulletin.net/author_article_detail.php?id=1149 - (Anglisht)
- http://kosova.albemigrant.com/?p=1424
- http://www.cafebabel.com/pol/article/24274/przyszoci-w-kosowie-jest-sztuka-inspirowana-death-.html
- http://www.seguraweb.nl/arspoetica/arspoetica.php?id=102
- http://www.newropeans-magazine.org/content/view/7917/259/
- http://floart-press.blogspot.com/2007/11/fahredin-shehu-plankton-of-ketmans.html
- http://drejtesia.blogspot.com/2008/02/mbi-lindjen-dhe-jeten.html
- http://jetonkelmendi.multiply.com/journal/item/139
- http://www.cafebabel.com/ger/article/24260/kosovo-zukunft-und-death-metal-kunst.html