2012-05-27

Kodifikimi i idealizmit absolut dhe i psikologjisë eksperimentale në vepren e John Dewey.




KRIJIMTARIA LINGUISTIKE E DEWEY-IT DHE PERFOMANCA E FILOZOFISË PRAGMATIKE


“Versioni i Dewey-it për natyralizmin, gjithsesi përmban një parim të diskutueshëm për të kufizuar dualizma të tilla si, mendja dhe materiali, fryma dhe natyra, pamja dhe realiteti. Për të shpjeguar këtë në mënyrë pragmatike, ai krijon rreshta pafund, që e konsiderojnë natyrën si fenomen organik dhe të vazhdueshëm. Ndërsa, synon të sqarojë ndërlikimet e marrëdhënieve njerëzore në procesin e kërkimit të njohurisë nga përdorimi i arsyes dhe intuitës, veçanërisht arritjen dhe përdorimin e një gjuhe aq të pragmatizuar, ai e trajton situatën në mënyrë pragmatike në kontrast të plotë me filozofët e antikitetit të Greqisë, të cilët spekuluan me lidhjen tru/mendje. Gjuha pragmatike e Dewey-it mbështetet në iluminizmin e këtij fenomeni, i cili nevojitej që në kohën kur “as Platoni, as Aristoteli nuk e njihnin funksionin kryesor të trurit në perceptim, apo gjuhë. [Dhe pa] urtësinë e Aristotelit e rrëzoi atë, kur sugjeroi se, truri është si sfungjeri, funksioni i të cilit shërben për të qarkulluar gjakun. Megjithëse, shkrime të tjera në të njëjtën kohë dëshmojnë një depërtim më të thellë.”

Nga Gjekë MARINAJ

John Dewey mbetet një nga filozofët amerikan me famë mbarëbotërorë dhe një nga psikologët më të vlerësuar. Ndikimi i tij në sistemin shkollor amerikan dhe në reformat sociale të këtij vendi është po aq i njohur sa dhe roli i tij si një nga etërit e pragmatizmit së bashku me Charles Sanders Peirce dhe William James. Megjithatë, krijimtarisë së Dewey-it mbi linguistikën dhe performancën pragmatike në filozofi akoma i mungon vlerësimi që vërtet meriton. Kjo ndoshta, sepse, që në krijimtarinë e hershme të tij praktikoi kodifikimin e idealizmit absolut dhe psikologjinë eksperimentale dhe se ka pasur të bëjë me një tranzicion gradual (i cili nisi në vitet 1890-të) ku vëmendja e tij u përqendrua në tendenca më praktike dhe empirike. Apo më keq akoma, në mundgësën e shkallës së duhur të vlerësimit ndaj tij në këtë pikë, mund të këtë ndikuar edhe ndonjë interpretim i pasaktë i pragmatizmit si ai i Bill Durant, i cili i kushtoi vëmendje kontributit gjuhësor të Dewey-it përmes pragmatizmit, por në përpjekje për ta mënjanuar domosdoshmërinë e pragmatizmit në përgjithësi si shkollë e filozofisë dhe jo për ta ndihmuar atë:

Mbi të gjitha pragmatizmi, nuk ishte “thjesht” filozofi amerikane; ai nuk ngërthente frymën e Amerikës më të madhe që shtrihet nga jugu dhe perëndimi i shteteve të Anglisë së Re. Ai qe jashtëzakonisht moralizues, aq sa e tradhtoi origjinën puritane të autorit. Ai nxori me një frymë përfundime praktike dhe probleme faktike dhe nga ana tjetër eci me vrullin e shpresës nga toka në qiell. Nisi me një reagim të fuqishëm kundër metafizikës dhe epistemologjisë, aq sa dikush priste nga ai një lloj filozofie të natyrës dhe shoqërisë, por që përfundoi thuajse si një lutje ndjese për etikën intelektuale të çdo parimi të vyer. Pra, kur do të mësojë filozofia t’ia lërë fesë shqetësimet tronditëse të jetës tjetër dhe psikologjisë, ato vështirësitë e mëdha gjatë procesit të dijes dhe t’i japë vetvetes me gjithë forcën e saj, ndriçimin e qëllimit njerëzor, harmonizimin dhe kulmimin e jetës njerëzore?  (Durant, 565).

Cilatdo qofshin arsyet, “gjuha është mjeti i mjeteve, është nëna ushqyese e çdo esence” në filozofi (Dewey, NC, 58) dhe disfata qëndron në faktin se shumë pak studiues kanë marrë iniciativën të zbulojnë këtë aspekt të domosdoshëm të pragmatizmit të Dewey-it ashtu si e ka zbuluar edhe Emmanuel G. Mesthene. Në librin me titull “Si na sqaron gjuha” How Language Makes Us Know, Mesthene lidh tranzicionin e tij nga Aristoteli deri tek Dewey me këtë miratim: “Çfarë që përfshihet në tradhtinë ndaj pragmatizmit dhe ndaj konceptit më të ndërlikuar  gjuhësor mbi të cilën do të duhej të mbështetej, solucionin do e gjejmë në kapitullin tjetër, në atë të Aristotelit të sotshëm [Dewey]” (Mesthane, 46). Mbështetur në këtë pikë, a pranojmë plotësisht Mesthane-in, por më tepër argumentin e Dewey-it në esenë “Matriksi ekzistencial i analizës: kulturë, në të cilën argumentoi se “fusha origjinale e gjuhës apo simbolet mund të arrihen vetëm përmes përpjekjeve që sjellin një grup veprimtarish në kushte të pranueshme” dhe faktin se “qeniet njerëzore mendojnë kur kundërshtohen nga disa lloj problemesh” (Dewey, 84). Përmes këtyre rreshtave të kësaj eseje, dëshiroj të përshkruaj dhe vlerësoj, se si e përdori John Dewey krijimtarinë në linguistikë dhe performancën pragmatike, e cila e përkthyer në një gjuhë të unifikuar pragmatike i bëri edhe më të qarta disa nga tiparet më të përcaktuara të pragmatizmit, si p.sh, metodën e orientimit të problemeve përkundrejt dilemave praktike dhe intelektuale. Me fjalë më të thjeshta, Dewey përdori një gjuhë, që lidhet me tërë pikëpamjen konceptuale të filozofisë pragmatike.
Dewey botoi disa nga artikujt më me ndikim në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të   19-të, ku stili i shkrimeve të tij pasqyroi simbole të nuancave pragmatike në lidhje me gjuhën. Dewey zhvilloi më shumë teorinë e gjuhësisë dhe që atëherë natyra e këtyre shkrimeve u pasurua më tepër përmes kuadrit të plotë konceptual të asaj çka përbën plotësisht pragmatizmin. Gjuha e tij filloi të renditet nga prirje përkushtimi drejt reagimeve biologjike, jo si “diçka e gatshme, që njeriu e fantazonte për të shprehur mendimet dhe idetë” (Hook – Wienpah, 273). Pavarësisht nëse tema e trajtuar merrej me analizën e përvojave emocionale, apo ndërmerrte diçka që kërkonte përpjekje të ngjashme me kalibrin e gjuhës së simboleve “Reflektim i konceptit harkor në Psikologji” The Reflex Arc Concept in Psychology qe perceptimi gjuhësor i esencës strukturore pragmatike. Kjo ishte e “qartë se metoda e analizës së Dewey-it përbëhej nga kërkesa e analizës së efektshme, kushti i të cilit duhej të qartësohej dhe shqyrtohej, jo vetëm nga ana logjike, por edhe gjenetike e empirike” (Hook – Wienpahl, 273). Dewey zbatoi idenë kryesore, sepse synonte që t’i mendojmë fjalitë si diçka “prekëse”, “vizuale” dhe jo thjesht si metafora që kërkojnë t’i bashkohen përgjysmë kulminacionit të mendimeve të tij. Stili gjuhësor dhe marrëdhënia me idetë pragmatike mendohej “të qenit i përjashtuar për të pasur ndikim të madh mbi rëndësinë e metodës filozofike dhe vlerën e saj me natyrë praktike” (Norton, 76).
Edhe pse ekzistonin akumulime hegeliane në mendimin e tij, vlen të vërejmë se, stili gjuhësor i Dewey-it nuk shfaqi asnjëherë shëmbëllime hegeliane. Në të vërtetë ai zbuloi diçka tek Hegeli, që i ngjiti pas, sidomos për çështje në lidhje me arsimin, psikologjinë, politikën, lëvizjet sociale dhe darvinizmin, ndaj ia vlen të themi se pje e përmbajtjes dhe interpretimit të mendimit të Hegelit për këto çështje u bë thuajse lajtmotiv në shkrimet e Dewey-it gjatë gjithë krijimtarisë, por që asnjëherë nuk e modeloi krijimtarinë e tij gjuhësore me atë të Hegelit, apo me dikë tjetër. Mendimi se letërsia e shkruar dhe koncepti gjuhësor kanë gjasa të mbeten të strukturuara mbi modelin në të cilin e kanë prejardhjen dhe se gjuha “supozohet të jetë thjesht mjet të shprehuri apo komunikimi, do të thotë se ato përmbajnë ide apo kuptime të plota në vetvete, përveç forcës së përbashkët vepruese”, (Dewey, EM, 81) e cila ishte shumë më tepër e përshtatshme dhe e zbatueshme nga pikëpamja pragmatike e filozofisë.
Në realitet ekziston një mosmarrëveshje universale midis studiuesve përsa i takon asaj se, sa shtresa të tilla akumulohen dhe ku gjenden ato. Është ende e vështirë të kuptohen disa pjesë nga vepra e tij pa menduar për to në lidhje me filozofinë e Hegelit. Ndërkohë, pavarësisht mendimit të Dewey-it në sistemin natyralist të “organizmit dhe mjedisit”, fakti se nuk është e vërtetë sipas kuptimit linguistik, (së paku për rastin e tij), mund të interpretohet në një argument të zbatueshëm se Dewey i vërtetoi vetëm pjesërisht të vërtetë disa nga linguistët që mendonin se gjuhët përbëhen nga një “cikël jete” dhe u zhvilluan sipas ligjeve evolutive, pasi mendohej gjithashtu, se çdo gjuhë mund ta ketë prejardhjen nga një trashëgimtar i përbashkët. Mbi të gjitha, përveç faktit se kjo teori e natyralizmit biologjik mbart pjesë të një të vërtete brenda saj, ka të bëjë me një mbi thjeshtëzim se si ndryshojnë gjuhët dhe si mund të evoluojnë në gjuhë të tjera, apo në stile të shkruari si ajo e Dewey-it (Fromkin, Rodman, Hyams, 520). Gjuha e Dewey-it mbështetet në disa nga këto koncepte, por ajo mbetet unike në terma të të qenit në gjendje të përshtatet me pragmatizmin pa radikalizuar tërë strukturën. Ai nuk mendon sipas fjalëve të kohës, vetëm sepse përmes tyre historianët mund të përkufizojnë një epokë, apo të përcaktojnë një çast të humbur, për shkak se, “gjuha nuk rrjedh nga një asociacion idesh, por ia beh si shfaqje e natyrshme prej trajtave të mëparshme të botës shtazore, ajo reagon për të ndryshuar format dhe modelet e para me një veprimtari në lidhje të tillë si për t’i dhënë jetë një forme të re” (Dewey, EM, 86). Për pasojë, vetëm me shfrytëzimin e gjuhës së tij krijuese, Dewey nuk na jep një nivel të ri përjetese, por na transmeton shkrime pragmatike, pra një dimension historik në të njëjtën kohë.
Po të flasim nga ana pragmatike, Dewey e trajton botën si fenomen të zakonshëm dhe këmbëngul të veprojë njësoj me gjuhën përmes së cilës përshkruan. Për disa të tjerë, natyralizmi në filozofi nuk do të thotë thjesht supernatyralizëm. Filozofia natyrale nuk ka zot, apo fantazma, e të tjera si këto. Natyralistë të tjerë kanë një këndvështrim më të rreptë dhe flasin esencialisht se, nuk ekziston asnjë dije shkencore tek natyralizmi. Megjithatë, kjo nuk është e pazakontë në filozofi, “kur Aristoteli konfiguroi ndryshimin midis aspekteve të ndjeshme që janë më të dukshme, të njohura, racionale dhe më shumë evidente, që vet-njihen, ai po bënte dallimin midis gjërave që funksionojnë në universin e diskursit lokal të kufizuar dhe të tjera si këto, simbolet e të cilave janë të atilla, sa janë gati të krijojnë dialog të larmishëm dhe pambarim” (Dewey, NC, 53).
Versioni i Dewey-it për natyralizmin, gjithsesi përmban një parim të diskutueshëm për të kufizuar dualizma të tilla si, mendja dhe materiali, fryma dhe natyra, pamja dhe realiteti. Për të shpjeguar këtë në mënyrë pragmatike, ai krijon rreshta pafund, që e konsiderojnë natyrën si fenomen organik dhe të vazhdueshëm. Ndërsa, synon të sqarojë ndërlikimet e marrëdhënieve njerëzore në procesin e kërkimit të njohurisë nga përdorimi i arsyes dhe intuitës, veçanërisht arritjen dhe përdorimin e një gjuhe aq të pragmatizuar, ai e trajton situatën në mënyrë pragmatike në kontrast të plotë me filozofët e antikitetit të Greqisë, të cilët spekuluan me lidhjen tru/mendje. Gjuha pragmatike e Dewey-it mbështetet në iluminizmin e këtij fenomeni, i cili nevojitej që në kohën kur “as Platoni, as Aristoteli nuk e njihnin funksionin kryesor të trurit në perceptim, apo gjuhë. [Dhe pa] urtësinë e Aristotelit e rrëzoi atë, kur sugjeroi se, truri është si sfungjeri, funksioni i të cilit shërben për të qarkulluar gjakun. Megjithëse, shkrime të tjera në të njëjtën kohë dëshmojnë një depërtim më të thellë”, (Fromkin, Rodman, Hyams, 34).
Nga ana tjetër, filozofia e Dewey-it u ndikua më shumë nga psikologjia, darvinizmi dhe sidomos biologjia. Përvoja njerëzore, sipas tij është një organizëm i përcaktuar në mjedis ku të dy gjenden në proces të vazhdueshëm ndërveprimi. Kjo pasi natyralizmi i tij synon përmirësimin e vijimësisë, ku gjithçka flet për mendjen e njeriut, mendimin njerëzor, arsimin dhe shkencën në filozofi, e cila duhet të ndërtohet mbi këtë imazh ndërveprimi. Megjithëse për Hare-in, sipas këtij sensi, së paku kuptimi i asaj që ai i quan fjalë – vlerore, “nuk është natyraliste, nuk rezulton në fjali që shndërrohen në analitike, të cilat nuk janë të tilla në përdorimin e zakonshëm. Për më tepër dëshmon duke vendosur drejtësi të plotë, si në përshkrim dhe vlerësim; në elementet mbi kuptimin e fjalëve-vlerore dhe mënyrën se si veprohet me rolin që ato luajnë në përdorimin e zakonshëm” (Hare, 175).
Por, nga pikëpamja shkencore dhe linguistike, gjithmonë do të ekzistojë pyetja, se si do të ndryshojë kapaciteti, mendja, mendimi dhe shkenca për të ndërvepruar më efektivisht me mjedisin? Po mirë, aspekti i darvinizmit mbi mbijetesën dhe kuptimësinë, mbetet veçanërisht i vërtetë për një organizëm që është i aftë në gjendjen e ndjesisë simbolike, pasi siç “pohuan filozofët, Gellner dhe Rusell, ndryshimet midis tyre me njerëz të panjohur duken të parëndësishme, torturat tradicionale të filozofisë, si për shembull, lidhja midis mendjes dhe trupit, lirisë dhe vullnetit, objektivitetit të vlerave dhe mundësisë së shkencës faktike jo empirike” (Michaels & Ricks – Tanner, 458). Vizioni parashikues i shkencës i jep jetë një tjetër dallimi, veçanërisht në epokën post-karteziane të mendjes dhe materies, si dhe një morie tjetër të dualizmave metafizike. Në një nga librat e tij epike në vitin 1938 “Logjika: teori e analizës”, gjendet një paragraf me titull “A është logjika disiplinë sociale?” përmes së cilës Dewey ndan pikëpamjet e tij nga ato të akademikëve të tjerë përfaqësues, ku “rëndësia më e kufizuar shprehet në lidhje me logjikën e simboleve. Ata që lidhen me ‘logjikën e simboleve’, jo gjithmonë e kuptojnë nevojën për të sjellë një imazh të referimit dhe funksionit të simboleve. Ndërsa, lidhja e simboleve me njëri – tjetrin është e rëndësishme, simbole të tilla duhet të kuptohen si përfundim sipas funksionit për të cilin shërben simbolika” (Norton, 79).
Përkatësisht, eseja e tij e njohur “Reflektim i konceptit harkor në psikologji” mbetet një nga kritikat e hapura mbi idenë, pasi psikologjia është çështje stimuli dhe reagimi, sido të ndodhin proceset ndërhyrëse midis tyre. Që të themi se jemi krijues në përdorimin e gjuhës, do të thotë se përdorimi i gjuhës nuk kufizohet me sjelljen stimul-reagim. Ndoshta Dewey do ta pranonte përmes kësaj. Por, këtu ekziston një analogji e lidhur me të, e krijuar nga tre linguistë të njohur amerikanë ku “është e vërtetë se, nëse dikush ju shkel këmbën, do të reagonit menjëherë përmes thirrjes, por këta tinguj nuk janë pje e gjuhës. Ato janë reagim i pavullnetshëm ndaj shkakut. Pasi thërrasim në mënyrë reflektive, mund të themi, “faleminderit që ma shkele këmbën, pasi kështu kuptova se, nuk vuaj nga elefantizmi dhe me e ndjeva, tani e kuptoj më mirë se nuk e kam këtë sëmundje!” (Fromklin, Rodman, Hyams, 9). Ndërsa argumenti i Dewey-it qëndron esencialisht se në të vërtetë nuk kalon thjesht në një proces që ngjan si hark, për shkak se çdo reagim ndryshon ambientin me mënyrën se si krijon nxitje të tjera. Në thelb, mënyra me të cilën duhet ta kuptojmë mendjen është se mendja lidhet me një qark të pandërprerë të ndërveprimeve. Stimujt dhe reagimet nuk janë marrëveshje të izoluara. Në mënyrë esenciale, “mendja është e integruar në një qark të pandërprerë të ndërveprimeve. Stimujt dhe reagimet nuk përbëjnë oferta diskrete. Ideja përcakton lidhjen e kuptimit me gjuhën, e cila nuk ngatërrohet me nominalizmin tradicional. Ajo nuk do të thotë se kuptimi dhe esenca janë të rastësishme dhe arbitrare. Faji i papërsosmërisë qëndron në harresën virtuale të komunikimit dhe shoqërisë.” (Dewey, NC, 57).
Dewey përsëri i respektoi me të vërtetë Platonin dhe Aristotelin për ndihmesën e dhënë në filozofi, por edhe sepse i përkisnin një shtrese më të lartë aristokrate e përshkruanin dijen me gjuhë meditative, e cila nuk ishte në përputhje me audiencën e tyre të përgjithshme, por mbështetej në përvojën e fituar sociale dhe historike. Vini re se fjala “përvojë” është kyçe, sidomos që kur kjo ese merret me gjuhën pragmatike të Dewey-it në lidhje me empirizmin e drejtpërdrejt që ende përdor emra të ndryshme që i trillon përmes krijimtarisë së Dewey-it. Botëkuptimi i tij ishte se “gjuha konsiderohej si ngjarje e përjetuar që na mundëson të interpretojmë atë që ndodh në të vërtetë kur zbulohet dialogu racional dhe logjik nga e shkuara dhe kur “përvoja” e brendshme dhe vëmendja e saj zbulohen nga modernistët. Gjuha është funksioni i zakonshëm i shoqërisë njerëzore dhe pasojat e saj reagojnë mbi ngjarje të tjera, fizike dhe humane duke u dhënë kuptim apo rëndësi” (Dewey, NP, 53).  Kjo është një nga arsyet përse, zbatoi stilin gjuhësor të Dewey-it, i cili rrallë herë kundërshtoi thelbin e mendimeve të tij dhe kjo është më se e pandryshueshme nga pragmatizmi. Në këtë rast, gjuha nuk shërben thjesht si një mjet me të cilin mund të përshkruhet plotësisht një përvojë, por është edhe përvoja gjuhësore brenda aftësive të saj artistike për t’i bërë të qarta gjërat. Sikurse e përcakton edhe Audi, koncepti i Dewey-it mbi përvojën “lidhet përfundimisht me konceptin për natyrën. Ai e mbarsi natyrën si një sistem të avancuar të komunikimit të zakonshëm që pranon dallimin tre-palësh midis nivelit psikokimik, psikofizik dhe atij të përvojës humane me idenë se ky kategorizim nuk interpretohet për të nënkuptuar ndonjë mungesë të thellë logjike” (Audi, 199). Gjithashtu për Dewey-in dhe Jams-in, nëse një fjali nuk parashikon përvojën, nuk konsiderohet të je e vërtetë nga ana konceptuale. Kjo mbart një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse sigurisht, gjuhët filozofike “ndryshojnë me kalimin e kohës, por modeli i të shkruarit synon të je edhe më konservativ” (Fromkin, Rodman, Hyams 520). Ndërkohë ende, “ekziston një urë e zakonshme që lidh hapësirën midis ekzistencës dhe esencës; e cila do të thotë, komunikim, gjuhë dhe diskurs” (Dewey, NC, 51).
Ndërsa ekziston një ngjashmëri e çuditshme midis empirizmit të drejtpërdrejt dhe asaj që Uilliam Xheijms e quajti empirizëm radikal, gjuha krijuese e Dewey-it është mjaft e përshtatshme të shpjegoi se ideja kryesore e empirizmit qëndron në atë se gjithçka që është përvojë reale, është ajo që përjetohet. Sipas Dewey-it, përvoja mbetet haptazi si gjithmonë, pje e disa ndërveprimeve dhe përbën gjithë ndërveprimin dhe jo vetëm atë që luan me mendjet tona. Atëherë si del që gjuha e tij të jetë në veçanti pragmatike? Për fillestarët, fjalitë e tij sjellin përfundime praktike në lidhje me garantimin e kuptimit të qartë të ideve. Dewey nuk mendon se interpretimi i mirë nuk përcakton thjesht me raste atë që duket. Sipas tij, interpretimi nuk duhet të shoqërohet me nxjerrjen e një sekreti, apo zgjidhjen e një misteri. Ai del nga mënyra e tij për t’i bërë të qarta idetë, duke përdorur shembuj si ai i shkëputur nga “citimet e empirizmit të drejtpërdrejt”, ku flitet për ndryshimin e realitetit të jetuar të ndikuar përmes mjeteve njohëse. Kjo përbën linguistikën pragmatike të Dewey-it. Këtu jepet një shembull i veçantë i zbatimit të teorisë në praktikë:
Si nis e shqetësohem për zhurmën që dëgjoj. Nga ana empirike, kjo zhurmë është e frikshme dhe kështu është, jo thjesht nga ana e jashtëzakonshme apo subjektive. Kjo është ajo që përjetohet si qenie njerëzore. Por kur përjetoj zhurmën si diçka të njohur, e kuptoj se nuk është e dëmshme për të keqen. Ajo është përplasja e hijes kundrejt dritares, për shkak të erës që fryn. Përvoja ka ndryshuar, e cila do të thotë se gjëja e përjetuar ka ndryshuar, pasi jorealiteti i lë vendin realitetit, jo vetëm atij transendencial (të papërjetuar). Realiteti ka ndryshuar, sepse e vërteta ka ndryshuar, por vetëm dhe thjesht se realiteti konkret i përjetuar ka ndryshuar. Tani ndihem i turpëruar nga frika ime; aq sa zhurma aq e tmerrshme shndërrohet në lëvizjen e perdes nga era, e për këtë arsye jam tepër mospërfillës ndaj interesit im. Ky është ndryshimi i realitetit të përjetuar që ndikohet nga mjeti i aftësive njohëse. Kapaciteti i përvojës që do të vijë më pas konsiderohet padyshim në mënyrë konjitive më i vërtetë, sesa kapaciteti më i hershëm, por pa kuptimin më real. (Dewey, PIM, 395).

Ky nuk përbën një shembull rastësor. Pasi kur flitet për rëndësinë e kuptimit, Dewey ashtu sikurse pragmatistë dhe akademikë të tjerë si Charles Sauders Peirce, që është një nga ata që besonin në përfundime praktike dhe “pasoja logjike” të një fjalimi apo fjalie.
Vetë pragmatizmi sipas Dewey-it është i ngjashëm me atë që nënkuptonte për Purse-in dhe Xheims-in, por ai as që e përcakton fare, ashtu si duhet. Ai, jo gjithmonë sjell thënie pragmatike dhe metoda pragmatike, por paraqet fokus të qartë për kuptimin e koncepteve filozofike, duke gjetur funksionin e tyre mbi përvojën dhe atë që realizohet në lidhje me qëllimet tona ndaj praktikave të suksesshme. Kjo në një farë mënyre lidhet me faktin se, sikurse përmendet pak më parë, dallimet e dualizmave tradicionale metafizike për Dewey-in qenë kryesisht palidhje me jetën praktike të njeriut, sidomos me analizat e nxjerra prej situatave relative dhe itinerarit të veprimeve të dëshiruara, apo të domosdoshme. Mbi të gjitha, pragmatizmi për Dewey-in kërkonte një lloj praktike humane apo diçka tjetër dhe, jo përkufizime që na zgjojnë, si ato të Alfred Jules Ayer-it: “Vlen të themi se askush nuk duhet të mashtrohet nga kjo praktikë sipas idesë se filozofi merret me kërkesa empirike apo metafizike. Ne ndoshta mund të diskutojmë lirshëm për të, ndërsa analizojmë fakte, nocione, e të tjera gjëra. Por, duhet ta bëjmë të qartë se, këto janë thjesht mënyra e të thënit, se ai lidhet me përkufizimin e fjalëve korresponduese” (Ayer, 59).
Është në duar të sigurta të mendojmë se disa nga konceptet në filozofi, si e vërteta e përjetshme, hulumtimi i fundit për njeriun dhe siguria epistemologjike qenë tepër abstrakte për pragmatizmin e Dewey-it, por ai e ka bërë të qartë, se gjuha për të është “në mënyrë të veçantë një model i ndërveprimit të dy personave, folësit dhe dëgjuesit, që presupozon një grupim të organizuar të cilës i përkasin këto krijesa dhe prej të cilave kanë marrë zakonet e fjalimit” (NC, Dewey, 57). Gjuha, si teori e pragmatizmit sipas tij, duhet të shërbejë si informuese, edukuese dhe njëkohësisht praktike… Ai beson se, praktikat njerëzore përkthehen në forma të ndryshme të zbulimit të mjedisit. Gjuha e tij pragmatike lehtëson barra për të zbuluar mjedisin më efektivisht. Sipas këtij kuptimi, shkenca linguistike nuk është shkencë e ndërgjegjshme. Sistemi gjuhësor synon të hyjë në mendjen tonë nga subkoshienca pa ndërgjegje, sepse gjuha është hartuar në mënyrë të veçantë për ta bërë më përgjegjëse gjithë teorinë e pragmatizmit. Ashtu sikurse nuk mund të jemi në dijeni për parimet që bëjnë ta jetojmë dijen e përftuar të veprave të tij, po ashtu mbetemi në padije rreth ndryshimeve që ka sjellë gjuha e tij filozofike në atë mënyrë, sa shfaqet pragmatiste, sikurse edhe ndodh. Sipas hartimit, synohet dija, e cila përfaqëson sistemin linguistik konjitiv të larmishëm. Dewey dëshiron të dijë sesi funksionon me ndërveprimin. Nëse duam të dimë se çfarë është gjuha pragmatike, duhet të pyesim, se për çfarë shërben kjo gjuhë? Cili është funksioni i saj? Një nga përgjigjet e njohura për këtë pyetje është se, gjuha e Dewey-it sjell dobi, jo vetëm se lidh ndërlikimet konceptuale me stilin e duhur sintaksor, por edhe sepse përfundimet praktike janë më të thella ndaj alternativave të mundshme. Kështu në lidhje me linguistikën pragmatike të Dewey-it “në një botë ku problemet e sjelljes bëhen çdo ditë e më të ndërlikuara dhe torturuese, ekziston domosdoshmëria e madhe për të kuptuar gjuhën me të cilën parashtrohen këto probleme dhe marrin përgjigje” (Hare, 2). Kjo duhet bërë e qartë se, Dewey nuk po provonte të nxirrte gjuhën si art, por ashtu si një nga pasuesit e ideve të Darvinit, ai është i ndërgjegjshëm se “sigurisht është gabim po të flasim për çfarëdolloj gjuhe si formë e artit, në sensin që është formuar në mënyrë sistematike dhe të ndërlikuar” (Charles Darwin, Ndershmëria e Njeriut, 61 The Descent of Man, 61). Synimet fisnike të Daye-it kërkojnë të sjellin një gjuhë praktike, e cila është e ndërlikuar, aq sa duhet për teorinë e pragmatizmit dhe praktike sa duhet për të qe e instrumentalizuar më mirë me rëndësinë e pragmatizmit, nga sa do të ishte perceptuar. Gjuha, si burim dije, është e rëndësishme sipas tij, kur tema është në gjendje të njohë elementet kryesore të objekteve në procesin e mendimit.
Sipas Dewey-it, një tjetër funksion i rëndësishëm i filozofisë është të realizojë thjesht teorinë e analizës, ashtu si funksionon në shkencat e njohura, në krijimtarinë e efektshme, në jetën e suksesshme të përditshme dhe për ta artikuluar atë, si dhe për ta bërë të vlefshme në zona të filozofisë dhe kulturës, të cilat ndoshta do t’i nevojiten. Ndaj për këtë arsye, ai e trajtoi dhe e konsideroi gjuhën si një nga mjediset më të rëndësishme të komunikimit, e cila “tregon se nuk ka tjetër, veç një fjale, simbolike të thjeshtë. Ekzistenca fizike është motori i kuptimit që mund të quhet në veçanti gjë e vogël, por artikulimi i disa tingujve, apo sekuenca e simboleve të tilla, mund të quhen gjuhë të thjeshta. Në fakt, nuk ka fjalë në rastin e parë dhe nuk ka gjuhë në rastin e dytë” (Dewey, EM, 81). Ai këmbënguli se arsimi, arti, politika dhe etika duan njëkohësisht të përshtaten në një farë mase me këto metoda që vërtetojnë se japin arritje në shkencë. Ideja fikse e besimit, ndoshta është thelbi që konsiderohej se ishte një nga mbështetësit e versionit të Peirce-it për mënyrën se si kalojmë nga dyshimi në kërkim të besimit dhe e gjitha që përfshin është pika fillestare. Kjo nuk do të thotë, gjithsesi se Dewey ishte në marrëveshje totale me Peirce-in për sa i takon këtij funksioni filozofik. Ndaj së paku ka dy ndryshime kryesore nga filozofia e Peirce-it. Dorëshkrimi lidhet me faktin se, Peirce-it i pëlqen ta ndryshojë gjuhën e dyshimit dhe besimit në situata problematike, apo të papërcaktuara në fillim dhe deri me zgjidhjen përfundimtare të saj. Ndërsa Dewey, e sheh dyshimin paksa më ndryshe nga Hegel-i, i cili besonte se “dyshimi tek njeriu është pothuajse njësoj si për të bërë ndarjen nga mendja dhe shpirti” (Hegel, 333) gjë që thekson jo vendimin e dyshimit, por zgjidhjen e problemit.
Për të shprehur mendimet e tij me atë qartësi që do të lehtësonte nevojat e tij pragmatike, Dewey iu kthye për ndihmë edhe një herë krijimtarisë linguistike dhe performancës pragmatike duke e ndërthurur mendimin me temën përmes një gjuhë të përshtatshme për punë. Me fjalë të tjera, ai fantazoi dhe përdori kode të fshehta gjuhësore dhe i shndërroi në fjalë. Po ta perifrazojmë Dewey-in, fjalët përfaqësuese, mbeten pje e një kodi përfshirës. Kodi mund të jetë publik apo privat. Kodi publik ilustrohet në çdo gjuhë që është e pranishme në një nga grupet e përcaktuara kulturore. Kodi privat është ai i cili pranohet nga anëtarët e grupeve të veçanta, në mënyrë që të jetë jo i saktë prej atyre fjalëve që nuk kanë nisur të artikulohen (Dewey, EM, 82). Për këtë çështje do të rezultojë analiza e detajuar e ndryshimeve të tij me Pierce-in drejt një linje të thellë mendimi që tregon pjesërisht, se ka vetëm pak ndryshim në fjalor, por kjo do të thotë pjesërisht, për të na kujtuar se analiza nuk zë vend në mendjen e organizmit, por në gjithë situatën me të cilën mund të keni një lloj ndërveprimi me mjedisin, manipulim të materialeve, qofshin ato në një laborator shkencor, apo në ndonjë ambient të ngjashëm dhe ndoshta mund të përfshijë më shumë se sa një person e kështu me radhë. Me fjalë të tjera, për të, analiza, përbën çështje të rrethanave aktuale. Ajo është zhvendosje në përputhje me parimin themelor të teorisë së gjuhës së Dewey-it, sepse “gjuha është mjet i përdorur për të transformuar disa faza të materialeve bruto nga përvoja në objekte të tjerë sipas një qëllimi. Nëse qëllimi është parashikim dhe kontroll, gjuha është shkencore” (Hook—Wienpahl, 271). Dewey përfshin tepër ndryshe veprimtarinë e brendshme të analizës. Peirce përqendrohet kryesisht në formën logjike të materialit që është deduktive, induktive, hipotetike. Nga ana tjetër, Dewey mbështet më shumë praktikën e shkencës eksperimentale për ta zgjeruar me tipare të analizës. Ai flet për parashtrimin e një problemi, lindjen e fakteve, hedhjen e hipotezave, arsyetimin, eksperimentimin dhe se si këto faza të ndryshme ndërveprojnë me njëra – tjetrën. Sipas termave gjuhësore, ai zbaton krijimtarinë e tij në këtë mënyrë; “Ndryshimi përfundimtar në të dyja llojet e kuptimit të gjuhës përcakton në mënyrë themelore ndryshimin midis asaj që quhet kuptim i zakonshëm dhe asaj që quhet shkencë.  Në shembujt e mësipërm, tradita, kultura dhe fryma e grupit është faktori vendimtar në përcaktimin e kuptimit në përdorim” (Dewey, EM, 82). Këtu qëndron gramatika pragmatike, e cila përfaqëson më së miri kompetencat e shkencës gjuhësore. Kjo nuk është detyrë e thjeshtë, sepse “aftësia për të marrë dhe përdorur gjuhën përfaqëson një rritje të jashtëzakonshme evoluese” (Fromkin, Rodman, Hyams, 547), të cilin Dewey e transformon mjeshtërisht në makinerinë pragmatike të komunikimit.
Dewey i perceptoi njerëzit si krijesa me zakone dhe dëshira, ku ashtu sikurse Niçja, ai besonte fuqishëm në vet-krijimin dhe zhvillimin e çdo anëtari të shoqërisë, pavarësisht statusit social. Në nivelet më të larta të këtij mendimi përcaktohej arritja e dijes përmes të mësuarit dhe të nxënit. Në fakt, arsimi ishte një nga më të rëndësishmit për Dewey-in për të kuptuar shumë pjesë të filozofisë. Ideja për vet-krijimin, edhe pse nuk lidhej ngushtë me propozimin e tij se çdo qenieje njerëzore i duhen disa qëllime që mbështeten në përpjekjen për t’i bërë ato realitete mbijetese. Ai ndoqi udhëzimet e tij duke qenë vet krijues dhe mjeshtër i pragmatizmit, jo vetëm në promovimin e ideve e transformuan natyrën e shkollimit amerikan, por edhe në krijimin e gjuhës pragmatike prej tij për t’i dhënë jetë mendimeve dhe reformave të propozuara arsimore dhe sociale. Një nga pjesët më të rëndësishme të strategjisë së tij gjuhësore në shprehjen e domosdoshmërisë së arsimit në gjuhën pragmatike ishte aftësia për të krijuar metafora bindëse të fuqishme si më poshtë. Kjo përbënte një lëvizje pozitive nga ana e tij, sepse ai mendonte se fjalimi konsiderohej, sa si dobi praktike, aq edhe si vlerë intelektuale kryesore: “Fjalimi … përbëhet nga ‘fjalë të thjeshta’, tinguj që kanë gjasa të shoqërohen me perceptime, ndjenja dhe mendime që shfaqen të plota para gjuhës. Gjuha shpreh mendime, ashtu sikurse pompa që thith ujin, edhe pse me funksione më pak transfomuese, nga ç’tregohet në rastin e fuçisë së verës që “nxjerr” lëngun e rrushit” (NC, Dewey fq. 51).
Në këtë pikë ai pranoi Hegelin, i cili e konsideronte arsimin tepër të rëndësishëm. Për atë si dhe për Hegelin, mbi të gjitha filozofia shërben për mënyrën me të cilën plotësia kthehet në vet ndërgjegje. Hegeli e imagjinon gjithë historinë si proces edukativ, me të cilën kultura e njeriut bëhet edhe e vet ndërgjegjshme dhe shndërrohet në përvojë. Shpresa e Dewey-it ishte ajo që do të thoshte, se më shumë mësues ishin profesionistë në fushat e tyre, duke shmangur tiparet e vjetra pedagogjike me një sistem më efektiv që sillte një shkencë më praktike dhe më pak libra, duke përdorur një gjuhë që do të ndihmonte t’i bënte këto hapa të mundshme dhe do të ndryshohej arsimimi jashtë mase në Amerikë. Domosdoshmëria ishte reale dhe ky opinion “pasqyrohej me forma të ndryshme përmes metodologjisë, e cila është tipike në shumicën e teksteve të metodave me nivelin e teknikës. Pjesa më e madhe e autorëve të këtyre teksteve pranojnë, se të katër aftësitë; dëgjimi, të folurit, leximi dhe shkrimi duhet të paraqiten në të njëjtën kohë, pa ndërhyrje të mëdha nga askush” (Oaks, 716). Madje edhe kur Dewey i këmbeu këto ide, arsimi mbetej ende themeli kryesor i filozofisë, sepse teoria e shkencës lidhej ngushtë me teorinë e nxënies.
Gjuha pragmatike e Dewey-it, si e tillë, ishte pak a shumë e lirë nga të ashtuquajturat “fjali profesioniste”. Ai mendonte se në frymën e filozofisë pragmatike, fjalitë tepër të gjata janë të mundshme nga ana teorike, por edhe tepër dyshuese, “Ka një ndryshim të qartë midis të pasurit dijen e duhur për të ndërtuar fjali në gjuhë dhe për ta vënë në jetë atë. Për këtë ka një ndryshim midis asaj që dimë, e cila është kompetenca gjuhësore dhe mënyrës se si përdoret dija në ndërtimin e fjalimeve aktuale dhe në idetë, që përbëjnë performancën tuaj gjuhësore” (Fromkin, Rodman, Hyams, 12). Dewey krijoi dhe zbatoi një gjuhë që kishte potencialin për zhvillime të mëtejshme duke qenë në përputhje me besimin e tij pragmatik, se nuk ka arsye, përse njeriu duhet të ndalë së mësuari para se ai apo ajo të ndahet nga jeta.
Si përfundim, edhe pse John Dewey nuk e krijoi pragmatizmin, ai i dha atij frymën linguistike, e cila ishte në tërësi marrëveshje me filozofinë e plotë pragmatike. Ai e morri me shumë seriozitet peshën e fjalës, pjesërisht sepse, “nëse një fjalë ndryshon kuptim në ndërlidhje me grupet e ndryshme kulturore, atëherë në këtë shkallë, komunikimi pengohet dhe për pasojë lind keqkuptimi” (Dewey, EM, 81). Pragmatizmi, si shkollë mendimi ishte aq i rëndësishëm për të, aq sa edhe krijimtaria pragmatike. Pa dyshim kjo gjuhë, në veçanti, u krijua për të mos korruptuar as stilin gjuhësor të përdorur nga kolegët e tij si Charles Sanders Peirce dhe William James as atë të përdorur nga filozofët e vjetër. Ndërsa e përcakton atë, sipas lidhjes me temën e rindërtimit të nevojshëm thotë se “kritika e pakëndshme e filozofive të së kaluarës nuk drejtohet nga këto sisteme në lidhje me urën e mëparshme sipas problemeve të kohës dhe vendit, por në lidhje me esencën në një situatë të ndryshuar njerëzore” (Dewey, Rec, in Phil, vii). Synimet e tij kanë vërtetuar të je edhe më fisnike. Krijimtaria e tij gjuhësore dhe performanca pragmatike nuk kishin misionin e interpretimit të botës në mënyra të ndryshme, por më shumë ndryshimin e saj. Ndaj në shumë forma, gjuha e tij nuk ndihmoi drejt këtij qëllimi. Kjo nuk lidhet me atë se, gjuha është “mjeti kryesor i qytetërimit dhe pa të, bota sikurse e dimë nuk do të ekzistonte” (Fromkin, Rodman, Hyams, 567), por sepse gjuha dhe mendimi janë epiqendra e çdo depërtimi filozofik. Nga ana profesionale, problemi kryesor i tij, që nga fillimi i krijimtarisë e deri ditën kur u nda nga jeta, gjendja e pragmatizmit dhe e ecurive ishte nën kujdesin e njerëzimit. Ashtu siç e vuri re natyrshëm Luois Menand, “pragmatizmi gjithmonë ka qenë i kujdesshëm ndaj rrezikut se ai do të shndërrohej në një disiplinë, e cila do të kthehej në një nga ato gjëra që sjellin mendimtarët profesionistë … Pragmatizmi, që në shkakun e parë lidhet me mënyrën se si mendojmë dhe jo se çfarë mendojmë” (Menand, PR, xxvi). Kjo ka qenë një nga mënyrat e të menduarit të Dewey-it, kur qëllimisht përdori një gjuhë që ofronte një lloj pritshmërie pragmatike. Fjalitë e tij periodike shërbyen si zgjedhje përmes së cilës zhvilloheshin mendimet e tij. Kjo ishte në harmoni me teorinë e dyshimit. Gjuha e tij e mban lexuesin në ankth për frazën e ardhshme, megjithëse tema ngjason me idenë se dyshimi krijon tension në lidhje me atë që do të vijë më pas.
Kjo i përket një strategjie linguistike e bën shkrimin edhe efektiv, për shkak se ndryshon aktualisht përvojën tonë dhe nivelin e të kuptuarit mbi ide e tij në mënyrë pozitive. Besimi se komunikimi është i rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të shoqërisë, deri në një farë mase, pasi “nga të gjitha çështjet, komunikimi është nga më të mrekullueshmit … Kur fillon komunikimi, të gjitha ngjarjet e zakonshme i nënshtrohen rikonsideratës dhe ripërtëritjes; ato ripërshtaten për të përmbushur kërkesat e bisedës, qoftë publike, apo bisedë që paraprakisht quhet filozofi” (Dewey, E&N, 138). Ndaj po e them sërish, se për Dewey-in, qeniet njerëzore janë krijesa me zakone dhe instinkte, aq sa ndryshe nga Niçja, ai beson fuqishëm në vet-krijimin dhe evoluimin e çdo anëtari të shoqërisë, pavarësisht statusit social. Gjuha e tij pragmatike është teori tepër e rëndësishme, “drejtuar nga modeli” dhe e konvertuar në mënyrë pragmatike në praktikë.

Përktheu nga Anglishtja: Irena Papingji

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...