Shkruan Flori Bruqi
Historikisht Kosova ka qenë vendi i përplasjeve të njëpasnjëshme të armatosura kryesisht mes serbëve dhe shqipëtarëve.Dihet se Kosobva është vetëm një nga trevat shqiptare kurse Shqipëria, politika apo shteti shqiptar ka përfaqësuar gjithnjë pas 1913-ës më pak se gjysmën e tyre.Nga ana tjetër problematika e trevave dhe e kombti shqiptar në vitet e Luftës së Dytë Botërore është shumë e gjerë.
Gjithsesi qoftë edhe vetëm në ketë kënvështrim ai ende ka mbetur në diskutim nga histriografia e huaj dhe sidomos diferencohet dhe shtremberohet nga historiografia serbo-jugosllave, veçanerisht kur është fjala për shqiptrarët e Kosovës dhe ato të viseve të tjera të aneksuara në ish-Jugosllavi.Për shkak të pengesave të ndryshme objektive dhe subjektive të cilat në forma të reja gjatë dhjetë viteve të fundit ende janë të pranueshme.Sot është e vështirë të pohohet se është rastësisht e ndikuar nga elementet e traditës ose të momentit.
Perfaqesues te fuqive te medha ne Konferencen e paqes 1919!
Aktualisht Kosova kufizohet me Serbinë , Maqedoninë, Malin e Zi dhe me Republikën e Shqipërisë.Këta kufinj në mënyren më paradoksale e ndajnë edhe sot territorin kompak shqiptar në pesë njësi politike duke dëshmuar rastin unikal në Evropë e ndoshta në botë për copëtimin territorial të një kombi.Lufta për çlirimin kombëtar të popujve të shtypur në kushtet e sotme të zhvillimit ekonomik, politik e ushtarak ka hyre në një fazë të ndërlikuar dhe tejet komplekse.
Kosovarë të dëbuar (»muhaxhirë«) nga trojet e tyre prej pushtuesve serbë me 1912.
Në këto rrethana të brendshme dhe të jashtme u shtrua kërkesa”Kosova –Republikë”si kërkesë minimale në aspektin e çlirimit kombëtar,kërkesë që e bashkoi pupullin shqiptar dhe e tronditi nga themelet jugosllavinë titiste edhe pse populli i robëruar shqiptar i kishte karakteristikat e kombit dhe ishte i vetëdijshëm që i takonte plotësisht e drejta e kombeve për vendosje deri në shkëputje .
Grupet e organizuara ilegale duke pasur parsysh rethanat ndërkombetare dhe ato Brenda jugosllave si dhe forcën jo të mjaftueshme qoftë njerëzore, qoftë ushtarake për realizimin e kërkesave populore në programet e tyre unanimisht si kërkesë politike dhe i kishte demaskuar hegjemonizmi serb perpara opinionit jugosllav dhe atij botëror, kishte ndikuar fguqishëm në ashpersimin e luftës klanore benda RSFJ-së, gjë që coi deri në shkaterriin e Jugosllavisë si burg i popujve dhe i internacionalizoi deri ne maksimum cështjen shqiptare në botë.
Këto sanksione janë të pamohueshme .Në këtë drejtim faktet flasin vetëas ribashkimit të Gjermanisë dhe miratimit të një varg marrëveshjeve ndërmjet shteteve evropiane për integrim ekonomik, në botë u krijuan rrethana të reja politike edhe për Kosovën.
Serbia ose e humbiste Kosovën përgjithnjë ose mund të fitonte një pjesë pasi e kishte zbrazur nga shqiptarët.Jo vetëm zhvillimet historike por edhe situatae brendshme politike në Serbi se zgjidhja më e preferuar e opinionit serb ishte ajo e e zgjidhjes me luftë të çështjes së Kosovës.Pas vitit 1990 kur u shpërbë ish-Jugosllavia shqiptarët i mbërtheu ndjenja pacifiste e bindjes se zgjidhja do të ishte paqësore.
Përgjithësisht ky qëndrim ishte i justifikueshëm.Perëndimi paralajmeronte hapur se nuk do të pranonte një levizje të dhunshme në Kosovë që prekte interesat strategjike të tij.Por periudha pas vitit 1996 do të sfidonte mbështetjen e deritanishme me mjete paqësore duke i hapur rrugën krijimit me shpejtësi të elementeve të para të dhunës dhe përplasjes së armatosur në të gjithë Kosovën, në formën e një lufte guerile drejtuar kundër autoriteteve të shtetit serb.
Deshpërimin nga mungesa e alternatives për zgjidhje dhe mundësitë e lënies përsëri të Kosovës nën regjimin serb nxitën pjesën më aktive të popullsisë shqiptare të Kosovës të radikalizojnë kërkesat e lëvizjet dhe shumë shpejt të transformohet me një strkuture ushtarake në palë luftuese të mbështetur me veprime të hapura kundër strukturave ushtarake e policore serbe në të gjithë Kosovën.Shumë shpejt ngjarjet në terren do të shikonin aktivitetin e shtetit serb me paralajmërime serioze për një lëvizje gjithë popullore drejt shkëputjes së plotë.
Beogradi vlerëson drejt mjedisin kërcënues dhe del me idenë e pacifikimit të Kosovës që nënkuptonte eliminimin e grupeve te sapoformuara guerrile shqiptare të cilat vepronin nën emërtimin” Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.Kjo ide i paraqitet edhe përfaqësuesit të palës amerikane dhe deklaratat e Ëashingtonit se veprimet e disa grupeve në Kosovë janë terroriste , u interpretua në Beograd, si dritë jeshile për të ndërhyrë me mjete të dhunshme.
Në këto rrethana populli shqiptar u gjend në një situatë tejet e rëndë.Shteti mëmë Shqipëri kalonte një krizë të rëndë ekonomike , ndërsa gjysma tjetër e kombit ishte e pushtuar dhe e copëtuar.
Ky është brumi i parë i pastër dhe i shëndoshë me të cilin u gatua një ushtri e cila mori emrin e lavdishëm UÇK.
Kjo ushtri është pika kulmore e qëndresës shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore.Luftëtarët e kësaj ushtrie ishin trima dhe besnikë të idealeve të tyre deri në vetmohim dhe arritën të kuptojnë politikën e kohës dhe sensin e zhvillimit që impononte kjo politikë.
a)-Tkurrja e territoreve shqiptarë nga trungu mëmë.
Ashtu si tërë historia e kombit tonë edhe historia e popullit të Kosovës është njëherazi dhe heroike dhe dramatike.Heroikja qëndron në atë që me sakrifica, luft dhe gjak, që nga pushtimet e para sllave , ato osmane e më vonë kundër sunduesve serbomëdhenj pas vitit 1913 ai popull diti të ruajë e të zhvillojë traditat, zakonet kulturën dhe gjuhën e vet amtare.
Gjatë sundimit pesë shekullor, Kosova konsiderohej një nga katër vilajetet e Shqipërisë së nënshtruar nën Perandorinë Osmane.Në fund të rënies së kësaj Perandorie , shqiptarët gjeten mbështetjen e turqve për mbrojtjen e trojeve të tyre nga pushtimi dhe nga copëtimi midis vendeve që bënin pjesë në Aleancën Ballkanike.Shekulli XIX është periudha ku vende sireqia, Bullgaria e Serbia filluan lëvizjen kombëtare për tu shkëputur nga Perandoria Osmane e për të dalë më vete në kombe.
Në shekullin e XIX shqiptarët u përballën me nacionalizmin gjithnjë e në rritje të vendeve ballkanike si Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria.Këto shtete të reja filuan polemikën mbi tokat shqiptare.Veçanërisht serbët e malazezët ishin armiqtë më të pangopur .Fuqitë Perëndimore përkrahën shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë me 1912, me qëllim që të ndalohej përhapja e influencës ruse në Ballakn dhe të ndalohej dalja e saj në Adriatik.Shqiptarët, kombi më i vjetër në Gadishullin Ballkanik, duke filluar nga shekulli i XIX po përpiqeshin të fitonin pavarësinë e tyre.
Përballë vendimeve të Marrëveshjes së Berlinit, të vitit 1878 ku tokat, shqiptare si: Kosova, Shkodra, Manastiri dhe Janina ju dhanë Bullgarisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.Në qytetin e Prizrenit në 10-25 Qershor 1878 u krijua Lidhja Shqiptare me të njëjtin emër e cila rroku armët për mbrojtjen e tokave shqiptare nga rreziku i copëtimit.Shqiptarët u bashkuan në luftë për mbrojtjen e trojeve te tyre, që ishin nën Perandorinë Osmane.
Armiqtë e shqiptarëve me ndihmën e Rusisë krijuan lidhjen kundër Turqisë, por në fakt qëllimi ishte copëtimi i Shqipërisë dhe zhdukja e emrit shqiptar.Edhe publicistët shqiptarë të asaj kohe, theksojnë se pregatitjet që po bëheshin për luftën Ballkanike kishin si objektiv copëtimin e tokave shqiptare.Në marrëveshjen ballkanike që u bë , u vendos ndarja e tokave shqiptare, pra në këtë mënyrë Malit të Zi do ti jepej veriu dhe verilindja dhe pjesën tjetër do ta merrte Greqia.Nga Lufta që ekzistonte mes Perandorisë Osmane dhe katër shteteve ballkanike, shqiptarët shqetësoheshin dhe kishin frikë se harta ballakanike do të ndryshonte në dëm të tyre.Në realitet serbët e sunduan Kosovën gjatë një periudhe të shkurtër në Mesjetë.(1331-1355).Në kohët moderrne Kosova, u vu nën sundimin e Serbisë pas luftërave Ballkanike 1913.
Më 9/10/1912 Mali i Zi sulmoi Shqipërinë.Ushtria malazeze plaçkiti dhe i vuri flakën fshatit të Koplikut.Serbët me 29 nëntor morën Elbasanin, Tiranën dhe Durrësin.Qëllimi kryesor i asaj lufte që quhej Ballkanike , ishte copëtimi I Shqipërisë.Lufta e Parë Ballkanike që u zhvillua më 1912 u shfrytëzua nga shteti serb për të pushtuar Kosovën.Kosova kishte qënë prej kohësh synim i shovinizmit serbomadh dhe i politikës evropiane.Ndërsa qëllimi kryesor i këtij synimi pushtues qëndronte në shfrytëzimin ekonomik të saj.
Popullsia e Kosovë ishte e detyruar shpesh që të shpërngulej nga vatra e saj.Vala e parë e shpërnguljeve me dhunë të shqiptarëve datohet pas Kongresit të Berlinit më 1878.Në vitin 1878 u zbuan me dhunë 350.000 banorë kosovarë me etni shqipatre.Vetëm në periudhën Nëntor-Djetor 1912 u dëbuan nga vatra e tyre 20359 persona.Shteti jugosllav krahas mohimit të të drjtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptareve synonte dhe spastrimin etnik të tyre duke i dëbuar nga trojet e tyre.Për këtë qëllim u përdorën dy rrugë:
-shpërngulja e shqiptareve nga Kosova
-kolonizimi i trojeve shqiptare me kolonë serb dhe malazezë.
Ndryshe nga viset e tjera të mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, lëvizjet shqiptare , kolonizimi i parapriu Reformës Agrare.Ardhja e kolonëve kishte filluar qysh në vitin 1913.Në bazë të vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913 bashkë me Jugosllavinë në zgjedhën fashiste u vendosën edhe viset shqiptare që padrejtësisht qenë aneksuar nga Jugosllavia.Shteti shqiptar megjithëse i copëtuar nga Aleanca ballkanike dhe Fuqitë e Mëdha Evropiane , hodhi themelet dhe filloi të marrë rrugën e tij të progresit.Që në castet e lindjes së kesaj Aleance shqiptartët dhe turqit u gjendën përkrah njëri- tjetrit në mbrotje të Shqipërisë dhe që atëherë e në vazhdim marrëdhëniet mes popujve tanë kanë ardhur duke u forcuar.
Serbia është treguar paranoike në lidhje me çështjen e Kosovës.Ajo ngriti dhe kultivoi Brenda dhe jashteë saj një mit absurd dhe e quajti Kosovën:”Djepi i Serbisë” dhe vendi ku filloi historia e Serbisë.
Gjatë Luftës së parë dhe të Dytë Botërore ndihmuan nga Austro-Hungaria dhe Gjermania, Kosova njihet e bashkuar me Shqipërinë.Gjermania naziste e njihte si shtet neutral.
b)-Zhvillimet në Kosovë para rezistencës së armatosur.Strategjia e përdorur në realitetin kosovar.
E tërë historia e truallit ku kanë jetuar shqiptarët dhe paraardhësit e tyre është e shkruar me gjak.Për ta mbrojtur këtë tokë janë bërë përpjekje të mëdha.Në shekuj armiqtë e shumtë të këtij populli janë përpjekur ta zbojnë nga atdheu që u kanë lënë të parët trashëgimi.
Më 1912 kur u krijua shteti shqiptar gati gjysma e trojeve shqiptare u aneksuan nga shtetet fqinje.Populli shqiptar i Kosovës, i cili jetonte në tokat e stërgjyshërve të tij dhe i ndarë nga trungiu mëmë, ndodhet sot përballë represionit serb.Ai është i vendosur që në fund me të gjitha sakrificat që i dalin përpara ta fitojë lirinë e dëshiruar në shekuj.
Duke pasur parasysh se lufta në Kosovë është e domosdoshme dhe në përputhje me rrethanat e brendshme dhe ato të jashtme , është i pashmangshëm, organizimi i popullit në këtë front të përbashkët.Del si detyrë e dorës së parë , si detyrë që nuk mund të lihet për më vonë.
Zjarri I luftës së hapur në Jugosllavi po u afrohet gjithnjë e më tepër edhe trojeve kosovare.Detyrë e çdo shqiptari pavarësisht nga bindjet politike është të mendojë dhe të punojë për luftën që po afrohet dhe që po merr karakterin e një lufte kombëtare.
Intensiteti i kësaj force të popullit varet ekskluzivisht nga organizimi i dhe nga strategjia e luftes së tij.Sot duke pasur parasysh rrethanat ndërkombëtare dhe veçanërisht zhvillimet e ngjarjeve në ish-Jugosllavi, vetëm strategjia luftarake është një strategji e drejtë e cila përveç kryengritjes së armatoshur do të sigurojë çlirimin e plotë të Kosovës.
Këtë forcë populli do ta aktivizojë për luftën e armatosur e cila do ta shpie atë në mënyrë të pashmangshme në kryengritje popullore dhe si rrjedhojë në çlirim të potë të trojeve shqiptare.
Që nga Janari dhe në mes të muajit Shkurt 1997 forcat policore serbe,zhvilluan një fushatë të gjerë bastisjesh dhe arrestimesh në gjithë Kosovën në ndjekje të pjesëtarëve të UÇK-së.Ndaj të arrestuarve dhe familjeve te tyrte policia serbe ushtroi një terror të paparë.Në zyrat e UDB-së vazhdoi një dhunë vazhdueshme dhe të shfrenuar ndaj të burgosurve kosovarë.
Ndërkohë në Shqipëri si pasopje e politikes që po ndiqet , populli shpërtheu depot ushtarake, duke bërë kështu të mundur armatosjen e të gjithë popullsisë.Kjo situatë e paqëndrueshme më tepër u shfrytëzua nga elementet kriminale në Shqipëri.Arsyet klasike të një lufte janë pushtime territoriale, interesat gjeopolitike.Pak arsye dhe aq më pak motivacion kanë serbët për një luftë-aventurë në Kosovë ndaj janë për politikën e paqes dhe e gjithë kjo e ka një shpjegim tepër të thjeshtë: Serbët nuk kanë nevoijë për luftë në Kosovë, pasi ata e kanë pushtuar njëherë atë.Duke përdorur politikë paqësore si armë kundër Kosovës përballë një politike botërore paqësore, ata përpiqen të ruajnë interesat e tyre në Kosovë.
Por ky është një argument i denjë vetëm për ata që kanë shkëputur çdo lidhje me realitetin.Në kohën kur në Bosnjë po vazhdon të ruhet paqja vetëm me ndihmën e forcave shumëkombëshe, në Ballkan ekziston rreziku i shpërthimit të konfliktit edhe në Kosovë.UÇK e panjohur deri tani në arenën ndërkombëtare, nën shembullin e Bosnjës, i ka shpallur luftë të hapur Serbisë duke kërkuar rrespektim e të drejtave të popullit kosovar.UÇK Nuk e fsheu qëllimin e saj:bashkimin e provincës së Kosovës, së banuar nga 90% e popullsisë me etni shqiptare, me shtetin shqiptar.Dalja në skenë e UÇK ishte pretekst për palën serbe për të rifilluar në Kosovë një fushatë dhune dhe represioni.
Të gjitha këto dhunime u maskuan në të ashtuquajturën” Luftë kundra terrorizmit shqiptar”.Pasi dihej se dalja në skenë e UÇK-së nuk ishte ndonjë fenomen i ri , por ishte thejsht dalja hapur para gjithë botës për të kërkuar mbrojtjen e të drejtave të popullit kosovar.Gjithë kjo bëri që ngjarjet e fundit në Kosovë të ndiqen me vëmendje në Serbi.Disa analiste si edhe shtypi i pavarur serb tërheq vëmendjen se situata ndëretnike në Kosovë është e tendosur.
Ata e theksojnë se te dy palët, si jo serbe edhe ajo shqiptare në Kosovë duhet të përpiqen në maksimum per të qetësuar gjendjen dhe pushojnë së akuzuari njëra-tjetrën për vrasjet që ndodhnin.Por as këto thirrje nuk sherbyen për të qetësuar gjendjen.Tashmë në Kosovë gjendja qe aq e tensionuar sa rrezikohej shpërthimi i një konflikti ndërnacional si ai në Bosnjë.Pushtuesit serbë nuk heqin dorë lehtë nga Kosova.
Ndërkohë sipas burimeve dihet se shtabi I përgjithshëm i UÇK-se ka një strategji të qartë jo vetëm për situatën aktuale por edhe në lidhjë më zhvillimet e mëvonshme.Pjestarët e UÇK-së ishin djemtë më benikë dhe patriote te Kosovës, të cilët hartuan një plan të saktë për të mbrojtur të drejtat e popullit të tyre.Ata ishin mjaft të qartë si në strategjinë që do të ndiqnin ushtarakisht ashtu edhe në strategjinë politike që do të përbëntë mbështetjen e kësaj lufte.
Duhet theksuar kjo politike dhe kjo strategji e ndjekur prej tyre ishte fryt i një pune te palodhur të emigrantëve shqiptarë dhe kosovarë kudo në botë , të cilët përdorën gjithçka mundën (burime financiare dhe intelektuale) për te sensibilizuar opinionin botëror dhe për ti ndërgjegjësuar se një represion kaq i ashpër nuk mund te egzistonte më në Evropen e shekullit te XXI kur kudo flitej për një bashkëpunim reciprok mes popujve.Kështu , organizimi i forcave liridashëse në një organ të fuqishëm sic ishte UÇK dhe sensibilizimi i opinionit bën që veprimet e UÇK-së të mos shiheshin më si një akt terrorist por si një lëvizje për mbrojtjen e të drejtave të një populli të dhunuar në shekuj.
Qeveria e Bullgarisë ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe shërbimit inteligjent së NATO-s informatat për “Operacionin Patkoi" - planin e serb të ish diktatorit serb Slobodan Milosheviq, për spastrim etnik të Kosovës në vitin 1999.
Kjo informatë u zbuluar nga ish ministrja e Jashtme bullgare Nadezhda Neynski (atëherë Nadezhda Mihajlova), në dokumentarin "Operacioni Patkoi," të kanalit privat bullgar bTV, transmeton Telegrafi.
"Ia sigurova ministrit të Jashtëm gjerman Joschka Ficsher - respektivisht NATO-s – raportin që posedonte qeveria bullgare dhe që tregonte qartë se ekzistonte plani ‘Patkoi’, i përgatitur me kujdes nga shërbimet sekrete të Serbisë dhe kreut të atëhershme të shtetit Milosevic, e që kishte dy qëllime. I pari – shkatërrimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dhe i dyti, spastrimi i Kosovës nga shqiptarët etnikë. Ky plan gufoi me depërtimin e masave të mëdha të shqiptarëve nga Kosova. Ka filluar në fund të muajit shkurt 1999", ka thënë Neynski, aktualisht deputete, në dokumentarin e titulluar "Historia sekrete e Planit Patkoi".
Dokumentari zbulon informacione se si operacioni “Patkoi” i Milosheviqit u rrëmbye nga zbulimi ushtarak i Bullgarisë dhe iu dha qeverisë bullgare të partisë djathtiste UDF (Unioni i Forcave Demokratike) dhe kryeministrit Ivan Kostov (1997-2001).
Sipas ministres së atëhershme Neynski (Mihajlova), kabineti i Kostovit vendosi që t’ia ofroj NATO-s informatat, të cilat pastaj ajo ia dorëzoi si raport ministrit të atëhershëm të Jashtëm gjerman, Joschka Fischer.
Fushata e pastrimit etnik në Kosovë, ishte arsyetimi formal i NATO-s për intervenim ushtarak në Kosovë në vitin 1999, në kampanjën tremujore të bombardimeve të Serbisë, përmes të cilave u larguan forcat e Slobodan Milosheviqit nga Kosova. Operacioni "Patkoi" i Serbisë (atëherë ende mini-Jugosllavi e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi), besohet të ketë filluar si një operacion kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryesuar nga Kryeministri i tashëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Dokumentari i bTV për këtë plan përqendrohet edhe në refuzimin e Bullgarisë për të pranuar refugjatët nga Kosova gjatë krizës së vitit 1999, duke theksuar se qëndrimi i qeverisë ishte "i drejtë".
"Ju e dini se kishte presion të madh në Bullgari që të pranonte refugjatët”, thotë Neynski, duke theksuar se autoritetet e atëhershme bullgare ishin të shqetësuara për "palestinizimin" e mundshëm të konfliktit të Kosovës.
"Për fat të keq, në Ballkan këta njerëz mund të kishin siguruar lehtë armë, dhe do të mund të bënin sulme në Serbi përmes kufirit tonë, duke përfshirë shtetet fqinje në konflikt dhe duke e ndezë në zjarr Ballkanin. Pra, kjo çështje korrespondon me çështjen e komentuar atëherë dhe sot - nëse Bullgaria bëri gabim që nuk pranoi refugjatët. Besoj se ky vendim ishte kryesori për të siguruar stabilitetin e Bullgarisë”, thotë ish-ministrja.
Sipas saj, qeveria bullgare që në vitin 1999 i siguronte NATO-s raporte për planin “Patkoi”, edhe pse shërbimi inteligjent ushtarak paralajmëroi se informacioni nuk mund të verifikohet.
"Kur ke të dhëna të tilla, është logjike që ne do t’ua sigurojmë ato partnerëve tanë. Në qoftë se ata e shohin të jenë jo bindëse, kanë të drejtë të mos i përdorin. Por, ky ishte një alarm që ne si politikanë me përgjegjësi kombëtare duhej ta përcillnim me qëllim të mbrojtjes së vendit tonë”, thotë Neynski, duke shtuar se ministri i Jashtëm gjerman, Fischer, e mori me seriozitet raportin e zbulimit ushtarak bullgar.
Neynski gjithashtu komentoi pohimet se “Plani Patkoi” i Milosheviqit, për spastrimin etnik në Kosovë, nuk ka ekzistuar por se është fabrikuar nga inteligjenca perëndimore për të arsyetuar bombardimet kundër Serbisë.
"Ky plan ka ngritur shumë emocione, sepse në esencë ka legjitimuar luftën në Kosovë - domethënë, për të gjetur një shpjegim për çështjet për të cilat janë brengosur, nëse shkalla e madhe e eksodit është shkaktuar nga bombardimet apo diçka tjetër. Përgjigja është se ato janë shkaktuar nga diçka tjetër dhe se ky ishte ‘Plani Patkoi’ i shërbimit inteligjent serb”, shpjegon ajo, duke shtuar se dëbimi masiv i shqiptarëve etnikë nga Kosova ka filluar rreth 25 shkurt 1999, “kur nuk kishte logjikë që këta njerëz që të largohen nga Kosova".
"Nuk ka asnjë mënyrë që 400 mijë njerëz të zbresin nga malet e ta braktisin Kosovën. Nuk duhet të jesh politikan ose një oficer i zbulimit që ta dini këtë. NATO dhe koalicioni ndërkombëtar nuk ishin amatorë që do të merrnin thjeshtë një pjesë të informacionit. Ai ishte i verifikuar nga të gjithë dhe u zbulua se ka të vërteta në të”, thotë Neynski.
"Unë përfundimisht besoj se Bullgaria u soll në mënyrë shumë dinjitoze atëherë, dhe arriti të parandaloj ndoshta ngjarjet dramatike në rajon".
HETIM SPECIAL: MBULIMI I KRIMEVE TE KRYERA NE KOSOVE
IWPR paraqet gjendjen e zhvarrimeve sekrete te viktimave Shqiptare te Kosoves dhe mungesen e deshires se autoriteteve per te vepruar ndaj fajtoreve.
Nga bashkepunetoret e IWPR ne Beograd dhe Londer* (BCR No. 393, 23-Dec-02)
Varret masive ne Batajnica nuk jane nje vend per ata qe kane nerva dhe stomak te dobet. Nje tende ne forme gjysem rrethi mbulon vendin ku gerrmohet, nga i cili del nje ere pothuajse e padurueshme.
Era e rende vjen nga trupat e atyre qe mendohet te jene Shqiptare te Kosoves te vrare gjate konfliktit me forcat Serbe ne 1999, dhe me pas te transportuara ne veri si pjese e nje perpjekjeje per te mbuluar gjurmet e ketyre krimeve, dhe per te mos lejuar qe bota te njihej me keto krime.
Varri i pare masiv i hapur ne kampin e policise ne Batajnica - ku sterviteshin forcat speciale te njesive anti terror, SAJ - gjendet ne nje fushe prane bregut te djathte te lumit Danub. Kater varre te tjera jane aty prane, njera prane tjetres, ne fundin e nje poligoni qitjesh, i cili eshte rreth 300 metra i gjate. Kjo hapesire eshte rreth 50 me 30 metra dhe eshte e rrethuar me nje gardh te larte nga tre ane, i ndertuar nga shtylla druri dhe dhe. (Eshte gerrmuar edhe ne dy vende te tjera, por aty nuk jane zbuluar kufoma).
Rruga per ne poligonin e qitjes ecen permes territorit te kazermave te ushtrise Jugosllave dhe fushes se stervitjes se tyre. Ne kete zone mund te futen vetem ata njerez te cilet jane kontrolluar imtesisht dhe kane nje urdher te vecante nga gjykata. Deri me tani, askush nga mediat nuk eshte lejuar te futet. Nje gazetare eshte kthyer pas pa u lejuar te futej pavaresisht se shoqerohej nga kryeprokurorja e gjykates se Hages, Carla Del Ponte.
Kur nje bashkepunetor i IWPR, gazetari i pare qe eshte lejuar te marre pjese ne zhvarrimin e kufomave, ka mberritur prane vendit ku gerrmohej, po zhvarrosej nje prej rreth 300 kufomave te nxjerra nga varri me i madh masiv, i njohur si Batajnica 5. Nje mase e zeze, e pa forme, rreth 2.5 metra ne thellesi i ka rene menjehere ne sy gazetarit. Kjo ishte nje mase thasesh plastik ne te cilet ishin future trupat. Trupat ishin varrosur ne shtresa. Disa prej tyre dukej qarte se ishin vendosur aty nga njerez, ndersa te tjeret ishin hedhur pa kujdes nga ndonje kamion ose ekskavator.
Prane varrit masiv dukeshin ende qarte shenjat e lena nga gomat apo zinxhiret e buldozereve dhe kamioneve te rende. Sipas nje burimi te IWPR - nje anetar i nje ekipi te madh ekspertesh te perbere nga arkeologe dhe stafi i Institutit te Mjeksise Ligjore te Beogradit, dikush ishte perpjekur ti digjte trupat perpara se ato te gjendeshin.
Ky ekip eshte pjese e Komisionit Nderkombetar per Njerezit e Zhdukur, i cili eshte pergjegjes per zhvarrosjen dhe autopsine e kufomave. Emrat e anetareve te ketij ekipi mbahen secret, sepse ka ende njerez ne Serbi te cilet jane shume te pakenaqur me faktin qe po hapen varret masive ne Batajnica.
Arkeologet kane filluar procesin e zhvarrosjes se kufomave duke larguar shtresen siperfaqesore te dheut me mjetet me moderne, dhe pastaj duke percaktuar pozicionin e trupave. Ato qe kane mbetur nga kufomat dhe qe gjehen ne kete hapesire me pas vendosen ne nje harte te krijuar ne kompjuter.
Me pas trupat nxirren dhe largohen prej andej rrobat dhe ato pjese te trupit qe kane mbetur. Me pas vijon ekzaminimi dhe autopsia, si edhe analizat antropologjike te skeleteve. Kjo procedure kryhet brenda tendes, rreth 10 metra larg nga varri. Ekipi shkencor punon mbi dy tavolina. Dokumentacioni mjeksor perpunohet ne nje kompjuter te vendosur ne nje tavoline tjeter. Ne bazen e te dhenave te krijuar futen shume te dhena - si gjinia, mosha, gjatesia, kushtet e dhemeve si edhe elemente te tjere te cilet mund te ndihmojne ne identifikimin e trupave.
Burimi i IWPR-se thote se "Qellimi yne eshte te percaktojme shkakun e vdekjes. Ne trupat e nxjerre nga Batajnica 5, jane gjetur gjurme plagesh me arme zjarri, kryesisht ne trupat e meshkujve. Ne pastaj pergatisim nje dokumentacion me foto dhe nje regjistrim me video te cilat i dergojme gjykates. Pas ekzaminimeve gjithashtu merren edhe pjese te kockave, te cilat me nje urdher te gjykates, mund te perdoren per analiza te ADN-se".
Ky burim i ka treguar gazetarit te IWPR ne nje ekran kompjuteri fotografi te sendeve te gjetura ne varre, si xhaketa, xhupa, pantallona, karta identiteti, patenta shoferi, karta te sigurimeve shendetesore, celsa, para, kuti cigaresh dhe bizhuteri. Me pas ai ka marre ne dore nje portofol ne te cilin ndodhej nje karte identiteti pothuajse e pademtuar, nje liber adresash me numra telefonash dhe fotografi te dy djemve dhe nje vajze.
Karta e identitetit i perket nje meso burri, nje Shqiptari nga rajoni i Gjakoves. "Ne kemi fotografuar te gjitha keto sende dhe ky album mund tu tregohet te afermve te personave te humbur nepermjet Kryqit te Kuq Nderkombetar," thote burimi.
Ne poligonin e Batajnicas, arkeologet kane hapur edhe dy vende te tjera ku po gerrmohet qe prej kesaj vere, Batajnica 4 dhe Batajnica 6, por aty nuk eshte gjetur asnje trup.
Dheu i nxjerre nga Batajnica 4 eshte perdorur per te mbushur gropen e Batajnica 5, trupat e se ciles jane hedhur ne Batajnica 6 dhe jane djegur. Ne kete varr, jane gjendur edhe shume goma makinash te vendosura prane stivave te trupave te njerezve. Ende nuk eshte percaktuar me saktesi se sa trupa jane djegur ne kete menyre. Goma te djegura makinash jane gjetur edhe ne varret e tjera ne Batajnica, por metoda e djegies se trupave e perdorur ne Batajnica 1 ka qene e ndryshme nga ajo e perdorur ne varret e tjera. Gomat e makinave jane vendosur poshte trupave ne nje grope e cila eshte rreth 7 metra e gjere dhe 2.5 metra e thelle, dhe jane mbuluar me qese neiloni. Trupat jane hedhur mbi to dhe jane lagur me benzine.
Kjo perpjekje per te zhdukur gjurmet nuk qene e skukseseshme. Per shkak se trupat kane qendruar me pare per nje kohe te gjate ne uje, ato kane thither kaq shume uje sa qe zjarri nuk i shkaterruar dot. Mendohet se disa prej trupave nga kamioni frigoriferik i cili ka dale mbi Danub ne Prill 1999 kane perfunduar ne Batajnica 1.
SI KANE PERFUNDUAR TRUPAT NE BATAJNICA
Mendohet se te gjitha trupat te cilat po zhvarrosen tani ne Batajnica jane te viktimave te krimeve te kryera ne konfliktin ne Kosove dy vjet me pare. "Spastrimi" mendohet se eshte organizuar nga zyrtaret e Sllobodan Millosheviqit per te shkaterruar provat e masakrave te medha te kryera nga forcat Serbe ne Kosove ne vitin 1999.
Per keto masakra eshte folur per here te pare ne nje shkrim te botuar ne Maj 2001 ne nje reviste te vogel lokale ne Zajecarm ne Serbine lindore. Revista Timocka Krimi Revija, ka njoftuar se nje kamion frigoriferik me rreth 50 trupa eshte nxjerre nga Danubi ne Kladovo, ne Serbine lindore, ne Prill 1999 dhe se regjimi i Millosheviqit e kishte mbyllur te gjithe kete histori.
Revista ka thene se trupat duket se vinin nga Kosova. Ne vitin 2001, pronari i revistes, Dragan Vitomiroviq, i cili ka vdekur pak kohe me pare ne nje aksident automobilistik, ka thene se ai ia kishte ofruar kete shkrim nje gazette te perjaveshme private te Beogradit, te afert me qeverine Serbe. Vitomiroviq nuk e ka thene kurre emrin e kesaj gazete.
Vitomiroviq ka qene nje ish anetar i sherbimeve te sigurimit te shtetit te Serbise. Pasi ka bere kete propozim, ai eshte vizituar ne Zajecar nga dy zyrtare te tanishem te sherbimeve te sigurimit te shtetit nga Beogradi te cilet i kane thene atij te mos thote asgje rreth ketij rasti dhe te mos botoje asnje nga informacionet dhe artikujt.
Lajmi i kamionit frigoriferik eshte shperndare me shpejtesi rrufeje pas botimit, sepse publiku nuk ishte informuar kurre me pare rreth krimeve te Serbeve. Ministria e brendeshme e Serbise krijoi nje grup pune te ngarkuar per te hetuar rrethanat e kesaj ceshtjeje. Grupi drejtohej nga Dragan Karleusa, zevendes shefi i njesise anti krimit te organizuar te policise. Te gjitha mediat i kane kushtuar nje vemendje te vecante ketij lajmi.
Ato jane perpjekur gjithashtu te hetojne per kete rast, megjithese pa shume sukses. Ne Maj 2001, Radio B92 ka intervistuar njeriun i cili i ka dhene Timocka historine ekskluzive. Zivojin Djordjeviq ka qene zhytesi i cili kishte zbuluar kamionin ne vitin 1999. Stacioni ka folur gjithashtu edhe Milivoje Srzentiq, prokurorin e ri te qarkut te Negotin, ku eshte zbuluar kamioni.
"Ka qene nje kamion Mercedes - ne kabine ishte shkruajtur ne Shqip emri i kompanise se perpunimit te mi nga Peja," ka thene Djordjeviq per B92. "Kamioni ka pasur targa te Pejes. Nje gur i madh ishte vendosur mbi pedalen e gazit ne menyre qe kamioni te levizte ne drejtim te lumit".
Ai ka shtuar se "kur eshte nxjerre ne siperfaqe kamioni dhe jane hapur dyert, prej andej kane rreshqitur trupat e njerezve. Ka pasur shume trupa grash, femijesh dhe pleqsh. Disa gra ishin te veshura me citjane, disa femije dhe pleq kane qene te zhveshur".
Ndersa tanime njihet mire zbulimi i kamionit te pare ne Danub, vetem kohet e fundit eshte marre vesh se nje kamion i dyte frigoriferik me Shqiptare te vdekur eshte zbuluar ne rrethana te ngjashme ne te njejten kohe ne Prill 1999.
Ky kamion eshte hedhur ne Liqenin Perucac, nje liqen artificial prane Bajina Basta, ne kufirin ndermjet Serbise dhe Bosnje Herzegovines ne ate qe tani njihet si Republika Srpska. Pak njerez e dine se kamioni ne Liqenin Perucac ka dale ne siperfaqe pikerisht ne te njejten kohe me ate te gjetur ne Zajecar.
Sipas nje burimi gjyqesor Serb, trupat jane gjetur fillimisht me 8 Prill, 1999, pasi kishin dale ne siperfaqe te liqenit pak me larg diges se tij. Zyrtaret e pare te cilat jane njoftuar kane qene ata te departamentit te policise ne Bajina Basta, dhe shefi i policise ne Uzice.
Shefi i policise fillimisht ka dyshuar se ata mund te ishin trupa te njerezve te vrare ne perpjekje ne Bosnje, por nuk ka dashur te ndermarre asnje veprim pa u konsultuar me pare me drejtuesit e tij ne Beograd. "Ai ka telefonuar Vlastimir Gjorgjeviq, ish shefit te sigurise publike, duke e pyetur ate se cfare te bente dhe i ka sugjeruar qe te njoftoje zyren e prokurorise dhe gjykates," thote burimi.
Gjorgjeviq i ka thene atij te dergoje menjehere dy inspektore te policise ne Perucac. Ai ka thene se kerkonte nje raportim te menjehereshem per ngjarjen, por i ka kerkuar shefit te policise te mos njoftoje perfaqesuesit e sistemit gjyqesor. Burimi shton se kur inspektoret nga Uzice dhe nje zhytes nga Bajina Basta kane arritur ne kete pike, ata kane zbuluar trupat e dy femrave dhe pese meshkujve te cilet gjendeshin mbi siperfaqen e liqenit.
Atyre u eshte thene te zhysin trupat ne thellesi te liqenit, dhe ata e kane bere kete gje duke u lidhur gura te rende. Por me pas eshte pare se keta kane qene vetem nje pjese e nje numri me te madh trupash. Pas 24 oresh pas zhytjes se ketyre trupave, ka dale ne siperfaqe kamioni frigoriferik megjithese pa shasine dhe pjesen e motorrit.
Policia eshte alarmuar dhe ekipi pergjegjes per te zhdukur provat eshte perforcuar me njerez te tjere. Ata fillimisht jane perpjekur te zhysnin perseri kamionin por kjo ishte e pamundur. Ata jane perpjekur pa sukses per te nxjerre kamionin nga liqeni me ndihmen e nje vinci. Si rezultat, trupat jane vendosur ne disa kosha metalike te cilat perdoreshin per te pastruar digen, dhe jane nxjerre ne breg dhe me pas jane ngarkuar ne nje kamion.
Per shkak te eres se rende, policet kane punuar me maska mbrojtese ne fytyre. Ata kane pare se disa prej trupave kane qene pak te djegur, ndersa te tjeret kane qene pa koka apo pa gjymtyre, dhe ne trupa kishte ende shenja dheu. Burimi yne nga sistemi i drejtesise thote se ka te dhena se policia ka pasur informacion mbi menyren se si kamioni ka perfunduar ne liqen.
Nje numer rezervistesh te ushtrise Jugosllave, te cilat kane qene te vendosur ne nje hotel aty prane gjate bombardimeve te NATO-s, kane thene se nje nate, ndersa ata po ruanin kufirin, ata kane pare njerez te sherbimeve sekrete te cilet po shtynin nje kamion ne liqen.
Trupat mund te jene djegur ne nje zone shkembore, ne nje pike ku lumi Derventa derdhet ne liqenin Perucac. Nje bashkepunetor i IWPR ka pare nje pjese te gerrmuar pergjate bregut te lumit, rreth 20 metra nga rruga. Gjate muajve te pare, kjo pamje mund te kete terhequr vemendjen e shume njerezve. Nje prej njerezve te cilet kane marre pjese ne kete operacion mendohet te jete ankuar prane kolegeve te tij duke i thene se "Ne kishim urdher ta benim kete pune sa me shpejte, dhe te siguroheshim qe sa me pak njerez te merrnin vesh. Por kjo ka qene e pamundur". Gerrmimi i kesaj zone eshte bere ne Shtator 2001.
Gjykatesi hetues ne gjykaten e rrethit te Uzice, Momcilo Krivokapiq, ka thene per IWPR se 48 trupa jane zhvarrosur - 26 trupa te plote dhe 22 trupa te gjymtuar. Nje karte identiteti eshte gjetur se bashku me disa bizhuteri, nje sasi parash dhe nje stilograf. Te gjitha keto sende kane treguar se keto ishin trupat e viktimave nga rajoni i Gjakoves. Krivokapiq ka shtuar se disa mostra te kockave jane derguar ne laboratore per analizat e AND-se.
REGJIMI I MILLOSHEVIQ KA BLLOKUAR HETIMET
Ministria e brendeshme e Serbise ne periudhen e Millosheviqit mendohet se ka bllokuar te gjitha hetimet per kufomat e gjetura ne kamionin e pare ne Danub. Prokurori nga Negotin, Milivoje Srzentiq, ka thene se ai kishte kerkuar prej prokurorit te pergjitheshem te asaj kohe, Krsta Majstoroviq, se perse nuk po zhvillohesin hetimet e nevojeshme. Me sa duket Majstoroviq eshte pergjigjur: "Sepse asgje nuk ka ndodhur".
Qe prej asaj kohe eshte thene se Vlajko Stojiljkoviq, ministri i brendeshem i Millosheviqit, dhe Vlastimir Gjorgjeviq, ish shefi i sigurimit publik, kane udhezuar shefin e policise se rrethit, Kolonel Caslav Goluboviq, te mos kryente asnje hetim.
Ata e kane urdheruar ate te transferonte trupat ne Beograd, sepse e gjithe kjo ceshtje ishte deklaruar si nje "sekret shteteror". Si Goluboviq, tani ne pension, ashtu edhe Bosko Radojkoviq, i cili ka drejtuar hetimin ne terren, kane deshmuar per kete ceshtje perpara gjykates se Hages.
Nje dite pas zbulimit te kamionit, me 7 Prill, 1999, kufomat jane derguar me kamione ne kampin e stervitjes se policise ne Petrovo Selo, ne Serbine Lindore, ku kamioni eshte shkaterruar me nje ngarkese prej 30 kg eksploziv. Zyra e prokurorit te gjykates se Hages po kryen hetimet e saj, sipas Jim Langdale, zedhenesit te departamentit te regjistrimit te gjykates.
Drejtoresha e Qendres Humanitare Ligjore me qender ne Beograd, Natasha Kandiq, ka denuar kete ngjarje si nje krim te rende. Ajo mendon se njerezit e gjetur ne kamionin frigoriferik, mund te jene nder ata 1,300 deri 2,000 Shqiptaret te cilet rezultojne te humbur qe prej konfliktit ne Kosove. "Qeveria Serbe duhet te nise nje hetim mbi faktet qe ekzistojne rreth shkaterrimit te provave," ka thene Kandiq. Ajo ka thene se ka pasur disa prova te rendesishme se policia Serbe dhe ushtria Jugosllave jane perfshire ne shkaterrimin e provave te krimeve te kryera ne Kosove kunder Shqiptareve te Kosoves gjate bombardimeve te NATO-s.
TRUPAT MUND TE JENE DJEGUR NE NJE KONVEJER FABRIKE
Nje hetim i kryer nga Kandiq ka arritur ne perfundimin se ndermjet 24 Mars dhe 12 Qershor, 1999, trupat e te pakten 800 Shqiptareve te vrare, perfshire pleq, gra dhe femije, jane transportuar nga vendet ku ishin varrosur fillimisht per ne disa vende sekrete ne Kosove dhe Serbi. Kufomat me pas jane djegur ose rivarrosur.
Naten e 17 Maj, 1999, trupat e 87 Shqiptareve te Kosoves jane zhvarrosur nga nje varr masiv ne Gjakove. Per me teper, Kandiq ka thene se trupat e rreth 130 burrave te ekzekutuar ne Izbice jane transportuar nga varri i tyre masiv ne nje vend te panjohur.
Deklarime te ngjashme jane permendur ne nje dokumentar te transmetuar ne stacionin e radios publike Amerikane, ARW me 25 Janar, 2001. Sipas ketij dokumentari, forcat speciale Serbe, duke vepruar me urdher te "nje bashkepunetori te afert te Millosheviqit", kane djegur trupat e rreth 1,500 civileve Shqiptare te Kosoves ne furrat e kompleksit te minierave te Trepces ne pranveren e vitit 1999. "Qellimi ka qene shkaterrimi i kufomave te njerezve te vrare," ka thene nje ish anetar i forcave speciale Serbe, i cili eshte prezantuar vetem me emrin Dusko, gjate ketij emisioni. "Fshatra te tera jane shkaterruar dhe banoret e tyre jane vrare".
Sipas deshmise se nje shoferi te nje prej kamioneve te cilet kane transportuar trupat per ne Trepce, i quajtur Branko, rreth 120 trupa te grave dhe femijeve kane ardhur nga Izbica. Ai ka thene se trupat, fillimisht jane derguar ne mullinjte te cilet perdoreshin per te therrmuar mineralin dhe pastaj jane ngarkuar ne konvejeret te cilet furnizojne furrat. "Ishte nje skene e tmerrshme," ka thene Branko. "Konvejeri ishte si ne te gjitha fabrikat e tjera, por me ndryshimin se ai transportonte pjese trupash njerezore".
Dy te intervistuarit nuk jane te pergatitur te deshmojne ne gjykaten e Hages. Nje zyrtar Perendimor, i cili kerkon te mbetet anonim, ka thene per IWPR se gjykata kishte prova qe Serbet kane larguar te gjitha provat e djegieve masive nga miniera e Prepces, por ka shtuar se "Ata te cilet kane dijeni per kete ngjarje nuk deshirojne te deshmojne".
QEVERIA E RE NUK HETON
Shefi i sigurise publike te Serbise, Gjeneral Sreten Lukiq, ka qene drejtues i policise ne Kosove gjate luftes. Kur gazetat kane botuar njoftimet rreth kamionit te pare te zbuluar, Lukiq ka thene se ai kishte mesuar per kete "vetem nepermjet mediave" dhe ishte informuar me hollesisht rreth kesaj ngjarjeje vetem "ne fund te muajit Prill 2001".
Pas perfundimit te konfliktit ne Kosove, ushtria Jugosllave ka nisur nje hetim per sjelljen dhe veprimet e rreth 245 ushtareve te saj. Ndaj 183 prej tyre jane ngritur akuza per krime te kryera ndermjet 1 Mars 1998 dhe 26 Qershor 1999. Por IWPR ka mesuar se asnje prej ketyre akuzave nuk lidhet me ato qe kane ndodhur ne minieren e Trepces apo me kamionin frigoriferik nga Peja.
Asnje hollesi nuk dihet rreth ketyre akuzave, dhe nuk dihet as identiteti i personave te akuzuar. Ekziston dyshimi edhe nese ata do te dalin ndonjehere para gjyqit.
Zyrtaret e regjimit te ri dhe anetaret e gjyqesorit nuk kane komentuar ende rreth ceshtjes se kamionit frigoriferik. Ministri i drejtesise te Serbise, Vladan Batiq, dhe ministri i policise, Dusan Mihajloviq, nuk kane pranuar te thone asgje.
Pasi ministri federal i policise, Zoran Zivkoviq, i ka thene radio B92 me 7 Maj 2001, se kjo ceshtje eshte jashte pergjegjesise se tij, ministri i brendeshem i Serbise ka njoftuar se nje njesi speciale hetimore eshte krijuar per te hetuar kete rast nen drejtimin e Dragan Karleusa.
Pas ketij njoftimi u duk sikur kjo ngjarje do te zgjidhej shume shpejt dhe pergjegjesit per keto krime dhe ata qe kishin mbuluar ato do te dilnin para gjyqit. Kjo shprese eshte shtuar pas deklaratave te dhena nga zyrtare te policise, duke filluar nga Mihajloviq dhe Karleusa.
Karleusa ka thene ne nje konference per shtyp me 24 Maj 2001, se ekipi i tij kishte zbuluar nje numer faktesh. Ai ka konfirmuar se "nje takim pune eshte mbajtur ne zyren e Sllobodan Millosheviq ne Mars 1999" dhe se pervec Millosheviq, ne ate takim kishin marre pjese edhe ish ministry i brendeshem Vlajko Stojiljkoviq, shefi i sigurimit publik Gjenerali Vlastimir Gjorgjeviq, shefi i sigurimit te shtetit Radomir Markoviq dhe disa zyrtare te tjere. "Ne kete takim Gjenerali Gjorgjeviq ka shtruar problemin e spastrimit te terrenit ne rajonin e Kosoves. Ne lidhje me kete, Millosheviq ka urdheruar Strojiljkoviq te merrte masa per mbulimin e te gjitha gjurmeve te cilat mund te conin ne zbulimin e provave," ka thene ai.
Gjate deshmise se tij te mevoneshme ne Hage, Karleusa ka thene se grupi i punes ka marre ne pyetje disa gjenerale te policise te cilet ne ate periudhe kishin poste te larta drejtuese ne ministrine e brendeshme, por te gjithe ata kishin kundershtuar perfshirjen e tyre ne keto ngjarje dhe nuk kishin pranuar te kene pasur dijeni per varret masive.
Karleusa nuk ka permendur nese ka pasur perpjekje per te pyetur komandantin e forcave te policise SAJ Kolonel Zivko Trajkoviq i cili ka qene drejtues i bazave ne Batajnica dhe Petrovo Selo ne te cilat jane zbuluar varret masive. Trajkoviq eshte momentalisht ne burg per vrasjen nga pakujdesia te nje kolegu te tij gjate nje udhetimi per gjueti. Nje burim i larte i policise ka thene se Trajkoviq ne fakt ka luajtur nje rol te dores se dyte ne ceshtjen e varreve masive, sepse ai ka zbatuar vetem urdherat e superiorit te tij, Djordjeviq.
Qe prej distes kur jane bere publike keto deklarime, asnje arrestim nuk eshte kryer dhe nuk eshte ngritur asnje akuze zyrtare. Mund te gjehet shkak ne rastin e Millosheviq dhe te Stojiljkoviq, sepse Millosheviq eshte transferuar ne Hage me 28 Qershor 2001, ndersa ish ministri i tij i brendeshem ka kryer vetevrasje. Por nuk eshte e qarte se perse policia nuk ka marre asnje mase ndaj Gjeneralit Gjorgjeviq, i cili mendohet te kete qene pergjegjesi per zhvendosjen e trupave te Shqiptareve te vrare ne Kosove.
Pas rrezimit te regjimit te Millosheviq, Gjorgjeviq eshte shkarkuar nga posti i shefit te sigurise publike. Ne Mars 2001, ai eshte emeruar keshilltar i ministrise se brendeshme te Serbise, ndersa pas gjashte javes eshte marre vendimi per nxjerrjen e tij ne pension. Dy jave me pas, ministria e brendeshme ka kundershtuar zerat se nxjerrja ne pension e Gjorgjeviq ka pasur lidhje me rastin e kamionit frigoriferik.
Ne nje interviste me te perjaveshmen e Beogradit, Vreme, ne Nentor 2001, Karleusa ka komentuar mbi rolin e Gjorgjeviq ne kete operacion: "Ne jemi perpjekur te kontaktojme me te. Une i kam telefonuar dhe i kam thene 'Miku im, a do te vish, kemi nje kamion ketu, dhe ka fjale se ka te beje me policine'. Kur ai ka ardhur une e kam pyetur ate a dinte gje per kamionin frigoriferik. Ai ka mermeritur dicka neper dhembe, por ne fakt nuk me ka thene asgje".
I pyetur rreth vend ndodhjes se tanishme te Gjorgjeviq, Karleusa eshte pergjigjur: "Ne kemi keshuar nje urdher arresti lokal per te. Ka pasur njoftime se ai eshte pare ne Jugosllavi, Maqedoni dhe ne Moske..." Nje gazetar i IWPR eshte perpjekur ta kontaktoje Karleusan, por atij i eshte thene se ai nuk ishte ne gjendje te bente asnje deklarim per shtypin pas deshmise se dhene ne gjyqin kunder Millosheviqit ne Hage.
IDENTIFIKIMI I TRUPAVE VAZHDON ME SHPEJTESINE E BRESHKES
Analizat e para te ADN-se jane kryer ne Madrid, ku autoritetet Serbe kane derguar disa mostra nga kockat e rreth 36 trupave te zbuluar ne varrest masive ne Batajnica. Nje raport paraprak i cili sapo ka mberritur nga Madridi thote se dy nga trupat jane identifikuar pa asnje dyshim. Ne mesin e muajit Maj, 2002, Beogradit i eshte dhuruar laboratory i pare per kryerjen e analizave te ADN-se.
Dr. Dushan Dunjiq, drejtor i Institutit te Mjeksise Ligjore, ku eshte vendosur laboratory, ka thene per IWPR se puna per identifikimin e trupave te tjere po ecen "me ritme te larta". Dr. Junjiq nuk ka pranuar te thote se sa analiza jane perfunduar deri me tani, duke thene se ai nuk mund te bente asnje koment perpara se te zhvarroseshin te gjitha trupat nga varret masive.
Duke ngulur kembe se asgje nuk po mbahej sekret, ai ka thene se problemi me i madh eshte se analizat e laboratorit te tyre nuk mund te percaktonin identitetin e njerezve. Ai ka thene se perpara se te behej nje gje e tille, nevojitej te kryhej nje analize paralele e ADN mbi mostra te marra nga te afermit dhe familjaret e viktimave.
Megjithate, prokurori i Hages, William Fulton, i cili eshte caktuar te punoje ne zyren e gjykates ne Beograd, ka deshmuar ne gjykaten per krimet e luftes me 28 Maj 2002, se si rezultat i zhvarrosjes se kryer ne varrin e pare masiv ne Batajnica te kryer nga ekspertet e Institutit per Mjeksine Ligjore ne Beograd, nje numer sendesh identifikuese jane zhvarrosur. Keto sende i perkisnin disa njerezve te zhdukur ne bashkine e Suharekes ne Kosove.
Ai ka deshmuar gjithashtu se dokumente identifikimi te nxjerra nga varri i dyte ne Batajnica u perkisnin tete personave nga Meja te cilet jane zhdukur me 27 Prill, 1999 dhe me pas jane regjistruar si njerez te humbur nga Kryqi i Kuq Nderkombetar. Ndermjet tyre ishin emrat e Ali Bajrami, Simon Sokoli, Sezai Rama, Shyt Hasanaj, Krist Sokoli, Gani Smajili, Qun Bib Krasniqi, Ndue Krasniqi dhe Brahim Gaxherri.
POLICIA NUK U PERGJIGJET KERKESAVE TE GJYKATES PER INFORMACION
Policia duket se e ka bere njerin vesh te shurdhera ndaj kerkesave urgjente te gjykatesve per identifikimin e fajtoreve per krimet ne Kosove dhe atyre qe kane marre pjese ne mbulimin e ketyre krimeve. Nuk ka dyshim se policia e ka ditur ekzistencen e varreve masive qe ne fillim dhe ka filluar te beje dicka vetem ne pranveren e vitit 2001 pas nje takimi te drejtuesve politik Serbe. Ne kete takim eshte vendosur te zbardhet e verteta ne lidhje me kamionin frigoriferik me kembenguljen e ministrit te brendeshem, Dusan Mihajloviq. Pas urdherave te tij, shefi i sigurise publike, Sreten Lukiq, me 7 Maj 2001 ka krijuar nje ekip operativ nen drejtimin e Karleusa te ngarkuar me detyren per percaktimin e fakteve rreth kamionit qe permbante trupat e paidentifikuar. Deri me sot, policia nuk ka paraqitur ndonje akuze kriminale ndaj njerezve te permendur nga Karleusa se kane qene present ne takimin e punes te mbajtur ne zyren e Millosheviq ne Mars 1999, dhe as nuk ka zbuluar identitetin e "te tjereve" te cilet ai ka thene se kane marre pjese ne ate mbledhje.
Pas zhvarrimit te varrit te pare masiv dhe nxjerrjes se 450 trupave ne vjeshten e vitit 2001, policia ka leshuar vetem pak deklarata per kete ceshtje.
Pervec se nuk kane qene ne gjendje te identifikojne njerezit te cilet kane dhene urdherin per te kryer keto krime, policia eshte treguar cuditerisht me pa deshire per te dhene informacione per ata te cilet kane hapur varret masive ne kampet e stervitjes, i kane mbushur ato me trupat e njerezve te vrare dhe i kane mbuluar ato, kane thene burime te IWPR ne sistemin gjyqesor Serb.
Policia nuk mundet te beje nje vesh shurdh ndaj ketyre kerkesave, por i kane keshilluar gazetaret pergjithesisht te pyesin sistemin gjyqesor, duke thene se policia tashme e ka perfunduar punen e saj. Ne te njejten kohe, disa qarqe policore kane thene se nen presion nga politikanet, gjykatat dhe prokurorite kane penguar me dashje hetimet.
Kjo ka shkaktuar nje reagim nga zyra e prokurorit shteteror ne pranvere 2002, i cili ka thene se ajo nuk ka qene ne gjendje te nise procedurat ligjore ndaj njerezve te paidentifikuar por mund te vepronte kunder njerezve te cilet akuzohen zyrtarisht nga policia.
Policia ende nuk ka bere akuza te tilla. Burime te IWPR-se ne sistemin gjyqesor Serb mendojne se zyra e prokurorise mund te kishte reaguar me me force pasi policia ne menyre te perseritur ka injoruar kerkesat e saj.
"Kerkesat e paraqitura nga zyra e prokurorise jane shume te qarta ne lidhje me ato qe duhet te beje policia," thote burimi. "Policise i eshte kerkuar te percaktoje nese, kur dhe ne cfare rrethanash jane vrare Shqiptaret e Kosoves, si edhe ... ekzaktesisht cfare lloj operacionesh jane kryer nga autoritetet Serbe dhe Jugosllave ne territorin ne te cilen kane ndodhur vrasjet e dyshuara".
Burimi i IWPR ka thene se policise i eshte kerkuar te percaktoje identitetin e atyre te cilet kane drejtuar keto operacionedhe te personave te cilet jane informuar rregullisht per mbarevajtjen e ketyre operacioneve dhe rezultat e tyre. Zyra e prokurorit kishte kerkuar ne menyre specifike informacion rreth faktit nese civile jane trajtuar ne menyre jo humane dhe buratel, dhe kush i ka vrare dhe i ka varrosur viktimat ne Kosove dhe kush me vone i ka zhvarrosur trupat dhe i ka transferuar ato nga Petrovo Selo dhe Perucac ne Beograd.
MBULIMI I RASTIT TE VELLEZERVE BITICI
I njejti burim ka permendur edhe rastin e vellezerve Bitici si nje shembull te mire te taktikave politike te pengimit te hetimeve. Argon, Vili dhe Mehmed Bitici, Shqiptare me nenshtetesi Amerikane, jane arrestuar ne Qershor 1999 ne Serbi dhe jane denuar me 15 dite burgim sepse kishin hyre ilegalisht ne Jugosllavi.
Ata e kane vuajtur denimin ne burgun Prokuplje nga i cili jane marre me 8 Korrik te atij viti. Nje vit me pas, trupat e tyre jane zbuluar ne nje prej dy varreve masive ne nje kamp stervitor te policise ne Petrovo Selo, ne Serbine lindore. Te tre kane qene te lidhur me tela dhe kishin syte e mbyllur dhe kishin plage me arme zjarri ne koke.
Identiteti i tyre eshte percaktuar ne Gusht 2001 ne Institutin e Mjeksise Ligjore ne Beograd nga mjeke te FBI dhe nje ekip ekspertesh te Institutit te Patologjise se Forcave te Armatosura te SHBA, AFIP. Policia Serbe ka thene se ata e dine se kush i ka marre vellezerit Bitici nga burgu i Prokuplje por emrat e tyre ende nuk jane bere publik.
Zyra e prokurorise ne Negotin, e cila ka ne juridiksion varrin masiv te zbuluar ne Petrovo Selo, i ka kerkuar ne menyre te perseritur policise te shtoje perpjekjet dhe te vazhdoje te identifikoje ata te cilet kane dhene urdherin per vrasjen e vellezerve Bitici si edhe te identifikoje njerezit te cilet kane zbatuar kete urdher dhe kane vrare ata.
Zyra e prokurise ka paraqitur gjithashtu edhe emrat e njerezve te cilet mund te jepnin informacion te bollshem per policine ne lidhje me kete rast. Zyra ka informuar policise se "ka disa dyshime" se ish shefi i sigurise publike Vlastimir Djordjeviq ka organizuar rrembimin e vellezerve Bitici.
Zyra e prokurorit ka theksuar se policia duhet te gjeje Djordjeviq dhe ta pyese se perse ka dhene urdher qe vellezerit Bitici te dergoheshin ne Petrovo Selo, si edhe per transferimin e tyre nga ky vend.
Zyra e prokurorit mendon se ish shefi i sigurise publike mund te kete informacione rreth atyre te cilet kane dhene urdher per vrasjen e vellezerve Bitici dhe atyre qe i kane vrare ata. Prokuroria ka sugjeruar gjithashtu qe policia te marre ne pyetje edhe Obrad Stevanoviq, ish ndihmes i ministrit te brendeshem.
Ai ka qene komandant i se ashtuquajtures ekip i ndjekjes operative te ministrise se brendeshme ne Serbi, anetaret e se ciles kane marre vellezerit Bitici nga burgu i Prokuplje.
Zyra e prokurorit ka kerkuar gjithashtu nga policia qe ajo te marre ne pyetje shefin e xhandarmerise Serbe, Goran Radosavljeviq, te njohur me emrin "Guri", sepse ai ka qene ne kontakt me Djordjeviq dhe kur vellezerit Bitici jane cuar ne kampin stervitor te policise, Guri ka qene komandant i kesaj njesie ne Petrovo Selo.
Ne te njejten kohe, zyra e prokurorise ka sugjeruar qe policia mund te merrte ne pyetje Ljubomir Aleksiq, zevendes shefin e departamentit te administrates se policise ne ministrine e brendeshme te Serbise.
Sipas informacioneve qe ka zyra e prokurorit dhe IWPR, zevendesi i Gurit ne ate kohe, Rade Djeriq, ka marre pjese gjithashtu edhe ne hapjen e varreve dhe varrosjen e kufomave ne Petrovo Selo.
Duke theksuar se policia nuk e ka kryer si duhet detyren e tyre, zyrtare nga zyra e prokurorit ne Nentor 2002 jane ankuar se nuk eshte arritur asnje progres ne rastin e vellezerve Bitici nga Korriku i vitit 2001 deri ne Shkurt 2002.
ASKUSH NUK ESHTE NXJERRE PARA DREJTESISE
Zhvarrimi i Batajnica 7, varri i peste masiv i Shqiptareve te Kosoves, ka filluar ne fillim te Nentorit. Nese puna nuk pengohet nga kushtet e keqia te motit, zhvarrimi duhet te perfundoje deri ne fund te vitit. Kjo do te shenonte edhe perfundimin e procesit te zhvarrosjes se trupave nga te gjitha vendet e zbuluara deri me tani ne Serbi.
Rezultati i zhvarrimeve qe kane filluar qe prej 18 muajsh jane kufomat e rreth 770 njerezve, perfshire edhe nente femije dhe disa dhjetra gra. Numri ndoshta do te rritet edhe me teper, sepse mendohet se varri i fundit ne Batajnica mund te permbaje nga 50 deri ne disa qindra trupa. E panjohura me e madhe mbetet ende se kush i ka vrare keta njerez. Ka qene policia, ushtria, formacionet paraushtarake, apo Serbet e Kosoves?
Shefi i sigurimit publik Sreten Lukiq ka thene se kur eshte shpallur gjendja e luftes, eshte dhene nje urdher per te gjitha forcat, perfshire edhe ministrine e brendeshme te Serbise, sipas te cilit, te gjitha strukturat duhet ti bindeshin komandes se ushtrise Jugosllave, dhe se ka dokumenta me shkrim te cilat e provojne nje gje te tille. Nje deklarim i tille te ben te mendosh se pergjegjesia kryesore per te gjitha veprimet e dhuneshme ne Kosove i bie ushtrise.
Nje burim i rendesishem i policise i cili ka marre pjese ne luften ne Kosove thote se ndersa do te ishte e lehte te identifikoheshin fajtoret per disa prej krimeve ne province, nje gje e tille do te ishte ne shumicen e rasteve e pamundur. "Ka mbizoteruar nje gjendje kaosi," ka thene ai, "ndersa NATO bombardonte, forcat tona ndesheshin me Ushtrine Clirimtare te Kosoves praktikisht ne te gjithe provincen dhe disa forca paraushtarake dhe te policise speciale te cilat ose vidhnin dhe bastisnin ose kerkonin te merrnin hak. Eshte e veshtire te thuash se kush ka kryer krime".
Nderkohe, deshmitare si Marko, nje barman nga Kragujevac, ne Serbine qendrore, vazhdojne te qendrojne te heshtur. Ndermjet viteve 1998 dhe 1999, ai ka sherbyer ne nje njesi te rregullt te ushtrise Jugosllave ne Kosove, duke bere roje ne nje pike vrojtimi ne Koshare ne kufirin ndermjet Kosoves dhe Shqiperise. "Ne mbronim kufirin tone nga terroristet Shqiptare - por per fat te keq ka pasur nga ata te cilet kane zbrazur zemerimin e tyre ndaj popullsise se pafajeshme civile," thote ai. Marko thote se nje shok i tij nga e njejta njesi ushtarake, i zemeruar nga vrasja e nje shoku tjeter, ka vrare nje grua Shqiptare duke e hedhur ate ne nje pus se bashku me nje granate. Si shume te tjere te cilet kane sherbyer ne Kosove, Marko thote se Serbia nuk eshte ende e gateshme per te diskutuar keto krime.
-
- Baladë Kosovare
- Ç'ka kanë bjeshket o bre qe ushtojne.
- Ç'ka kanë lugjet o bre qe po fshajne,
- Ç'ka kanë malet qe s'mugullojne,
- Ç'ka ka hana qe s'po shndrit,
- Ç'ka ka djelli qe s'po ban drite,
- Ç'ka kanë shpendet qe s'po knojne,
- Ç'ka kanë qyqet o bre qe s'vajtojne.
- Muhaxhiret kah po shkojnë,
- Kane lan toke e kanë lane shpi,
- Kane lane dhen e kanë lane dhi,
- Kane lane buken cerek me hi,
- Kane lane corben n'veksht te zi,
- Kane lane sofren t'shtrume n'shpi,
- Kane shkue miqte buke po u ngi,
- Kane lane zhgujt o nveg pa u krye,
- Kane lane pajen cikat pa marue,
- Kane met nuset te dhandri pa shkue,
- Kane met krushqit e bre pa u kthye,
- Kane met djemtë o dhander pa hi,
- Ohh... muhaxhiret o bre kah po shkojnë,
- Dru e gurë o bre c'po vajtojne,
- Bari n'toke o bre s'po mbin,
- muhaxhiret kanë marrë dynjane n'sy
- Vdesin n'bore e vdesin n'shi,
- Vdesin pleqe o bre vdesin te rinj,
- Vdesin gra e vdesin fëmijë.
- Muhaxhiret bre kah po shkojnë,
- Për ta malet po vajtojne,
- buke pa ngrane e ujë pa pi,
- Kane marrë udhën për Shqipni,
- Udhen e gjatë o bre për Turki,
- oh..kush njeh Zot, bre din e iman
- Muhaxhireve konak ju ban,
- Muhaxhiret brenda i shtin,
- Shtronju mirë o bre për me fjet,
- Se ju con Zoti n'xhehnet,
- Se jua kthen o Zoti n'nahiret.
Historikisht Kosova ka qenë vendi i përplasjeve të njëpasnjëshme të armatosura kryesisht mes serbëve dhe shqipëtarëve.Dihet se Kosobva është vetëm një nga trevat shqiptare kurse Shqipëria, politika apo shteti shqiptar ka përfaqësuar gjithnjë pas 1913-ës më pak se gjysmën e tyre.Nga ana tjetër problematika e trevave dhe e kombti shqiptar në vitet e Luftës së Dytë Botërore është shumë e gjerë.
Gjithsesi qoftë edhe vetëm në ketë kënvështrim ai ende ka mbetur në diskutim nga histriografia e huaj dhe sidomos diferencohet dhe shtremberohet nga historiografia serbo-jugosllave, veçanerisht kur është fjala për shqiptrarët e Kosovës dhe ato të viseve të tjera të aneksuara në ish-Jugosllavi.Për shkak të pengesave të ndryshme objektive dhe subjektive të cilat në forma të reja gjatë dhjetë viteve të fundit ende janë të pranueshme.Sot është e vështirë të pohohet se është rastësisht e ndikuar nga elementet e traditës ose të momentit.
Perfaqesues te fuqive te medha ne Konferencen e paqes 1919!
Aktualisht Kosova kufizohet me Serbinë , Maqedoninë, Malin e Zi dhe me Republikën e Shqipërisë.Këta kufinj në mënyren më paradoksale e ndajnë edhe sot territorin kompak shqiptar në pesë njësi politike duke dëshmuar rastin unikal në Evropë e ndoshta në botë për copëtimin territorial të një kombi.Lufta për çlirimin kombëtar të popujve të shtypur në kushtet e sotme të zhvillimit ekonomik, politik e ushtarak ka hyre në një fazë të ndërlikuar dhe tejet komplekse.
Kosovarë të dëbuar (»muhaxhirë«) nga trojet e tyre prej pushtuesve serbë me 1912.
Në këto rrethana të brendshme dhe të jashtme u shtrua kërkesa”Kosova –Republikë”si kërkesë minimale në aspektin e çlirimit kombëtar,kërkesë që e bashkoi pupullin shqiptar dhe e tronditi nga themelet jugosllavinë titiste edhe pse populli i robëruar shqiptar i kishte karakteristikat e kombit dhe ishte i vetëdijshëm që i takonte plotësisht e drejta e kombeve për vendosje deri në shkëputje .
Fshati Aliaj i Kastratit i djegur nga ushtria jugosllaue më 1920.
Grupet e organizuara ilegale duke pasur parsysh rethanat ndërkombetare dhe ato Brenda jugosllave si dhe forcën jo të mjaftueshme qoftë njerëzore, qoftë ushtarake për realizimin e kërkesave populore në programet e tyre unanimisht si kërkesë politike dhe i kishte demaskuar hegjemonizmi serb perpara opinionit jugosllav dhe atij botëror, kishte ndikuar fguqishëm në ashpersimin e luftës klanore benda RSFJ-së, gjë që coi deri në shkaterriin e Jugosllavisë si burg i popujve dhe i internacionalizoi deri ne maksimum cështjen shqiptare në botë.
Fshati Koplik i djegur nga ushtria jugosllave më 1920.

Superstruktura kriminale shtetërore serbe kishte vetëm një kokë komanduese, ai ishte varrmihësi i Kosovës Sllobodan Millosheviç
Gjatë luftës në Kosovë (1998 - 1999), regjimi pushtues serbë angazhoi një superstrukurë të gjerë forcash ushtarake - policore…, kundër popullit Shqiptarë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto forca përbënin një kombinim kompleks të,
- strukturave policore speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë,
- njësive ushtarake speciale të Ushtrisë serbe,
- njësive të shumta paramilitare si dhe
- të një spektri forcash të tjera vullnetare që vinin nga vendet ish-sovjetike si nga: Rusia, Bjellorusia, Ukraina, pastaj Rumania etj.
Dhe kjo superstrukturë kriminale kishte vetëm një kokë komanduese, e ai ishte varrmihësi i Kosovës Sllobodan Millosheviç.
Për të argumentuar përfshirjen e kësaj superstrukture kriminale në veprimtarinë e saj me përmasa gjenocidale, po i referohem një raporti të organizatës ”Human Rights Watch”. Në raportin e tetorit 2001, kjo organizatë hulumtuese (faktmbledhëse) për krimet e kryera në Kosovë, shkruan (citoj): „Ushtria Jugosllave kishte komandën e përgjithshme gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s. Sipas ligjit, ajo kishte nën varësinë e saj policinë dhe forcat paraushtarake, megjithëse zyrtarët e lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme serbe ushtruan dukshëm një influencë të rëndësishme gjatë fushatës. Ushtria kontrollonte rrugët kryesore dhe kufijtë duke koordinuar dhe lehtësuar kështu “spastrimin etnik” (në Kosovë). Policia dhe forcat paraushtarake u përfshinë në mënyrë më të drejtpërdrejtë në dëbimin e civilëve dhe shkatërrimin e fshatrave, për të cilën kishin mbështetjen e artilerisë së ushtrisë (serbe - vërejtja Sh.B). Gjatë këtyre operacioneve burrat veçoheshin nga gratë dhe fëmijët për t’u marrë në pyetje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ekzekutoheshin në vend.“
Sipas këtij raporti, Ushtria serbe ishte nën kontrollin e plotë të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes, i përbërë nga presidentët e Serbisë, Malit të Zi dhe “Jugosllavisë” dhe që kryesohej nga kryetari jugosllavë Millosheviç. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë ishte Gjenerali Dragoljub Ojdaniç. Gjen. Ojdaniç pas përfundimit të luftës, do të emërohet si Ministër i Mbrojtjes së UJ-së, dhe në këtë post qëndroi deri në tetor të vitit 2000.
Skema: Struktura e ushtrisë serbe në Kosovë, mars - qershor 1999
Kush e projektoi operacionin e koduar ”Patkoi” ?!
Operacioni i koduar »PATKOI » është projektuar nga Shtabi i ushtrisë jugosllave (lexo: serbe) dhe kreu i politikbërjes serbe Sllobodan Millosheviç, duke pasur përkrahjen e përhershme edhe nga Kisha serbe. Ky projekt për shfarosjen e shqiptarëve, duket se është bazuar plotësisht në platformat e mëhershme antishqiptare, duke filluar nga „Naçertanija“ e Ilia Garashaninit e deri te „Memorandumi…” i Akademisë së Shkencave të Serbisë », kreatorë i së cilës ishte shoveni Dobrica Qosiç.
Tri fazat e realizimit të operacionit „Patkoi“!
• Operacioni « Patkoi » është planifikuar të zbatohet në tri faza:
- Faza e parë ishte paraparë që të kryhej gjatë muajit janar 1999, e që kishte për qëllim spastrimin etnik nga popullsia shqiptare, pjesën veriore të Kosovës.
- Faza e dytë ishte planifikuar gjatë muajit shkurt, për ta përfshirë pjesën qendrore të Kosovës, përkatësisht Drenicën dhe rajonet përreth, ku përveç vrasjeve dhe dëbimit të popullsisë shqiptare, kishte për qëllim edhe shkatërrimin e njësiteve të UÇK-së.
- Faza e tretë gjatë marsit dhe prillit 1999, kishte për qëllim spastrimin etnik të Kosovës.
Për këtë qëllim strukturat komanduese dhe politike të Serbisë, kishin hapur dy vendkalime kufitare, një me Shqipërinë në Qafë të Morinës dhe tjetrën me Maqedoninë në Bllacë.
Cilat forca ushtarake morën pjesë në zbatimin e
operacionit „Patkoi“?!
• Në operacionin „Patkoi“ ka marrë pjesë korpusi ushtarak i Prishtinës, që përbënte superstrukturën ushtarake të Armatës së tretë serbe në Kosovë.
Komandant i armatës së tretë ishte Gjen.Kol. Nebojsha Pavkovic, ndërsa Komandant i Korpusit të Prishtinës ishte Gjeneral major Vlladimir Llazareviç.
• Korpusin ushtarak të Prishtinës (sipas raportit “Human Rights Watch”) e përbënin:
- pesë brigada,
- një njësi policore ushtarake dhe
- një regjiment aviacioni.
Në operacionin “Patkoi“ morën pjesë edhe korpuse tjera nga Serbia dhe Mali i Zi,
si:
• Korpusi 21 i Nishit i përbërë nga:
- Brigada e Blinduar 211 (Nish) në përbërje prej 1258 trupa, 75 tanke, 13 topa dhe 4 RBV,
- Brigada 150 e Vranjës e përbërë prej 1300 trupa, 72 topa dhe 12 RBV,
- Brigada e motorizuar 78 e Vranjës e përbërë nga 1316 trupa dhe 31 tanka, Brigada e 2-të e Nishit e përbërë nga 1600 trupa dhe 10 tanke,
- Brigada 175 e Leskovcit e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 tanke,
- Brigada e motorizuar e 4-të e Pirotit e përbërë nga 1600 trupa, 31 tanke dhe 18 topa,
- Njësiti i inxhinierisë 352 i Prokuples nga 1000 trupa dhe
- Njësiti i Logjistikës 85 i Nishit i përbërë prej 1000 trupash.
• Korpusi 37 i Uzhicës me:
- Brigadën e 37-të të motorizuar të Rashkës që kishte në dispozicion 1695 trupa, 31 tanke dhe 18 topa dhe
- Brigada 19 e Pozhegës e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 topa.
Në Kosovë kishte ardhur edhe:
• Korpusi 24 i Kragujevcit, i cili përbëhej nga:
- Brigada 80 e Kragujevcit me 1600 trupa dhe 18 topa si dhe
• Korpusi 12 i Novi Sadit që në përbërje kishte:
- Brigadën e 18 të Novi - Sadit që në përbërje kishte 1600 trupa dhe 18 topa.
Në Kosovë ishte stacionuar edhe:
• Armata e parë e Beogradit, e cila në përbërje të vetë kishte:
- Brigadën 252 të blinduar të Kralevës, me 1121 trupa, 82 tanke, 12 topa dhe 4 RBV.
Këtu ishte edhe:
• Korpusi special i Beogradit me
- Brigadën e parë të Blinduar,
- Brigadën speciale 72 dhe
- Brigadën 63 të parashutistëve.
- Brigada e parë e Blinduar kishte 1184 trupa, 112 tanke, 12 topa dhe 4 RBV,
- Brigadën speciale 72 kishte 1189 trupa, ndërsa
- Brigada 63 e parashutistëve kishte 460 trupa.
Në këtë operacion famëkeq, ishte angazhuar edhe:
• Korpusi 2 i Podgoricës, ku bënin pjesë:
- Brigada e 5-të e motorizuar me 1478 trupa dhe 31 tanke.
- Brigada 1 B/4 alpiniste e Kollashinit me 350 trupa dhe
- Brigada 4 e Policisë ushtarake e Podgoricës me 359 trupa.
Skema: Plani 1 + Plani 2 i Operacionit “PATKOI”
Strukturat e MUP’it dhe njësitë paramilitare serbe
Përveç forcave ushtarake, në realizimin e operacionit “Patkoi” në Kosovë, janë përfshirë: strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, njësitë tjera speciale e paramilitare serbe. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (Ministarstvo Unutrashnjih Poslova, apo siç thirrej shkurt MUP), drejtohej nga Ministri Vlajko Stojiljkoviç.
Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë bënin pjesë:
- policia e rregullt e Kosovës, e komanduar nga Sreten Lukiç
- Forcat policore speciale (Posebne Jedinice Policije, apo PJP) e që komandoheshin nga Gjen. Lt. Obrad Stevanoviç dhe
- Forcat Antiterroriste (Specijalna Antiteroristiçka Jedinica, apo SAJ), të cilat komandoheshin nga Kol. Zhivko Trajkoviç.
- Ndërkaq kreu i sektorit të sigurimit publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte Gjeneral Vlastimir Gjorgjeviç...
Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë vepronte edhe Shërbimi i Sigurimit, e ashtuquajtura UDB-ë, e cila konsiderohej si syri dhe veshi i regjimit pushtues serbë në Kosovë. Kreu i sigurimit të shtetit serb (UDB-së) gjatë luftës në Kosovë ishte z. David Gajiç. Shërbimi sekret i Serbisë (UDB-a), për të zbuluar aktivitetin e UÇK-së, në radhët e veta ka rekrutuar edhe shumë shqiptarë.
Skema: Struktura e MUP’it serbë në Kosovë, mars - qershor 1999
Ky shërbim famëkeq në Kosovë dislokoi gjithashtu edhe të ashtuquajturën »njësi operative speciale, JSO-në (Jedinica za Specijalne Operacije) », e cila i ndihmoi në forma të ndryshme njësitë kriminale paramilitare, si:
- "Shkorpionët",
- “Tigrat e Arkanit”,
- “Beli Orlovi” (Shqiponjat e Bardha) të Voisllav Sheshelit,
- “vullnetarët e ardhur nga Republika serbe e Bosnjes dhe mercenarë nga ish-vendet sovjetike, si dhe
- “Beretat e Kuqe” apo “Djemtë e Frenkit” (emërtim ky që u morë sipas Frenki Simatovic, një personalitet kyç në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe njihej si themeluesi i këtij grupi). Gjatë luftës kjo njësi speciale«
- Jedinica za Specijalne Operacije (JSO-ja 9 komandohej nga Milorad Lukoviç, i njohur me nofkën “Legija”.
Ndërkaq në njësitë e lartpërmendura paramilitare janë rekrutuar edhe qindra serbë lokal - vendës (kishte edhe njësi të veçanta kriminale nga serbët e Kosovës, siç ishte njësia kriminale “Munja” - Vetëtima, që ka vepruar në rrethin e Pejës etj), të cilat kanë kryer krime mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare. Ata, kishin për detyrë të vrasin pamëshirshëm shqiptarë, por edhe të djegin, të plaçkitin dhe ta shpërngulin popullatën shqiptare nga Kosova. Për këtë aktivitet kriminalë flasin shumë argumente. Pas përfundimit të luftës, shumë paramilitarë serbë (por edhe të huaj) u kanë deklaruar hetuesve ndërkombëtarë dhe gazetave të huaja, se gjatë luftës në Kosovë ( me theks të veçantë gjatë vitit 1999 kur po realizohet Operacioni “Patkoi“), shpeshherë prej zyrtarëve të lartë të ushtrisë dhe të policisë serbe kanë marrë lista me emra të shqiptarëve, të cilët janë ekzekutuar në forma të ndryshme!!!
ME GJERESISHT MUND TE LEXONI SA VIJON:
- [PDF]
POLEMIKA SHQIP - Syri 3
www.syri3.com/pdf_fajllat/Libri_1.pdfFile Format: PDF/Adobe Acrobat
P O L E M I K A. S H Q I P. 5 fjala e recensentit. Reagime dhe polemika që sfidojnë të... Në librin “Polemika shqip”, shkrimtari flori bruqi, spikat me sensin për ... polemikaship
www.sa-kra.ch/polemikaship.htm - Translate this pageREAGIMI I MR.SCI. FLORI BRUQI, SHKENCËTAR NGA PRISHTINA. 7. maj 2007. Libri "Polemika shqip" u ofrohet të interesuarve për shkarkim falas në sektorin ...