Në kuadër të aktiviteteve të Mitingut të 48-të të Poezisë që po mbahet në Gjakovë, të enjten është promovuar monografia e punës dhe aktivitetit 50-vjeçar të Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, nga autori Halil Haxhosaj.
Nga të pranishmit është vlerësuar lart puna e autorit në këtë rast, ngase siç është thënë, Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, përveç kryevepres së vet, Mitingut të Poezisë, ka lënë gjurme të pashlyeshme, dhe jo vetëm në poetikën e letësinë kosovare.
“Kjo vepër përbën një material të rëndësishëm historik për zhvillimin e kulturës në Gjakovë e më gjerë, veçanërisht asaj letrare. Tregon për frymën kombëtare, përmbajtësore e demokratike”, ka thënë ndër të tjera poeti Agim Gjakova, njëri ndër pionierët e klubit dhe Mitingut të Poezisë.
Veprën e ka çmuar lart edhe kryetari aktual i KL “Gjon Nikollë Kazazi”, Muharrem Kurti, i cili ka thënë se kjo vepër përveç anëtarëve të klubit, u bën nderë edhe të gjithë atyre që për 50 vjet me radhë kanë defiluar dhe kanë bashkëjetuar me klubin dhe Mitingun e Poezisë.
Edhe kryetari i Klubit Letrar “Beqir Musliu” nga Gjilani, Sabit Rrustemi, ka thënë se letërsia në Gjakovë e ka merituar ta ketë një vepër të tillë sepse kontributi i njerëzve të penës në Gjakovë ka qenë jashtëzakonisht i madh.
Nga ana tjetër, autori Halil Haxhosaj, i cili qysh në fillim ka rikujtuar se për shkak të veprimtarisë së ngjeshur gjatë 50 vjetëve të kaluara, monografia mund të mos jetë e plotë dhe të ketë lëshime të aty-këtushme, ka shtuar se kjo është vepra që e bën atë krenar, pasi deri te realizimi i saj është dashur shumë punë:
“Për këtë monografi, jam duke punuar tash e 50 vjet. Që nga koha kur isha nxënës i poetit Din Mehmeti, në normale, e deri në ditët e sotme. Jam shumë i lumtur që tash pata mundësinë të shkruaj për të gjitha ecejaket gjatë këtyre viteve”, ka thënë Haxhosaj.
Artan Z. Haraqia

No comments:
Post a Comment