Iljaz PROKSHI
Kur e lexova letrën e gjatë që më vinte nga një mik i imi mërgimtar, që tash e sa vite nuk jeton në Kosovë, për një çast u pikëllova shumë. Nuk e dija pse më vinte aq zemërim ë vetvete; as guxoja të përmend fjalën ekzil, disi ia kisha caktuar vetes një lloj sprove të qëndresës dhe më kot me logjikën time mundohesha të gjeja ndonjë zbrazëti të përshtatshme që të çmallem jo mes fjalëve, por dhe nga lotët. Hapësira para syve të mi përcëllente dhe e dija një gjë;mikun tim që kish bërë edhe një libër me poezi, e s'kish guxim ta dërgonte asokohe për botim, kish një anë tjetër përceptimi. Ai mbase afsh i tij i fshehtë, që kish rënë mbi shpirtin e tij si një zjarr. Dhe unë mendoja gjithnjë se ai fshehte një vështrim tjetër; i kish dhënë një dimension paksa tjetër përmasës atdhe - robëri, ndërsa tani më shtyri t'ia ktheja pergjigien dhe t'i thosha se poezinë e ke të mrekullueshme dhe e vlen ta botosh.
I rrënuar nga kujtimet për ata që gjenden në mërgim, ngjeva penën dhe, mes tjerash, i thashë se si këtu bënë kohë e ligë, diçka si luftë, se jeta kurrë s'ka tjetër dritë, veçse këtë që me arsye e paarsye e ndiejmë, e bëjmë mbase vetë. Nata këtu bie si furtunë dhe s'di askush se si do të gdhijë dita e nesërme. Të gjitha këto ia thashë përngutas, me qëllim më të mirë që të mos e shqetësoja aq shumë mikun poet, por, megjithatë, ai pasi kish marrë letrën, më thoshte në një pjesë të letrës: çfarë mërzie, mërgimi të dërrmon dhe kujtimet mund t'i rrënojnë përgjithnjë. Dhe për çfarë për një dhe tëndin, për drunjtë, lumenjtë, rrugët, për shkrepat dhe lisat qindvjeqar, më ë fund, dhe pse edhe për ndonjë shpend apo të afërmit, madje ndonjë idil të dashurisë..." Pas një kohe të gjatë, miku Gëzim A., m'i dërgoi poezitë me një zarf dhe bashkë me to dhe një copë letër tjetër. Tashti letra kishte vetëm një porosi të shkurtër: "Lexomëni këto vjersha dhe nëse bëjnë do të doja ta bëja një libër. Nëse nuk vlejnë, atëherë mos çaj kokën, mund të pres akoma!". Ishte një porosi që në shpirtin e atij djaloshi me aq talent vërtet mërgimi kishte lënë gjurmë te thella, dhe objektiviteti larg atdheut, larg gjithçkajes së tij e kishte rrëmbyer dhe së fundi pa e përjetuar lirinë e moshës as këtu, as atje kish shfaqur dilema. Pas një leximi që u bëra atyre poezie pashë se jo që vlente të botoheshin, por ishte një poezi e thënë lirshëm, një pjesë e jetës së mërgimtarit, madje një dëshmi se një mënyrë konstituive ai kishte përthekuar subjektin lirik dhe tani donte ta shfaqte para lexuesit. Nga ai burg i atëhershëm në Kosovë, unë mund ta përjetoja paksa ndryshe përceptimin e tij, por fluturimthi ia ktheva përgjigjien se poezitë do të botohen së shpejti se brenda shpirtit tënd shoh një vullkan, që burimin e ka te atdheu, te Olimpi i muzave, dhe s'shkon huq asgjë nëse e boton sa më parë.
Ishin ato netët e gjata larg atdheut që m'i kish përshkruar në letër, por edhe përceptimi metaforik në poezi, te Gëzim A., që jeton larg atdheut në Zvicër, fytyra e Vërrinit, të tij rri përherë në dhomën ku banon. Çdo djegie i përgjigjet vetëm shpirtit të tij prej mërgimtari, edhe kur merr e më flet në telefon ndiej se zemra i pikon lot. "Pse shfaq dilema për atë që shkruan? Mos i bërë të mbesin copra letrash që të hidhen apo?"
"Jo, jo, - më thotë, - por, ja që mbase nga mallëngjimi i tepërt dua të jem më i thellë ose edhe më i qartë. Mund të ketë lajthitje aty-këtu në ndonjë poezi, në ndonjë varg." "Si kështu? I them.
"As vetë nuk e di, por do të doja ta botoja", - më tha.
Duke ditur se njeriun e shkapërderdhin brengat andej-këtej, duke ndjekur situatën këtu dhe rreth nesh, ato poezi hynë brenda kopertinave si një trung që gjëllin përherë, dhe qet gjethe në pranverë. Dielli nën paradokset e rrezeve të tij m'i kish lidhur nyje ëndrrat për diçka që s'do aq shpjegim... Kjo mrekullia, thashë me vete kur pashë librin e botuar me poezi, "Klithmë malli" të Gëzim Ajgerajt. Ndërmarrja botuese "Rilindja" e botoi me kënaqësi, sepse me gjithë fluktuimin e madh të botimeve nder botues të tjerë, ky libër shquhej dhe pse të mos botohet. "Asgjë S'ia kalon një dhembje e lehtë e kokës ndonjëherë... e garantuar, e pastër, e vërtetë... Çka, thotë Beketi. Poezia e këtij mërgimtari ngre para vetes dhe një mesazh; lidh fatin e njeriut të mërguar anembanë botës duke përtypur mallëngjimin. Me të marrë librin përmes një agjenci, poezi Gëzim A., një natë më thërret dhe më falënderon për punën që kishim bërë. Unë i thash se të punoftë pena, shkruaj përsëri. Dhe ai vërtet nuk ndenji duarkryq, biroi nëpër labirintet e peizazhit të errët të atdheut të tij dhe ringjalli apogjeun e quajtur art. "Jam i kënaqur me librin, s'e kam menduar se do të dalë kështu", - më thotë në telefon. "Mos hesht, shkruaj", - i thashë.
Pastaj më pyeti për gjendjen në Kosovë, për hallet, problemet e jetës, të shkrimtarëve. Dhe sa herë nxirrte zërin, më dukej se pshertinte. Ndërsa unë mendoja me vete se mërgimi vërtet e shkallmon njeriun, por s'e thyen dot, janë paradokset e diellit ato që s'prajnë e në vete kanë apsurd; heri i poezis së Gëzim A., kërkonte vetëm lirinë që ia kishin vjedhur pushtuesit me vite, me shekuj, që rrënoi shtëpi dhe vrau njerëz; bëri masakra në Likoshan, Qirez, Prekaz etj. Poetët do t'i ndiejnë paksa ndryshe nga të tjerët. Prandaj shpeshherë me arsye kërkojnë qetësim të brendshëm, pasivitet, për të mundur që të shpërthejnë më lehtë në krijimtari. Mirëpo ata që kanë mërguar, edhe pse të molisur, nuk ndiejnë mungesë force, as rënje atdhedashurie. Flasin, shkruajnë e për atdheun e vet mendjen kurrë s'e shpiejn tjetër kund.
Ata i gëzohen lirisë...

Iljaz Prokshi dhe Gëzim Ajgeraj