2012-05-14

Cikël poetik nga Roland Gjozi




Roland Gjozi ka lindur ne tirane me 29 Korrik 1950. Ka kryer studimet e larta per Gjuhe Letersi Shqipe. Ne moshen 18 vjeçare botoi vellimin e pare poetik "Mozaik" qe u prit mjaft mire nga kritika dhe lexuesi. Ka botuar rreth 20 libra me poezi, tregime, romane etj., si dhe eshte autor i shume skenareve per filma artistik dhe dokumentar. Krijimet me poshte jane shkeputur nga "Buke dhe vere".

Ajo s'e pa

Ajo s'e pa, s'kish si ta vinte re një trëndafil që u tha
Një flutur që mbaroi te maja e këpucës së saj
Të dashurosh, nuk je krejt pa faj.

2000


Miniaturë 1

Të hapa qepallën dhe u futa brenda
Ta mbylla përsëri

Aty ku ka zemër
S'ka përjetësi

2000


Miniaturë 2

T'i mora gishterinjtë dhe i futa në gojë
Një nga një t'i hëngra si bombon
Kësulkuqja është gishti që thotë jo
S'ka më kuptim të mashtrosh
Ujku ka vënë papijon

2000

Delirium

Dhe u shuan njerezit. Dhe humbe ti.
Pastaj u tha toka dhe qielli mbeti bosh
I vetem fill degjoj trishtem
Zemren plot kambana si nje Athos.

Dhe behem Zot dhe lind nje bote
Te mos dashurosh eshte nje arsye e forte

2000


Vegim a siluete

Kur ti me shfaqesh, lumenjte vershojne nga qielli
Dhe qiellin blu e me re shkel si me patina
Vjen pylli ne qytet me njemije gardalina
Dhe shkreterira vjen, ne floke te tundet dielli

S'te njoh, vajze, vegim a siluete, o zoti Krisht, ç'je?
Aty ku ti me shfaqesh, ve kemben, thith ajrin qe me çmend
Si Mikelanxhelo mund te shpik nje Kapele Sikstine te re
Dhe si Prometeu te vjedh e te digjem me zjarrin tend

Nje çast, une e ti, me gishterinj si fitile te ndez, te shkrumboj
S'kam pare te tille Afrodite, qe shket ne duart e mia si argjend
Petkat nje nga nje t'i heq, lakuriq kurmin me puthje ta magjijoj

Ah, sa fort u çmendem, u beme balte e qiell nga dashuria
Pastaj ike ti, ika une, serish kerkoj nje vajze te bukur si ti
Po veç vegim e siluete, qe ç'eshte, askurre s'e di.

2000

No comments:

Post a Comment

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...