Libri i Sefer Pashës “Qind për qind jam gjallë” i kushtohet intelektualit tejpamës të Kosovës, Ukshin Hoti. Ky është vëllimi i tretë i autorit për këtë kolos të madh. E gjithë vepra nga rreshti i parë e gjer tek i fundit ngjiz e qëmton me sharm odën në Krushën e Madhe ku lindi Ukshin Hoti, rudinat ku hodhi çapat e parë, udhët, gjirizet, rrëketë, krojet, përrenjtë, Drinin e Bardhë, shkollën e fshatit, xhamitë e kuvendet e burrave ku ai thithi qokat qibare, bëmat, baladat e legjendat e lëvruara gojarisht për Kosovën e Shqipërinë. Në roman hidhet dritë mbi udhën e mundimshme të profesorit të universitetit të Prishtinës, dallditë e jetës, arrestimin që i bën serbët pasi mbrojti demonstratat e studentëve në vitin 1981. Me teknikë shkrimi autori gjithashtu përshkruan vitet e gjata të Ukshin Hotit nëpër burgjet e Serbisë në Prizren, Istog e Nish i kurthëruar nëpër një shumësi realitetesh të ashpra, përfshi këtu dhe pirgjet me intriga. Edhe nga ferri i qelive i braktisur nga të gjithë luftoi me drithërimë për lirinë e Kosovës. Ukshin Hoti është liruar nga burgu i Dubravës më 16 maj të vitit 1999. Qysh prej asaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tij. Thuhet se mbahet në një burg privat prej kah merr shtysën e lëndën romani.
Botoi: “AlbPaper”
Çmimi: 1000 lekë
No comments:
Post a Comment