2012-05-13

Hillari Klinton pranon ftesën, në Shqipëri për Pavarësinë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, konfirmoi vizitën e saj në Shqipëri në gjysmën e dytë të këtij viti. Kjo përgjigje erdhi gjatë takimit 40 minutësh që kryediplomatja amerikane zhvilloi në Departamentin amerikan të Shtetit me Kryeministrin Berisha.




 Vetëm dje zyra e shtypit të kreut të qeverisë shqiptare zbardhi një pjesë të takimit me dyer të mbyllura të zhvilluar në Uashington. “Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i rishprehur sekretares Klinton dëshirën e tij, të qeverisë shqiptare dhe të të gjithë shqiptarëve për të pritur znj.




 Klinton së shpejti në Shqipëri, si mike e madhe dhe e shquar e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar. Sekretarja Klinton iu përgjigj kësaj ftese të Kryeministrit me premtimin se do të vijë në Tiranë, për të festuar se bashku 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”, theksohet në njoftimin e zyrës së shtypit të Kryeministrisë. Po kështu, aty theksohet se sekretarja amerikane ka theksuar se SHBA është shumë e interesuar ta shikojë Shqipërinë sa më parë vend anëtar të Bashkimit Europian dhe se ky vend do të vijojë të mbështesë fuqishëm në këtë rrugë. Pas këtij takimi të rëndësishëm, kreu i qeverisë ka vijuar dje me takime të tjera politike në Uashington. 




Ai zhvilloi një takim me ambasadorin Daniel Fried, ish-ndihmëssekretari i Shtetit i SHBA dhe tashmë i Ngarkuari i Posaçëm i SHBA për mbylljen e burgut të Guantanamos, takim në të cilin merrte pjesë dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Po kështu, Berisha u takua dhe me senatoren Jeanne Shaheen, Kryetare e Nënkomitetit për Çështjet Europiane. 




Senatorja Shaheen vlerësoi reformat dhe progresin e bërë nga Shqipëria gjatë kësaj periudhe dhe rolin e saj për paqen, prosperitetin e sigurinë në rajon. Berisha zhvilloi një vizitë në muzeun “Wilson” dhe u nderua aty me çmimin e Mirënjohjes: “Pluralizmi Kulturor”. Në këtë muze u zhvillua një aktivitet kulturor për të ritheksuar lidhjet historike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Të pranishëm ishin ndihmëssekretari i Shtetit për Sigurinë Ndërkombëtare, Thomas Countryman, zv.ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore në zyrën për Europën dhe Euroazisë në Departamentin e Shtetit, Philip Reeker, dhe ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.

No comments:

Post a Comment

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...