Dramë studentore në Durrës, Margjeka vetëvritet në pemë 72 orë pas vetëvarjes së Cengës
“Jetën time ia dedikoj atij, ia kam falur Abudulla Cengës”. Fraza e fiksuar shprehimisht në një letër shokuese zbardhi motivin e vetëvarjes së radhës në qytetin bregdetar të Durrësit. Një histori dashurie me fund të trishtë e ardhur që nga kohët shekspiriane dhe e përsëritur në jo pak raste që nga ajo kohë e deri më sot, duke mbajtur gjallë tragjedinë e dashurisë. Trupi pajetë i Manushaqes u gjet varur në një pishë në lagjen 1 të Durrësit, në Kodër-Vilë, ndërsa poshtë kodrës ndodhet universiteti “Aleksandër Moisiu” ku u njohën dy të rinjtë dhe më tutje shtrihet deti.
Manushaqe Margjeka nga Bujani i Tropojës u nda nga jeta në një vendim të nxituar a të mirëmenduar prej saj, ndonëse e mbytur nga dhimbja për humbjen e të dashurit të zemrës, Abdulla Cengës. Ajo zgjodhi të njëjtën mënyrë, ashtu si dhe ai për t’i dhënë fund jetës. Pas vetëvarjes së 22-vjeçarit Avdulla Cenga në ballkonin e shtëpisë ku jetonte me qira në zonën e plazhit, paraditen e së shtunës është gjetur e vetëvarur edhe Margjeka me banim në fshatin Kullë.
Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit deklaroi se pranë trupit të 28-vjeçares Manushaqe Margjeka, e cila u gjet e varur në një pemë në ish-parkun e gjelbër të qytetit, rreth 50 metra larg Vilës së Zogut, u gjet edhe letra ku studentja deklaronte se jetën e saj ia dedikonte Cengës dhe se pas fundit të tij, asgjë për të nuk kishte më kuptim. Mbetet ende mister vdekja e 22- vjeçarit Cenga, i cili sipas hetimeve, bazuar në dëshmitë e familjarëve dhe shoqërisë nuk rezulton të ketë pasur motive të forta dhe të njohura që e kanë çuar drejt këtij akti të rëndë. Historia që lidhte dy studentët e universitetit “A.Moisiu” ka përfunduar tragjikisht.
Për njerëzit e fortë
“Njerëzit e fort janë ata që vuajnë në heshtje, që kanë plagë në zemër dhe buzëqeshje në fytyrë”. Teksa ndante me shokët në rrjetin social “Facebook”, Abdullai, apo Dulla siç e njihnin të gjithë, e shoqëronte frazën me komentin për ata që e kuptojnë atë (shprehjen). Ende janë të shumtë ata që nuk arrijnë ta kuptojnë arsyen pse Dulla u nda nga jeta. Ai u gjet i vetëvarur në ballkonin e banesës ku jetonte me qira në sektorin “Teuta” të Plazhit të Durrësit. Abdulla Cenga u gjet i varur natën e 9 majit. Ai ishte student i Fakultetit të Biznesit në universitetin publik “Aleksandër Moisiu”.
Nga hetimet e para rezulton se Dulla nuk kishte probleme ekonomiko-financiare, nuk ishte përfshirë në lojërat e fatit dhe nuk kishte as probleme në fakultet. Ishte regjistruar në programin master të studimeve. Burime nga policia thanë se pas marrjes së dëshmive të familjarëve dhe shokëve u përjashtuan problemet ekonomike apo ato që lidheshin me studimet duke u ndalur në një raport të vështirë dashurie, ose ndonjë konflikt i mundshëm me persona të tjerë. Cenga ndodhej i vetëm në shtëpi kur kreu aktin tragjik. Gjatë komunikimit telefonik me një nga shokët me të cilin ndante banesën me qira nuk kishte shfaqur shqetësime, ndoshta sepse Dulla ishte i fortë dhe mendonte se plagët e zemrës nuk ndahen me askënd dhe kur e ka gjetur veten në një tunel është larguar pa zhurmë nga kjo botë, duke lënë pas dhimbje dhe shumë pikëpyetje.
Verifikimet e policisë
Hetimet tashmë janë fokusuar në marrëdhënien mes Cengës dhe Margjekës, ecurinë e raportit mes tyre dhe problemet që mund të kenë çuar drejt fundit pa kthim, fillimisht Dullën e më pas Manushaqen, edhe ajo studente e Fakultetit të Biznesit. Dyshimet kanë rënë në ndërhyrjen e mundshme të familjarëve për t’i dhënë një tjetër drejtim marrëdhënies mes dy të rinjve.
Megjithatë burimet policore bëjnë të ditur se po hetohet për të zbardhur këto dy ngjarje që kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në rast se sigurohen dëshmi se mbi djalin mund të ketë pasur presion, mund të ngrihet akuza e shkaktimit të vetëvrasjes dhe përcaktimit të përgjegjësisë penale mbi persona konkretë.
Letra e Manushaqes50 metra larg vilës së Zogut, u gjet edhe letra ku studentja deklaronte se jetën e saj ia dedikonte Cengës dhe se pas fundit të tij, asgjë për të nuk kishte më kuptim
Statusi i Cengës
“Njerëzit e fortë janë ata që vuajnë në heshtje, që kanë plagë në zemër dhe buzëqeshje në fytyrë”, kishte shkruar në “Facebook” Abdullai, disa ditë para vetëvrasjes
No comments:
Post a Comment