2012-05-13

“007 është 50 vjeç dhe unë e rrëmbeva këtë rol falë internetit”


Berenice Marlohe

James plaket, por femrat e tij ecin në një hap me kohën. E fundit është një ish-modele franceze që ka frikë të bëhet e famshme vetëm falë trupit. Ja si e mori licencën për të joshur…
“Kur mora vesh se do të fillonte një film i ri i James Bond, në vend që të lutesha, ndeza menjëherë kompjuterin. Nga sajti ‘Imdb’ (Internet movie data base) lexova të gjithë emrat e atyre që punonin për filmin, pastaj fillova të kërkoja të gjitha adresat përkatëse të email-eve. U dërgova kurrikulumin tim sa më shumë njerëzve që munda. Për fat të mirë, m’u përgjigj vetëm një person, por ndoshta më i rëndësishmi, përgjegjësja e filmit, ku më ftonte që të merrja pjesë në një provim”. Për Berenice Marlohe ky është një prej veprimeve më të zgjuara prej “Bond girl” që ka bërë gjatë gjithë jetës së saj (në mes të majit mbush 33 vjeçe). Dinakëria, guximi, zgjuarsia, paturpësia, ekzibicionizmi, a nuk janë cilësitë për të fituar një rol. Sigurisht, por për të qenë protagonistja e 007-s duhet të jetë gjithashtu seksi dhe e bukur. Nga kjo anë ajo nuk kishte probleme.
Berenice Marlohe, bukuroshja nga Parisi, ka një të kaluar si modele (sfilata, spote për Dacia Duster dhe tani imazhi i reklamës së ‘Swarovski’-t për periudhën vjeshtë-dimër 2012) dhe disa pjesë të vogla në filma francezë dhe seriale televizive. Kur u mor vesh emri i protagonistes së 007-s, të gjithë pyesnin: “Berenice kush?”. Dikush e ngatërronte me Berenice-n tjetër, atë Bejo, protagonisten e filmit “The artist”; edhe sajti “Huffinton Post” e renditi në mënyrë ironike vendin e katërt në klasifikimin e emrave më të vështirë të “Bond girl” për t’u shqiptuar dhe shkruar pa gabime, pas Olga Kurylenko (e parë në serinë “Quantum of Solace”), Michelle Yeoh (“E nesërmja nuk vdes kurrë”) dhe Izabella Scorupco (“Golden Eye”).
Përse kishit dëshirë të ishit një “Bond girl”?
Gjithmonë kam pasur një debulesë të veçantë për këtë seri filmash. Gjithçka është e bukur, unike, makinat, helikopterët, veshjet. Për sa u përket vajzave, ka nga të gjitha tipat: të vështira, oportuniste, të këqija, por edhe të mira. Janë filma të pasur, jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, por nga asnjë anë nuk krahasohen me filmat e tjerë. Kjo është arsyeja që vazhdojnë të tërheqin fansa edhe pas gjysmë shekulli.
Kush është Severin, gruaja që mishëroni?
Është një femër fatale, joshëse, misterioze, ndoshta e rrezikshme, por mjaft elegante, me veshje të frymëzuara nga vitet ’30-’40. Kjo është gjithçka që mund të them tani.
A jeni frymëzuar nga ndonjëra prej vajzave Bond të së kaluarës?
E preferuara ime është Famke Janssen, ose Xenia Onatopp, psikopatja që në serinë “Golden eye”, i vriste armiqtë duke i shtrënguar mes kofshëve. Shpresoj që edhe të shfrytëzoj paksa nga fantazia e saj e çmendur.
Kë pëlqeni më shumë getat apo çorapet me llastik?
Më pëlqejnë shumë getat, kurse çorapet me llastik nuk i duroj dot fare, më duken torturuese.
Meqë ra fjala, a ju ka thënë ndokush që personazhi juaj e ka marrë emrin Severin nga protagonistja e romanit “Venus im pelz” i shkrimtarit Leopold von Sacher-Masoch, “babai” i mazokizmit. E dinit këtë?
Do të më pëlqente që të ishte vërtet kështu…
Si ishte provimi juaj?
Më kërkuan të lexoja dy skena të “Skydall”.
Cilat?
(Një moment heshtje që pasohet nga një e qeshur). Më komplimentuan se ishte një tentativë e bukur. Provimin e parë e dhashë në Paris, të dytin para regjisorit dhe producentëve, të tretin me aktorin Daniel Craig, ndërsa dy të fundit i dhashë në Londër.
Sa kohë ka kaluar nga provimi i parë deri tek i fundit?
Ka një muaj e gjysmë që kam rënë në qetësi. Pasi përfundoi gjithçka e kisha ndërgjegjen e pastër. E dija se kisha bërë gjithçka që munda.
Çfarë bën një regjisor serioz si Sam Mendes në një film aksion?
Ka një sens të hollë humori, por nuk e vlerësoj vetëm për këtë. Ka një forcë të brendshme që nuk e di prej nga i buron. Është shumë bashkëpunues. Unë e krahasoj me një psikoanalist.
Cili nga filmat e Mendes ju ka pëlqyer më shumë?
Revolutionary road”, sepse çifti që interpretohej nga Kate Winslet dhe Leonardo di Caprio të bënte të ndiheshe keq, pavarësisht se asgjë nuk ishte e vërtetë.
Kur lindët ju, James Bond ishte ende Roger Moore. E keni pasur të vështirë të studionit filmat me epoka, siç ndodh në shkollë?
Jam në fund të studimeve, më ka ngelur vetëm pak. Tani pres të më fusin në provim.
Pa e llogaritur Daniel Craig, cili është Bondi më i mirë i të gjitha kohërave?
Sean Connery është më mashkull nga të gjithë, ndërsa Craig është më njerëzori.
A ka ndonjë specialist tjetër të filmave aksion që ju bën të ëndërroni?
Natyrisht, Robert Downey është shumë seksi.
Përse iu futët karrierës si aktore?
Kam pasur gjithnjë një damar artistik: i pija pianos, dizajnoja, pikturoja. Kur u zbulova rastësisht nga agjenti klasik, nuk isha e sigurt nëse doja të bëhesha aktore, më trembte ideja të bëhesha e famshme për arsye të gabuara, për trupin dhe jo mendjen. Vazhdoj ende t’i qëndroj besnike kësaj që sapo ju thashë.
Kjo është frika më e madhe e modeleve…
E kam bërë për pak kohë punën e modeles dhe arsyeja kanë qenë paratë.
Disa vajza të James Bond pas filmit i janë rikthyer sërish heshtjes. A keni një plan B nëse kjo do të ndodhë edhe me ju?
Nuk e kam lënë për asnjë moment pikturën. I adhuroj portretet. Nëse do të ndodhë një gjë e tillë, do të hap një ekspozitë, mbi të cilën do të shkruhet: nuk do të dëshiroja që të vinit për të parë “Bond girl”por piktoren.
A keni debulesë për ndonjë aktor?
Po, për Christopher Walken. Për mua është një koktej ekzotik: një e katërta kafshë, një e katërta jashtëtokësor, një e katërta, grua dhe një e katërta burrë.
Po ju çfarë kokteji jeni?
Ai i etnisë sime: një e katërta kineze, një e katërta kamboxhiane dhe gjysma franceze.
Pas atyre anglofone, “Bond girl” më të preferuarat janë francezet, ku numërohen plot shtatë.
Po, sepse ndoshta dimë ta pimë e ta mbajmë verën dhe kemi një lëkurë që na shkëlqen.
Kolegia juaj Noemie Harris ka rrëfyer se në një skenë ka aktruar me Craig gjysmë e zhveshur. Ju e keni pasur këtë kënaqësi?
Xhirimet do të fillojnë pas dy muajsh dhe ndoshta me mua do të zhvishet i tëri.
Megjithatë, në të vërtetë nuk ka zgjidhje ideale. Në të katërt skenarët, ekziston problemi i madhe i humbjeve financiare. Këta skenarë ndryshojnë nga njëri-tjetri nga kriza aktuale dhe nga kohëzgjatja kur zbatohen. Politikat më negative janë pikërisht ato më ekstremet: për të mos bërë asgjë, ose thjesht duke u treguar të ashpër dhe ndëshkues. Politikat më të mira do të ishin zbatimi i disa masave për rritjen ekonomie. Synimi më realist në këtë aspekt do të ishte thjesht të shmangeshin çështjet më shqetësuese dhe të arrihej minimizimi i dëmit financiar.
Përgatiti: Gerta SHAQE

No comments:

Post a Comment

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...