2012/05/18

Ish presidenti serb Boris Ljubomir Tadiq e paraqet veten si pro-evropian dhe pro-reformist.


Nga Mr.sci.Flori bruqi-Prishtinë


Shumë shkrime publicistike dhe analitike në vitet e fundit i janë kushtuar shpërbërjes së Jugosllavisë, kurse janë të rralla ose edhe nuk ka fare shkrime që flasin për formimin e saj. Pasi që Kosova në një periudhë relativisht të shkurtër në aspektin historik ka qenë brenda këtij shteti është me rëndësi të dihet se si u formua ky shtet, kush e formoi dhe përse, si dhe a u arsyetuan qëllimet për formimin e tij. Nëse analizohet kjo periudhë e historisë së këtij shteti bëhet e qartë se Jugosllavinë e kanë krijuar Fuqitë e Mëdha (Këtë e vërtetojnë edhe vetë historianët serbë, si Ekmexhiç etj.) pas shkatërrimit të Perandorisë Austro-Hungareze dhe tërheqjes së Perandorisë Osmane nga këto treva. Kjo u bë me qëllim që në mënyrë sa më të pranueshme të integrohen pjesët që i takonin më parë Austro – Hungarisë, si: Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Vojvodina, si edhe pjesët e Perandorisë Osmane, si: Kosova, Sanxhaku dhe Maqedonia Veriore në një shtet shumëkombësh me qëllim që të evitohen konfliktet ndëretnike me anë të vendosjes së barazisë së popujve.


Mirëpo, këto qëllime nuk u ralizuan për shkak të mossinqeritetit të qarqeve qeveritare të Serbisë dhe politikës së saj hegjemoniste ndaj popujve të tjerë. Kështu, ky projekt ndërkombëtar dështoi plotësisht. Edhe pas Luftës së Dytë Botërore Fuqitë e mëdha për të njëjtat qëllime e përkrahen projektin e ri federal të Jugosllavisë. Ky projekt ishte deridiku më i suksesshëm se i pari, por më në fund, jemi dëshmitarë se edhe ky projekt dështoi mu për shkak të politikës së njëjtë hegjemoniste e shovene të elitës serbe ndaj të tjerëve. Të dhënat për këtë periudhë janë marrë me qëllim nga veprat e Akademisë së Shkencave të Bashkimit Sovjetik “Historia e Jugosllavisë”, e botuar në Moskë më 1963 në dy vëllime. Këto të dhëna janë të rëndësishme, sepse askush nuk mund t‘i vë në dyshim se kanë për qëllim t’ua mbajnë krahun shqiptarëve, pasi që është e ditur se çfarë qëndrimi kanë mbajtur rusët tradicionalisht ndaj shqiptarëve dhe çfarë ndaj serbëve. Por, megjithatë, Akademia e Shkencave që e ka botuar këtë vepër nuk ka mundur të injorojë faktet historike, pasi që ajo është institucioni më i lartë shkencor dhe është krejt normale që e ruan autoritetin e vet. Pas analizës së veprës “Historia e Jugosllavisë” të botimit të Akademisë ruse edhe në një vepër tjetër të këtij institucioni, siç është “Historia e Diplomacisë”, e botuar më 1945 në Moskë në tri vëllime, dëshmohet e njëjta gjë dhe bëhet krejtësisht e qartë se Serbia kurrë nuk ka pasur legjitimitet ndërkombëtar mbi Kosovën. Prandaj, mbështetja e Serbisë në faktet e drejtësisë ndërkombëtare është plotësisht e pabazë, është falsifikim i fakteve historike.

Për fat të keq, shumë qarqe ndërkombëtare e marrin si të vërtetë këtë falsifikim të përsëritur pandërprerë, gjë që vërteton se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare aplikon standarte të dyfishta kur është në pyetje Kosova dhe shqiptarët dhe bëjnë çmos për ta penguar realizimin e të drejtave të këtij populli. Për ta dëshmuar më qartë këtë konstatim pa i radhisim faktet historike, të paraqitura në dy veprat e përmendura më parë: Serbia është pranuar si shtet i pavarur nga Fuqitë e Mëdha në bazë të vendimeve të Kongresit të Berlinit (1878), por kjo Serbi nuk përfshin asnjë pëllëmbë të Kosovës së sotme, e madje as të Preshevës e Bujanovcit, as të Sanxhakut e as të trevave të tjera shqiptare në Maqedoni. (Kjo shihet edhe nga harta ilustruese e Serbisë që është botuar në këtë vepra) Serbia e legalizuar ndëkombëtarisht është vetëm ajo që doli nga Kongresi i Berlinit.



Gjatë luftërave ballkanike ( l912 - 1913 ) Serbia e okupoi Kosovën, trevat e Sanxhakut dhe viset e Maqedonisë veriore, por kurrë nuk mundi t’i legalizojë këto territore si pjesë të shtetit serb. Në periudhën 1912 - 1919 Kosova ka qenë në okupimin serb, bullgar austro-hungarez, por asnjëri nga pushtuesit e saj nuk ka arritur ta legalizojë të drejtën për Kosovën si pjesë të shtetit të vet. Prandaj, kjo periudhë për Kosovën në bazë të fakteve historike është periudhë e okupimit dhe kolonializimit të saj me forcë, gjë që nuk mund të jetë dëshmi për të drejtën ndërkombëtare se ajo i përket Serbisë. Pas Kongresit të Berlinit (1878) e deri te Konferenca e Paqes në Paris , më 1919 ( kur u pranua Jugosllavia si shtet i pavarur), nuk ka pasur vendime as konferenca ndërkombëtare, të cilat e kanë caktuar fatin e këtyre trevave. Konferenca e shumëpërfolur e Ambasadorëve në Londër (1913) nuk ka marrë kurrëfarë vendimesh të prera, por ato kanë qenë vendime preleminare, pasi që, siç vërtetohet në veprat e përmendura, ajo nuk mori fund dhe u ndërpre pa vendime përfundimtare. Ndërkaq, edhe vetë niveli i saj, tregon se ajo (në nivelin e ambasadorëve) ka qenë në nivelin e ulët ndërkombëtar dhe nuk mund të merret si dëshmi e të drejtës ndërkombëtare. Me rastin e formimit të Jugosllavisë, më 1919, Fuqitë e Mëdha, me insistimin e presidentit amerikan, Vilson, kanë kërkuar që të japin pëlqimin të gjithë popujt që do ta përbënin Jugosllavinë.



Ky fakt dëshmon se Jugosllavia sipas normave të së drejtës ndërkombëtare është shtet plotësisht i ri, prandaj Serbia nuk ka të drejtë të pretendojë në trashëgiminë e tij. Kjo u vërtetua edhe tash vonë, kur u shkatërrua Federata Jugosllave dhe të gjitha pjesët e saj përbërëse u pranuan si shtet të pavarura, për çka ka të drejtë edhe Kosova në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Për ta dëshmuar këtë që u tha më lartë, po japim, pa komente edhe disa citate nga veprat e përmendura të Akademisë ruse. Ja, se çka shkruan në to, kur flitet për luftat ballkanike: “Aleanca e monarkive ballkanike u përkah nga Rusia, Franca dhe Anglia me qëllim të shfrytëzimit të saj për qëllime vetiake, pjesërisht në luftën e tyre kuindër dëpërtimit të Gjermanisë dhe Austro –Hungarisë (Historia e Jugosllavisë, v. I, f. 641).



Qëllimet e Serbisë në luftërat ballkanike përshkruhen si vijon: “Gazeta e partisë borgjeze radikale serbe “Samouprava” dhe gazetat e tjera serbe propagandonin se lufta me Turqinë është e domosdoshme dhe në këtë rast nën parullën e çlirimit të vëllezërve nga zgjedha turke nuk qëndronin vetëm tendencat çlirimtare. Qarqet qeveritare nacionaliste dhe shtypi i Serbisë pas kësaj parulle shihnin tendencat e tyre grabitçare ekspansioniste ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë…Ndikim të madh në Serbi kishte inteligjenca nacionaliste dhe elementet shoviniste e militariste” (po aty, 641). “ Si rezultat i luftërave balkanike në Serbi rritet roli i militarizmitr dhe i qarqeve shoviniste” ( Po aty , f. 657) Dhe, ja, si përshkruhet politika kolonialiste serbe, pas pushtimit të trevave ashqiptare: “Të gjitha partitë e Serbisë në pushtet dhe ato të opozitës e përkrahin kursin militaro-nacionalist të monarkisë dhe të partisë radikale në krye me N. Pashiqin. Ato miratonin politikën e serbizimit, të cilën e zbatonin oficerët serbë dhe nëpunësit në regjionin e Kosovës…, të Shqipërisë Veriore dhe të Maqedonisë” (po aty, f. 545).



Këto të dhëna mund të merren si bazë e dëshmisë për të drejtën ndërkombëtare, që të gjykohet se periudha 1912 – 1919 është periudhë e okupimit dhe e kolonializimit dhe kurrësesi nuk i jep të drejtë Serbisë të ketë pretendime ndaj Kosovës si territor i saj. Dhe po ashtu, mund të konkludohet se të gjithë zërat e tjerë , përveç Serbisë, që shpesh e përshkruajnë Kosovën si pjesë të Serbisë, duke pohuar se Serbia po e humb Kosovën, janë pjesë e manipulimit dhe politizimit, e lojërave strategjike të Fuqive të Mëdha dhe nuk kanë kurrëfarë baze në të drejtën ndërkombëtare. Prandaj, Kosova ka të drejtë të plotë të bëhet e pavarur si në bazë të parimit të vetëvendosjes së popujve si parim universal i Kartës së Kombeve të Bashkuara, por edhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Prandaj, çdo kushtëzim, ose formë e mbikëqyrjes, që e kufizon pavarësinë, vërteton aplikimin e standarteve të dyfishta ndaj Kosovës, që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.




Bashkësia Evropiane  është inerte dhe shkurtpamëse që po lejon hapësirën për konflikt të zgjerohet.

Idetë për ndarjen e Kosovës janë ide raciste, ndërsa zgjedhjet e Serbisë mund të përfundojnë me dhunë në Kosovë. Sa i përket ndarjes së propozuar me shkëmbim të territoreve mendohet se ajo po bëhet nga një kongresist që ka lidhje miqësie me millorad  Dodikun.

Ndërsa për mundësine një gjakderdhjeje të re paralajmëron edhe gazeta londinze “The Economist".
Më 6 maj francezët votojnë për presidentin, ndërsa grekët dhe armenët për parlamentet e veta.

Për serbët është si shpërthim i madh kozmik (big bang): ata do të votojnë për presidentin, për parlamentin, në zgjedhje lokale, si dhe, në KSA të Vojvodinës, për kuvendin rajonal.

 Edhe në Kosovë mund të votojnë shumë serbë, mirëpo kjo është çështje e kontestueshme dhe mund të çojë në dhunë.




Kështu niste artikulli i revistës “The Economist" për nyjat e pazgjidhura në prag të zgjedhjeve serbe.

Ish presidenti serb Prof.dr.Boris Lubomir  Tadiq e paraqet veten si pro-evropian dhe pro-reformist.

 Mirëpo ai duket i lodhur dhe ekonomia është në gjendje të rëndë. Sipas një sondazhi, 80% e serbëve janë të pakënaqur dhe të zemëruar, 77% ndihen të pafuqishëm dhe të pashpresë, ndërsa 60 % janë në depresion”, shkruan revista e njohur politiko-ekonomike, “Economist”.




Teksa ka mbetur pak kohë, ende nuk dihet se çka do të ndodhë në Kosovë me zgjedhjet, shkruan “Economist”-i.

Autoritetet serbe kanë hequr dorë nga përpjekja për të organizuar zgjedhje lokale për serbët atje, ndonëse dy komuna në veriun e kontrolluar nga serbët mund t’i mbajnë megjithatë këto zgjedhje.

“Në qoftë se Serbia vendos të organizohen zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në veri, pak gjë mund të bëjë Qeveria e Kosovës. Mirëpo, nëse përpiqet t’i mbajë ato në jug, ku jetojnë shumica e serbëve të Kosovës, mund të ketë gjakderdhje”, konstaton revista.

“Economist”-i vë re se një zgjidhje që mund t’u sigurojë mbulesë të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, janë zgjedhjet e organizuara nga OSBE.

Qetësi në prag të stuhisë

 Qendrat e vendosjes vazhdojnë të jenë seriozisht të shqetësuara me gjendjen në veri të Kosovës. Analizat më serioze gjendjen në veri e trajtojnë si qetësi në prag të stuhisë.

Këto janë arsyet përse janë marrë vendime për të vënë nën kontroll çfarëdo shpërthimi të mundshëm. Ne jemi dëshmitarë se NATO ka marr vendim për shtimin e trupave në veri. Trupat e parë gjermane veç më kanë arritur. Ndërkaq po në këtë kohë, në Durrës dislokohen për veprime të mundshme formacione tjera...


Ndërkaq çfarë bënë Qeveria jonë?

Ajo ka disa ditë që ka zbarkuar e tëra në Ferizaj dhe po bën çmos që ta mbaj këtë qendër, madje me çdo kusht.

Në kohën derisa kryetari i Vetëvendosjes alarmonte me shkresa duke filluar nga krerët e NATO-s e tutje, kryeministri dhe kreu i LDK-së duket se janë pajtuar me skenarë në dëm të Kosovës, në raport me veriun e vendit.



Përfundimi i zgjedhjeve në Serbi do të jetë prologu i hapjes së këtij skenari.

 Qeveria e Kosovës ka humbur rolin e saj duke hyrë në dialog e papërgatitur dhe duke intervenuar njëanshëm me ç’rast është vrarë një polic. Ai hap sipas tij ka çuar në legjitimimin e strukturave ilegale atje. Kjo ka legjitimuar strukturat ilegale në veri duke i bërë ata faktorë vendimmarrës.



Qeveria e Kosovës  ka qenë dashtë   të krijojë  një task force  së bashku me ndërkombëtarët dhe përfaqësuesit serb për të marrë vendime, të cilat sigurojnë funksionimin e ligjit dhe rendit dhe njëkohësisht sigurojnë banorët në veri të Kosovës se ata janë të sigurt dhe askush nuk do të bëjë intervenime policore/ushtarake për të zgjidhur problemin atje.

Problemi i veriut është problem politik dhe duhet zgjidhur me mjete politike, por kjo nuk është e mundur të bëhet nga një qeveri e korruptuar dhe pa legjitimitet të plotë në Kosovë dhe nga një qeveri pa fuqi vendimmarrëse në Serbi  ndërsa bashkësia Evropiane për Kosovën është shumë e ftohtë.


Bashkësia Evropiane  është inerte dhe shkurtpamëse që po lejon hapësirën për konflikt të zgjerohet duke e llogaritur që më e rëndësishme është që ish presidenti serb prof.Borivoje Ljubomir  Tadiç të fitojë në Serbi dhe në Kosovë të ketë një qeveri të dëgjueshme dhe të sfiduar nga ligji por ne te njëjtën kohë që mund ta mbajë situatën nën kontroll me elementet ilegale që ka si instrument të politikës ditore.

 Kjo në afatgjatë është duke shkatërruar bërthamën e shtetit të Kosovës duke anashkaluar parlamentin e Kosovës dhe duke ngulfatur mediat dhe shoqërinë civile.


Kjo e dërgon Kosovën në rrugën e shtetit të dështuar dhe jofunksional. Kjo i kushton Kosovës por edhe regjionit.

Shkëmbimi i territoreve është racizëm



Për bazin ideja e shkëmbimit të territoreve është një lloj vullneti për racizëm. Sa për shkëmbimin e territoreve, kjo ide është raciste dhe tregon se nuk është pjekuri politike dhe nuk janë marrë mësimet e së kaluarës nga Ballkani.



Shkëmbimi i territoreve rrezikon të prodhojë konflikt regjional ku Bosnja, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia do të vuajnë pasojat kryesore dhe eventualisht populli shqiptarë mund të fajësohet për destabilizim dhe eventualisht nga një propagandë mediale e organizuar mund edhe të ngjyroset me etiketime tjera sidomos ato religjioze qe e lënë përgjithmonë jashtë  Bashkësisë Evropiane.

Floripress

No comments:

Post a Comment

Urrejtje dhe protesta anti Tesla

Qindra protesta në dealershipet dhe ekspozitat e Tesla në të gjithë botën u zhvilluan të shtunën, duke shfaqur një rezistencë globale kundër...