BORËBARDHA ME 35 XHUXHA


RIZA LAHI


Salloni i shkollës “Jeronim de Rada” të kryeqytetit është përplot. Mureve ka piktura fëmijësh, thënie të poetit tonë të madh, lule ngado, gjyshër e gjyshe, nëna e baballarë që janë ulur nëpër karrige e sa të tjerë që rrijnë në këmbë e presin.
Një mikrofon përballë e , ja edhe një magnjetofon poshtë tollumbaceve të fryra me hidrogjen që qëndrojnë…hahahahah…qëndrojnë vetë në tavan dhe bishtat u zgjaten poshtë për të pritur doçkat e kolopuçëve.



IMG_0208.JPG

IMG_0189.JPG
IMG_0211.JPG
.






Me gërma të mëdha letre lexojmë në sfond :” Abetare, abetare/ Sillma diellin në dritare / Rrjedh në këngë plot kumbim/ Gjuhë e lashtë e vëndit tim”.
Sjell nëpër mëndje shkrimtarët për fëmijë. Vallë cili prej tyre I ka shkruar këta vargje që po më duken pafundësiht të bukur tani?
Ata që kanë mësuar që të gjitha germat e abetares dhe kanë festën e saj sot, ja ku rrijnë gati, atje…si xhuxha të vegjël, secili ka në kokë nga një kapele kartoni ku është pikturuar njëra nga germat e alfabetit. Ata presin “komandën” e borbardhës së tyre të lumtur, mësueses së klasës së parë “B”, Matilda Ruçi që shpërndanë anekënd buzëqeshje për prindërit që vijnë ta takojnë, duke bërë çmos të kontrollojë e të mos I tregojë emocionet e saja.
Arkeli, nipi im , ja ku rri serioz e tër solemnitet . Me ata faqet buçko e sytë e kaltër e tër mënd, ai tërheq papushim vëmëndjen e grave e vajzave të lagjes sime; duan ta puthin, por ai nuk I lë. Kur dikush ia puthë më në fund faqen, ai e fshin gjith inat.
Më së fundi….
Grupi i 7-8 vjeçarëve afrohet si një tufë e stërmadhe pëllumbash dhe zënë vënd sipas skenarit që ka përgatitur tash sa ditë “zysh Matilda”.
Ne spketatorët duartokasim të gjithë papushim. Që të gjithë janë veshur si për festë. Asnjëri nga spektatorët gazmorë nuk dallohet të jetë nga ata që merr bukën me listë. Shkaku është se, që të gjithë janë kthyer në këtë moshë të bukur që kalojnë këta filizë të Shqipërisë sonë.
Para se të hyja në këtë kallaballëk të veshur si dasmorë, takova një “prind fëmije”, që më pyeti plot hare, nëse doja unë, të ma sillte axhentën e promovimit të librave për javën që vjen në ….lokal…” O, kështu ia bëj unë. Shkoj në të tëra këta promovimet dhe ha e zhdëpem sapo nis koktei…hahahahah…hë, do të vish ? Eja, të ta jap axhentën…në ata kokteit e librave ku ka të kripura…Hiç, o, mos fol, por edhe po fole, thuaji “pavarësisht se nuk e kam lexuar”…ehuuu, je emër I njohur ti…futi ca furçe , se nuk I ke me para, de…dhe ha e zhdëpesh të kripura…Hë?”
Për sherr , sapo kisha takuar një ditë më parë një pensionist gjith shëndet dhe nga zonat ku vdesin për “një çikë kërm”; një “alidems”. Ai e kishte zgjidhur ndryshe për të shuar nepsin për mish. “ Shikoj nëpër shtylla se kush ka vdekur, dhe vete për ngushëllim. Shkoj edhe në varreza hyj në autobuzin e xhenazesë, ore, ehu, më njohin a s’më njohin, e kush më di? dhe pastajza, shkoj në drekën e mortit e ha mish…Po po vdesim, ore për një çikë kërm…e ku na del pensioni mua e plakës!!!”
Që të dy këta miq të mi kanë qënë dikur në këtë moshë si këta bardhokët shëndeverë, që ua heqin lodhjen, streset, mërzinë prindërve, gjyshërve, kalimtarëve, sikurse bëjnë të njëjtën gjë lulet e parkut në pranverë.
Në tër botën festohet dita e abetares. Në tër botën kënaqen me fëmijët që do të rriten pastaj e do të bëhen…Dikush shef, dikush vartës, dikush pilot, dikush murator, dikush shofer, dikush paqeruajtës…ndnjëri hajdut, terrorist a…Po në këtë moshë ata janë pikërisht ambicia ideale e botës sonë të të rriturve – askush nuk sundon mbi njëritjetrin dhe njohin vetëm një borëbardhë mbi krye, që I don në emër të të gjithë botës së të rriturve që bën gjithëçka që ata të rriten të shëndetëshëm dhe të edukuar.
Sinjali.
Duartrokitje shumë- shumë shumë…Ngado kamera dhe aparate fotografike. Ne kemi ardhur për këtë “kryeshokun “ tonë, Arkelin, katër veta nga shtëpia. Një kamer e madhe televizive sillet ngado. Dirigjentja Matilda, rri pas nje kollone dhe I orienton becat e saj të bukur. Kushedi se sa prova kanë bërë ata. Arkeli im I di që të gjithë tekstet përmendësh; ia thoshte mbrëmë kryemikeshave të tija, Ditës dhe Ledias, që e përmbysin gjithëçka për ‘të, ndërsa e kishin vënë për të recituar.
Nis një këngë. Të lumturuarit e abetares I hapin gojët shumë nga ku duken disa prej tyre që hala nuk iu kanë zëvëndësuar dhëmbët e foshnëjrisë. Bërasin sa kanë zë, se u duket që kënga del më e bukur ashtu. Ashtu bën edhe Arkeli atje, në rreshtin e fundit, të cilin me zi e shikoj edhe unë.
Çdo të jepja këta caste të shihja të filmuar miqtë e klasës sime të parë, Fatmira Bashën, Vehbi Cacanin, Burhan Kurtin, Ndriçim Karakaçin, Besnik Hamzin, Fatmir Veselin, Pranvera Jahjën, Besim Brocin….Atëherë nuk kishte në shtëpi askush aparat fotografik, pa le më kamera….
Një fëmijë po reciton diçka. Ai buçet se ka gërmën “B” në kokë, që na kujton të gjithëve një emër të madh – Bajram Currin….
“Unë jam gërma “DH”…Kam bashkuar në një shkronjë të vetme “D” në e diellit dhe “H” në e hënës”…”Zemra e nonës së vet” bën një grua e thinjur dhe e shëndoshë, me siguri gjyshe, ndërsa kolopuçja hyn mes shokëve për t’I lënë vënd germës tjetër.
“Unë jam gërma “N”, që ma ngatërrojnë me “M” nganjëherë, jo përherë”….Të qeshura dhe aparate që filmojnë. Duartokitje shumë.
Ja gërma “F”, e flamurit tonë. “Sh”, ja dihet, e Shqipërisë. Pooooo…me germën “K” nis Kosova heroike dhe një strofë kushtuar asaj.
Ngado ndjehet dora dhe shpirti I borëbardhës së fshehur pas kollonave dhe plot tension.
Një vjershë që tregon për një fëmijë që është nisur në Kanada dhe u thotë shokëve e shoqeve të vet që ta kujtojnë se, po u ikën nga gjiri I tyre përtej oqeanit. Një e qarë në anën time më këput shpirtin. Është një grua e thyer.
Thuajse të gjithë fëmijët përsërisin me vete e , sigurisht, pa zë, tesktin e shokut apo shoqes së tyre.Duartrokitje dhe shtangie nga demosntrimi virtuoz I nje vajze të kasaj klase. Ajo kërcen një balet klasik nën një muzkë klasike në mënyrë të mahnitëshme. Cdo tv shqiptar do ta kish patur si pajë një të tillë paraqitje si ky I kësaj vajze të vogël që, më pas, Arkeli do të më thoshte me krenari për shoqene kalsës se quhet Klarisa .
Kohë pas kohe magnetofoni jep këngë për fëmijë…Për fat të keq shumë, këngët e festivaleve të fundit për fëmijë asqë duken gjëkundi. Ata nuk e kanë fituar ende dashurinë dhe qytetarinë e këngëve të fëmijërisë sonë a ca të mëvonëshme, që I dijnë të gjithë. Me të cilat ,ja , po rriten edhe fëmijët e nipat tanë.
Më së fundi…pas një gjysëm ore, festa vjen në përfundim.
Fëmijët sullen te spektatorët e spektatorët te ata. Të gjithë këmbëngulin të bëjnë foto me mësuesen e fëmijëve të tyre. Mësuesja e klasës së parë është ajo që I jep drejtim filizave të brezit që vjen. E kush gëzohet më shumë se sa ajo, kur, e thinjur, merr vesh se një kolopuç I saj është bërë shkencëtar, gazetar, poet, politkan, ka fituar aq e kaq çmime sportive? Po ashtu, e kush vuan më shumë se ajo, kur lexon në kronikat e zeza për krime të bërë nga ndonjë ish ferishte që ka kaluar nëpër duart e saja dikur?
Mësuesja e klasës së parë është ajo që ne u kemi lënë në dorë fatet e Shqipërisë që po afron.. është qënia më e dashur, më modeste, më në hije të shoqërisë sonë por…edhe më e lumtura nga të gjithë.
Ajo ka në dorë ….Ja se çfar thënie të mrekulleushme filozofike ka lënë profeti I myslimanëve Muhameti: “ Ka diçka më të shënjtë se sa gjaku I “Shehitëve”…Është boja e shkrimit e fëmijëve të klasës së parë”




.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)