Studimi: “Edhe pse shumica e konsideron të mirë ose shumë të mirë vendimin për tu kthyer (79%), mbetet shqetësues fakti që rreth 36% e të kualifikuarve të kthyer nuk e shohin veten në Shqipëri pas pesë vitesh”
Ndër problemet më kryesore të tyre janë kultura e punës dhe korrupsioni. Profesionistët e rinj thonë se kanë problem me njohjen e diplomës nga Ministria e Arsimit si dhe me gjetjen e një pune.
“Me gjithë dëshirën për të riatdhesuar personat e diplomuar jashtë, ata kanë pak ose aspak marrëdhënie me institucionet e qeverisë” thuhet në raport.
Mendohet se 1,4 milionë shqiptarë kanë emigruar jashtë gjatë dy dekadave të fundit.
Në vitin 2006, me ndihmën e PNUD, qeveria shqiptare ngriti një program për thithjen e trurit (brain gain).
Megjithatë, sipas raportit të EMA, ata persona të diplomuar që janë kthyer kanë dyshime nëse do rrinë në të ardhmen në Shqipëri. 42% e tyre thonë se po avancojnë pak ose aspak në karrierën e tyre, kurse 36% nuk e shohin veten e tyre në Shqipëri në pesë vitet e ardhshme.
Sipas anketës së realizuar nga EMA me profesionistë të rikthyer që janë kualifikuar jashtë vendit, përfundimet kryesore janë:
- Rikonfirmohet prirja në rritje e të kualifikuarve për tu kthyer në Shqipëri. Shqiptarët shkojnë jashtë vendit kryesisht me qëllim studimin dhe jo punësimin. Lidhjet familjare përbëjnë shtysë të fortë për tu rikthyer.
- Megjithatë i lartë mbetet numri i atyre që largohen çdo vit. Për pasojë, mbetet e vështirë të njihet me saktësi dinamika e dy proceseve: largimit dhe kthimit të trurit.
- Ndër vështirësitë me të cilat përballen të kualifikuarit për tu integruar në Shqipëri mbizotërojnë ndryshimet në kulturën e punës si dhe korrupsioni.
- Me gjithë dëshirën për tu kthyer, të kualifikuarit jashtë vendit kanë lidhje të dobëta me institucionet shtetërore. Të paktë janë ata që marrin ndihmë nga institucionet shtetërore për tu ri-integruar.
- Njohja e diplomës ende perceptohet si një procedurë e gjatë dhe burokratike e për tu shmangur nëse është e mundur.
- Mbizotërojnë mënyrat jo formale të punësimit si për shembull duke kontaktuar drejt për drejt punëdhënësin (37,9%) apo nëpërmjet të afërmve e miqve (36,4%). Këto të dhëna rikonfirmojnë që kanalet zyrtare të punësimit në tregun shqiptar mbeten ende të dobëta, duke ulur mundësitë për rekrutime transparente dhe konkurruese.
- Shqipëria nuk është e përjashtuar nga rreziku i “shpërdorimit” të trurit dhe as nga ai i ri-largimit të tij! Rreth 42% mendojnë se po avancojnë pak ose aspak profesionalisht në Shqipëri. Edhe pse shumica e konsideron të mirë ose shumë të mirë vendimin për tu kthyer (79%), shqetësues mbetet fakti se rreth 36% e të kualifikuarve të kthyer nuk e shohin veten në Shqipëri pas pesë vitesh.
No comments:
Post a Comment