2012-05-24

“AKADEMIKET DOBRICA QOSIQ,ANTONIJE ISAKOVIQ,LJUBOMIR TADIQ....TASH BORIVOJE LJUBOMIR TADIQ JANË SHPIRTI I ZHVILLIMIT SERB”...

.

NGA FLORI BRUQI

Sipas legjendës, car Lazari para Betejës së Kosovës paska parë ëndërr që po e humbiste betejën për të fituar një mbretëri në amshim. Për serbët Kosova u bë kjo mbretëria hyjnore. Mungonte vetëm mbreti. Shkrimtari Dobrica Qosiq dhe politikani i ri Slobodan Milosheviq ishin kandidatë për ta marrë fronin....

Serbët e Kosovës, të përkrahur nga kisha ortodokse,kërkonin nga Beogradi mbrojtjen e tyre nga shqiptarët.

Në televizionin e Beogradit paraqiteshin gra që tregonin “hjekat” e tyre në duart e dhunuesve shqiptarë. Me këtë atmosferë të krijuar, Serbia po i tregonte synimet e saj

“Shpërbërja e Jugosllavisë” është raport i përpiluar nga projekti “Iniciativa e
intelektualëve”, rreth të cilit janë mbledhur historianë të shumtë nga Ballkani dhe mbarë bota për të hulumtuar gjenezën e konfliktit në Ish-Jugosllavi.

Ky projekt ka punuar në disa grupe të ndara, të cilat kanë trajtuar aspekte të ndryshme dhe kanë përpiluar raporte të veçanta. Grupi që ka punuar raportin rreth “Shpërbërjes së
Jugosllavisë” është udhëhequr nga Sabrina Ramet dhe Latinka Peroviq.

Vitet tetëdhjetë kishin shumëçka në barrë. Titoja kishte vdekur. Në prill të vitit 1981 kishin shpërthyer demonstratat e shqiptarëve në Kosovë.

Kisha ortodokse serbe në Serbi dhe ajo katolike në Kroaci kishin nisur të merrnin një rol të ri.

Boris Kraigher dhe Tihomir Vlashkaliq kishin marrë përsipër të studionin sistemin ekonomik dhe politik. Pakënaqësi kishte që nga Triglavi deri në Vardar.

Sllovenët nuk ishin të kënaqur që duhej të paguanin taksa edhe për rajonet e pazhvilluara brenda Jugosllavisë. Shqiptarët ankoheshin për papunësinë që i kishte kapluar.

Serbët ishin të shqetësuar për zgjerimin e federatës dhe kroatët me idenë e tyre për pranverën kroate.

Në Mal të Zi njerëzit janë ngritur në protesta dhe i kanë thyer dyqanet në Titograd (tani Podgoricë), kur e kanë kuptuar se u ishte shitur detergjent fals. Popullata nisi të kishte dyshime të hapura ndaj sistemit të vetëqeverisjes.

Ndërkohë, serbët e Kosovës shkonin në Beograd për të kërkuar nga udhëheqësit politikëmbrojtje nga shqiptarët.

Kisha ortodokse serbe nxiti madje edhe peticion duke kërkuar mbrojtjen e serbëve të Kosovës dhe trashëgiminië e tyre të shenjtë. Akademia e Shkencave e Serbisë e nxori memorandumin që tronditi gjithë Jugosllavinë.

Historianët serbë nisën të ndryshonin fjalët për historinë, duke thënë se Drazha Mihajloviqi nuk kishte qenë në të vërtetë aq i keq për popujt e tjerë, të cilët i kishte masakruar.


Televizionet e Serbisë nxirrnin pamjet e grave serbe që tregonin se si qenkëshkin dhunuar nga shqiptarët gjakatarë.

E gjithë kjo i tregonte synimet e Serbisë. Mungonte vetëm lideri. Ishin dy kandidatë. I pari ishteshkrimtari Dobrica Qosiq, romani i të cilit “Koha e vdekjes” ishte bërë e adhuruar nga publiku. I dyti ishte Slobodan Milosheviq, një politikan i ri e ambicioz.
Lideri duhej të ishte si në legjendat serbe për car Lazarin.

Sipas këtyre legjendave, para Betejës së Kosovës më 1389, car Lazari, udhëheqësi i ushtrisë serbe, e kishte parë një ëndërr.

Në atë ëndërr, sipas këtyre rrëfimeve, një egjëll i ishte shfaqur duke i bërë ofertë: ja ta fitonte betejën kundër turqve e të bënte një mbretëri të fortë në qiell, ja ta humbiste betejën, të vdiste si dëshmor dhe ta fitonte mbretëri të fortë në qiell.


Car Lazari e paska zgjedhur këtë të dytën. Për serbët Kosova ishte diçka e këtillë - një mbretëri hyjnore.Vetëm se pritej se kush do të jetë car Lazari i riinkarnuar. Slobodan Milosheviqi ende nuk kishte karizmë të një lideri.

KURVA SERBI...PËRSERITË HISTORINË...

Sërbia, e cila shkaktoj gjakderdhjën më të madhe në Ballkan, pas luftës së dytë botërore, në vend se të mendoj seriozisht për antarësimin e saj në botën e civilizuar dhe të qytetëruar, akoma vazhdon të veproj në frymën mesjetare .

Nuk ka shenja të këndelljës dhe çdo qeveritar sërb, i cili vie në pushtet mundohet të forcoj pozitën, në kurriz të Kosovës. Kjo tregon se një pjesë e madhe e popullit sërb ende jeton në iluzione për Kosovën sërbe.

Kosova pagoj shumë shtrejtë shkëputjen nga kthetrat e kolonizatorve sërb, u deshtë me shumë se një qind vite rezistencë aktive që të arrihet kjo shkëputje, e cila ishte mbrojtë me të gjitha mjetet nga shovenistet serbë.

Ne rrethana tjera gjeografike, me popuj më të civilizuar, pa dyshim, deri me tash do të kishte ndodhur shumë e pritura falja publike nga pala sërbe, për krimet dhe plaçkitjet e bëra në Kosovë, sidomos gjatë luftës së fundit.

Një gjë e tillë nuk besohet të ndodhe as gjatë këtij shekulli, për aq sa do të jetë edhe ëndrra e tyre që serish të gllabërojnë tokat shqiptare. Kësaj radhe nuk do të përsëritet fati i Nishit, Prokupljës, Kurshumlisë dhe trojeve tjera shqiptare që u okupuan definivisht nga sërbët.

Është fakt i pa mohueshëm, se në prolongimin e definimit të statusit definitive të Kosovës , rrol të madh ka Beogradi .Janë ende aktive lidhjet dhe koalicionet e vjetra diplomatike pro sërbe të cilat frenuan dhe sabotuan çdo lëvizje pozitive në Kosovë.

Inskenimet që bëhen në Kosovë lidhur me presionet e shqiptarve ndaj pakicës sërbe, janë pjellë dhe rezultat i këtyre lidhjeve.

Ata do të vazhdojnë me këtë lojë intrigante edhe në të ardhmën. Në këtë formë të luftës speciale, blehej koha e cila është aq me vlerë për Beogradin...

Edhe pas pavarësisë së Kosovës, do të aktivizohen demonët, të cilët do të luajn rrolin e viktimës, ashtu si Vuk Drashkoviq, i cili në OKB, kohë më parë, sërbet i cilësoj si populli më i shtypur në botë !!!

Autori i romanit “ Thika ” ,ish ministri i Punëve të Jashtme të Sërbisë , Vuk Drashkoviq është shumë i njohur për fjalët e mëdha dhe patetike, vlenë të kujtojmë thënjet e tijë nga filozofia çetnike në mitingun (anti) popullor në Novi Pazar, më 9.09.1990, të organizuar nga partia e tij, i cili ndër të tjera tha: “ Kur të vijë në pushtet partia ime, secili që në tokë të Rashkës ngre flamurin turk, ustash, shqiptar ose cilindo flamur tjetër pos atij sërb, do të mbetet pa flamur, pa duar dhe pa kokë ”. Ky mendim “ demokratik ” u përsërit dhe në Fushë Kosovë, më 29.9.1990.

Është sukses i diplomacisë sërbe, mashtrimi perfid që i bënë disa qarqeve ndërkombëtare miope dhe proserbe, të cilët me qëllim apo pa qëllim perceptojnë genjeshtrat sërbe si të vërteta. Shifet qartë në çdo hap rezultati i shkollës së babait të kombit sërb Dobrica Qosiq.

Rrjedha llogjike dhe dialektike e gjithë asaj çka ndodhi në dekadat e fundit në Kosovë dhe rajon, është pavarësia e plotë dhe pa kushte. Populli i Kosovës është i lodhur së tepërmi nga intrigat dhe shantazhimet e llojllojshme.

Edhe përkundrejt këtyre problemeve tejet serioze, sidomos në rrafshin social, për hirë të aspiratave shekullore për pavarësi, populli shqiptar tregon dëgjueshmeri qytetare dhe urtësi..

Cdo shtyerje e qëllimt e zgjidhjës së drejtë të qështjës së Kosovës është tendencioze dhe ka për qëllim destabilizimin e rajonit dhe shuarjen e aspiratës së këtij populli për vetëvendosje.

Është koha e fundit që qendrat vendim marrëse të reagojnë në mënyrë preventive dhe racionale. Lajkat sërbe qe iu bëhen disa nga diplomatëve të dërguar si misionar për vlerësime të standardeve në Kosovë, duhet të demaskohen publikisht.


Të ju ipet shansa perfaqesuesve legjitim shqiptarë, që faktet relevante dhe të pa mohueshme e të arriturave në Kosovë ti prezentojnë në forumet përkatëse ndërkombëtare, aty ku pikërisht gënjeshtrat sërbe bëhen publike dhe marrin trajtë institucionale.

Shpresojmë që rasti i Kosovës të mos bëhet presedan në historinë e vendeve të ish kolonizuara në botë, ashtu që sërish t’i lejohet ish kolonizatorit të vendos për fatin e viktimes së vetë.

Presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, Tomislav Nikoliq, do të udhëtojë për në Moskë, ku ai do të marrë pjesë në kongresin e partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, më 26 maj.

Tomislav Nikoliq, udhëheqësi i Partisë Progresive Serbe, SNS, i cili të dielën u zgjodh president i ri i Serbisë, ka pranuar më herët një ftesë për të marrë pjesë në kongresin e partisë së Rusisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, më 26 maj.

Nikoliqi do të marrë pjesë në këtë ngjarje në kapacitetin e tij si udhëheqës i SNS-së. Ai do t’i drejtohet kongresit dhe pritet të mbajë një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, i tha SNS agjencisë së lajmeve Tanjug.

Kjo do të jetë vizita e parë e Nikoliqit jashtë vendit, që kur u zgjodh president. Mandati i tij në detyrë do të fillojë kur ai të betohet në një ceremoni në parlamentin e Serbisë, në fillim të qershorit.

--------------------

Kryetarja Kuvendit të Serbisë dhe njëherit nënkryetarja e Partisë Socialiste të Serbisë Sllavica Gjukiq-Dejanoviq sot konfirmoi se njeriu më adekuat për postin e kryeministrit të Serbisë është Boris Tadiq.

Ajo tha se Tadiqi është i merituari në këtë post sepse sipas saj ai ka komunikim të shkëlqyeshëm me zyrtarët e lartë në rajon, ata evropian dhe botërorë.

Për këtë arsye, Dejanoviq-Gjukiq, thotë se Tadiq është shpirti i zhvillimeve pozitive në politikë për Serbinë.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...