2012-05-23

“Betohem se do të respektoj “barrën e heshtjes”. ...



File:Map of region of Sicily, Italy, with provinces-it.svg


                                                    Cosa nostra


Si është e organizuar mafia? Ky emër i dalë nga fjalori italian në vitin 1800 dhe e ka prejardhjen nga një fjalë arabe, mori jetë dhe u përfshi në fjalorin e botës me ngritjen e strukturave të mafies italiane.






E nëse ka organizata të tilla si “Ndragheta”, “Sacra Corona Unita” e të tjera, aristokracia e mafies quhet “Cosa Nostra”. Pas saj vijnë të gjitha. Po si u ngrit dhe funksioni mafia.

File:Sheet Falcone Borsellino.jpg
La "rivolta dei lenzuoli" a Palermo


Kush janë 20 familjet më të mëdha të mafies, kush janë 16 bosët e saj dhe 24 organizatat mafioze.
Kodet e tyre dhe si betohet një anëtar i ri i mafies. Por edhe përse ai që vdes ose arrestohet quhet i fundit.
File:SicilianMafia1900Cutrera.jpg

           Cartina della Sicilia dei primi anni del 1990 





Betimi për t’u bërë anëtar i “Cosa Nostra”-s

“U djegsha si kjo figurë e shenjtë e spërkatur me gjakun tim, nëse tradhtoj betimin tim”. Kjo është fraza përmbyllëse e formulës së betimit, e gdhendur në kodin mafioz. Nuk është synim i çdokujt që të bëhet pjesë e mafies, por në “botën e nëndheshme” ka rregulla po aq të forta sa mbi dhe.

File:Cattura di Provenzano - Questura di Palermo.jpg
                                          Bernardo Provenzano

Mjafton të përmendim se anëtarët e rinj duhet të jenë patjetër deri në 7 breza italianë, nuk duhet të kenë asnjë lloj lidhjeje, as farefisnore dhe as miqësore me policinë apo prokurorinë, nuk duhet të jenë homoseksualë, nuk duhet të shkojnë me gratë e të tjerëve, etj.
File:Sicilian mafia 1901 maxi trial.jpg

Disegno del processo ai presunti mafiosi fatti arrestare dal questore Sangiorgi, pubblicato sul quotidiano L'Ora (maggio 1901)


Riti i anëtarësimit

Një anëtar i mundshëm i “Cosa Nostra”-s, para betimit ndiqet me kujdes dhe testohet për të parë nëse është i përshtatshëm për t’u bërë pjesë e organizatës. Pasi testohet ai çohet në një vend të veçuar në prezencë të tre “burrave të nderit” të familjes, ku më i vjetri prej tyre i thotë se mafia ka për qëllim të mbrojë të dobëtit dhe të eliminojë fëlliqësitë.

File:03-02-07 1038.jpg
              Atti del Maxiprocesso

Shpohet gishti i dorës së kandidatit dhe gjaku hidhet në imazh të shenjtë. Më pas imazhit i vihet flaka dhe anëtari i ardhshëm i mafies duhet ta mbajë në duar flakën deri sa të fiket krejtësisht duke u betuar, ndërkohë që do t’u qëndrojë besnik parimeve të “Cosa Nostra-s” dhe duke pranuar solemnisht: “U djegsha si kjo figurë e shenjtë e spërkatur me gjakun tim, nëse tradhtoj betimin tim”.




Pas betimit, dhe vetëm atëherë, “burri i nderit” prezantohet me kreun e familjes, së cilës do t’i përkasë.


File:Salvatore Giuliano.jpg


Salvatore Giuliano



Prejardhja e fjalës “Mafia”

Termi “Mafia” u përdor fillimisht Sicili për të përkufizuar organizatën “Cosa Nostra”. Mendohet se fjala “Mafia” mund të ketë disa origjina etimologjike.



Ndoshta vjen nga fjala arabe “Ma-Hias”, që do të thotë “fortësi”, duke e lidhur me fuqinë e anëtarëve të kësaj organizate. Një hipotezë tjetër është prejardhja nga fjala arabe “Mu’afak”, (mbrojtje ndaj të dobëtit).

File:Omicidio Dalla Chiesa.jpg
L'omicidio di Carlo Alberto Dalla Chiesa e della moglie Emanuela Setti Carraro (3 settembre 1982)


 Ndërsa prejardhja më e mundshme e kësaj fjale mendohet të jetë nga dialekti toskan, ku fjala “Maffia” do të thotë “mjerim”. Sipas Xhuzepe Pitre, një prej historianëve më të shquar italianë të traditës popullore, termi “Mafia” ka qenë shumë i përhapur në zhargonin e një pjese të Palermos dhe ishte sinonim i bukurisë dhe trimërisë.



Për herë të parë fjala “Mafia” ka hyrë zyrtarisht në fjalorin italian në vitin 1863, kur regjisorët Di Giuseppe Rizzotto e Gaetano Mosca vunë në skenë “Mafiusi di la Vikaria”, një dramë që u përkthye në italisht, në gjuhën napolitane, duke mundësuar kështu përhapjen e këtij termi në të gjithë territorin italian.
File:Vito Genovese NYWTS.jpg


                    Vito Genovese 




Formula e betimit të “Cosa Nostra”-s

Personi që kërkon të anëtarësohet mban në duar një imazh të shenjtë, e spërkat me gjakun e një prej gishtave të tij, i vendos zjarrin dhe më pas e mban në duar deri sa fiket duke përsëritur formulën e betimin.
File:Omicidio di Stefano Bontade.jpg
          L'omicidio di Stefano Bontate (23 aprile 1981)


“Betohem se do të respektoj “barrën e heshtjes”. Nuk do të zbuloj para të huajve anëtarësimin tim dhe as sekretet e “Cosa Nostra”-s. Nuk do të bëj pyetje të tepruara dhe nuk do të bëhem kurrë kurioz për asgjë. Do të mjaftohem me ato që di vetë dhe ato që më thoni ju. Do të them gjithmonë të vërtetën për të gjitha ato çështje që kanë të bëjnë me “Cosa Nostra”-n. Nuk kam dhe nuk do të kem asnjëherë lidhje me policinë. U djegsha si kjo figurë e shenjtë e spërkatur me gjakun tim, nëse tradhtoj betimin tim”.



BASHKËPUNËTOR

Një mafie s’është asgjë pa bashkëpunëtorët e saj. Këta të fundit formojnë pjesn më të madhe të trupave të saj: Familja vendore Carleone nuk i kalon 40 anëtarë të pranuar, kurse bashkëpunëtorët e saj, padyshim, janë dhjetë herë më të shumtë në numër. E njëjta gjë mund të thuhet edhe në Neë York, ku pesë familje mendohet se kanë të gjitha së bashku nga 600 deri në 650 “ushtarë” e drejtues e më shumë se 6 mijë bashkëpunëtorë. Bashkëpunëtorët shërbejnë për të realizuar lidhjet mes celulës kriminale dhe shoqërisë.



FAMILJE

Në shoqërinë tradicionale mesdhetare, familja është gjithçka, kurse individi s’është asgjë. Buscetta është i irrituar nga liberalizimi i fëmijëve të mafiozëve amerikanë të gjeneratës së vjetër, sikurse Carlo Gambino apo Joe Bonnano që flasin akoma siçiliançe. Llogariten që në vitin 2002 të ishin 190 “familje” mafioze në Siçili me 5200 anëtarë, 89 nga të cilët në provincën e Palermos me 3200 anëtarë. Secila prej tyre është e lidhur fort me një territor të caktuar.




KONTROLL

Mafia siçiliane është tërësisht katolike dhe i kushtohet një kulti dëlirësie e modestie femërore, ajo ka edhe shënjtoren e saj mbrojtëse, Zonjën e Shenjtë, që festohet me 25 mars, madje mafiozët nuk kryejnë vrasje të premteve. Mafiozët nuk kanë ekzistencë sociale endogjene, gati endogamike. Pikësëpari sepse bëmat e tyre, aktet, fjalët i janë nënshtruar në mënyrë të vazhdueshme një kontrolli social, rigoroz, për të matur pajtueshmërinë e tyre me statusin “njeri i nderuar”.

MBROJTJE




Kur në një territor të dhënë kuadri juridik është i paqartë, policia është e paaftë dhe drejtësia joefikase, kur mosbesimi përgjithësohet e kur shteti s’mund ose nuk do të garantojë pasurinë e qytetarëve, këta të fundit u drejtohen për ndihmë formave të fshehta të mbrojtjes, shërbimeve kriminale, për të rregulluar konfliktet, për të marrë paratë e dhëna hua apo për të bërë vlershme kontratat. Kjo ofertë për mbrojtje private del nga krimi i organizuar dhe mafia.

NARKOTRAFIK


Të kuptosh lidhjet midis mafiozëve dhe trafikut të lëndëve narkotike është vërtetë diçka themelore, shumë e rëndësishme. Pa një vizion të qartë të kësaj dukurie komplekse, është e pamundur të nisësh ndonjë luftë kundër drogës e për më tepër ta fitosh këtë luftë. Trafiku i lëndëve narkotike nuk ishte një aktivitet mafioz që në fillim të tij, e s’ka se si të ishte. Ndërkombëtar, madje ndërkontinental, narkotrafiku s’mund të përshtatet me pamjen e një prove mafioze.

NJERI I NDERUAR

Njeriu i nderuar është alfa dhe omega e gjithë filozofisë mafioze. Si politika dhe çdo organizim tjetër njerëzor, edhe mafia mbi të gjitha, përbëhet nga njerëzit. Në këtë rast, “njerëzit e nderuar”. “Njeriu i nderuar” nuk duhet t’i tregojë askujt përkatësinë e tij, në rast të tillë dënohet me vdekje. Askujt që s’është mafioz, madje, as priftit ku rrëfehet, e aq më pak një mafiozi tjetër, nëse ai nuk ka qenë prezantuar formalisht nga një tjetër mafioz.

OMERTA

Fjala Omerta, sikurse mafia, është me prejardhje të paqartë, por nëse etimologjia e termit është e paqartë, kuptimi i saj është i qartë. Omerta është shumë më tepër se një injeksion për të heshtur, madje më shumë si ligj i heshtjes, është një mënyrë e vërtetë të jetuari, një kulturë, elementi qendror i vizionit mafioz të botës, një lloj mbrujtje e dyshimit dhe misterit. Me anë të fragmentarizmit të detyruar, sistematik e konstant të informacionit që s’duhet kurrë jashtë mafies, sigurohet stabiliteti.

REKRUTIM

Të hysh në mafien siçiliane është mjaft e vështirë. Pikësëpari, është detyrim absolut të jesh siçilian nga nëna dhe babai, i seksit mashkull dhe katolik. Ndërkohë nuk pranohen djemtë e policëve dhe ata të gjykatësve, djemtë e paligjshëm ose nga prindër të ndarë, djemtë ose vëllezërit e grave “të lehta”, komunistët apo djemtë e militantëve komunistë, homoseksualët, djemtë e “njerëzve të nderuar” të vrarë nga mafia, në mënyrë që të shmanget hakmarrja brenda mafies.

STRUKTURA

Thelbësore është se “Cosa Nostra” është një organizatë e vërtetë. Ajo është e organizuar në struktura hierarkike me majën e saj dhe me epiqendër në Palermo, ku është Selia e organit drejtues të shoqërisë, e quajtur “kupolë” apo “komision”. Por arkitektura mafioze është në ndryshim të vazhdueshëm, sipas oportuniteteve ekonomike dhe financiare, sipas nivelit të goditjes së shtetit e metodave të shefave. Ishulli i Siçilisë është quajtur “krahina” nga mafiozët. Instanca e lartë mafioze është “komisioni krahinor”.

VRASJE

Mafia siçiliane vret ndonjëherë edhe shumë, por gjithmonë në rastet kur i ka harxhuar të gjitha mjetet e tjera. Sidoqoftë mafia nuk vret kurrë pa e peshuar mirë këtë gjë, asnjëherë nën peshën e një emocioni apo në kundërshtim me arsyen e shëndoshë. Përkundrazi, me përjashtim të rasteve të rralla, vrasja kryhet me kujdes të plotë, sipas kushteve, rregullave të protokollit. Për çdo vrasje është i detyrueshëm të merret miratimi nga shefi i kantonit territorial ku do të kryhet vrasja.


Agjencioni Floripress-Prishtinë / Literatura:


Televisione [modifica]

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...