2012/05/25

Unë e njoha gjeneral Gjeladin Gashin-Plakun në luftë...dhe paqë....

Nga Flori Bruqi


Bushat-Kosovë,25 maj 2012.-









Xheladin Gashi u lind më 25.05.1946 në fshatin Bushat (ish-Komoran). Shkollën fillore e kreu në Bushat, për të vazhduar më pas në Shkollën Normale në Prishtinë, të cilën e përfundoi më 1968 dhe për të mos u ndalë me kaq dhe vazhduar me Shkollën e Lartë, drejtimi Kimi-Biologji në Shkup, të cilën e përfundoi në vitet ‘72/73. Fillimisht punën e vet e filloi arsimtar e më pas drejtor në shkollën fillore në fshatin Nikaj (ish-Nekoc), për të vazhduar më pas arsimtar i lëndës biologji në Bushat. Rreth viteve ‘90-ta rrethanat e reja politike kërkonin angazhime të reja. 




Me veprimtarinë dhe angazhimin e tij u bë sinonim i luftës çlirimtare, i cili ishte ndër organizatorët e parë dhe drejtuesit e UÇK-së, ishte bashkënënshkrues i themelimit të UÇK-së bashkë me shokët: Azem Syla, Xhavit Haliti dhe Nait Hasani. Ishte anëtar i Shtabit Qendror të UÇK-së, i cili zhvilloi aktivitete më tutje në strukturimin dhe zgjerimin e UÇK-së anekënd Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Nait Hasanin, Rexhep Selimin, Zahir Pajazitin, Sokol Bashotën, Lah Ibrahimin dhe shokët tjerë. Gjatë luftës ishte komandant i Zonës së Veriut të UÇK-së, në Qeverinë e Përkohshme ishte zv/ministër i Rendit, pas zgjedhjeve të para të pushtetit lokal ishte nënkryetar i KK të Drenasit, dhe në fund udhëheqës i Shoqatës “Miqtë e TMK-së”.



Gjeneral Xheladin Gashi-Komandant Plakut, vdiq pas një sëmundje të rëndë më 21 mars 2005.


Sa herë që vjen pranvera na kujton shumë ngjarje të rënda, të madhërishme, kthesa të mëdha për fatin e Kosovës dhe në mënyrë të pamohueshme shkatërrimin e ish Jugosllavisë nga demonstratat e fuqishme shqiptare që tunden themelet e asaj kreatore përfundimisht.


Kjo Jugosllavi nuk u ribë më ngase më në fund e vrau edhe me pushkë Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ndër ato shumë pushkë, pa dyshim ishte edhe pushka e gjeneral Xheladin Gashit - Plaku.


Zonat Operative të UÇK-së në raportet informuese të SHBA-ve

Xheladin Gashi, u lind në vitin 1946 në Bushat, ku e kreu shkollën fillore, për të vazhduar drejt shtigjeve të diturisë në Prishtinë dhe në Shkup ku edhe diplomoi.

Edhepse punoi si drejtor shkolle dhe arsimtar, veprimtarinë ilegale e filloi qysh në vitet e shtatëdhjeta, në bashkpunim me Azem Sylën. Në vitet e nëntëdhjeta, me ndryshimin e rrethanave politike, Plaku ishte i bindur se duhej të kërkoheshin metoda të tjera për çlirimin kombëtar. Së bashku me Xhavit Halitin, Azem Sylën dhe Nait Hasanin, Plaku do të ishte bashknënshkrues i themelimit të UÇK-së, e gjithashtu edhe antar i Shtabit të Përgjithshëm.



Edhepse në mesin e djemve të rinjë në moshë siç ishin Nait Hasani, Zahir Pajaziti, Sokol Bashota, Rexhep Selimi, Bislim Zogaj e të tjerë, ai ishte më energjiku dhe më i palodhshmi në shtrirjen, organizimin, masovizimin dhe forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Plaku shoqëroi dhe luftoi krahpërkrah dëshmorëve dhe heronjëve të kombit shqiptarë, Adem e Hamzë Jasharit, Zahir Pajazitit, Mujë Krasniqit e shumë dëshmorëve të tjerë.



Plaku ishte bashkluftëtar i Hashim Thaqit e Kadri Veselit, Musë e Sahit Jasharit, Haki Drenicës e shumë luftëtarëve të lirisë, rradha e të cilëve është e gjatë që të përmenden. Si komandant i logjistikës në Tropojë, armatosi me pushkë e me moral luftëtarët nga të gjitha anët e Kosovës, e këtë praktikë e vazhdoi edhe pas luftës, ku u vendos në krye të Miqëve të TMK-së, organizatë që i mbështet tri shtyllat kryesore të shtetësisë së Kosovës.


Gjeneral Xheladin Gashi nuk punoi kurrë për vetveten, por vetëm për çështjen e përgjithshmë. Gjenerali nuk e priti pranverën, por ai e solli atë, punoi e luftoi për ne.


Gjenerali i UÇK-së, Xheladin Gashi ishte strumbullari i logjistikës së UÇK-së, ishte furnizuesi dhe shpërndarësi kryesor i armatimit për ushtarët e UÇK-së, ishte mbështetësi kryesor i çdo ushtari që shkonte për t’u armatosur. Me përfundimin e luftës, i pangopur me angazhimet dhe veprimet për Kosovën vazhdoi në sendërtimin e institucioneve të pasluftës.



“Xheladin Gashi-Komandant Plaku mbi interesant personale vuri interesin kombëtar e shtetëror, pasi që ai një jetë të tërë mendojë, jetojë dhe veprojë për të mirën e Kosovës.

description

Kurse, kur e shpalosëm bustin e komandant Plakut kuptojmë edhe më mirë përmasat e personalitetit të Xheladin Gashit dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës”, ka thënë Kryeministri i Kosovës dhe bashkëluftëtar i komandant Plakut, Hashim Thaçi, me rastin e zbulimit të bustit të njërit ndër themeluesit e UÇK-së, Xheladin Gashi-Komandant Plaku në oborrin e Shkollës Fillore në Komoran.

"Unë sot jam profesor universiteti. Duke qenë i tillë, kam fatin të takojë mjaft prej nxënësve të Xheladin Gashit. Të gjithë ata thonë se Xheladin Gashin e kemi pasur mësues historie dhe pastaj shtojnë, realisht ishte profesor biologjie por historinë kombëtare e kemi mësuar prej tij.



HOMAZHE ME RASTIN  E 7 VJETORIT -PRANË VARRIT TË KOMANDANT PLAKUT

Besojë që mjafton kjo për të kuptuar se në çdo kohë nuk bënte vetëm një punë por njëkohësisht bënte shumë punë njëherësh. Unë e njoha Plakun në luftë, sepse ai ishte njëri nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", ka thënë Gjeneral Kudusi Lama.


Plaku jetoi dhe veproi pa shikuar mbrapa, ai rrugëtoi vetëm drejt, ai nuk u ankua kurrë nga hallet e jetës, atë nuk e mundi kurrë lakmia për pushtet, as smirëzia kundër të tjerëve.

No comments:

Post a Comment

Urrejtje dhe protesta anti Tesla

Qindra protesta në dealershipet dhe ekspozitat e Tesla në të gjithë botën u zhvilluan të shtunën, duke shfaqur një rezistencë globale kundër...