2012-05-23

Pasaniket e Kosovës martire...

Është edhe zyrtar i lartë, por ka edhe punë të tjera. Ka edhe aksione në ndonjë biznes. Gruaja sigurisht i punon në PTK, KEK, RTK, ANP, Trust, BQK apo në ndonjë institucion tjetër publik, por ka edhe ndonjë angazhim akademik në UP, apo në ndonjë kolegj privat. Për patundshmëri më mirë mos të flasim. Male, toka, shtëpi, banesa.

Pa fund. Vetura të shtrenjta kanë gati të gjithë. Pa përjashtim. Kanë edhe kursime. Me pak fjalë, ky është edhe lajtmoviti i sivjetshëm i deklarimit rutinor të pasurisë në formularët e Agjencisë Antikorrupsion.


Dallimi me mandatin e parë qeverisës është dukshëm i ndjeshëm. Ata janë bërë më të pasur në Kosovën që është varfëruar më tej. A e keni parë se si zukat opozita vazhdimisht? I kanë edhe ata milionerët e tyre. S’janë vetëm këta në pushtet, që natyrisht prijnë. Politikanët në përgjithësi e kanë shfrytëzuar pushtetin, lidhjet, ndikimin e fortë në kompani, institucione dhe agjenci të pavarura, që të rehatojnë veten, gratë, fëmijët. Çdo konjukturë që erdhi në pushtet vetëm i trashi përfitimet materiale, rriti pagat, bonuset.

Kur i sheh të ardhurat vjetore që marrin, të krijohet përshtypja se janë të dhëna për ndonjë vend anëtar të BEsë. Nëse anëtarësimi do të varej nga kjo, sigurisht të parët në rajon ne do të hynim. Por, shumica e popullsisë në Republikën e Kosovës jeton në kushte të rënda. Edhe ata që punojnë mezi dalin në fund të muajit me dy-tre qind euro në muaj, sa janë të ardhurat mesatare, më të voglat në Evropë. Falë politikanëve tanë vizionarë për xhepin e tyre, është krijuar një hendek i thellë social.

Frustrimi natyrshëm rritet kur sheh se si gradualisht, gati 13 vjet pas luftës, po krijohet një shtresë e privilegjuar, një pakicë kosovarësh që jetojnë në luks, ndërsa të tjerët numërojnë centët. Dhe, për ta përmbyllur, imagjinoni vetëm një fakt. Kjo që kanë deklaruar deputetët, qeveritarët, zyrtarët,gjyqtarët për plot prej tyre mund të jetë vetëm një përqindje e vockël…..


Të punosh në kompanitë publike, në Trustin e Pensioneve, në Bankën Qendrore, apo në Agjencinë e Prokurimit Publik, është edhe më mirë se të kesh një biznes tëndin. Kështu rezulton duke parë deklaratat e pasurisë së zyrtarëve të lartë


Rexhë Gjonbalaj-drejtor Ekzekutiv i Bordit të PTK-së, deri më 27 mars 2012, disponon shtëpi dhe oborr, truall dhe një shtëpi tjetër me dy lokale dhe një sipërfaqe 335 metra katrorë në vlerën 325 mijë eurove, si dhe biznes privat në vlerën 80 mijë euro dhe një makinë në vlerën 8 mijë euro, si dhe aksione në biznes në vlerën 9 mijë eurove.

Ndërsa, para të gatshme të deponuara në ‘Procredit’ në Pejë janë në vlerën 125 mijë e 657 eurove. Ndërsa, ka pasur plus pagën e bashkëshortes prej 3600 eurove dhe një pagë vjetore dhe bonuse prej 38 mijë eurove, si dhe shitje toke në vlerën 12 mijë eurove.

Ejup Qerimi- kryeshef Ekzekutiv aktual i PTK-së, i zgjedhur tre-katër muaj më parë, disponon tokë bujqësore me oborr dhe banesë në një vlerë të përgjithshme prej 85 mijë eurove, kurse disponon edhe makinë në një vlerë prej 13 mijë eurove dhe aksione në vlerën 2 mijë e 500 eurove. Ndërkohë, ka para të gatshme në vlerën prej 9 mijë e 500 eurove në ‘Pro-Credit Bank’, ndërsa obligimet e kredive ndaj dy bankave, ‘Pro-Credit’ dhe ‘NLB’-janë në vlerën prej, 21 mijë eurove. Ndërsa, të hyrat vjetore nga PTK-ja janë 50 mijë euro, si dhe kompensimi nga TPKP-ja në shumën 15 mijë eurove.


Sahit Surdulli, drejtor i Bordit të PTK-së, deri më 28 mars nuk ka të dhëna në agjenci për të.

Paga të majme nga PTK-ja

Sebahedin Ramaxhiku- Sekretar i Korporatës, deri më 13 mars 2012, disponon dy banesa me sipërfaqe 80 dhe 67 metra katrorë dhe me një vlerë prej 84 mijë euro, si dhe shtëpi me 350 metra katrorë dhe tokë me sipërfaqe 400 metra katrorë. Ndërsa, ka para të gatshme në ‘Procredit’ në vlerën 10 mijë eurove. Të ardhurat mujore kanë qenë në shumën 2 mijë eurove në muaj apo 24 mijë euro në vit, si dhe nga 500 euro në muaj bashkëshortja e tij.

Bedri Barku- ushtrues detyre i drejtorit deri më 27 mars ka paraqitur shtëpi familjare me sipërfaqe 150 metra katrorë dhe në vlerën prej 75 mijë eurove, si dhe një banesë 59 metra katrorë dhe vlerë prej 25 mijë eurove. I njëjti disponon para të gatshme në ‘Procredit’ të shumën prej 40 mijë eurove. I njëjti ka pasur një pagë mujore 2 mijë euro në muaj apo pagë vjetore 24 mijë euro në vit.

Elvis Pista - Sekretar i Korporatës, i emëruar më 30 mars 2012, ka paraqitur dy shtëpi me hapësirë 400 metra katrorë, në vlerën prej 400 mijë eurove, si dhe makinë në vlerën 20 mijë eurove. Ka disponuar me aksione të shituar në vlerën 160 mijë euro si dhe ka një kredi në shumën 120 mijë euro në ‘Raiafaisen Bank’ dhe detyrimet ndaj ‘Plus Group’ në shumën 95 mijë eurove. Ndërsa, ka të ardhura mujore 3.5 mijë euro, si dhe 10 mijë euro nga biznesi.

Qamil Buzhala, drejtori tjetër i Bordit të PTK-së, merr pagë vjetore nga kjo kompani prej 35 mijë e 374 euro. Ai posedon shtëpi prej 160 metra katrorë prej 70 mijë euro, ndërsa ka para të gatshme në vlerë prej 22 mijë eurove. Përveç këtyre, Buzhala ka paraqitur se fëmijët e tij kanë kredi prej 15 mijë eurove. Bashkëshortja e tij merr pagë vjetore 3 mijë e 360 euro. Edhe Buzhala ka të punësuar në PTK, djalin e tij Bearin, i cili merr pagë vjetore 9 mijë e 600 euro, ndërsa vajza ka të ardhura vjetore 4 mijë e 140 euro.

Gani Sylaj, drejtor i Bordit deri më datën 27 mars 2012, disponon me truall shtëpi e tokë bujqësore në vlerën prej 54 mijë eurove një pjesë e të cilave trualli e toka bujqësore janë të trashëguara. Ka makinë në vlerën 5 mijë euro kurse para të gatshme në banka në vlerën 1230 euro. Ndërsa detyrimet financiare ndaj NLB-së dhe një individi janë në vlerën e 22 mijë e 500 eurove. Ndërkaq të hyrat mujore në emër të pagës e performancës në PTK janë në vlerën e 3.4 mije eurove.


Menduh Abazi, zëdhënës i PTK-së, disponon një pasuri më shumë se 585 mijë eurove, ku bëjnë pjesë truall, pyll, tokë, shtëpi, banesë dhe pronë e përbashkët, si dhe një makinë ‘Audi’ në vlerën 20 mijë eurove. Ndërsa ka para të gatshme të deponuara në ‘Pro-Credit’ në vlerën 845 eurove dhe në ‘Bankën Ekonomike’ në vlerën 21 euro. Ndërsa obligimet financiare ndaj po këtyre dy bankave janë në vlerën prej 45 mijë eurove. Ndërsa të hyrat e tij vjetore janë më shumë se 24 mijë eurove në vit, si dhe rroga e babait në një kompani sigurimi në shumën prej më shumë se 228 eurove në muaj.


Pasuria e drejtorit të KEK-ut

Agim Nika-drejtor në Bordin e Drejtorëve, i emëruar në këtë post më 28 mars 2012, ka paraqitur një pasuri me shtëpi 137 metra katrorë dhe vlerë 90 mijë euro, si dhe një banesë në vlerë 73 mijë e 500 eurove, kurse paluejtshmëria në masën prej 15 ari e ka vlerësuar në shumën prej 88 mijë eurove, si edhe makinën në vlerën 24 mijë euro. Ai posedon edhe 8 mijë e 500 euro aksione në një kompani biznesi kurse ka të deponuara në dy baka 16 mijë e 500 euro në ‘TEB’ dhe në ‘Raifaisen’. Ndërsa obligimet financiare për shtëpinë në lagjen ‘Marigona’ janë 90 mijë euro, si dhe kredia prej 15 mijë euro në ‘Raifaisen’. Të ardhurat vjetore të bashkëshortes janë 27 mijë euro, kurse të ardhurat e tij personale vjetore janë afro 21 mijë euro.

Arben Gjuka - drejtor menaxher në KEK, ka paraqitur 34 ari truall dhe tokë si të trashëguar, kurse disponon makinën në vlerën 6 mijë e 500 euro, si dhe stoli në vlerën prej 8 mijë eurove. I njëjti nuk posedon letra me vlerë dhe aksione në ndonjë biznes. Ndërsa ka të deponuara 85,825 euro në katër banka. I njëjti nuk ka obligime financiare dhe ka të ardhura vjetore në shumën 33 mijë e 600 eurove, kurse bashkëshortja e tij ka pagën vjetore në shumën 3 mijë e 996 eurove.

Fadil Çitaku -drejtor menaxher i Bordit ka deklaruar banesën 85 metra katrorë në vlerën 130 mijë euro, para në vlerën 200 mijë euro, mal në vlerën 140 mijë euro, si edhe truall dhe truall me shtëpi që janë trashëgimi në vlerën,70 dhe 40 mijë. I njëjti nuk disponon me aksione në biznese dhe as letra me vlerë por ka të deponuara në kontot e ‘Raifaisen Bank’ 19 mijë e 500 euro, si dhe ‘NLB’ 2 mijë e 500 euro. Ka ndërkaq të hyra vjetore të pagës 15 mijë e 600 euro.

Salih Bytyqi- drejtor, ka paraqitur truall shtëpi e tokë bujqësore në vlerën prej, 69 mijë eurove si dhe makinën në vlerën 10 mijë euro. I njëjti ka të deponuara më shumë se 10 mijë e 600 euro në katër banka vendore komerciale. Derisa obligimet financiare ndaj bankës ‘Raifaisen’ janë në shumën 13 mijë e 400 eurove. Të hyrat vjetore të bashkëshortes janë 6 mijë e 120 euro, kurse të ardhurat e tij janë në shifrën 25 mijë e 400 euro, si dhe 540 euro nga pensioni i prindit.


Nuk ka të dhëna për Dino Asanaj

Dino Asanaj nuk ka të dhëna të deponuara në agjenci, ndërsa lidhur me këtë kryetari i kësaj agjencie, Hasan Preteni, tha si vijon:
Agjencia kundër korrupsioni ka publikuar deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë publikë, të cilët kanë pasur për obligim ti deklarojnë ndryshimet, ndërsa zyrtarët e lartë publik që deklarojnë pasurinë për herë të parë (sipas kërkesës) do të publikohen ditëve në vijim.

Edhe zyrtarët e AKP-së, goxha të pasur

Shkëlzen Lluka- drejtor menaxher i AKP-së ka paraqitur 2 banesa në vlerën 110 mijë eurove, si dhe truallin në vlerën 24 mijë euro, si dhe veturë vetjake në vlerën 10 mijë euro. Para të gatshme të deponuara i ka në shumën 12 mijë e 500 euro, kurse disponon edhe një borxh ndaj një serbi në shumën prej 19 mijë eurove dhe një kredi nga një bankë në shumën 6 mijë euro. Të hyrat vjetore nga AKP-janë në shumën 45 mijë e 492 mijë euro, kurse nga ‘Z Mobile’ 5 mijë e 400 euro, si dhe 15 mijë e 358 euro ndalesa nga paga bazë.

Mrika Tahiri- zëvendës- drejtoreshë menaxhere ka paraqitur një pasuri një banesë prej 128 metra katrorë në vlerën 180 mijë euro banesën tjetër të trashëguar në sipërfaqen 57 metra katrorë si edhe 30.5 ari të tjerë truall me kursime të përbashkëta dhe një vlerë prej 120 mijë eurove. Tahiri disponon edhe me një makinë ‘Shkoda Oktavia’ në vlerën prej 120 mijë eurove kurse nuk disponon me aksione dhe letra me vlerë sikurse që nuk ka kursime dhe as obligime ndaj bankave. Ndërsa të hyrat vjetore të Tahirit janë në shumën prej 43 mijë e 300 eurove 212 eurove.

Gjyqtarët e Kushtetueses me nga dy puna

Enver Hasani-kryetar i Gjykatës, ka të lajmëruar banesën 115 metra katrorë në vlerën prej 70 mijë euro, veturën në vlerën 5 mijë e 700 euro, si dhe 6 mijë euro të deponuara në dy banka, ‘NLB’ dhe ‘Bankën Ekonomike’. Ndërsa detyrimet financiare ndaj ‘Bankës Ekonomike’ kapin shumën në vlerën prej 30 mijë eurove. Të hyrat vjetore si kryetar i Gjykatës janë në vlerën 40 mijë e 200 euro, kurse nga mësimi akademik ka të ardhura vjetore 15 mijë euro, si edhe 6 mijë euro një gjysmë page diku tjetër që nuk është cekur në formularin e pasurisë.

Iliriana Islami, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, nuk e ka të lajmëruar pasurinë, por vetëm vlerën e të ardhurve vjetore si gjyqtare në këtë gjykatë që janë në shumën 29 mijë e 200 euro, si dhe 3950 euro si profesoreshë në Fakultetin Juridik të Prishtinës.

Altay Syrroy- gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese ka të lajmëruara pasuri të patundshme, shtëpi dhe ara në vlerën që kapin shumë mbi 400 mijë euro si edhe makinë në vlerën mbi 5 mijë euro. Ndërkohë që shuma e parave të deponuara në dy banka asaj ekonomike e ‘Procredit’ janë në vlerën 38 mijë euro. Ndërkaq të hyrat vjetore janë në vlerën 29 mijë e 200 euro kurse nga privatizimi i ndërmarrjes së bashkëshortit janë në vleftën 10 mijë euro.

Kadri Kryeziu- gjyqtar në këtë gjykatë, ka të paraqitur shtëpinë 100 metra katrorë në vleftën58 mijë euro, si dhe tokën në vlerën 45 mijë euro, pastaj makinën e blerë me kredi në shumën 11 mijë euro. I njëjti nuk disponon me aksione e letra me vlerë, por edhe as para të deponuara në ndonjërën nga bankat komerciale. Ndërsa detyrimet financiare ndaj BKT-së janë në shumën 45 mijë euro. Paga si gjyqtar i kësaj gjykate është 21 mijë e 600 euro, në Universitetin e Prizrenit 1500 euro, në ‘Iliria’, 3 mijë e 360 euro, kurse paga vjetore e bashkëshortes si profesoreshë e Fakultetit të Mjekësisë është 4 mijë e 80 euro.

Drejtuesit e ART-së me plot patundshmëri

Besnik Berisha- anëtar i Bordit ka të lajmëruara dy shtëpi, ara e pasuri të paluajtshme në vlerën shumë të madhe që arrijnë diku mbi 720 mijë euro. Ndërkaq paga mujore e tij është 1350 euro dhe i njëjti nuk ka para të deponuara nëpër banka letra me vlerë, si dhe as aksione në biznese, por edhe nuk ka ndonjë kredi.

Nijazi Ademaj anëtar i Bordit, ka të lajmëruar në AAK pasuri të paluajtshme në vlerën mbi 720 mijë eurove, ku bëjnë pjesë shtëpi tokë, vilë, punëtori të zdrukthëtarisë, si dhe pajisje të zdrukthëtarisë në vlerën mbi 50 mijë euro dhe makinë të trashëguar në vlerën 10 mijë euro. Ndërsa të hyrat mujore janë në shumën 1350 euro sikurse edhe pensioni i babait e nënës dhe nga biznesi privat që janë diku 600 euro në muaj.

Lulzim Kurtaj, anëtar Bordi në ART, ka të lajmëruar banesë 35 mijë euro dhe makinë 11 mijë euro. Ndërsa paratë e deponuara në dy banka janë në shumën mbi 32 mijë euro. Të ardhurat vjetore të bashkëshortes në GTZ janë 18 mijë e 500 euro kurse vetë Lulzimi ka të ardhura vjetore në shumën 14 mijë e 428 euro.

Valdrin Lluka – APIK-u, ka paraqitur banesën prej 63 metra katrorë në vlerën 45 mijë euro dhe shtëpinë prej 202 metra katrorë në vlerën 150 mijë eurove, si dhe makinën prej 9 mijë eurove, si dhe aksione prej 3500 eurove në dy biznese së bashku me bashkëshorten. Derisa ka të deponuar vetëm 1 mijë euro në bankë obligimet ndaj ‘Bankës Ekonomike’, janë në shumën prej 110 mijë eurove.
Valdrini ka një pagë vjetore prej 10 mijë e 800 eurove, si dhe të ardhurave mujore si konsulent prej 24 mijë eurove.

Trusti Pensional, burim fitimesh të mëdha

Vërshim Hatipi- zëvendësdrejtor ka paraqitur paluajtshmërinë me shtëpi tokë e banesa që kapin shumën e më shumë se 500 mijë eurove, së bashku me prindërit, si dhe një makinë në vlerën prej 13 mijë eurove. I njëjti disponon letra me vlerë në shumën, 17 mijë e 500 euro nga Mbretëria e Bashkuar britanike. Ndërsa ka të deponuara në disa banka më shumë se 23 mijë euro. Derisa borxhet ndaj bankave janë në shumën 47 mijë euro. Pagat nga Trusti janë 36 mijë e 413 euro kurse nga qiraja në Londër 8 mijë e 500 euro, kurse nga prindërit diku afro 20 mijë euro në vit.

Trim Shala-menaxher ka paraqitur pronën e banesës në madhësi 83 metra katrorë dhe në vlerën 61 mijë euro si dhe makinën në vlerën 6 mijë euro. I njëjti ka të deponuara në dy banka komerciale 2 mijë e 250 euro kurse nga ‘NLB’-ja ka marrë kredi në shumën 48 mijë euro. Të ardhurat vjetore janë në shumën mbi 17 mijë e 200 euro kurse bashkëshortja ka të ardhura vjetore prej 8.900 euro, ndërsa të ardhurat vjetore të prindërve janë në shumën e mbi 7 mijë eurove.

Ymer Havolli, drejtor i Bordit të Trustit, ka paraqitur këtë pasuri të paluajtshme si shtëpi, banesë, familjare, garsonierë, e tokë bujqësore në një vlerë prej 369 mijë eurove, si dhe dy makina në vlerë prej 20 mijë eurove, si dhe fletë-aksione në vlerën 10 mijë eurove në ‘Riinvest’. Derisa shuma e parave është në vlerën prej 11 mijë eurove, kurse obligimet ndaj bankave janë në shumën prej 60 mijë eurove. Të ardhura vjetore nga ‘AAB-Riinvest’ janë 1650 euro, kurse nga Trusti 1250 euro.

Drejtori i prokurimit, disa burime të ardhurash

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Prokurimit, Behram Abazi në këtë post ka rrogë vjetore 5 mijë e 254 euro, në Institutin parashkollor “Bardha”, si kontabilist 3 mijë e 591 euro, konsulent për çështje financiare- kontabilist në ‘H&B’, 1 mijë e 282 euro, mëditje për ligjërim në trajnime Instituti i Administratës Publike Prishtinë, 560 euro, mëditjet dhe kompensimet projekti ‘MASHT-DANIDA’, 2 mijë euro, mëditjet dhe kompensimet PZAP-i Prishtinë 690 euro. Abazi posedon tokë prej 1. 2 hektarësh të trashëguar nga prindërit në vlerë prej 50 mijë euro, shtëpi familjare 80 metra katrorë e trashëguar nga prindërit në vlerë prej 30 mijë euro, banesë 93.60 metra katrorë në vlerë prej 120 mijë euro dhe një garsonierë në emër të bashkëshortes prej 38 metra katrorë në vlerë prej 16 mijë euro. Ndër tjerash drejtori i AQP-së posedon edhe veturë ‘Mercedes Benz’ prej 5 mijë euro, si dhe aksione që janë në emër të fëmijëve të tij ku vlera e kapitalit është 35 mijë euro. Abazi ka para të gatshme prej 6 mijë e 150 euro ndërsa bashkëshortja e saj 15 mijë e 280 euro. Kjo e fundit, sipas deklarimit të Abazit ka pagë vjetore prej 4 mijë e 592 eurove në Projektin e Bankës Botërore AUV-i dhe 4 mijë e 047 euro në ‘H&B Consulting’.

Guvernatori, 54 mijë euro pagë vjetore

Gani Gërguri, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, për këtë post ka pagë vjetore 54 mijë e 660 euro. Gërguri posedon banesë prej 71 metra katrorë në vlerë prej 71 mijë euro, tokë prej 30 ari në vlerë prej 6 mijë euro, banesë prej 59 metra katrorë në emër të bashkëshortes në vlerë prej 59 mijë euro dhe truall 5 ari në vlerë prej 7 mijë e 750 euro./

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...