2012-05-24

PUBLICISTI SHQIPTAR MAXHUNI SMAJLI ECË E NUK NDALET…



Kohë më parë, pikërisht me 24 mars 1999 në ditën e fillimit të bombardimeve nga aleanca e NATO-s, kundër caqeve serbe, publicisti e veprimtari mërgimtar Maxhun Smajli, në shenjë përkujtimi dhe falënderimi për shtetet përëndimore, qe i kthyen shpresën e lirisë, shqiptarëve të Kosovës, ka ndërmarrë marshin më të pazakontë, për të ecur këmbë nga Fulda e Gjermania deri në Kosharen e Kosovës. Rruga e tij, siç është bërë e ditur, do të zgjasë aq sa edhe bombardimet e NATO-s, 78 ditë

Në ditën e 23 të ecjes së tij gjendet në Bolzano të Italisë, në kilometrin e 650, pasi ka kaluar Gjermaninë, permesë qyteteve; Wertheim, Haidenheim, Miendenheim, Krumbah etj, si dhe Austrinë nëpër qytetet kah e dërgoi marshuta e tij si; Reutte, Inst, Langbeck, Nauders e Schönweis, ku kaloi vargmalet e Alpeve në Tirolin e jugut, në një lartësi mbidetare prej 1740 deri 2370 metra, për të arritur në Merano e Bolzano të Italisë.


Akti i tij ka bërë jehonë anë e mbanë ku jetojnë shqiptaret, por nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga të huajt e sidomos nga shtetasit gjerman, ku u viztua dhe u xhirua në rrugëtimin e tij edhe nga Helmut Rupert i televizionit HR3. Ndërkaq numri i shqiptarëve mërgimtarë që po e vizitojnë, në grupe e vec e vec protoganistin e këtij marshi, është i madh. Ata po udhëtojnë me kilometra të tëra, për ta takuar njeriun që ka maxhepsur me aktin e tij dhe është bërë një element identifikues dhe i dashur për të gjithë. Vizitat që po i bëhen për t’i dhënë mbështetje dhe kurajo, Maxhunit i kanë shtuar forcën morale për të përballuar përkushtimin e tij me sukses. Gjendja e tij e mirë shëndetsore dhe moti i mirë që po mbretëron, po mundësojnë që në përpikëri të realizohen parashikimet e Maxhunit. Kilometrat e rrugës së tij të kaluar ( saktesishte 650 ), e kanë quar atë deri në Bolzano të Italisë.

Në pjesën e rrugëtimit të deritashëm, ai është vizituar dhe përkrahur nga një numër veprimtarësh si ; Ragip Prapashtica, Halim Arifaj, Shaban Mehana, Tefik Jaha, Durim e Egzona Mulliqi,Daut Rexhaj,Alina Rexhaj, Besim Prekazi etj, të cilët për këtë ultramaratonistë shqiptar të ecjes, kishin sjellur edhe ca ushqime nga kuzhina shqiptare si dhurata modeste e befasuese për te. Në Itali ai u prit nga një grup bashkëatdhetarësh, ( 35 mërgimtarë), që kishin dalur në rrugë për ta pritur dhe përgëzuar.

Në kilometrin e 137 në Itali, ai u prit edhe nga anëtarët e Shoqates Kulturore ” Kosova ” të Bolzanos, të drejtuar nga Mr. Linda Përlaska si dhe nga gazetarë italian të gazetës Alto Adige, të cilët publikuan një reportazhë me titull ” Marshi i shqiptarit që falënderon, kalon nëpër Merano “. Një pritje është organizuar edhe nga kolonia shqiptare në qytetin Laives ku bashkshortët Osman Opre nga Dibra e madhe dhe Selvete Shala, nga Mitrovica, në lokalin e tyre hotelier, u kanë krijuar mundësinë bashkëkombasve tanë për ta takuar, pritur e përgëzuar e, edhe përqafuar me emocione, protoganistin e këtij marshi.

Ndërkaq numri i atyre që vazhdojnë ta përgëzojnë për këte marsh është shumë i madh, ku nuk mungojnë thirrjet telefonike as edhe nga SHBA-të e shtetet tjera të Evropes si nga Belgjika, Italia, Austria etj., si dhe nga Kosova.

Maxhun Smajli në hapërimin e tij drejtë Kosovës, vazhdon me homazhin e tij në ecje, duke kujtuar të gjithë ata që u flijuan për lirinë e Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarët të cilët nëpër histori, ishin nisur në rrugën e kthimit- drejt vendlindjeve të veta, si: nizamët e Jemenit të largët, vullnetarët e Spanjes, apo edhe robët e luftës së parë e të dytë botërore të cilët kurrë nuk arritën në shtëpitë e tyre, duke i lënë eshtrat rrugëve të botës, pa një shenjë a gurë varri.

Dashuria ndaj atdheut e manifestuar në këtë mënyrë të vecantë është edhe një senzibilizim për të gjithë ata shqiptarë, që lufta e fundit i detyroi të marrin botën në sy, me mallin e pashuar për Kosovën.

Maxhun Smajli, i cili ishte edhe reporter i luftës për lirinë e Kosovës, nuk harron që të falënderojë të gjithë ata që e mbështetën e ishin në përcjelljen e tij, në mesin e të cilëve poetë, publicistë, gazetarë e veprimtarë të mërgatës shqiptare: Anton Kolajn, Hasan Qyqallen, Pal Sokolin, Qazim Bajgoraliun, Gjergj Muqajn, Muharrem A. Gashin, , Shaip Ademin, Martin Cunin, Lena Muqajn, Daut Rexhajn, Idriz Hasanajn, Ramadan Deskun etj, si dhe nxënësit e shkollave shqipe, të cilët me recitimet e tyre, krijuan krenari dhe emocione përmallimi te të pranishmit. Mirënjohje të thella ai shprehë edhe për mjetet e informimit, vecanërishtë për gazetën ” Bota sot ” dhe TV Diasporën të cilat kan informuar gjithanshëm për këtë ndërmarrje unike të mërgates shqiptare, jo vetëm në Gjermani.






Maxhun Smajli është publicist. Eshtë shqiptari i parë në historinë tonë, cili i ka dhënë vetes një detyrë madhore kombëtare, liridashëse dhe të mundimshme me plot sakrifica. Maxhun Smajli ka nisur që prej 24 marsit 2012 marshin e tij 78 ditor për të përkujtuar dhe nderuar luftën çlirimtare në Kosovë e bë veçanti kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çlirimin e saj. Marshin ai e ka titulluar si ” Marshi i mërgimtarit” dhe e nisi ditën kur avionët luftarakë të NATO-s filluan sulmin kundër ushtrisë dhe policisë vrastare të Serbisë. Ky rrugëtim zgjatë 78 ditë aq sa kanë zgjatur bombardimet kundër Serbisë, pra ditën e çlirimit të Kosovës më datën 12 qershor 2012- do të arrijë në vendin e caktuar, në Koshare, aty ku u zhvillua beteja më e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pushtuesve dhe sunduesve serbë në Kosovë, kundër ushtrisë, policisë dhe paramiltarëve të Serbisë.
Ky burrë liridashës i madh e burrë i guximshëm, për nder të çlirimit të Kosovës më 12 qershor 1999- e në përvjetorin e 100-të të Pavarësisë së Shqipërisë, vazhdon udhëtimin e tij në këmbë në trajektoren prej 1900 km, nga qytetiFlieden i Gjermanisë deri tek varrezat e heronjëve dhe dëshmorëve të kombit në Koshare të Kosovës. Më 12 qershor ai do të jetë në vendin ku prehen heronjtë e Kosovës, ata që i dhanë atdheut e kombit gjënë më të shtrenjë të tyre, jetën dhe gjakun.
Për shkak të mos sigurisë së kalimiit nepër teritoret sllave, Maxhuni ka zgjedhur një intenerar tjetër të udhëtimit drejt Koshares në Kosovë. Ai ka filluar udhëtimin në rrugën nga Gjermania nepër Austri e Itali, duke kaluar detin Adriatik me anije Bari-Durrës. Nga Durrësi vazhdon marshin në drejtim të Kosovës për 260 km.

Kam pasur rastin të dëgjoj e të lexoj për marshe të natyrave tjera, ka njerëz që kanë shëtitur boten në këmbë. Para qindra vitesh kanë udhëtuar besimtar myslimanë dhe grupe pelegrinësh shqiptarë e të tjerë, me muaj kush e di sa mijëra kilometra në drejtim të Arabisë Saudite për Mekë dhe Medine, por këto udhtime kanë pasur karakter tjetër.



Maxhuni pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë emigroi në Gjermani. Ndërkohë si para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, edhe si mërgimtar, ai vazhdimisht është angazhuar të merret me aktivitete e punë konkrete në dobi të së mirës dhe interesit mbarëshqiptar. Për herë të parë e kam njohur përmes linjës së telefonit mobil, në mars 2007-tës. Ai më mori në telefon dhe m’u prezantua:

- Jam Maxhun Smajli, më thotë ai.

- Po Maxhun, i them, ju njoh dhe ju më 2004-ën ma keni dhuruar librin tuaj “Lufta dhe dilemat shqiptare”. Maxhuni më tregon se ka lexuar shkrime të mia, si dhe për promovimin e librit tim…
I them se në prill do e ndërroj banesën dhe se kam disa mijëra ekzemplarë të gazetave në gjuhën shqipe nga vitet 1990-ta e deri më sot i kam ruajtur të gjthë numrat e gazetës “Rilindj”, “Bota sot” etj. Dhe se në banesën e re nuk kam vend ku i lë.

- Gazetat e vjetra shiten 10 deri 20 cent, më thotë Maxhuni, dhe do vi ti mar… Kam një Bibliotek kombëtare-shkollore si arshivë në Kosovë dhe dëshiroj të kam sa më shumë materiale libra, gazeta etj. Jo i them, unë nuk ti shes, por do ua fali të gjitha. Maxhuni pas pak ditësh erdhi dhe i mori gazetat.
Me këtë rast në shtëpinë time patëm biseduar shumë në lidhje me luftën dhe dilemat rreth saj. Nga Mxhuni, si reporter i njohur gjatë luftës, pa dyshim që secili ka çfarë të mësojë. Sidomos për luftën, gjenocidin dhe spastrimin shqiptarëve të Kosovës nga forcat shoviniste të okupatorit serbo-sllav.



Diku në fillim të masit 2012-të z.Maxhun më bëri një ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë parapërgatitore të marshit të tij, ku për shokë, miq e dashamirë kishte organizuar një takim, koktej… Për shkaqe shëndetësore nuk pata mundësinë të jem dhe unë pjesë e atij organizimi përcjellës, ceremonial “Marshi i mërgimtarit”.
Përmes telefonit fola dy herë me zotin Maxhun. Biseduam gjatë. Më interesonte ta pyesja për përgatitjen e tij shpirtërore, fizike, morale… I tashë se për këtë rrugëtim kaq të gjatë duhët bukur një përgatitje.

- Jam përgatitur dhe furnizuar me shumëçka që më nevojitet për rrugë, shton Maxhuni. Kam lexuar e biseduar me njerëz gjermanë që kanë përvoj udhëtimesh këmbësore…, si veshja me rroba të lehta udhëtimi, me mjete për shënime, filmime e incizime gjatë udhëtimit. Si p.sh. vendet malore, rrugë, objekte e njerëz me të cilët do kam rastin të takohem e bisedoj gjatë udhtimit…

- Pse e keni zgjedhur Kosharen si vendin e parë që dëshroni ta vizitoni, e pyeta unë?
- Sepse aty është thyer kufiri shqiptaro-shqiptar, Shqipëri-Kosovë, i betonuar dhe ndaluar 100 vjet nga okupatori serbo – sllav, duke mos na lejuar ta vizitojmë njeri tjetrin edhe pse jemi vëllezër nga gjuha e gjaku dhe në trojet tona. Në Koshare është bërë beteja më e madhe dhe aty kanë rënë dëshmorë luftëtarë nga të gjitha trojet e Shqipërisë etnike, bile edhe nga vullnetarë të huaj. Kjo është arsyeja.

- A të kanë kontaktuar ndokush nga ministritë e Qeverisë së Kosovës? – e pyes.

- Jo deri më tani askush, më përgjigjet Maxhuni..
- Ku të arrini në Koshare a do ju presin ndokush nga autoritete e pushtetarëve?
- Nuk e di, miq e shokë të luftës e paqës sigurisht se po, besoj që edhe zyrtarë të Komunës së Junikut, por gjithçka mbetët ta shohim.



Më 20.04.2012-të Maxhunin e mar në telefon dhe e pyes nëse asht lodhur, e ku gjendet tash. Ai më tregon se është në Trento të Italisë duke udhtuar në drejtim të Veronas. Ai kishte bërë atë deri aso kohe 28 ditë udhëtim dhe llogariste kohën kur do të mbërrinte në Koshare. Duheshin edhe 50 ditë të tjeramë kan mbetur edhe 50 ditë tjera shton Ai.

Nga sa kilometra udhëtonë në ditë?, vijova ta pyes.
Nga 27 km udhëtim në ditë i kam bër deri më tani…
Më pas e pyes së si jeni pritur nga njerëzit që i keni takuar gjatë rrugës…?
Është shumë interesante, më thotë Maxhuni, sa njerëz të mirë ka kjo botë, cilët të marrin me fjetë në shtëpitë e tyre, të shërbejnë të hash e të pish, e nëse nuk kanë vend, të ndihmojnë për mes kishave e tjera për të bërë konak. Janë të interesuar ta dinë kush jam, ku shkoj dhe për çfar e bëjë këtë…? Kur u shpjegoj se jam shqiptar nga Kosova dhe këtë e bëjë për çlirimin e vendit tim…disa nga ata më japin kurajo, guxim më përgëzojnë dhe më mbështetin moralisht…Disa edhe më pyesin për gjendjen momentale në Kosovë, etj.
Disa thonë, kemi dëgjuar dhe parë përmes ekraneve televizive luftën në Kosovë, por tani pak dim për Kosovën…




Më 17 maj 2012 e marr përsëri në telefon dhe e pyes:

Ku je o Maxhun Smajli., si je me shëndet dhe si e keni kaluar?
Jam në Trenitapoli të Italisë. Kam kaluar për nja 50 km Fogjia, jam duke udhtuar në drejtim të Bari-t. Sot është dita e 55-të e marshit tim, kam bërë 1510 km, më kanë mbetur edhe 4 ditë udhëtimi nepër Itali, dhe pastaj do i them “Arividerci Italia” Lamtumirë Itali.
Me shëndet jam mirë, por bukur moti kam një dhimbje të gjishtit të vogël të kambës së djathët, dhe qe 3 ditë një ndezje-dhimbje në gjunin e kambës së majtë, po i mjekoj vetë duke i ngjeshur dhe lyer me do kremë… Megjithatë besoj se do më punoj shëndeti dhe fati. Nëse jam shëndosh e mirë me datën 22 maj 2012 do të jam në Durrsë, Shqipëri.
Po a merziten familja e juaj? Çka thonë kur flisni me ta?
Po për çdo ditë më thërrasin shokë e miq, sidomos familja ime, djali Agoni, i cili ka lindur me 10 gusht 1998 në luftë në rajonin e Mitrovicës, atëherë kur ashpër luftohej në Junik…
Agoni më përcjell me internet kur ka kohë dhe më tregon ku gjendëm, për rrugën, vendet malore, objektet si restauronte, kisha etj. Jo vetëm djali e familja ime, por edhe miq e shokë më ndihmojnë moralisht. Disa që as nuk i njoh, por që kanë dëgjuar për marshin tim dalin diku e më presin në rrugë, më japin ngapak para, karta telefonike për celulularin tim … Ka edhe nga ata që më kanë intervistuar gjatë udhëtimit… Dhe kjo mua më bënë kureshtar e më jep forcë të ndjehem mirë.
Maxhunit i dëshirova shëndet të mirë dhe rrugë të mbarë, duke i premtuar se përsëri do dëgjohemi përmes telefonit celular…
Më 23 maj në ora19.00 Maxhunin përsëri e marr në telefon dhe e pyes ku gjendët tash. Më tregon se është në tokën shqiptare, në Derven afër Fushë Krujës dhe se sot ka udhtuar vetëm 14 km. Jam ndaluar e mikpritur nga njerëzit-vëllazërit e mi, ashtu si e ka zakon shqiptari me kafe e raki, këtu momentalisht me mua janë duke më shoqëruar i moshuari Lekë Gjokeja dhe dy të rinj Albor dhe Kastriot Gjokeja. Sonte do jam në familjen e Jak Gjokejës.
Po mjetet e informimit… Më ka intervistuar TV-Top Channel, më thotë ai.
Ky është Maxhun Smajli, të cilin më 12 qershor e pret Kosharja, e pret Kosova, dhe me ç’rast ne shqiptarët kujtojmë ato ditë të lavdishme, kur bota e qytetëruar, Amerika dhe Europa, u gjedën krah nesh, duke na dhënë ndihmën e nevojshme që të jemi të lirë në trojet tona.



Pjesë nga libri i Maxhun SMAJLIT
 LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE
Një libër original, ku  autori as nuk mallkon as nuk falë




Në emër të Zotit, të popullit dhe të dëshmorëve të tij po e shfletoj bllokun tim të shënimeve, të regjistruar në luftën e fundit të Kosovës me Serbinë gjatë vitit 1998/1999, faqet e të cilit janë të mbushura me qindra ngjarje të ndryshme, sa tragjike e të dhembshme, aq heroike e krenare. Pa dyshim janë ngjarje këto të një periudhe të bujshme dhe dramatike për popullin e Kosovës, që me dimensionet e tyre të shumanëshme, prekin thellë shpirtërat e njerëzve, jo vetëm te periudhës 
në spikamë. 
 A u t o r i
  
Me fjalët e sipërme e nisë shfletimin e ditarit të luftës gazetari Maxhun Smajli për ta shkruar librin “LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE”. Për lexuesit e faqes www.trepca.net, me dijen e autorit, zgjodhëm pak faqe nga 239 sa ka libri, të ilustruara me mëse 130 fotografi dhe tituj gazetash të asaj kohe. Faqet që kemi zgjedhur janë krejt të ordinere siç janë edhe fotografitë.
Reporteri i luftës Maxhun Smajli në çdo faqe ka pasqyruar heroizmin real të  luftëtarëve të UÇK-së në zona të ndryshme të luftës, si në Drenicë, Dukagjin etj. Heronjtë e tij janë të rendomtë, pa zbukurime dhe epitete. Ata as nuk janë “dragoj as zana që fluturojnë nga kodra në kodër” për ta çliruar Kosovën nga serbi. Ja sesi shprehet në mënyrën më të thjeshtë për të treguar heroizmin aq të madh që antarët e familjes së Shaban Jashari treguan gjatë luftës së 5, 6 dhe 7 marsit: Në rrënojat e shtëpisë kishte mbetur e vrarë heroina, nënë Salë H. Jashari (57), e cila kishte luftuar deri në momentin e fundit. Se ajo kishte vrarë shumë police serbë dëshmon kufoma e një polici serb, të cilin e kishin harruar policia, e i cili ishte vrarë nga pozicioni i nënë Salës” (faqe 63).
Autori Salë H. Jasharin e quan “nënë” sepse e di për nënë, sepse e don për nënë. Me heroizmin e saj, ajo edhe është nënë e gjithë Kosovës, që në moshë të shtyer nuk ka luftuar vetëm për famijlen Jashari të Prekazit, por dha shembullin sesi luftohet për Kosovën. 
Me riprodhimin e shkrimeve të kohës në libër dhe shoqërimin e tyre me fotografi origjinale, autor u kumton lexuesëve se ai qysh atëherë ka guxuar t’ia bëj gjyqin forcave serbe para opinionit botëror, duke i demaskuar për dhunën që këta kanë ushtruar ndaj civilëve shqiptarë të pafajshëm. Forcave serbe të rregullta, në këto punë të pista dhe makabre, u ndihmonin edhe paramilitarët dhe civilët serbë të cilët me parulla të ndryshme i porosisin shqipatarët: “Nëse lëvizni, natën do t’u vrasim të gjithëve” (faqe 40). “ Bebja e vdekur, për shkak të pasigurisë, varroset natën” (faqe 70)
Por, Maxhuen Smajli nuk ka treguar as më të voglën mëshirë as ndaj ushtarëve bastardë të UÇK-së që kishin marrë pushkën për të nxjerrë ndonjë gjak të vjetër apo për tu pasuruar duke maltretuar dhe rrahur shqiptarët në stilin e serbëve. Këtë tip të ushtarit bastard të UÇK-së e personifikon Pjetër Ukaj, i njohur me nofkën “Ujku”. “Ujku” në shtabin e Jabllanicës së Gjakovës provokon, kërcënon, keqtrajton dhe dhunon shqiptarë të pafajshëm njësoj sikur serbët. Ja si i  paraqet autori i këtij libri sjelljet e “Ujkut”:   Ky filloi të më provokojë […] duke i thënë një ushtari që ishte në këmbë përballë tij, prapa meje: "A ta çojmë atje?". Pastaj e vari shufrën e gomës në një varëse në uniformën e tij dhe e nxori një thikë të ndryshkur, apo të papastruar nga gjaku… Të njejtit ushtar i thoshte: “A t’ia bëjmë sikur atij tjetrit”
Apo edhe më keq: …Pasi hymë brenda dyerve të oborrit, në një plevicë në shtylla betoni, Ujku kishte qenë duke e rrahur një person rreth të 40-tave, ... derisa e keqtrajtonte pa mëshirë, shikimin e mbante tek unë. Sikur donte të më thoshte se kështu do ta përjetosh edhe ti një dite. (faqe 91).
E çfarë ka përjetuar reporteri i luftës Maxhun Smajli, nga gjakatarët serbë që e kanë   arrestimeve 18 herë dhe peripecit që ka pasur gjatë luftës si gazetar lexuesi do ta zbulojë vetëm kur ta lexojë librin e tij  “LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE” .
Autori nuk mallkon as kolaboracionistët shqiptarë të tipit të Ramadan Bales. Ai sikur ia lë Zotit që të lëshojë mallkimin në ta!


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...