1.Jeta dhe vepra
Sabri Hamiti lindi më 10 maj 1950 në Dumnicë, Podujevë, nga baba Hamit Hamiti dhe nana Mehreme Duriqi. U rrit në familje bashkë me tri motra e dy vllezër.
1957 Hyri në shkollën fillore në vendlindje.
1968 Mbaroi gjimnazin në Podujevë dhe u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Nisi botimet letrare në Bota e re e në gazeta e revista të tjera.
Mori pjesë në demonstratat e studentëve në Prishtinë. I ndjekur nga policia, disa muaj jetoi duke u fshehur te të dashurit e tij.
1972 Diplomoi me sukses të shkëlqyeshëm në Universitetin e Prishtinës, në gjuhë e në letërsi shqipe.
Botoi veprën e parë letrare te Rilindja e Prishtinës. Regjistroi studimet pasuniversitare me temë “Poetika e re shqipe” në Universitetin e Sorbonës, në Paris, mirëpo për mungesë parash u kthye në Prishtinë.
Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
1973 U martua me Kumrije Rugovën, moshatare dhe mike e studimeve. Hyn në punë në shtëpinë botuese Rilindja të Prishtinës. Nis studimet pasuniversitare në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, të cilat studime i kreu pas dy vitesh.
1980 Për një vit akademik specializoi teorinë e formave letrare në École des Hautes Études en Sciences Sociales, në Paris. Mori Diplomën e Shkallës së Lartë për letërsi frënge e qytetërim frëng në Universitetin e Sorbonës në Paris.
1987 Doktoroi me temë nga letërsia bashkëkohore shqipe në Universitetin e Prishtinës.
1989 Hyn në lëvizjen për Pavarësinë e Kosovës, të prirë nga Ibrahim Rugova, mik i tij i studimeve.
Më vonë, gjashtë herë me radhë (1992, 1998, 2001, 2004, 2007, 2010) u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa nga viti 2006 është anëtar i Kryesisë së Kuvendit .
1993 Zgjidhet profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu ligjërues në studimet postdiplomike të letërsisë.
1995 Si anëtar i Komisionit Kombëtar punoi për njësimin e programeve shkollore të lëndëve nacionale dhe për hartimin e teksteve të përbashkëta për të gjitha shkollat shqipe.
Më 24 shtator 1998 persona të panjohur të Sigurimit të fshehtë serb i bëjnë atentat në shkallët e banesës së tij në Dardani të Prishtinës. E shpëtojnë mjekët shqiptarë me ndihmën e Zotit.
2000 Zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë të Shkencave e Arteve të Kosovës.
2008 Zgjidhet anëtar i rregullt i Akademisë të Shkencave e Arteve të Kosovës.
Sabri Hamiti jeton e punon në Prishtinë.
Mbi veprën letrare
Shqiptimi poetik si rebelim tematik e gjuhësor kundrejt letërsisë pararendëse shfaqet me figura të forta si Njeriu vdes i ri, madje në trajtë titulli.
Më tutje kërkimi si vetënjohje duke krijuar variantet e Narcisit modern, si figurë themelore e letërsisë në shkallën e parë të shkrimit.
Edhe më tutje figurat e kujtimeve personale, të shtrira në kohë dhe në botën e të tjerëve, që presin me thikën e harrimit; dhe ritëm, rimë, muzikë.
Trungu ilir, figurë kryesore e identitetit e sprovuar në Kohën moderne të rrethanave. Trungu ilir një libër kult, i dramatizuar në teatër dhe shfaqje e ndaluar nga cenzura.
Leja e njohtimit 1985, libër binjak me të parin, kërkim i identitetit të rrezikuar nga jashtë, duke përfshirë një referencë të largët me fantazinë apo utopinë negative të Oruelit në 1984.
Kujtimet e të ndodhurave i mbledh poema dramatike Kutia e zezë.
Kaosmos, shenjë a thirrje për frikën e torturën sistemore që prek individualitetin e universalitetin e njeriut. Dramatika e marshit barbar në ardhje e në shkuarje, ashtu dhe bukuria e jetës në rendin e përmbysur: parajsa, purgatori, ferri.
Mandej ABC si katalog i dhembjeve etnike, me figurat që si shpërthyes të mprehët prekin në kohë e në hapësirë. Melankolia, së fundit është gjendje e figurë për pasojat që ka bota e ndiesive e kaluar nëpër botën e egërsive.
Romani i rinisë Njëqind vjet vetmi shtreson psikologjinë e vetmitarit që rritet ndërmjet mungesave e pengesave.
Aty është jeta e tre brezave që i ngjajnë kaq shumë njëri tjetrit. Vetmia është shekullore: njëqind vjet, por kjo është figurë e pambarimit.
Referenca reale shkon nga Lidhja e Prizrenit e këndej. Po shkrimi ndjek logjikën e vet, që nga legjenda e përralla për të përfunduar në një epilog baladik të njohjes dhe të vetënjohjes shqiptare.
Futa e Misioni, dy tekste dramatike që lidhen fort me ndodhjet në Kosovë në deceniet e fundit të shekullit XX.
Një shkrim i rrezikshëm dhe i rrezikuar, që universalen don ta provojë me realen: situata për t’u identifikuar. Dy heronjtë tragjikë të dramave japin tipe të ndryshëm heronjsh shqiptarë: një herë hero i mashtruar, herën tjetër hero i flijuar.
Dhe këtu mbetet të rindërtohet heroi veprues, si vizion apo si realitet i vendit, që do ta përmbyllë skemën e heronjve shqiptarë.
Sprovat për një poetikë, një trajtim e kërkim teorik i letërsisë shqipe i të gjitha periudhave, shfaqet që nga libri i parë Variante deri te libri i fundit Bioletra, për të krijuar një sistematikë të kërkimit e një sistem të të menduarit.
Pra, letërsia apriori e kritika aposteriori. Nga poetika e autorëve te poetika e periudhave dhe tutje te poetika e letërsisë shqipe. Dhe në fund të fundit poetika personale në Bioletra, e shfaqur si një teori e shkrimit dhe e leximit letrar.
Dy periudha të letërsisë shqipe: letërsia filobiblike e letërsia romantike, që rrokin katër shekujt e parë të kësaj letërsie. E para duke pasur karakteristikë zotëruese parashkrimin biblik, kurse e dyta duke e pasur për bazë temën e zgjimit nacional ashtu dhe shpërthimet individuale romantike. Të dyjat të lexuara nëpërmjet autorëve më të mëdhenj.
E para me Buzukun, Budin, Bogdanin e Varibobën, e dyta nëpërmjet De Radës, Naimit, Serembes, Pashko Vasës, Samiut, Mjedjes, Çajupit. Vetëdija për dy doktrina letrare.
Letërsia e gjysmës së parë të shekullit XX, e shfaqur më parë si letërsi e modelit kritik, përballë modelit himnizues romantik. E vijuar me letërsinë moderne që zbulon e shfaq poetika e individualitete të fuqishme letrare.
Zhvillim i hovshëm i të gjitha gjinive letrare duke krijuar një ambient e një vetëdije, ku krijohet dialogu i çuditshëm ndërmjet autorëve të mëdhenj si Faik Konica, Gjergj Fishta e Fan S. Noli në një anë dhe Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli e Migjeni në anën tjetër.
Interpretimi i veprave të zgjedhura të autorëve të zgjedhur të letërsisë bashkëkohore. Shkrim i një dialogu të mbrendshëm letrar, në të cilin autorët e veprat e zgjedhin lexuesin-interpretuesin po aq sa ai i zgjedh këto. Kjo dëshmon më tepër një sistematikë të shkrimit e të leximit se sa një sistem.
Pra, loja e përhershme e kërkimit është që autorët: krijuesi e interpretuesi t’i shfaqen të hapur njëri tjetrit, për të gjetur bashkërisht universalen letrare në trajtë të poetikës.
Katër monografi letrare për autorët e njohur të letërsisë bashkëkohore shqipe: dy të hullisë së shkrimit tradicional, një të nismës moderne e një të shkrimit modern.
Njëri i futur në kodifikimin moral dhe i rebeluar fort (Hivzi Sulejmani); tjetri i bërë popullor nëpërmjet humanitetit e moralitetit të letërsisë (Nazmi Rrahmani); një poet i nemun e i ndjekur nga talenti i vet (Bilal Xhaferri) dhe autori emblematik i letërsisë moderne shqipe në gjysmën e dytë të shekullit XX (Anton Pashku).
Poezia
Ballina e librit Litota
Njeriu vdes i ri, 1972
Faqe e fund, 1973
Thikë harrimi, 1975
Trungu ilir, 1979
Leja e njohtimit 1985, 1985
Lind një fjalë, përzgjedhje, 1986
Kaosmos, 1990
ABC Albetare për fëmijë të rritur, 1994
Melankolia, 1999
Sympathia, 2004
Lulet e egra, 2006
Litota, 2007
Romane
Njëqind vjet vetmi, 1976
Drama
Futa, 1988
Misioni, 1997
La Mission, 2007, Paris, Editions l’Espace d’un instant
Kritikë/Eseistikë/Studime
Variante, 1974
Teksti i dramatizuar, 1978
Kritika letrare, 1979
A-ZH, Romanet e Nazmi Rrahmanit, 1982
Arti i leximit, 1983
Njeriu kryengritës, 1987
Vetëdija letrare, 1989
Faik Konica: jam unë, 1991
Tema shqiptare, 1993
Poeti i nemun Bilal Xhaferri, 1996
Letra shqipe, 1996
Lasgushi qindvjeçar, 1999
Bioletra, 2000
Studime letrare, 2003
Shkollat letrare shqipe, 2004
Tematologjia, 2005
Presidenti Ibrahim Rugova (Memento për Rugovën), 2007
Letërsia moderne, Tiranë, 2009
Albanizma, 2009
Poetika shqipe, 2010
Tekste shkollore
Letërsia e vjetër shqipe, 1995,
Letërsia moderne shqipe, 1998,
Letërsia romantike shqiptare, 2004
Vepra komplete, 2002
Vëllimi i parë: Poezi
Vëllimi i dytë: Poezi
Vëllimi i tretë: Poezi
Vëllimi i katërt: Roman
Vëllimi i pestë: Drama
Vëllimi i gjashtë: Kritika letrare
Vëllimi i shtatë: Letësia filobiblike, Letërsia romantike
Vëllimi i tetë: Letërsia moderne
Vëllimi i nëntë: Letërsia bashkëkohore
Vëllimi i dhjetë: Letërsia bashkëkohore
Tekste të Sabri Hamitit
Në gjuhën shqipe
Sabri Hamiti: Shkollat letrare shqipe
Sabri Hamiti: Monumentet e kulturës së identitetit shqiptar
Sabri Hamiti: Fraza e pambaruar
Sabri Hamiti: Njeriu meditant, njeriu militant
Në gjuhë të huaja
Sabri Hamiti: Albanian literary schools (Përkthyer nga Dr. Muhamet Hamiti)
Sabri Hamiti: Les écoles littéraires albanaises (Përkthyer nga Dr. Halit Halimi)
Poezi të Sabri Hamitit në anglishte (Përkthyer nga Dr. Robert Elsie)
Mirënjohjet
Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
Çmimi kombëtar "Azem Shkreli", për vepër jetësore në fushën e letërsisë nga Ministria e Kulturës e Kosovës, 2010
Çmimi i Madh për Letërsinë për vitin 2010 na Ministria e Kulturës e Shqipërisë për veprën letrare "Poetika shqipe"
Lidhje të jashtme
Dr. Ibrahim Rugova: Përurimi i veprës së madhe të Sabri Hamitit
Prof. dr. Ali Aliu: Revolta ëndërrimtare
Prof. dr. Zejnullah Rrahmani: Lexuesi duhet të mësojë notin për ta ndier shijen e paanësisë së detit të poezisë së Sabriut
Dr. Kujtim M. Shala: Sprova për një Poetikë
Dr. Kujtim M. Shala: TEMATOLOGJIA: THEMA E LOGOS
Drama "Misioni" e Sabri Hamitit në frëngjisht
FLORIPRESS
--------------------------------------------------
Pro et contra
2.“Albanizma” e Sabri Hamitit – një pasaportë identiteti
Agron TUFA
Kujtesa e gjuhës
Me veprën “Albanizma” studiuesi dhe teoricieni i letërsisë Sabri Hamiti është i pari, deri më tash, që i është qasur veprave të krijimtarisë letrare si fenomene, të lidhura gjenetikisht me strukturën organike të identitetit kulturor. Ligjësitë e hetuara prej këndej, gjatë sprovës historike, shndërrohen, por të citojmë termin e akademikut, në konstanta, ose ndryshe - në thelbe universale, të letërsisë shqipe. Fenomenet letrare të bashkëshoqëruara me mjedisin semiotik marrin jetë origjinale, të pavarur, duke provokuar skema të “poetikës historike” nacionale.
Akademik Prof.Dr.Sabri Hamiti
Në librin e vet “Albanizma” Sabri Hamiti ka përcaktuar rolin dhe kufijtë e legjendës autoriale në procesin e krijimtarisë individuale, sipas një raporti të shumëfishtë dikotomik midis dialekteve, trashëgimisë kulturore të sferës së religjionit dhe krijmtarisë popullore, Qendrës dhe Provincës, fatalizmit dhe ishullimit, midis Toposit dhe Etnosit, për t’u nyjëtuar, sipas meje në një Etnotop të përbashkët kulturonacional. Ndërlikueshmëria strukturore e këtij Etnotopi eshtë simetrik dhe asimetrike dhe është i kushtëzuar me kodin gjentik kulturor të këtij nacioni.
Duke patur një përvojë të gjatë studimi të letërsisë shqipe, me këtë libër Sabri Hamiti ia afrohet, siç e dëshmon vetë, synimit për një “Poetikë historike të shqipes”.
Unë mendoj, pa patur drojë se mund të ekzagjeroj gjësend, se me këtë libër nis tek ne jetën e saj të pavarur shkenca e Historisë së Letërsisë shqipe, madje e një lloji tepër origjinal, me të gjitha detyrat e saj të posaçme, jashtë skemave dhe monotonive metodologjike.
Erudicioni i gjerë i akademik Sabri Hamitit, dijet e koklavitura dhe përpjekja e tij për të shterruar materialin nga sfera, nganjëherë të përlargëta nga njëra-tjetra të arealeve kulturore, dinamizmi intelektual që karakterizojnë edhe punimet e më parshme të shkencëtarit, koncentrohen në librin “Albanizma”, duke e bërë akseptimin e tij sot një ngjarje origjinale të jetës sonë frymore e shpirtërore.
Uniteti organik dhe thellësia me të cilën janë strukturuar çështjet kulturore të shumësisë dhe identitetit shqiptar, të kujtesës së gjuhës nëpërmjet teksteve të saj monumentale – Historia e Skënderbeut, Kanuni i Lekë Dukgjinit dhe Kangët e Kreshnikëve, statusi i veprave, autorëve, tjetërsia kulturore, autobiografia dhe misionarizmi, forca e argumenteve, shembujve dhe ilustrimeve, dhe më së mbrami instrumetari i pasur terminologjik i nocioneve e bëjnë “Albanizmën” e Sabri Hamitit – një lexim intelektual sa meditativ e filozofik, aq dhe emocional.
“Çështja është që gjuha ka kujtesë, - thotë Sabri Hamiti, - që trashëgimia letrare vjen si kod letrar e kod moral, të cilit nuk i shpëton shkrimtari trashëgimtar”, - vijon ai. Me librin “Albanizma” shtrohet për herë të parë një formulë, që hap sirtaret me të fshehtat e kësaj gjuhe në shkrimësinë letrare të shqipes, shkrimësi e cila, deri më tash, për hir të së vërtetës së thellë, që pas luftës së Dytë botërore, ka qenë historikisht e deformuar.
Mungesa e realizmit si formacion letrar
Duke e kundruar letërsinë shqipe të deritashme ndërmjet Ideologjisë dhe Utopisë, me diskurset përkatëse, heroin, figurën dhe tendencën, Sabri Hamiti hedh idenë e mungesës së realizmit në letërsinë tonë, por pa ia mohuar asaj shenjat dhe perspektivën e ardhshme realiste. Ideja është, sigurisht, provokuese, po të kemi parasysh se sa energji kanë shpenzuar kritika dhe studimet tona për të relizmin, romanin realist etj. Të paktën për letërsinë e pasluftës së dytë, ky konstatim i akademikut, duket paradoksal, pasi vepra të tëra të gjinisë romanit shqiptar janë kuptimësuar vetëmse nën çadrën e realizmit. Të paktën romanet (romani) e Jakov Xoxës, Petro Markos, Ismail Kadaresë, Kasëm Trebeshinës (5 vëllimet e “Kënga shqiptare”), Vath Koreshit, Zija Çelës apo Fatos Kongolit. Por jo. Sabri Hamiti konstaton se kurrëfarë realizmi nuk ka në letërsinë shqipe. Sigurisht polemika e replika parashikoj rreth kësaj çështje, madje tendenca ka për njëfarë ndrjeje/seleksioni midis veprave letrare të realizmit socialist dhe veprave thjesht realiste, që u shkruan përgjatë diktaturës komuniste. Ekziston madje prirja në diskurset shkencore, se gjoja, vlerat më të qenësishme letrare përgjatë kësaj periudhe, janë pikërisht veprat e prozës së gjatë, tregimi e novela, të cilat në pjesën dërrmuese nuk janë prekur nga dogma dhe skema e saj, duke ruajtur thjesht tiparin dominues realistik. Sidoqoftë e çkadoqoftë natyra e diskursit rreth kësaj çështje, pra, të mungesës së realizmit në letërsinë shqipe, unë mendoj se ia vlen dhe argumentet e Sabri Hamitit duket se nuk të lënë shans për të shkuar shumë larg në kundërshtëim. Të paktën për sa i përket periudhës së realizmit socialst ku kundërshtimet mund të jenë më të mëdha, pikërisht aty argumentet e kundërshtimit janë më të pakta.
Hamiti e ka argumentuar këtë periudhë nëpërmjet Tendencës që përfshin Autorin, Letërsinë misionare dhe Satirën. Kur autori bëhet funksion, thotë Hamiti, edhe letërsia e tij është e funksionalizuar. Po kështu as letërsia misionare për nga natyra dhe funksioni nuk merret me realen, ndërsa tallja e përqeshja që përbëjnë satirën, nuk është metoda më e përshtatshme për të njohur një ambient, një jetë, një botë.
Çfarë mbetet pra? Sipas N.J. Berkovskit Romantizmi është “Patosi i mundësive”. Ndërsa Hans Gynter, parametrat kryesorë të socrealizmit dhe estetikës totalitare i redukton kështu: “realizmi heroik”, “monumental”, apo “romantik”, çka e bën socrealizmin si formacion letrar e stilistik një surrogato të romantizmit. Një formulim tejet interesant ka dhënë Andrej Sinjavski (me pseudonimin Abraham Terc) – “realizmi socialist është një gjysmëart, gjysmëklasik, jo shumë socialist dhe aspak realist”.
Duke konstatuar dhe argumentuar mungesën e realizmit në letërsinë shqipe dhe në përgjithësi, duke grupuar e sistematizuar dukuri, procede e stile përgjatë gjithë trajektores historike të zhvillimeve letrare Sabri Hamiti e shkruan librin e vet “Albanizma” mu si një roman realist metafizik. Konstantet dhe universalet e librit janë hulumtuar dhe klasifikuar me një mendjekthjelltësi shkencore, pa asnjë plasaritje logjike, ku secili element është në orbitën e vet, me matricën dhe simbolin përkatës. “Albanizma” i ngjan një tabele të Mendelejevit, e cila mund të përplotësohet, por jo të tkurret.
Sfera e vëzhgimit shtesë
Në strategjinë e vet të ngërthimit total të peisazhit në zhvillet letrare shqiptare, Sabri Hamiti dallon modalitete rrethanore, kur autorët ndikojnë apo ndikohen në rrethana të caktuara dhe prodhojnë në letërsi një tip të caktuar tematikash nacionale. Ky model, të cilin akademiku e quan “okazionale”, bashkë me një model tjetër shkrimor, të “letërsisë misionare” në të cilën hetohen marrrëdhëniet e statusit të shkrimit midis autorit dhe lexuesit, - janë sfera shtesë – një mundësi më shumë për ta përfshirë peisazhin e shkrimeve shqipe. Janë koncepte për të cilat nuk ka menduar kush më parë, por produktiviteti i tyre, duke i paraqitur në ansambël me formacionet e tjera shkrimore, e pasuron dhe e dinamizon peisazhin letrar.
Atipike për repertorin e teksteve letrare të letërsisë shqipe janë paraqitja e krijimtarisë së Sami Frashërit, si alteritet kulturor, Zef Zorbës si alternativë e modernes dhe e At Zef Pllumit si i rebeluar i dyfishtë.
Sfera e zgjerimit shtesë të vëzhgimit duke na orientuar drejt teksteve më pak të njohura, apo të zbuluara së voni, e bën shumë më të koklavitur natyrën e formaconeve tekstore e stilistike të letërsisë shqipe. Për më tepër, ligjësitë që heton akademik Hamiti, paralajmërojnë se këto tipologji të shkrimit persëriten, madje mund të gjenden edhe autorë të tjerë që mund t’u përshtaten këtyre përfaqësuesve tipikë, duke e zgjeruar tipologjinë.
Rasti i alteritetit kulturor te Sami Frashëri, duke patur parasysh qenësinë e tij midis kulturave, përbën edhe tragjedinë e tij kulturore, me dilemat e dyzimit intelektual, nga njëra anë përkushtimin sa konkret, aq dhe futurologjik ndaj nacionalizmit shqiptar dhe, nga ana tjetër, me dëshirën për të komunikuar duke modernizuar një kulturë të huaj.
Alteriteti i Sami Frashërit mund të zbatohet dhe të formojë një paradigmë më vete, duke mbërritur deri në ditët tona e duke ngjallur diskurse mbi çështen e statusit të teksteve dhe të autorëve, që ndodhen midis krijimtarisë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj, siç janë tekstet e Arshi Pipës, Isuf Luzajt, Elvira Dones, Ornela Vorpsit apo Anilda Ibrahimit, pasi dhe këta shkrimtarë, ashtu si Samiu, po të citojmë Hamitin “sa herë që hyjnë në qendër të njërës kulturë, kalojnë në periferi të kulturës tjetër.
Rasti i alternativës moderne të poezisë së Zef Zorbës në poezinë shqipe në Shqipëri, të cilit akademik Hamiti i ka kushtuar një studim më të thukët e më të posaçëm, duke na orientuar me disa teknika receptuese të kodeve ilustron faktin, se është krijuar edhe në diktaturë një letërsi e fshehtë, moderne, pa komunikuar me publikun, duke e kundërshtuar normën letrare si formë e si kuptim. Moskomunikimi me publikun më shumë se humbje për autorin, është humbje për lexuesin dhe letërsinë shqipe në tërësi, humbje e shansit për të patur një model, apo më saktë, pamundësia për të patur modele të tjera jashtë socrealizmit zyrtar
Rasti i rebelimit të dyfishtë të Zef Pllumit, i cili gjuhën e shpërnguli në rrafshin pragmatik (gjuha në veprim, paradoksalisht si avangardistët), zor se mund të ketë analog tjetër, megjithatë nuk mund përjashtohet mundësia e shkrimësisë së ngjashme me këtë model. Gjuha në veprim e at Zefit, është sfidë në të gjitha rrafshet e qenies, rebelim dhe rezistencë. Sabri Hamiti thotë: “Ai nuk e shkruan gjuhën amtare, por gjuhën e nanës. Termi nuk prek vetëm gjenezën, por edhe zhargonin e autenticitetit: nga fjalori, në forma e në sintaksë, për të dëshmuar një identitet gjuhësor. Diferencimi i tij në shkrim shkon deri në përmasat e ndeshjes ideologjike. Në proceset e montuara viktimat flasin gegnisht, kurse prokurorët e ndjekësit flasin toskërisht”.
Ka një moment në librin “Albanizma” kur autori pohon se është zënë ngushtë në mendimin, se çfarë mund t’i dhuronte një të huaji, diçka që të dëshmonte identitetin e kulturës shqiptare. Dhe Sabri Hamiti thotë se e ka zgjidhur këtë çështje të shenjave të identifikimit përballë të huajve: ai rekomandon për të huajt tri monumente të kulturës shqipe: Historinë e Skënderbeut të Barletit, Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe Kngët kreshike.
Këtë vështirësi përpara të huajve e ka ndjerë në një mënyrë a në një tjetër gjithecili prej nesh, dhe receta e Sabri Hamitit është e artë dhe shpëtimtare. Por shpesh e më shpesh jam gjendur përballë filologëve, përkthyesve apo studiuesve të huaj, të cilët kërkojnë të dinë diçka më specifike për letërsinë shqipe.
--------------------------
Shkruan Dr.sci.Sali Bytyçi
3.Tematologjia: ose plagjiatura postmoderne e Sabri Hamitit
Hyrja
Në fushën e shkrimit shqip sot, si asnjëherë më parë, po lulëzon fenomeni i plagjiaturës, i kiçit dhe i botimeve krejt të pavlera.
Këtë dukuri e ndeshim si në botimet shkollore e universitare, ashtu edhe në shkresurinat e akademikëve tanë, të cilët nuk reshtin të prodhojnë gjithfarë gatesash të pashije për tregun tonë leximor. Njëri ndër ta, ndër më kryesorët, është Sabri Hamiti, i cili brenda katër-pesë vjetëve të fundit doli në treg me dy shkenca letrare Bioletra dhe Tematologjia.
Ndërsa në botën e civilizuar, rreth një shkence letrare mblidhen institucione dhe figura të larta të shkencës dhe punojnë dekada të tëra në atë drejtim, Sabri Hamiti, i vetëm, për një kohë të shkurtër i promovon dy shkenca të studimit të letërsisë. Por është e çuditshme sa lehtë i promovon ato!
Ndërsa për Bioletrën kemi folur në një rast tjetër, në vazhdim do të shpalosim mendimin tonë për Tematologjinë.
Tematologjia është shkrimi i Sabri Hamitit prej 17-faqesh, që i paraprin librit me të njëjtin titull të botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, por që nuk ka ndonjë lidhje me shkrimet e tjera të këtij libri, të cilat pothuaj të gjitha kanë qenë të publikuara më parë.
Ky shkrim, me pretendime të larta të autorit për të elaboruar një shkencë të re në kritikën shqiptare, po të krahasohet me Dictionnaire des Genres et notions littéraires (Paris, 2001), del se thelbi i tij, Tema (në origjinal: Thema), është marrë nga ky tekst. Kështu ndodh dhe me Motivin (në origjinal: Motif). (Siç shihet më poshtë, për Temën, vetëm teksti në kllapa është marrë nga Recnik knjizevnih termina (Beograd, 1986), ndërsa përkufizimi nga Dictionnaire...).
Po ti bëhet një analizë e kujdesshme këtij teksti, që nuk është punë aspak e lehtë, do të veçoheshin tri shtresa të tij:
1. Përkthimet e fjalëpërfjalshme të teksteve nga fjalorët e nocioneve dhe të zhanreve letrare (frëngjisht e serbokroatisht), pa shënime referenciale për burimin e literaturës;
2. Përkthimet e përfolura dhe jo njëherë të keqinterpretuara, dhe
3. Ndërhyrjet e autorit, të cilat përshkohen nga konfuziteti dhe gjykimet e herëpashershme me një gjuhë poetike e pa ndonjë logjikë.
Krahasimi i teksteve
1.Tema
Teksti i S. Hamitit
Tema (gr. Thema rast, bazë, lëndë, parashtresë) është boshti themelor ideologjik e ndodhjesor i veprës letrare duke siguruar koherencën e saj. Qoftë e shpallur nga vetë autori, qoftë e identifikuar nga kritikët, tema është një konstantë rreth të cilës afrohen interpretimet e veprës së veçantë. (Sabri Hamiti,Tematologjia, f. 14)
Teksti i origjinalit
Le thème est la colonne vertébrale, idéologique ou événementielle, de loeuvre littéraire et assure la cohérence de celle-ci. Annonce par lauteur ou décelé par les critiquées, le thème est une constante autour de laquelle gravitent les interprétations de luvre particulière. (Dictionnaire, f. 896)
Teksti i S. Hamitit
Një tip i aksionit, një personazh, një ide, mund të jenë paradigmë e një zhanri (hakmarrja te tragjedia), e letërsisë së një vendi ( (Jobi për Evropën e mesme), i një epoke (absurditeti i ekzistencës në letërsinë pas Luftës së Dytë). Kurtius duke folur për toposin mendon që nëse një personazh, një situatë, një relacion apo një rrëfim mitik është në gjendje të rishtohet pas 15 shekujsh, ko ngjet ngase i ka rrënjët thellë, në thellësi të shpirtit, u përket imazheve më të vjetrat ndërdijes kolektive. Ky përkufizim është më afër me arketipin në vështrimin e Jungut, prej nga dalin një mori temash me të cilat merret antropologjia, komparativistika, apo më në fund edhe tematologjia. Mirëpo, kjo fundit duhet të shkojë shumë më larg sesa etablimi i një katalogu të paraqitjeve të temave, duke paraqitur një gjykim për vlerën estetike, duke studiuar evolucionin ose modifikimet e domethënieve, duke u marrë me gjithë kuptimin e ndryshimeve. (Tematologjia, f. 20)
Teksti i origjinalit
En revanche, il donne lieu a des variations infinies si lon considère lensemble des ouvrages littéraires : un certain type daction, un personnage, une idée peuvent être le paradigme dun genre (la vengeance pour la tragédie), de le littérature dun pays (Job pour lEurope centrale), dune époque (labsurdité de lexistence pour laprès-guerre). Si un personnage, une situation, une relation ou un récit mythique (Antigone, Osiris, Icare ou le Juif errant) « est capable de rajeunir au bout de quinze ans [ .], cest quil a ses racines au plus profond de lâme. Il appartient aux plus anciennes images de linconscient collectif », dit E. R. Curtius parlant du topos mais définissant ce que Jung appelle larchétype et dont relevé une grande partie des thèmes analyses par lanthropologue ou le comparatiste. Ce dernier est censé pousser ses investigations plus loin que létablissement dun catalogue doccurrences pour tel ou tel thème ; il doit porter un jugement de valeur esthétique, considérer lévolution ou les modifications des sens, sinterroger sur la signification même de celui-la. (896)
Teksti i S. Hamitit
Karakteri protejformë dhe polivalent i temave është në origjinën e njëfarë konfuzioni terminologjik, që duhet të konsiderohet relativ kur kihet parasysh që tematologjia është një shkencë e re, zhvillimi i së cilës duhet të bëjë të ndriçohen raportet e dallimet ndërmjet temës e motivit, mitit, toposit e idesë.
Teksti i origjinalit
Le caractère protéiforme et polyvalent des thèmes est a lorigine dune certaine confusion terminologique, confusion toute relative si lon considère que la thematologie est une science encore récent, dont le développement même devrait contribuer a éclairer le rapport entre motif, thème, topos et mythe. (autor: Veronique Klauber). (Grup autorësh: Dictionnaire des Genres et notions littéraires (Paris 2001, f. 896)
Gjithashtu edhe Motivi (Motif në origjinal) është marrë, me pak ndryshime, nga Dictionnaire:
2. Motivi
Teksti i Sabri Hamitit
... Truson motivin e sheh si një rrjet të bazës, një koncept të gjerë, që paraqet ose një qëndrim për shembull revoltin ose një situatë të bazës për shembull njeriu në mes të dy grave, kundërshtitë në mes të vëllezërve, kundërshtitë ndërmjet atit e birit. (Hamiti, f. 18.)
Teksti i origjinalit
Dans loeuvre littéraire, le motif est « une toile de fond, un concept large, désignant soit une certaine attitude par exemple la révolte -, soit une situation de base impersonnelle dont les acteurs nont pas encore été individualises » (Reymond Trousson). Ainsi le motif du « cur mange » apparaîtra-t-ils dans la littérature médiévale dans une série douvres, dont la Chatelain de Coucy. Il est important de distinguer le motif du thème, celui-ci étant en loccurrence le « secret damour divulgue ».)
Teksti i Sabri Hamitit
Vetë Frenzel këtë dallim përpiqet ta theksojë duke përdorur një metaforë muzikore Tema ofron melodinë e tërë, motivi prek vetëm një akord
Teksti i origjinalit
Elizabeth Frencel, lauteur des remarquables dictionnaires de thèmes et motifs (Stoffe der Weltliteratur et Motive der Weltliteratur, Ktoner, 1976), propose cette métaphore musicale : « Le thème offre la mélodie entière, le motif plaque un seul accord ».) (511)
Teksti i Sabri Hamitit
Në këtë vështrim, motivi përmban një konflikt, një tension, dhe duke karakterizuar një personazh, bëhet tip; nëse përsëritet e lidhet me një situatë, tipi bëhet arketip. (Tematologjia, 18) (Në Fjalorin frëngjisht shkruan se nëse motivi përsëritet kalon në lajtmotiv, Sabriu e përmirëson: motivi bëhet tip e pastaj arketip?!)
Teksti i origjinalit
Le motif, toujours daprès elle, doit comporter un certain conflit, une certaine tension : lamitié en est un motif alors que la preuve de lamitié en est un. Le motifs qui caractérisent des personnages deviennent des types : lexcentrique, le filou, le prostituée au grand cur Un motif peut servir de repère, peut souligner le schéma de construction dune seule uvre. Lorsquil revient régulièrement et est associe a une certaine situation au a personnage le motif du sommeil équivalent a la mort évoque lors des moments clés dans Macbeth -, le motif se mue en leitmotiv. (f.511)
Teksti i Sabri Hamitit
Mirëpo, në konsekuencat e fundit duket i ngjashëm me interpretimet e formalistëve rusë, të cilët njësinë e motivit (statik apo dinamik) e shohin në funksion të zhvillimit të syzheut të tregimit. Për Tomashevskin (Tematika, 1925), motivi është përmbajtje në fjali (fraza) ose atome narrative, që kurdisin drejtimin e tregimit. (f. 18), (Sabriu harron të shkruajë në kllapa se Tematika nuk është libër (!!), po pjesë e librit të Tomashevskit Teoria e letërsisë, sikur shkruan në kllapa frëngjisht!)
Teksti i origjinalit
Le concept de motif intéresse aussi les formalistes russes, les ethnologues et les folkloristes, car il leur permet de décomposer jusquaux « atomes » les récits autrement insaisissables dans leur heterogeneite. Pour Tomachevski (Thématique, in Théorie de la littérature, 1925) le motif est contenu dans les propositions ou atomes narratifs qui régissent la conduite du récit. (Dictionnaire, Veronique Klauber, f. 511)
3.Tematika
Teksti i Sabri Hamitit
Kur tema është lënda themelore e veprës (Uliksi i Xhojsit), tematika është fusha e gjerë e të dhënave jetësore ku merret tema (Dablini e Odiseja e Homerit). Kur tema është problematikë, domethënia themelore e veprës (Kështjella e Kadaresë), tematika është hapësirë nga e cila është marrë tema, si kuptim lëndor konkret (Shqipëria, Kruja e shekullit 15) (Hamiti, f. 21)
Teksti i origjinalit
Pod tematikom knjizevnog dela razumemo oblast zivotnih cinjenica iz kojih je uzeta grada za to delo. Pod temom pak razumemo ono jedinstveno konkretno znacenje na koje se celo delo, sva njegova grada, moze svesti. (Recnik knjizevnih termina, f. 801), ose Tema është: Problem koji odredena grada u sebi nosi, u kom slicaju se termin tematika knjizevnih dela moze zameniti izrazom problematika.) (Recnik knjizevnih termina, f. 801)
4.Tematika universale
Teksti i Sabri Hamitit
Këtu hyjnë forcat fizike të natyrës e shndërrimet e tyre (stinët e motit); forcat organike të njeriut (incesti, raporti prind-fëmijë, raporti burrë-grua, vdekja); forcat shoqërore (politika, edukimi, lufta, paqja); forcat egoiste individuale; forcat e besimit e religjioze. (21)
Teksti i origjinalit
2. Podrucje (oblast) iz kojeg je uzeta grada knjizevnog dela. L. Dalstrom razlikuje pet osnovnih podrucja iz koji knjizevnost crpe svoje teme i daje sledecu tipologiju teme: prirodne fizike sile, npr. godisja doba kao teme lirske poezije, Scila i Haridba i slicne; organike sile koje odreduje coveka bioloski, npr. incest kao tema drame, odnos roditelja i dece kao tema romana, i slicne; drustvene sile koje ukljucuje i organike sile, ali im daju smisao drustvenih pojava a ne izdvojene individualne sudbine npr. politika ili vaspitivanje kao tema u romanu; egoicke sile koje prestavljaju coveka kao individuu, npr. Geteov Faust; religiozne sile, npr. Eshilov Okovani Prometej.) (Recnik f. 801)
Toposi
Teksti i Sabri Hamitit
Pra, toposi mengadalë kalon nga fusha formale në fushën e domethënies (...) Ernest Robert Kurtius, (...), ka krijuar një histori të toposit (topikës) apo më saktë një tipologji të tij, duke studiuar praninë dhe funksionin e toposit në traditën letrare evropiane nga antika, nëpër mesjetë e deri në modernitet... (Tematologjia, f. 20)
Teksti i origjinalit
Pojam toposa prelazi vremenom sa formalnog podrucja na saderzajno. Na novom znacenju izgradio je historiku topike E. R. Curtijus, proucavajuci kontinuitet i funkcionalnost toposa kao stalnog stilskog i strukturalnog elementa u evropskoj knjizevnoj tradiciji od antike preko srednjeg vijeka do 18 stolecu. (Recnik, f. 817)
Përkufizime që as dreqi si merr vesh.
Jo njëherë lexuesi kot mundohet të kuptojë se çfarë do të thotë Sabri Hamiti: Në këtë vështrim tematika synon një arkeologji të kuptimit për të shkuar kah përkufizimi që tema është po ashtu një pathemë, që nënkupton një fushë të fuqishme të afektivitetit, të ndjeshmërisë së nisur e të përsëritur. Kritika tematike diferencon terminologjinë e semantikës strukturale në semat nukleare dhe semat kontekstuale të temës. Atëherë vjen akti i vendosjes së temës në tekst duke përdorur intuitën fenomenologjike, me një analizë tekstuale nëpërmjet një udhe strukturale etj.etj. (24)
Sabri Hamiti citon vetëm vetveten
Ndërsa tekstet e të tjerëve i fut në tekstin e tij pa i cituar fare, ai nuk harron ta citojë vetveten: Duke menduar e kërkuar këto probleme në letërsinë shqipe dhe duke hetuar veçantitë e saj, para pesëmbëdhjetë vjetësh në librin tim Tema shqiptare, këto veçanti i kam pas quajtur albanizma. (22)
Përfundime
Tematologjia është e thurur në bazë të vjeljes së materialit të gatshëm nga fjalorët e termave letrare, frëngjisht e serbokroatisht, e nga ndonjë libër tjetër, pa shtuar ndonjë gjë të re në këtë drejtim, dhe pa cituar burimet e literaturës. Bile autori përkufizimet e këtyre termeve i merr të gatshëm, derisa nuk i ngatërron ato, apo nuk i vesh me konstrukte poetike, si: ...tematologjia do të bëhet disiplinë e re, kushërirë e historisë së ideve dhe bijë e historisë letrare. (f. 13), ose duhet të kalohet një udhë që përshkruan odisenë e temës dhe të teorisë së saj (odisenë e përmend tre herë, ff. 14, 20, 28). Kjo çon kah përkufizimi tjetër i punës së tematologjisë për të çelur udhë në pyllin e interpretimeve... (25) Kur Sabri Hamiti në tekstin e tij e inkuadron tekstin e përkthyer nga frëngjishtja qind për qind, shkrimi del i shkëlqyeshëm. Por ai në shumë raste largohet nga burimi dhe, për aq sa largohet nga origjinali, për aq edhe dëmtohet teksti. Në disa raste kur përpiqet të filozofojë, nuk e besoj se e di edhe vetë se çka dëshiron të thotë, si p.sh.: ...ajo (Tematologjia) duhet të jetë një fuzion, union, e mbas kësaj një unitet (f. 27). Ai citon vetëm atëherë kur kanë cituar autorët e Fjalorit frëngjisht duke e përvetësuar autorësinë e Fjalorit. Përveç nga ky Fjalor, ai, në po të njëjtën mënyrë, e përvetëson edhe Recnik knjizevnih termina, veprim që nuk e bën për herë të parë. Ndoshta kjo është kritikë postmoderne, e cila i prish kufijtë në mes nocioneve dhe kështu krijon palimpsest nocionesh, ku më nuk dihet kuptimi primar dhe sekondar i tyre, ku më nuk ndërhyn logjika, po hidhen mendimet, siç hidhen ngjyrat në pikturën abstraksioniste.
Mjerisht, këso veprash ka vënë në planin e botimeve të veta ASHAK, me mjetet buxhetore të Ministrisë së Shkencës, të cilat nuk e dimë se për kë janë të dedikuara!
4.“Albanizma” i Sabri Hamitit – libër i ekskursionit dhe i riciklimit
Hyrje
Aty nga fundi i vitit të kaluar doli nga shtypi në Prishtinë libri i Sabri Hamitit “Albanizma”, ndërsa në Tiranë menjëherë u vlerësua si libër unikat, që mund të lexohet si një roman postmodern, i jashtëzakonshëm, i paparë ndonjëherë në letrat shqipe, me daljen në dritë të të cilit shqiptarët, nëse deri më tani nuk kanë pasur ç’t’i ofronin botës, më nuk do ta kishin këtë gajle...
Por a është i tillë ky libër siç u vlerësua në Tiranë?
Akademik Prof.Dr.Sabri Hamiti
Një lexues i vëmendshëm, i cili e ka përcjellë prodhimtarinë shkrimore të Sabri Hamitit, edhe pa ndonjë përgatitje të lartë shkencore, do të vërejë fare lehtë se, sa i përket këtij libri, nuk kemi të bëjmë me diçka të re, por me një ekskursion të autorit të saj përgjatë historisë mëse pesëshekullore të letërsisë shqipe dhe jo vetëm kaq, po edhe në krijimtarinë gojore shqiptare, si dhe me riciklim materialesh të “vjela” nga libra të tjerë të tij, bile me riciklim të shkallës së dytë.
Nëse “Tematologjia” (në fund të çdo kapitulli të këtij libri literaturë janë librat e Sabri Hamitit: në të parin literaturë është libri “Tema shqiptare”, në kapitullin e dytë “Shkollat letrare shqipe”, prej 9 njësive, 5 janë të Sabri Hamitit; në kapitullin e tretë 4 njësi janë të tij, në të katërtin 1 njësi, të pestin 2, të gjashtin 1, të shtatin 2, në të tetin 1, i nënti ka vetëm një njësi dhe ajo është libri “Arti i leximit” i S. Hamitit!) mund të konsiderohet si riciklim nga librat e mëparshëm të autorit, pra si riciklim i shkallës së parë, “Albanizma” është riciklim i shkallës së dytë, ose riciklim i riciklimit.
Jo një herë autori në ecejaket nëpër letërsinë pesëshekullore shqipe, shprehet “kam thënë”, “kam pas thënë”, “pata thënë”, duke i stërpërsëritur të njëjtat gjëra. Ai vetëm sa ua ndërron titujt librave të tij të mëparshme (autorët dhe veprat që shqyrton qe dyzet vjet janë po ato), sepse materiali është i njëjti. Ndaj, edhe me rastin e “Albanizmave” kemi të bëjmë me titull të ri, po me material të njëjtë.
Sikur edhe “Tematologjia”, “Albanizma” nuk është monografi studimore, pa marrë parasysh se autori strukturës së saj të jashtme i jep pamjen e monografisë. Lënda e kësaj vepre është heterogjene për nga përmbajtja dhe interesimet e autorit. Për këtë arsye, mund të themi se në këtë vepër autori nuk ka një objekt unik studimi, por këtu janë përmbledhur shkrime të shkruara në raste të ndryshme. Madje, në këto shkrime ai jo vetëm që nuk studion veprën e një autori, por tërë krijimtarinë e tij përpiqet ta “shpjegojë” duke analizuar një thënie, një poezi, siç është rasti me poezinë e Kadaresë “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, ose një klithmë nga romani “Kronikë në gur” etj., ndaj, në rastin e këtij libri, më parë kemi të bëjmë me një pseudo-monografi, sesa me një monografi të mirëfilltë.
Autori faqe të tëra të librit i mbush me të dhëna faktografike që i di çdokush, duke harruar se kujt po i drejtohet, sikur këto të dhëna që i sjell të ishin të një rëndësie të veçantë dhe këtu sillen për herë të parë. Kështu vepron me rastin e të dhënave se kush e ka shkruar “Historinë e Skënderbeut”, kush është Barleti, kush e ka përkthyer në shqip librin e Barletit, pastaj kush e ka mbledhur materialin e Kanunit etj.
Si në çdo libër tjetër të tij, edhe këtu lexuesi has në lloj-lloj anomalish, në konkludime të gabuara, jo të sakta, të cilat autori i saj i shqipton me zë të lartë.
Këtu jo vetëm që “përkthen” teori të të tjerëve, siç është teoria e Çabejt për forcat centrifugale dhe centripetale, por edhe të vetat; ndërsa para afro njëzet vjetësh e ka botuar librin “Tema shqiptare”, tani e “përkthen” në “Albanizma”.
Ja si i kujton ato kohëra: “Temat shqiptare i pata quajtur albanizma, në një konceptim më abstrakt, para dy deceniesh” (17). Të gjitha ato që i thotë më poshtë për temën shqiptare, nuk thonë gjë; më tepër mjegull sjellin sesa ndonjë përkufizim të saj.
Pseudoteoritizimet
Që në fillim të librit “Albanizma”, S. Hamiti përpiqet t’i gjejë veçantitë që e dallojnë letërsinë shqipe nga letërsisë tjera. Sipas tij, fataliteti, legjendarizimi, ishullimi, mërgimi, vetmia, burgimi, besa, gjaku, gjuha, feja, dialekti, qyteti janë disa nga temat që e dallojnë letërsinë shqipe nga letërsitë tjera. Por ai nuk e përmend një letërsi të botës që nuk ka fatalitet, legjendarizim, mërgim, vetmi, burgim! Fataliteti i njeriut qëndron në thelbin e letërsisë nga Epi i Gilgameshit e deri në ditët e sotme! Gjithashtu, kryetemë e letërsisë antike është fataliteti, të cilit i binden të gjithë, nga njerëzit më të thjeshtë e deri tek zotat. Edhe legjendarizimi, ishullimi, mërgimi, vetmia, dialekti, feja në cilën letërsi mungojnë?!
Ndarja në dysh. - Shtjellimin në librin më të ri, “Albanizma”, S. Hamiti
e vazhdon duke i ndarë të gjitha problemet që i trajton në dysh: dy dialekte, dy epe, dy krijues, dy romane, dy figura etj. Ai vetëm konstaton dyshin, ku është e ku s’është, pa u thelluar më tej në temat që i shtjellon!
Ndarjen e fillon nga dialektet:
Letërsia shqipe është shkruar në dy dialekte: “gegnisht e toskërisht” (18) (gjithnjë e shkruan “gegnisht” e “toskërisht”, të parën sipas dialektit gegë, ndërsa të dytën sipas standardit).
“Dy epet më të mëdha të letërsisë shqipe janë shkruar në dy dialekte...” (20); “Nuk ka dyshim që dy nga lirikët më të mëdhenj të shqipes janë Ndre Mjedja dhe Lasgush Poradeci” (21);
“Tanimë e pranojnë të gjithë që krijuesit e tregimit modern shqiptar janë Ernest Koliqi e Mitrush Kuteli” (23);
“Ky fenomen mund të shqyrtohet duke krahasuar romanet e Anton Pashkut Oh, e të Ismail Kadaresë Kronikë në gur...” (24) (jo romanet, por romanin e Anton Pashkut!)
“Të dy epet janë shkruar me varg tetërrokësh, që është vargu më i njohur e më i plotë tradicional shqiptar, i cili ka fuqinë e përfaqësimit ritmik të lirikës, të valles e të rrëfimit epik” (20). (Kur jemi këtu të kujtojmë librin e Gjergj Zhejit, “Bazat e vargëzimit shqiptar”, f. 69, sipas të cilit tetërrokëshi është “...vargu më i përdorur jo vetëm në poezinë tonë gojore, por edhe në atë të shkruar”, dhe më poshtë: “...me tetërrokësh mund të kërcehet, të këndohet, të tregohet një ngjarje epike dhe muzikalitetit i tij të mos bjerë kurrë në monotoni”).
Se tetërrokëshi është vargu më i përdorur në letërsinë shqipe, kjo është e njohur, por se tetërrokëshi, sipas S.H. “...ka fuqinë e përfaqësimit ritmik të lirikës, të valles e të rrëfimit epik”, kjo nuk ka kurrfarë kuptimi! Si e përfaqësuaka tetërrokëshi ritmin e lirikës, të valles e të rrëfimit epik? Të përfaqësosh do të thotë të vihesh në vendin e dikujt, ndërsa tjetër është ta shoqërosh. Kur ta përfaqësosh, je pa të përfaqësuarin, je vetëm, ndërsa ndodh e kundërta kur shoqëron dikë, d.t.th. je me të!
Arsye të formulimit të mësipërm janë dy: e para, autori nuk është në gjendje të thotë mendimin e saktë për çështjen që shqyrton dhe, e dyta, ai e kamuflon mendimin e Gjergj Zhejit për tetërrokëshin.
Krahasimi i dy krijuesve në zhanre të ndryshme. - Krahasime jologjike bën kur krahason krijimtarinë poetike të Naimit dhe të Fishtës. Ndërsa pjesën e tretë të nënkapitullit “Letërsia e dialekteve” e emërton “Epika”, ai flet për “intimen e dashurisë” në poezinë e Naimit: “Figura karakterizuese, zotëruese e Naimit është litota, duke u lidhur më dendur me intimen e dashurisë; figura karakterizuese e Fishtës është hiperbola, që lidhet më shpesh me madhështinë e heroiken” (20). Pra, kur është fjala për Naimin, ai përherë ka parasysh lirikën e tij, ndërsa për Fishtën – epikën! Për çdo studiues, do të ishte normale që të krahasojë krijimtarinë e dy krijuesve në fusha të njëjta, në zhanre të njëjta, e jo në të ndryshme, siç vepron S. Hamiti.
Krahasime në fusha të ndryshme të të dy poetëve kombëtarë bën edhe një herë tjetër: “Letërsia shqipe njeh vogëlsimin, që shfaqet si dashuri (Naimi), dhe hiperbolën si madhështi (Fishta), por nuk njeh pamjen reale të jetës shqiptare në përmasat e përngjasimit” (47). Këtu problem më vete është edhe konkludimi i tij se “letërsia shqipe nuk njeh pamjen reale të jetës shqiptare në përmasat e përngjasimit”. Autori harron se edhe në variantin më ekstrem, kur është fjala për natyralizmin, letërsia dhe jeta nuk kthehen në një, pra sa i përket letërsisë, në të asnjëherë nuk ka “pamje reale” të jetës. Por edhe sintagmat “pamja reale” dhe “përmasat e përngjasimit” – në vete ngërthejnë një kontradiktë!
Heronjtë e Naimit dhe të Fishtës: ”Dhe, më tutje (çfarë do të thotë autori me këtë “më tutje”, që e përdor jo rrallë – vërejtje ime – S.B.), heroi i veprës së Naimit është hero kombëtar, ndërsa heronjtë e veprës së Fishtës janë personazhe popullore, që ngrihen në pretendime artistike për t’u bërë heronj të kulturës e të literaturës” (20). Si po u ngritkan personazhet popullore “në pretendime artistike për t’u bërë heronj të literaturës”? Fakti që gjenden në një vepër artistike, ata i bën vetvetiu të jenë heronj të literaturës!
Figurimi i Mjedës dhe i Lasgushit: “Në figurimin e Mjedjes, skajshmërisht universal, lulja bëhet e knaqshme, kur e lëmon flladi i lehtë. Ka këtu një tërheqje kaq të fortë dashurie, po të qetuar e të thelluar me rimat me u. Në figurimin poetik të Lasgushit, që merr trajtën e kantilenës, me një katrenë të përsosur ritmikisht, rimat janë të çelura dhe krijohen me i dhe me e, kurse dramatika e dashurisë çilet në gji, një herë duke u dramatizuar e personalizuar, për t’u kthyer në peizazh të floririt” (22). Epo kur llomotitje të tilla merren si gjykime kritike, si “lulja bëhet e kënaqshme” dhe “dashuria çilet në gji, një herë duke u dramatizuar e personalizuar, për t’u kthyer në peizazh të floririt”, ky është fundi i kritikës! Këto më parë janë të folur përçart, sesa diçka tjetër!
Personazhi i Kutelit dhe ai i Koliqit: “Personazhi i Kutelit, Xheladin Beu, te tregimi ‘Vjeshta e Xheladin Beut’, normë e ka pasjen, paranë dhe nuk lodhet për nderin, kurse gjithë intriga e tregimit thuret rreth manipulimit e poshtërimit. Një normë e moralit aty nuk duket, pos dramatikës së shthurjes së natyrës njerëzore. Kjo vetvetiu përmbys thurjen epike të tregimit” (23); (Çka nënkupton autori me “thurje epike”? Personazhet e Balzakut kanë norma të ngjashme me ata të Kutelit: pasjen, koprracinë, karrierën etj., por në prozat e tij nuk përmbyset fare thurja epike!)
“Më në fund personazhi i Koliqit shkon në vdekje për të mbrojtur nderin, kurse personazhi i Kutelit vdes duke u çnderuar” (23). Për mendimin kritik letrar, si ai që vdes duke mbrojtur nderin, ashtu edhe ai që vdes duke u poshtëruar, janë të barabartë! Nëse autori e ka fjalën te Kanuni, atëherë ndryshon puna.
Romani i Pashkut dhe i Kadaresë: “Romani Oh tash për tash është vepra më e madhe letrare, mbase e fundit, e shkruar në gegnisht, kurse romani i Kadaresë është i shkruar në toskërisht. Sado që teknikisht të dy romanet janë shkruar në bazë të rrjedhës së ndërdijes...” (24). (Ku bazohet Hamiti se romani i Kadaresë është shkruar “në bazë të rrjedhës së ndërdijes”?).
Ndonëse autori pretendon që vepra e tij të jetë e nivelit akademik, atij nuk i pengon që të merret me kujtime: “Kam kujtuar që vepra e fundme e madhe në gegnisht po mbetej romani Oh i Anton Pashkut (1971) (Viti 1971 duhet të shkruhet te romani, e jo te autori, sepse dikush mendon se është datëlindja e shkrimtarit, e jo viti i botimit të romanit – vër.ime S.B.), duke pasur ndërmend edhe Martin Camajn, por ai ishte jashtë (çfarë rëndësie ka vlera e një vepre, nëse autori gjendet brenda vendit apo jashtë tij? – vër.ime S.B.). At Zef Pllumi kthehet në letërsinë shqipe për të dëshmuar gegnishten në një vepër të madhe, për t’u shfaqur si gega i fundit, jo vetëm në kuptimin shkrimor” (183). (“Vepra e madhe”, “gega i fundit”, ja me çfarë konceptesh parakritike e ndërton mendimin e tij kritik Sabri Hamiti!)
Retrospektivë: “Kur u botua romani ‘Oh’ i Anton Pashkut më 1971, kam thënë që është vepër e madhe dhe e papërsëritshme, këtë mund ta përsëris edhe sot”. 1 Të gjitha librat e fundit i shkruan me “kam kujtuar’, “kam thënë”, “kam pas thënë” etj.
Paskajorja e Pashkut: “Paskajorja e Pashkut, e cila nuk njeh as veta, as kohë...” (25). Po cila paskajore e gjuhës shqipe, apo e ndonjë gjuhe tjetër, njeh vetë dhe kohë? Paskajorja është mënyrë e pashtjelluar e foljes, kjo mësohet qysh në ciklin e ulët të shkollës fillore. Këtë besojmë se e di autori, po pse e shqipton kot një gjë të tillë në një tekst që pretendon të jetë edhe tekst akademik, pasi botues i tij është Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, këtë nuk e kam të qartë.
Tregimet përgjithësuese dhe ambientale të A. Shkrelit: “Te Shkreli tregimet përgjithësuese ndoshta kalojnë disi në variantin e fundit, kurse tregimet ambientale dalin përdhunshëm” (25). (Në cilën poetikë tregimet klasifikohen në përgjithësuese dhe ambientale? Ku i gjen autori këto nocione letrare?
Murosja: “Murosja e të gjallit për të ngritur ndërtesën e jetës. Por, kjo tani nuk është vepër e burrit, por e gruas” (33). Murosja nuk është vepër e gruas, po e burrit. Gruaja nuk flijohet, por e flijojnë! Këtë e bëjnë burrat, sepse janë ata që zotërojnë në shoqëri. Po të ishte e kundërta, po të zotëronin gratë, burrat do të flijoheshin, e atëherë vepra do të ishte e grave!
Moralizimi i madh: “Se letërsia shqipe në krye të herës, ashtu edhe në kohë të vona, kishte marrë misionin të krijonte modelin e sjelljes nacionale duke u mbështetur në vlera të larta sublime, ku kryqëzohen përjetë e madhërishmja me tragjiken, për të mbaruar në fund në moralizimin e madh” (35). Zakonisht, fjalitë e Hamitit përfundojnë me një epitet, pa ditur se si t’i përfundojë ndryshe!
Vargjet “duken”: “Te kanga kreshnike ‘Martesa e Halilit’, ......., vargjet 36-37 duken kështu:
E ka vu nji barrë dru t’vogël n’zjarm,
Treqind vetë p’r i herë m’u xe
Pra, dy vargje të lidhura ndërtojnë një kuptim, duke bashkuar në mënyrë paradoksale një litotë e një hiperbolë, për të siguruar një situatë të pazakontë mrekullitare, çfarë është karakteristikë e parë e letërsisë fantastike. (....), “Dhe këtu një litotë dhe një hiperbolë rrinë mirë të lidhura” (35). (Këtu duhet t’ia kujtojmë autorit se në dy vargjet e cituara nuk kemi të bëjmë me dy figura: litotë e hiperbolë, por vetëm me një: me hiperbolë! Në vargun e parë “E ka vu nji barrë dru t’vogël n’zjarm”, nuk ka litotë, sepse nuk ka zvogëlim; barra e druve është e vogël, jo e zvogëluar; për rrjedhojë, aty ku nuk ka zvogëlim, nuk ka as litotë. Se nga barra e vogël nxehen 300 veta, ky veprim krijon zmadhimin, hiperbolën. Po të ishte barra e madhe, atëherë nuk do të kishte as hiperbolë, sepse nga një barrë e madhe mund të nxehen 300 veta. Për ta thjeshtuar: në shembullin “Muji han dy desh të pjekur”, nga veprimi i Mujit krijohet hiperbola, por Muji në këtë rast nuk kthehet në litotë! Sipas logjikës së Sabri Hamitit, figura e Mujit duhet të jetë litotë, sepse po kryen një veprim të zmadhuar!
Legjendarizimi: Pasi përmend disa shembuj të hiperbolizimeve në të folmen e përditshme, si “ai ha dhjetë bukë”, “mos më lodh se t’i blej dhjetë telefona”, vjen në përfundim: “Hiç pa e ditur, kjo është hapje në legjendarizim të të folurit, të komunikimit. Legjendarizimi, më tutje, prek gjithë një ligjërim, një rrëfim dhe një histori të ngjarjes” (36). Nga shembujt më banalë që mund të gjenden në jetën e përditshme, S.H. bën përgjithësime që përfshijnë një fushë, siç është ajo e komunikimit apo e poetikës, ndërkaq sintagma “histori të ngjarjes” është tautologji!
“Duke u legjendarizuar figura (personi), apo ngjarja, humb shenjat e reales, të vendit, apo të kohës dhe duke rrëshqitur në jotemporalitet, merr vlera të pakontestueshme” (36). (Për çfarë vlerash e ka fjalën kritiku?).
“Një nivel tjetër të kontratës së madhe ndërmjet dashurisë personale dhe kodit të madh besimtar e suprem (Zotit) e njohim me ngjyrat tragjike të lakimit në novelën ‘E madhe është gjëma e mëkatit...’ të Mitrush Kutelit” (39)
“Nuk ka dyshim që koncepti i rilindjes (ringjalljes), si model kulturor popullor e nacional, nuk i takon vetëm një shekulli, por është lule e dalë nga një substrat eternal popullor” (39). (“Lule e dalë...” – vër.ime – S.B.) ”...këndon poeti tragjik Zef Serembe, duke paraqitur në mënyrë lapidare një kujtim që u bë si sëmundje” (40). (Kujtimi që bëhet sëmundje!)
Ishullimi: Nocionet e Çabejt, “fuqitë centrifugale” dhe “lëvizja centripetale”, vetëm sa i “përkthen” në fuqi qendërafruese dhe fuqi qendërlarguese. Ai në “Albanizma” shprehet: “Forcat qendërafruese gjithmonë kanë qenë lidhur me mundimin për qëndresën, për të ruajtur identitetin gjuhësor, që do të thotë rezistencën, dhe kjo ka prodhuar një situatë të ishullimit, jetën në vetmi, vetizolimin” (45). (Shih Çabej, në pjesën e pestë të librit “Për gjenezën e literaturës shqipe”, të titulluar “Fuqi centrifugale në historinë dhe karakterin e popullit shqiptar”, thotë: “Kufizimi që pamë se i bëhet truallit shqiptar, e sidomos veriut e lindjes, me vargje malesh të larta, ka pasur si rrjedhojë në historinë shqiptare njëfarë shkëputjeje e mënjanësie përkundrejt fqinjëve” (Eqrem Çabej, Studime shqiptare. ASHAK, Prishtinë 2008, f. 648). Nëse për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, Çabej veçon dy arsye: “Thatësia dhe varfëria proverbiale e shumë viseve të Shqipërisë nuk ka mundur të ushqejë banorët” (Po aty, f. 648); S.H. gjen arsye të tjera të largimit të shqiptarëve nga trojet e tyre: “Në anën tjetër, forcat qendërlarguese, të bëra për dhunë të të tjerëve, apo për të gjetur hapësira të tjera të ekzistencës, kanë prodhuar fenomenin e shkrirjes e të asimilimit” (45) (Se njerëzit largohen nga atdheu i tyre “për dhunë të të tjerëve”, këtë e dëgjojmë për herë të parë nga Sabri Hamiti. Konkluzat pa ndonjë logjikë brenda tyre, janë pjesë e diskursit të Sabri Hamitit.
“Ky është fati i një hapësire të vogël gjeografike që prodhon histori me tepri” (45) (Këtë mendim, që Ballkani është gjeografi e ngushtë që prodhon histori me tepri, e ka thënë tjetërkush!
Qyteti e provinca: “Mundet që Poradeci (Pogradeci) i Lasgushit të ngrihet përtej një ndjeshmërie poetike, kah një mes qytetar i një metafizike jo vetëm poetike” (51). (Shih Kuteli: “Themën e gjerë të Shqipërisë fizike dhe metafizike të përkufizuarë më lart...” (Lasgush Poradeci, Ylli i zemrës, Bukuresht 1937, f. 162). Në poezinë “Poradeci” të Lagushit, askund nuk përmendet asnjë qytet, as fizik as metafizik, ndërkaq fshati përmendet dy herë: “Duke sbritur që nga qielli përmi fshat po bëhet fir... (v.4) dhe “Në katund kërcet një portë... në Liqer hesht një lopatë” (v.6), Lasgush Poradeci, Ylli i zemrës, Bukuresht 1937, f. 17). Qyteti, i munguar në këtë poezi të Poradecit, gjendet në kokën e Sabri Hamitit, pikërisht në projektin e tij fals, të emërtuar “Albanizma”!
Vërejtje: S. Hamiti pronëson çdo gjë që i del përpara. Shqipërinë “fizike dhe metafizike” të Kutelit, e privatizon duke e kthyer në “një mes qytetar i një metafizike”! ndërsa në poezinë e Lasgushit zotëron një ambient fshatar, ku perëndimi i vagëlluar “duke sbritur që nga qielli përmi fshat po bëhet fir”, dhe në katund “kërcet një portë”, S. Hamiti nxjerr përfundimin se në këtë poezi kemi të bëjmë me një mes të një qyteti metafizik! Ndërsa në poezi shihen konturat e fshatit fizik, për S. H. këtu kemi të bëjmë me një qytet metafizik! E gjithë kjo ndodh kur kritika shkëputet nga vepra, duke u bërë kështu qëllim në vete dhe për vete.
“Në këtë vështrim ‘Gjilpëra’ e Konicës, nuk dihet a ther më shumë a qep më shumë, qoftë si figurë (emërtim), qoftë si personazh” (51).
“Musine Kokalari në veprën e vet ‘Siç më thotë nënua plakë’, tanimë si autore femër në një botë të patriarkalitetit, jep një pamje të brendshme të Gjirokastrës” (52).
“Nushi (personazh i novelës së Migjenit “Studenti në shtëpi”- vër.ime.S.B.) e di se vlerat morale të deklaruara janë vetëm maska të cilat duhet të bien përpara tronditjes më elementare” (54).
Kanuni: Gjeçovi “Me punë të pandalshme rreth tridhjetëvjeçare, ai mblodhi përvojën kanunore në popull e krahinë, për të krijuar një vepër rreptësisht të strukturuar, një vepër me sistem të vlerësimit” (61).
“Këtu (në Kanun – vër.ime-S.B.) fjala është sendi, dhe pa marrë parasysh që ka një nivel të lartë të sigurimit, gjuha e Kanunit është e rrezikshme, sepse është e saktë, e vetëmjaftueshme, që nuk duron as mungesat as teprimet” (65)
“Në vështrimin e përfaqësimit, Kanuni është një tekst ideal mimetik” (65)
“Këtu (në Kanun – vër.ime. S.B.) evidentohet e sistemohet ajo që ka ndodhur (si dëshmi, si empiri), për t’u bërë kjo një shembull a një paradigmë për atë që do të ndodhë” (66)
“Te Kanuni heroi mund të zhvillohet vetëm në përmasat e heroit moral” (69)
Kanuni është një libër që i takon sferës juridike. Në të janë kodifikuar normat e sjelljes në shoqëri. Kaq. Përpjekja për ta trajtuar Kanunin si vepër thjesht letrare dhe për pasojë edhe interpretimi i tij përmes poetikës si disiplinë e studimit të letërsisë, është sa qesharake aq edhe e kotë. Në Kanun nuk ka hero, po ka njerëz të zakonshëm që duhet t’u nënshtrohen normave në shoqërinë civile; në Kanun nuk ka imitim, po kodifikim të normave shoqërore; aty nuk ka ngjarje që ndodhin apo zhvillohen, gjë kjo që do të thotë nuk ka subjekt në kuptimin e një përbërësi të poetikës së veprës artistike, siç pretendon S. H. ta trajtojë atë. Aty “ngjarje” mund të hasim vetëm në raste të rralla kur ilustrohet ndonjë nen i Kanunit.
Tipizimi heroik: “Heroi bën një punë të pazakonshme, që shkon përtej masave të njeriut të rëndomtë. Tipat e kulturave heroike kanë më shumë heronj se të tjerët” (68). Po të mos bënte punë të pazakonshme, atëherë do të ishte njeri i zakonshëm. Mendim më të shleshtë për heroin se ky, nuk mund të ketë, vetëm në bisedat nëpër oda!
“Në veprën barletiane Skënderbeu e tret dhe e rigjen atdheun, identitetin, bëhet edhe njeri i zakonshëm, dashuron dhe urren, fal gabimet njerëzore, por edhe i ndëshkon” (69). Kështu, shprehet në mënyrë poetike për veprën e Barletit
“Po them heroi fantastik i Kangëve është një kombinim i kërkesave njerëzore me ëndrrat e tij fantastike për plotësimin e tyre” (69).
“Në Kangët kreshnike ka përshkrime të bukura e fantastike, më parë të peizazheve të natyrës, mandej të bukurisë, që është variantë shqiptare për dashurinë” (71) (Bukuria, variantë shqiptare e dashurisë?).
Në fund të kapitullit “Letërsia monumentale”, i entuziazmuar me “Historinë e Skënderbeut” të Barletit, me Këngët kreshnike dhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit, autori përfundon se këto vepra shqiptarët duhet t’ua dhurojnë botës, por edhe vetvetes: “Pse jo, madje më duket e nevojshme, që këto vepra duhet t’u dhurohen edhe shqiptarëve” (74). Në këtë mënyrë absurde e përmbyll kapitullin e dytë të “librit “ të tij.
“Shkrimi autobiografik bëhet vlerë letrare kur rasti bëhet universal, përgjithësohet” (89). (Epo kjo është shkenca!).
Aristoteli: Pa Aristotelin do të ishte i mangët libri, por pretendimi se Aristoteli ka shkruar poetikën strukturale, siç konkludon autori, është absurd. “Filozofi antik Aristoteli ka shkruar Poetikën e parë strukturale, në të cilën bën dallimin ndërmjet historisë e letërsisë. E para tregon çka ka ndodhur, kurse e dyta tregon çaka mund të ndodhë” (235).
“Raporti i këtyre të dyjave (historisë dhe letërsisë – vër.ime. S.B.) bëhet më i vështirë në mënyrë të veçantë kur pretendohet të shkruhet historia e letërsisë, pra kur flitet për lidhjet e të ndodhurës dhe të mundshmes, për historinë e të mundshmes” (235)
Aristoteli i pari ka bërë dallimin ndërmjet historisë dhe letërsisë, por nuk është e njëjta gjë dallimi dhe raporti; e para tregon të ndryshmen mes dy gjërave, ndërsa e dyta marrëdhëniet ndërmjet tyre. Dy gjëra, edhe pse të kundërta, mund të hyjnë në raport me njëra-tjetrën.
Historia e letërsisë nuk ka për detyrë të “flasë” për lidhjet e së ndodhurës me të mundshmen, të krijojë një “histori” të së mundshmes; letërsia është diçka e mundshme vetëm në raport me historinë, por ajo hyn në raporte edhe me gjeografinë, filozofinë, sociologjinë, muzikën etj., si dhe me vetë jetën. “Lidhjet e së ndodhurës” me “të mundshmen” nuk janë edhe “histori e së mundshmes”!
“Kjo do të thotë që në letërsi ka dy postulate: njëri është historik, kur letërsia trajtohet si institucion; kurse tjetri është psikologjik, kur trajtohet si kreacion. Prandaj, për studimin e tyre duhen disiplina të ndryshme me objekt e metodë të ndryshme. Kur objekti është institucioni letrar, metoda është historike; kur objekti është kreacioni letrar, metoda është kërkimi psikologjik” (ku ka dëgjuar studiuesi për kërkimin psikologjik si metodë?)
Problemet me gjuhën shqipe
Në vazhdimësi, që nga koha kur ka filluar të shkruajë e deri më sot, S. Hamiti ka probleme me gjuhën shqipe, sepse nuk ka arritur ta zotërojë atë. Me këtë rast, për ta dëshmuar këtë, po ndalemi vetëm në disa shembuj më përfaqësues, të cilët gjenden në këtë libër që po e shqyrtojmë:
“Në Historinë e Skënderbeut të Barletit zotërojnë ‘fjalimet dhe luftërat’, betejat me ngjyrime morale” (70) (Si zotërojnë fjalimet dhe luftërat në një libër?)
“Te Kangët kreshnike ngrihet kulti i jetës së lirë të individit dhe i pavarësisë, ndërsa ndikimi bëhet nëpërmjet ngjalljes së imagjinatës së njeriut. ‘Fort po shndrit njaj diell e pak po xe!” (73). (Ndikimi tek kush, për çfarë, si?)
“E kaluara e Shqipërisë klasifikohet me figurën Zoj’ e randë, kurse banorët, shqiptarët me burrat e dheut” (f. 97). Si po u klasifikuaka e kaluara me figura?!
“Kërkimi i fenomenit (kursivi im – S. B.) të letërsisë autobiografike, që është universal, në korpusin e letërsisë shqipe, duke shqyrtuar autorë e vepra të veçanta (12 autorë), dëshmon që fenomeni (kursivi im – S.B.) është i pranishëm në letërsinë shqipe” (88)
“Pashko Vasa ka shkruar faqe të jashtëzakonshme në veprën ‘Burgimet e mia’, që i bën në Itali” (47) (Pjesa e nënrenditur përcaktore këtu përcakton veprën e Pashko Vasës, e jo burgimet e tij! Këtu lexuesi nuk e ka të qartë atë se autori flet për burgimin apo për librin “Burgimi im”!
“Ky fenomen letrar duket e shfaqet fuqishëm në romanin ‘Kronikë në gur’ të Ismail Kadaresë dhe në romanin ’99 rruzaret prej smeragdi’ të Zejnullah Rrahmanit” (84) (Në këtë kapitull autori flet për shkrimin autobiografik, por lexuesi mbetet në mjegull se për çfarë fenomeni e ka fjalën autori këtu!).
“Njohja e kërkimi i misterit të botës nëpërmjet prosedeut të habisë është prosedeu që sjell sharmin e papërsëritshëm të romanit ‘Kronikë në gur’”.(84) (Shembull tjetër, ku shihet se autori në sintaksë nuk ndjek një rrugë logjike, por të kundërtën; në shembullin e cituar, rendi i fjalëve do të duhej të ishte “kërkimi dhe njohja e misterit” e jo e kundërta, sepse njohja vjen pas kërkimit e jo kërkimi pas njohjes. Kur të njihet diçka, pushon kërkimi!).
“Nuk ka të bëhet as me kullën e kështjellën, si metafora, madje mite të identifikimit e të qëndresës” (50). (“Nuk ka të bëhet...”).
Përfundim
Sabri Hamiti po e përmbyll krijimtarinë e tij në fushën e kritikës letrare pa u ngritur asnjëherë në nivelin e studiuesit të mirëfilltë. Ai u erdhi deri në fund “sprovave të tij poetike” pa përvetësuar një metodë të vetme teorike letrare, pa arritur të krijojë një sistem, pa arritur të zotërojë në nivel të kënaqshëm gjuhën shqipe.
Ai nuk është i specializuar në asnjë fushë të shkencës së letërsisë. Por mungesa të mëdha ai ka në kulturën gjuhësore... Ndaj edhe në librat e tij ka kaq shumë konfuzion, josistemim, kundërthënie. Rrallë në shkrimet e tij gjen fjali të thurura si duhet, përfundime të sakta
Pasojë e mosformimit shkencor janë edhe vrapimet pas pseudoteorive dhe riciklimeve të vazhdueshme që u bën librave të tij.
Sabri Hamiti, skajshmërisht subjektiv, në shkrimet e tij ndjek një rrugë vetjake, që nuk e obligon të hedhë sytë jashtë saj. Dhe, në këtë rrugëtim privat, ai vetëm konstaton. Kjo është njëra ndër arsyet që në shkrimet e tij zotëron një gjuhë epitetike. A nuk është absurde që për poezinë e Ismail Kadaresë gjykon duke u nisur nga vjersha “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, të gjetur në dosjet e Sigurimit të shtetit; ose për krejt romanin e Kadaresë “Kronikë në gur” nga një klithmë “...rgrita”, të cilën në të dyja herët që e shkruan, e shkruan gabimisht!
Ai nga libri i parë e deri tek i fundit, jo vetëm që ka probleme me “teoritë” letrare dhe metodat, por ai në radhë të parë ka probleme me gjuhën shqipe, të cilat nuk mund t’i tejkalojë asnjëherë.
Ndonëse në librin e tij “Albanizma” paralajmëroi fundin e sprovave të tij poetike (“Ëndrra e hershme duket se po merr fund”), fjalëve të tij zor t’u besohet, sepse mënyra se si ka filluar t’i riciklojë materialet e pesë shekujve letërsi shqipe vetëm duke ua ndërruar titujt librave të tij të mëparshme, atij i jep mundësi që për çdo dy-tre vjet të dalë me “vepër” të re! Dhe pse të mos dalë, kur një “punë” e tillë i paguhet me euro nga buxheti i Kosovës dhe me dekorata nga Shqipëria!
1. Sabri Hamiti, Tematologjia. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë 2005, f. 121. [back]