2012-05-28

NJOFTIM ZYRTAR NGA LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS PËR FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR I POEZISË DRINI POETIK NË PRIZREN


KRYESIA E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE 
TË KOSOVËS KA MARRË KËTË 


VENDIM

Juria përkatëse e festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, që mbahet më 9 e 10 qershor 2012, në Prizren, poezitë e lexuara para publikut do t’i vlerësojë me tri çmime, pavarësisht ku do të lexohen, por është i domosdoshëm leximi nga vetë autori.

Në festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” marrin pjesë me poezi:

Më 9 qershor 2012, në orën 20, në orën letrare “Lira magjike”, në pallatin e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren:

Adem Zaplluzha
Agim H. Berisha
Anna Kove
Arben Rashkaj
Arif Haliti
Arsim Halili
Bedri Neziri
Behram HOTI
Brahim AVDYLI
Delvina KËRLUKU
Dren Shala
Edit Dibra
Flori Bruqi
Gëzim Ajgeraj
Halil XANI
Ibrahim Berjashi
Ibrahim Skënderi
Ilam Berisha
Ilir Paja
Ismet LECAJ
Kozeta Zavalani
Kristina RRASI
Kujtim MORINA
Lejla Hoti
Liman Zogaj
Lulzim HAJDARI
Mirvete Leku
Nebih BUNJAKU
Nezir PROKSHI
Nikolla SPATHARI
Petrit RUKA
Raimonda MOISIU
Riza Lahi
Rushit Ramabaja
Sabahate Byci
Safete Shasivari - Rexhepi
Salajdin Krasniqi
Sali Bytyçi
Skënder R. HOXHA
Sulejman DIDA
Tafil DURAKU
Ukshin MORINA
Uzeir Ajradini
Violeta Allmuça
Yrjet Berisha


Më 10 qershor 2012, në orën 11, në orën letrare “Ora e Lidhjes”, në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit marrin pjesë me poezi:

Agim Desku
Beatriçe BALLIÇI
Bedri Halimi
Dibran Fylli
Fehmi Berisha
Gjokë Dabaj
Ibish Neziri
Kadrush Radogoshi
Sabile Keqmezi – Basha
Veli Veliu
Vera Istrefaj



Më 10 qershor 2012, në orën 18, në orën letrare “Valët e Drinit” në Pallatin e Kulturës në Kukës marrin pjesë me poezi:

Abdyl KADOLLI
Avdi Ibrahimi
Begzad BALIU
Bilall Maliqi
Fatime Ahmeti
Rexhep Kastrati
Riza Greiçevci
Sadik Përvetica
Sarë Gjergji
Shqipe Hasani

Në festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” marrin pjesë me kumtesa:

1. Alisa Velaj, Konfigurimi i Atdheut në poezinë bashkëkohore arbëreshe

2. Behar Gjoka, Pavarësia si ideal i projektuar në letërsinë e Rilindjes

3. Dr. Arben Hoxha, Pavarësia, norma estetike dhe identiteti letrar

4. Dr. Sadri Fetiu, Ismail Qemali dhe Pavarësia në letërsinë popullore

5. Feride Papleka, Rileximi dhe koha e shkrimit

6. Helena Grillo, Kontributi i Fatos Arapit në studimet mbarëkombëtare

7. Meri Lalaj, Lasgushi dhe Kosova

8. Mr. Kadri Rexha, Sintezë e tragjedisë kombëtare shqiptare

9. Mr. sc. Bedri Zyberaj, Tri himne – Një flamur

10. Prof. dr. Adem Zejnullahu, Këngët për mbrojtjen e Pavarësisë së Shqipërisë

11. Prof. dr. Besim Rexhaj, Letërsia përballë sfidës së integrimit shpirtëror kombëtar

12. Prof. dr. Edlira Mantho – Manjola Sulaj, Gjirokastra e festivaleve

13. Prof. dr. Emin Kabashi, Letërsia moderne shqipe dhe mungesa e shtetit

14. Prof. dr. Hamit Xhaferi, Poezia shqiptare nëpër kohë brenda njëqindvjetorit të Pavarësisë



Pjesëmarrës do të jenë edhe dy poetë amerikanë dhe autorja e antologjisë së poezisë amerikane, Lediana Stillo.

Të ftuarit kanë të siguruar dy dreka (më 9 e 10 qershor 2012) dhe një bujtje; nga një mëditje modeste dhe u paguhet bileta atyre jashtë Kosovës (me kusht që të dorëzojnë biletën e udhëtimit me autobus).

Numri i konkurruesve ishte tejet i madh, prandaj me gjithë vlerat e paraqitura, Kryesia qe e detyruar që një pjesë të tyre ta falënderoj me shpresë se do të jenë pjesëmarrës në manifestime të tjera.

Të ftuarit janë të obliguar që deri më datën 2 qershor 2012 ta konfirmojnë ardhjen në Festival (lshk2009@hotmail.com), e nëse jo, konsiderohet se kanë hequr dorë nga pjesëmarrja.

Ndërkohë do ta merrni programin e manifestimit.

Urime dhe suksese të reja!

Me respekt,
Kryetari

Adem Demaçi

Prishtinë,më 29.05.2012

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...