Karate (jap. sq.: "dora bosh" ose "dora pa armë") ose me emërtimin e “përparshëm” Karatejutsu (kara = bosh, i zbrazët, te = dora, jutsu = art/teknikë) kuptohet shkathtësia luftarake nga Okinava, e themeluar në shekullin XVI.
Karateja është shkathtësi luftarake me prejardhje nga (Okinava), Japoni (e cila sot mund të ushtrohet po ashtu edhe si sport). Në përkthim të drejtpërdrejtë nga japonishtja në gjuhën shqipe, KARA do të thotë bosh, e zbrazët, TE - dora, DO - rrugë, që do të thotë se ajo paraqet rrugën, mënyrën e mbrojtjes nga kundërshtari me duar bosh ( "rruga e dorës bosh"). Lindja e karatesë lidhet me shkathtësitë e lashta luftarake të Lindjes së largët, kurse reformator i karatesë moderne konsiderohet profesori japonez Giçin Funakoshi (Gichin Funakoshi).
Ushtrimi i karatesë
Karateja është e njohur si shkathtësi luftarake në të cilën gjatë luftës përdoren të gjitha pjesët e trupit. Te teknikat themelore mësohen goditjet, bllokimet, pozicionet e veçanta etj. Katat janë përmbledhje e veçantë e lëvizjeve të përcaktuara me përpikëri (goditjeve, pozicioneve dhe bllokimeve). Lufta (Kumite) mund të jetë e lirë dhe me marrëveshje (partnerët merren vesh për llojin e goditjet dhe të bllokimit, me të cilin do të pengohet goditja). Gjatë ushtrimeve përdoret Makiwara, Hoju undo, pajisje siç janë p.sh. chishi, nigiri game etj.
Hagetsu Daçi
Dimensioni teknik
Karateja është sport luftarak ne te cilin dominojnë lëvizje aciklike. Sipas principeve të caktuara, lëvizjet bëhen në të gjitha drejtimet me kundërshtare të paramenduar dhe real. Mbi një mije të goditura të ndryshme, blloqe, kombinime dhe lëvizje e pasurojnë këtë sport. Një mori lëvizjesh në karate ndërrohen në rrethana të reja të diktuara nga kundërshtari.
Kushtet e ndryshueshme diktojnë mënyrën, shpejtësinë dhe zgjedhjen e lëvizjes, që të reagohet në mënyre adekuate, në situatën e sapokrijuar. Është e pamundur që të jesh i përsosur në të gjitha karate lëvizjet, prandaj në nivelin e larte teknik përsosen forma te caktuara -specialet, që i përshtaten vetive psikofizike te njeriut. Më aplikim e rregullave te garimit është mundësuar që karatistet të garojnë ne shkallen e cila i përshtatet aftësive te përvetësuara te shkathtësisë se karatesë.
Garimet bëhen në baze të rregullore te dy organizatave me masive të karatese ITKF DHE WUKO. Garimet bëhen në arenën që ka 1,5 m nga qendra e arenës. Kimonoja e bardhe e karatese është e obliguar për garuesit.
Mawashi Geri
Karateja mund te demonstrohet sipa formave ne vijim :
1. Si teknika themelore dhe kombinime (kihon dhe renkraku waza).
2. Si sparing formal me kundërshtare e imagjinuar (kata).
3. Si sparing sistematik (yakusoku kumite).
4. SPARING (KUMITE).
5. Si demonstrime ekzibicioniste (en-bu).
6. Si konbinim i sparingut dhe kate ki-tei (fuku-go).
7. Si teknike e thyerjes (tameshi wari).
Sotouke
ELEMENTET E TRAJNINGUT TE KARATESE
Trajningu i karatese përbehet prej tre elemente: 1. Trajningut themelor (kihon) 2. Formave (kata) 3. Sparingut (kumite)
Themeli (Kihoni)
Kihoni (themeli) është një nga pjesët e rëndësishme të ushtrimit të karatesë. Në kuadër të Kihonit ushtrohen pozicionet themelore, goditjet, bllokimet dhe Kihon Katat.
Teknikat e karatese janë forma motorike elementare (pozita), lëvizje te paramenduar luftarake dhe njëkohësisht perberese te te gjitha formave te karatese.
Teknika duhet te demonstrohet si një tërësi e pandashme e integruar me lëvizjen e tere trupit.
Përsoshsmeria teknike nuk do te thotë se është mbizotëruar teknika, sepse vetëm e kombinuar me energjinë mentale ajo përsoset. Çdo teknike e karatesë ne ciklin e vete ka fazën përgatitore, fazën e reagimit dhe fazën përfundimtare.
Urakenuçi
Sipërfaqet goditëse të karatesë
Karate - do është art marcial që në teknikat goditëse dhe bllokuese përdor pothuajse të gjitha pjesët e trupit në të cilat forca e trupit mund lehtë të përqendrohet.
1. Balli i grushti (seiken)
Balli i grushtit është prej sipërfaqeve goditëse që përdoret më së shumti në karate - do. Pjesa kontaktuese e kësaj sipërfaqeje goditëse janë : nyja e parë e gishtit tregues dhe të mesëm.
Grushti dhe parakrahu duhet të jenë në linjëte drejte. Nese kyçi i dorës qëndron i lakuar forca nuk ka mundësi të transferohet në grusht dhe mund të lëndohet kyçi. Kryesisht përdoret ne goditjet me grusht (tsuki waza).
2. Grushti me shpinën e dorës (uraken - riken)
Grushti si çekan (kentsui)
Ky lloj i grushtit ne karate njihet me tre emra: grushti si çekan (kentsui), çekani i hekurt (tettsui), dora si çekan (shutsui).
Pjesa kontaktuese e ketij grushti eshte tehu i jashtem i grushtit (ana e gishtit të vogël). Edhe ky grusht sikurse grushti me shpinen e dores mund te perdoret per te goditur vertikalisht, dhe horizontalisht, dhe gjate strajkimi duhet te perdoret levizje kercitese te berrylit per te qene strajkimi efektiv.
4.TEHU I JASHTEM I DORES SE HAPUR (SHUTO)
Në shuto tehu i jashëm i dorës se hapur (ana e gishtit të vogël) përdoret si shpatë për të goditur dhe bllokuar. Kjo sipërfaqe mund të përdoret për të goditur nga jashtë brenda (me pëllëmbë të kthyer nga lartë), dhe nga brenda jashte (me pëllëmbë të kthyer nga poshtë).
Gishti tregues, i mesëm, i unazës dhe i vogël janë të bashkuara dhe të shtrirra, kurse gishti i madh është fortë i vendosur në tehun e bredshëm të dorës.
Pjesa kontaktuese e këtij grushti është shpina e grushtit dhe nyja e gishtit tregues dhe të mesëm. Strajkimi me grushtin me shpinën e dorës në karate mund të bëhet në dy mënyra : 1. vertikalisht (tate uraken uchi) dhe 2. horizontalisht (yoko uraken uchi).
SPARING SISTEMATIK (YAKUSOKU KUMITE)
Sparing sistematik paraqet një proces te ushtrimeve dhe verifikim te ushtrimit te teknikave sulmuese dhe mbrotjese me partnerin.
Ne mënyre qe teknikat e ushtruara ne karate te jene sa me efikase ato duhet te kenë aplikim praktik. Teknikat duhet në tërësi te mësohen, qe te mund te aplikohen ne disa forma te sparingut me marrëveshje :
Lufta me marrëveshje nepese ose tre hapa (teknikat sulmit dhe mbrjtejs janë te caktuara paraprakisht).
Lufta me marrëveshje ne nej hap (është e lejuar zgjedhje e teknikave mbrojtëse).
Lufta me detyra te caktuara (është e lejuar zgjedhja e teknikave mbrojtëse për sulm ose mbojte) :
Mënyra ofensive dhe defensive e luftës punimi me specialka demonstrimi i kombinimeve në regjione te caktuara ne trup (chudan, jodan)
Lufta ne këndin e arenës (sjellja e kundërshtarit ne kënd, mbrojta nga këndi).
Maskimi i qëllimeve te verteta (fintimi, eskivazhat)
Lufta kundër kundërshtareve të kategorive te ndryshme (me i larte, me i shkurte, me i rende dhe me i lehte).
SPARING FORMAL (KATA)
Kata është një mori tehnike e pozitave, goditjeve, blloqeve, lëvizjeve, hudhjeve dhe kapjeve, /pollugave, të lidhura në mënyrë harmonike dhe të demonstruara me ritëm kundër një kundërshtari të imagjinuar.
Sot në stile të ndryshe të karatesë ekzistojnë mbi 100 kata, e që do të ishte e mjaftushme sikur të njiheshin deri në 20 kata Ushtro katen deri sa ajo të mos të filloj të lëviz ty, kur ti dhe kata të bëhëni një, do ta zgjedhësh fshehtësinë.
Secila kata ka kuptimin dhe principet e veta :
KATAT NDAHEN.:
Katet e nxënësve (5. heian kata ; 1.Heian Shodan, 2.Nidan, 3.sandan, 4.jodan dhe 5.godan) "mendja e ndjere".
Katet e mjeshtërve (Katet e njohura)
Bassai dai ..... "Depërtimi në kullën e madhe".
Bassai sho...... "Depërtimi në kështjellën e vogël".
Empi............ "Fluturimi i dallëndyshes".
Jion............. "Emri i gjeneralit kinez; tempulli".
Unsu............. "Duart ne re".
Kanku dai......... "SHikimi në qiellin e vogël".
Kanku sho......... "Shikimi në qiellin e madh".
Chinte............ "Duart e jashtëzakonshme".
Gankaku........... "Korbi në shkëmb".
Sochin............. "Ora e përmbysur në rërë,i fortë para rrezikut".
Niju Shiho......... "Njëzet e katër hapa"
Hangetsu........... "Kata e gjysëmhënës"
Goju Shiho Dai...... "Pesëmbëdhjetë e katër hapa të mëdhejn".
Goju shiho sho....... "Pesëmbëdhjetë hapa të vegjël".
Jitte................ "Dhjetë duar".
Tekki shodan2dhe3.... "kalorësi".
Kitei................. "Stile të ndryshme".
Meikyo................. "Rrobat e hekurosura".
Sparingu (Kumite)
Sparing kumite është aplikimi i teknikave mbrojtëse dhe sulmuese, me qëllim që të mundet kundërshtari. Luftës së lirë duhet ti paraprijë përsoshmëria sistematike dhe shkallë shkallë e teknikës, luftimeve me marrëveshje si dhe e shpirtit.
Karatisti kosovar prof.dr.Ajvaz Berisha
Në kodeksin e samurajëve ekziston një rregull se ai që mendon që është humbës.
Pastaj aty gjithashtu thuhet se fitorja është e luftëtarit i cili nuk reziston as me trup dhe as me mendje. Është gabim të mendohet se vetëm lëvizjet e planifikuara janë ato të vërtetat.
Mirëpo, kjo gjithashtu nuk do të thotë se nuk duhet te shërbehemi me një taktikë të caktuar gjatë dyluftimit, e që menjëherë do të pasqyrohej ne aksionin e kundërshtarit, ose ti parashikosh lëvizjet e kundërshtarit dhe te reagosh ne to ende pa filluar sulmi.
Aksionet luftarake mund të kenë karakteristikat funksionale sine vijim :
- Pozita e trupit (qe do ti mundësoj lëvizjet e shpejta dhe demonstrimi e teknika nme te gjitha drejtimet).
- Vlerësimi me perceptim (venerimi i cakut, distancës, drejtimit te lëvizjes dhe zgjedhja se si dote reagosh).
Gjate shikimit te kundërshtarit shikimin duhet ta drejtoni ne lartësi te gjoksit ta shikoni si objekt te largët, në mënyre qe ta shihni trupin në tërësi dhe ne këtë mënyre ta parashikoni çdo lëvizje te kundërshtarit.
Demonstrimi i teknikave gjate sulmit mvaret nga situata memontale -kundërshtari. Me një aksion te befasishem (me shkurtimin e distancës dhe me sulm te shpejte) mund te fitojmë.
Demonstrimi i teknikes ne mbrojtje mund te filloj ende pa filluar aksioni (i dele përpara). Kjo arrihet ashtu qe ne nuk e presim kundërshtarin qe te ndërmarre aksion, por e fillojmë atë bazuar ne lëvizjet përgatitore (ne baze te tonusitte muskujve, ndërrimit te pozitës.
Marrja pozitës se peshtatshme për luftën e metutejshme.
Qe te arrish fitore, duhet te hysh ne lëkuren e kundërshtarit. Nese nuk e njef veten do te humbehs 100 % nese e njeh veten do te fitosh 50 % po nese enjef veten edhe kundërshtarin do te fitosh 100 %.
Ne gara perleshja sportiv është e rregulluar me norma. Ne përleshjen sportive goditjet vlerësohen me duar dhe me këmbe. Te gjitha goditjet bëhen me kontrolle, derisa disa teknika (sulmi me shuplake te hapur, sulmi ne nyje, organe gjenitale, fyte).
Nuk janë te lejuara ne përleshjen sportive. Sulmet janë të kufizuar në koke, qafe dhe stomak. Ne ndërkohe qe duhet te plotësohen këto kriteriume, forma korrekte, forca, ne kohe te duhur, distanca dhe zanshin.
Demonstrimi ekzibicionist (EN -BU)
EN-BU ËSHTË DEMONSTRIM EKZIBICIONIST I SHKATHTËSIVE TE KARATESE ME NJË APO EM SHUME KUNDËRSHTARE, E QE ËSHTË E DEFINUEME NE MËNYRE PRECIZE ME RENDITJEN DHE RITMIN E DEMONSTRIMI TE TEKNIKES. Suksesi ne demonstrimin EN-BU përcaktohet ne baze te elementeve ne vijim :
Koreografija (demonstrimi i principeve dhe teknika e karatese tradicionale).
Aspekti budo (zanshin, pozita mentale).
Demonstrimi ne kohe (ma -ai, saktësia e distancës për aplikimin e teknikes).
Teknika (korrektesia, intensiteti, koordinimi i lëvizjeve).
Ne gara EN-BU demonstrohet sipas disa rregullave të caktuara, ne kohezgjatje prej 1 min. Demonstrimet mund te jene mashkullore ose të përziera.
Demonstratoret demonstrojnë sulmin dhe mbrojtjen ne arene mirëpo me ca kufizim (është ndaluar përdorimi i goditjes nukite si dhe goditja ne sy) : nuk ka kontakte : ne fund duhet te ekzekutohet teknika TODOME (goditja përfundimtare).
Qëndrimi (Kokoro)
Nocioni Kokoro (心) ndeshet te shumë shkathtësi luftarake nga Japonia. Kokoro në gjuhën japoneze do të thotë zemër, shpirt, ndjenjë ose themel i çdo gjëje.
Te ushtrimi i karatesë nuk janë të rëndësishme vetëm teknikat, por edhe mënyra e sjelljes në raport me njerëzit e tjerë, qëndrimi ndaj tyre. Respektimi i të tjerëve është tejet i rëndësishëm, sepse karateja nuk është vetëm shkathtësi luftarake, njohja e teknikave trupore, por edhe shkathtësi luftarake që ndërton dhe përsos shpirtin.
Stërvitja me armë (Kobudō)
Ryukyu kobujutsu ose Kobudo, si quhet të shumtën e rasteve, është shkathtësi luftarake e përdorimit të armëve, që ka prejardhjen nga Okinava. Kobudo ushtrohet me Karatenë.
Në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës ushtrimi i Kobudos nuk është i përhapur si ushtrimi i Karatesë, gjë që nuk e bën atë më pak të vlefshëm, por e bën madje më të rëndësishëm, sepse me njohjen e Kobudos studentët e Karatesë i thellojnë dhe i rrisin në një shkallë më të lartë njohuritë e shkathtësive luftarake.
KOMBINIMI I SPARINGUT ME KATA KI -TEI (FUKU-GO)
FUKU-GO PARAQITET SI FOME E RE E KARATESE (ITKF) është kombinim e kate ki -tei dhe përleshjes. Sipas rregullave te garimit dy garues garojnë njëkohësisht kate ne ki -tei ne arene.
Me vone fituesit e ki -tei garojnë mes veti ne përleshje, dhe me vone prapë garojnë ne ki -tei (nderiimi).
Ne përleshje aplikohen kumite rregullat pa ripasazha. Gara e finale është kumite, gjysem finalja është ki-tei ndërsa për vendin e trete demonstrohet kumite.
Ne trajnim, testim ose gjate demonstrimit, fuku-go mund te demonstrohet edhe ne forme te ndyryshuar si kata kumite. Dote ishte me rendësi qe karatistet te aplikojnë në mënyre praktike disa tërësi te kata-ve me nej apo me shumë kundërshtare.
Ne mënyre shume interesante mirëpo edhe tërheqëses mund te demonstrohet mbrojtja nga sulmi me apo pa arme. Lëvizje mund te bëhen ne ritme te ndryshme, nen përcjelljen muzikore ose ngadalë.
KOMBINIMI I SPARINGUT ME KATA KI -TEI (FUKU-GO)
FUKU-GO Paraqitet si forme e re e karatese (itkf) dhe është kombinim e kate ki -tei dhe peleshjesperleshjes. Sipas rregullave te garimit dy garues garojnë njëkohësisht kate ne ki -tei ne arene. Me vone fituesit e ki -tei garojnë mes veti ne përleshje, dhe me vone prapë garojnë ne ki -tei (nderiimi).
Ne përleshje aplikohen kumite rregullat pa ripasazha. Gara e finale është kumite, gjysem finalja eshte ki-tei ndërsa për vendin e trete demostrohet kumite.
Ne trajnim, testim ose gjate demonstrimit, fuku-go mund te demonstrohet edhe ne forme te ndyryshuar si kata kumite. Dote ishte me rendësi qe karatistet te aplikojnë ne mënyre praktike disa tërësi te kata-ve me nej apo me shume kundërshtare.
Ne mënyre shume interesante mirëpo edhe tërheqëses mund te demonstrohet mbrojtja nga sulmi me apo pa arme. Lëvizje mund te bëhen ne ritme te ndryshme, nen përcjelljen muzikore ose ngadalë.
TEHNIKA E THYERJES (TAMESHI WARI)
Tameshi wari eshte tehnike e thyerjes se objekteve te ngurta(forta). Kjo teknike është metode specifike për përgatitjen dhe forcimin e sipërfaqeve goditëse me qellim qe te arrihen efekte vdekjeprurëse, gjate plasimit te goditjeve vendimtare. Tameshi wari janë demonstrime shume popullore ne te cilat demonstrohet forca goditëse me thyerjen e tjegullave, dërrasave ose katroreve te akullti.
Me ushtrime këmbëngulëse, karatisti përforcon sipërfaqet goditëse duke u shërbyer me makivaru (dërrase e mbeshtjellur, përforcuar në njërën anë, ashtu qe goditjet bëhen ne anën e lire te dërrasës), thases për goditje, fokusoret dhe ne fund e përdorin metodën TAMESHI WARI. Ne këtë mënyre karatistet arrijnë përgatitje te larte teknike dhe mentale për luftën vendimtar, te cilën do ta arrije me nej te goditur pa kontrolle.
Idetë tradicionale
Tri sulme
Sen sen no sen - të sulmosh i pari
Go no sen - kundërpërgjigje sulmit
Tai no sen - sulmi i njëkohshëm
Prioritetet e kumitesë
Ichi gan - e para, sytë (vetëdija)
Ni soku - e dyta, puna e këmbëve (aftësia dhe baza)
San tan - e treta, shpirti (dëshira për luftë)
Shi riki - e katërta, fuqia (trupi i ushtruar)
Tre shpirtra
Fukutsu no seishin - mos u dorëzo kurrë
Kanto no seishin - shpirti i mirë luftarak
Hissho no seishin - shpirti fitimtar
Katër dhembje
Frika
Befasia
Dilema
Hutia
Tri vetëdije
Mushin - pavetëdija (nuk ekziston nevoja për të menduar)
Fudoshin - mendja e palëvizshme (pa ndikime nga jashtë)
Heijushin - mendja e rëndomtë (përherë e gatshme)
Idetë tjera
Seme - presioni mbi kundërshtarin
Zanshin - vetëdija për veten dhe rrethin (mjedisin)
Ki - energjia e përgjithshme jetësore
Do - rruga
Embusen - pozita e kundërshtarit
Seichusen - vija e mesit e kundërshtarit apo e vetëvetes
SHOTO NIJU KUN-(FILOZOFIJA EKARATESE)
1. Karateja nuk është vetëm dojo ushtrim
2. mbaje mend karateja fillon dhe mbaron me përshëndetje
3. kurrë mos sulmo i pari
4. përcille rrugën e drejtësisë
5. njihe së pari vetën pastaj do ti njohësh të tjerët
6. Shkathtësia teknike është vetëm mjet për realizimin e zhvillimit shpirtëror
7. Liroji mendimet tuaja
8. Fatkeqësia është pasijë e përtacisë
9. Karateja është ushtrime i përjetshëm
10. Aplikoje Karatenë në çdo gjë që bën
11. Karateja është si uji i ngrohtë. Nëse nuk e ngrohë vazhdimisht, ajo do të ftohet.
12. Mos mendo në atë se duhesh të fitosh, por mendo në atë se nuk duhet të humbasësh.
13. Fitorja mvaret nga aftësia për ti dalluar vendet e ndieshme të kundërshtarit nga ato të pandjeshmet.
14. Lëviz mvaresisht nga kundërshtari
15. Mendo për duart dhe këmbët e kundërshtarit si për armë shumë të fuqishme.
16. Kur të largohesh nga shtëpia mendo se jashtë të presin një mori kundërshtarësh.
17. Fillestari duhet të jetë gjithnjë i gatshëm,ndërsa nxënësi përparimtar duhet të jetë i natyrshëm.
18. Kata është një,ndërsa lufta e vërtetë është diçka tjetër.
19. Mos harro :fuqinë dhe dobësinë e forcës, ekspansionin dhe kontrakcionin e trupit, shpejtësinë dhe ngadalësinë e teknikës.
20. Bëhu kreativ gjatë tërë kohës.
Gradimi
Fillimisht në karate nuk ekzistonte sistemi i gradave, gjë të cilën më vonë e përligji Gichin Funakoshi (1868–1957), i cili përvetësoi idenë e themeluesit të xhudos Dr. Xhigoro Kano dhe e zbatoi edhe në praktikën e ushtrimit të karatesë.
Sot në karate ekziston sistemi i gradave shkollore (Kyu), që e karakterizojnë brezat e ngjyrosur, renditja e të cilëve ndryshon nga asociacioni në asociacion dhe sistemi i gradave mjeshtërore (Dan), që shënohen me brezin e zi, përkatësisht me atë të purpurtë (grada më e lartë 10 Dan).
Edhe gradat mjeshtërore janë dhjetë, përkatësisht njëmbëdhjetë, nëse llogaritet edhe grada paramjeshtërore (shodan-ho).
Janë të nevojshme rreth 5 vjet ushtrimesh (2-4 herë në jave) deri sa të arrihet titulli i mjeshtrit. Nën moshën 18 vjeçare mund te arrihen brezet e zeza teknike.
Kandidati i cili është mbi 18 vjet brezin e zi teknik e verifikon në brezin e zi të mjeshtrit, me testimin në programin për titullin e mjeshtrit.
Programi i testimit për titullin e nxënësit përfshin 10 KYU.
Programi për titullin e mjeshtrit përfshin 10 DAN-a.
Jyukyu - 10 Kyu
Kyukyu - 9 Kyu
Hachikyu - 8 Kyu
Shichikyu - 7 Kyu
Rokukyu - 6 Kyu
Gokyu - 5 Kyu
Yonkyu - 4 Kyu
Sankyu - 3 Kyu
Nikyu - 2 Kyu
Shokyu - 1 Kyu
Shodan-ho – Brezi i zi provues, paramjeshtëror (1 Dan Ho)
Shodan - 1 Dan
Nidan - 2 Dan
Sandan - 3 Dan
Yondan - 4 Dan
Godan - 5 Dan
Rokudan - 6 Dan
Shichidan - 7 Dan
Hachidan - 8 Dan
Kyudan - 9 Dan
Jyudan - 10 Dan
Përgatiti Mr.sci.Flori Bruqi