2012-05-15

Historia e karatesë në botë


Okinava është ishulli më i madh i arkipelagut Ryu-Kyu dhe gjendet në pjesën më jugore të Japonisë. Në historinë e vet më të hershme, arkipelagu Ryu-Kyu nuk ka qenë pjesë e shtetit të Japonisë, por i ka pasur zotërinjtë e vet feudalë. Në kohën para dhe pas okupimit japonez, arkipelagu Ryu-Kyu ka qenë nën ndikimin kulturor dhe ekonomik të Kinës.

Deri në vitin 1430 arkipelagu ka qenë i ndarë në tri province feudale të mëdha: në provincën jugore - Hokutsan, të mesme - Nantsan dhe veriore - Chutsan. Sundimtarët e këtyre provincave kanë zhvilluar luftra të ndërsjella për mbizotërim deri në vitin 1430, kur sundimtari i feudit Chutsan ia doli të korrë fitoren përfundimtare mbi kundërshtarët e tij dhe ta bashkojë mbretërinë. Për kryeqytet zgjodhi qytetin Shuri në jug të Okinavës.

Bashkimi i mbretërisë rezultoi me zhvillimin e saj, u intensifikuan lidhjet tregtare me Kinën, Japoninë, Indinë dhe Korenë, ndikimet e të cilave ndjehen qartë në Okinavën e asaj kohe, sikurse ndikimi kulturor i Evropës në një periudhë të mëvonshme, kur shtet evropiane vendosni marrëdhëniet e para diplomatike dhe tregtare me vendet e Lindjes së largët.

Popullata, e cila deri atëherë ishte marrë kryesisht me peshkatari dhe bujqësi, fillon gjithnjë e më shumë të merret me tregti. Në dy shekujt e ardhshme në arkipelagun Ryu-Kyu vërehet përparim i gjithanshëm, kurse qyteti Naha bëhet qendër kulturore dhe ekonomike e mbretërisë.


Në vitin 1609 klani Satsuma nga krahina me të njëjtin emër (Kagosima e sotme), në krye me sundimtarin Simatsu okupoi arkipelagun Ryu-Kyu pas një lufte të shkurtër dhe të përgjakshme, me humbje të mëdha në të dy anët dhe e detyroi sundimtarin Haisi që të dorëzohej. Pas vendosjes së pushtetit, japonezët konfiskuan të gjitha armët dhe miratuan një sere ligjesh, me të cilat banorëve të arkipelagut u ndalohej posedimi dhe prodhimi i çdo lloj arme.

U ndalua edhe marrja me çdo lloj të shkathtësive luftarake, kështu që nga ajo kohë e deri në fillim të shekullit XX shkathtësitë luftarake në Okinavë ushtrohen në fshehtësi të plotë. Shumë banorë të Okinavës udhëtojnë për në Kinë, prej nga sjellin forma të reja të boksit kinez, të cilat i kombinojnë me shkathtësinë e vjetër Tode – paraardhësen e karatesë së sotme.


Tri stile themelore të shkathtësisë luftarake nga Okinava morën emrat sipas qyteteve në të cilat u krijuan: Naha-Te (sipas qytetit Naha), Shuri-Te (sipas qytetit Shuri) dhe Tomari-Te (sipas qytetit Tomari). Këto stile lindën në kohë të ndryshme. Ato dallojnë për nga teknikat dhe qasjet luftës dhe nga to më vonë rodhën stilet e ndryshme të karatesë.

Në Shuri-Te dhe Tomari-Te aplikohen pozicionet natyrore (Dachi), kurse në Naha-Te aplikohen pozicionet më të ulëta, më të thella. Në masën më të madhe Naha-Te ka qenë i ndikuar nga shkathtësitë luftarake kineze, kështu që mund të thuhet se ai pothuajse i tëri rrjedh Kina. Nga ana tjetër, Shuri-Te dhe Tomari-Te paraqesin shkathtësinë burimore okinavase Tode, e cila ka qenë e ndikuar nga shkathtësitë luftarake kineze, por në masë më të vogël.

Me këto është bërë konstituimi i stadeve më të hershme të stileve të sotme të Karatesë, të cilat që të gjitha në njëfarë mënyre burojnë nga këto tri stile themelore. Meqë kjo shkathtësi në shekullin XVI është ushtruar në fshehtësi, në esencë nuk dihet asgjë për zhvillimin e karatesë dhe për ithtarët e saj në atë kohë. Në shekullin XVII disa mjeshtër ia dolën të fitojnë famë dhe që nga ajo kohë, nëpërmjet mjeshtërve të tyre, që u bënë të famshëm në saje të historive dhe legjendave gojore, mund të përcillet edhe zhvillimi i këtyre shkollave të mëdha të karatesë.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...