2015-11-30

“Aksidenti” i Kadaresë përkthehet në portugalisht

“Aksidenti” i shkrimtarit Ismail Kadare është botuar së fundmi edhe në Portugali. Shtëpia botuese “Quetzal” në faqen zyrtare të saj ka shkruar se letërsia shqipe prezantohet në shkrimtarin më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave

“Aksidenti” i Kadaresë përkthehet në portugalisht

“Aksidenti” i Kadaresë përkthehet në portugalisht



“Aksidenti” i shkrimtarit Ismail Kadare është botuar së fundmi edhe në Portugali. Shtëpia botuese “Quetzal” në faqen zyrtare të saj ka shkruar se letërsia shqipe prezantohet në shkrimtarin më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave, Ismail Kadare. Në prezantimin që botuesi i Kadaresë në Portugali i ka bërë librit ka shkruar se “Aksidenti” sjell një rrëfim “për intrigat politike dhe historia e dashurisë mes Rovenës dhe Besfort Y. plotësojnë njëra-tjetrën”. “Aksidenti” është botuar në gjuhë të ndryshme dhe ka qenë ndër librat më të komentuar të shkrimtarit këto vitet e fundit, pasi siç thotë dhe Jean Paul Champseix në parathënien e librit, “Aksidenti” pa dyshim do ta befasonte lexuesin e zakonshëm të Kadaresë. “Periudha komuniste, edhe pse është përmendur, nuk është më në plan të parë dhe vetë Shqipëria nuk është më shprehimisht qendrore.

Elvira Dones : “Virgjëresha e përbetuar” (Sworn Virgin)

“Virgjëresha e përbetuar” e Dones botohet në Angli


Vepra tanimë fituese e PEN çmimit, “Virgjëresha e përbetuar” (Sworn Virgin) nga Elvira Dones do të dalë në treg në Angli muajin e ardhshëm.
















“Virgjëresha e përbetuar” e Dones botohet në Angli
     













































Vepra tanimë fituese e PEN çmimit, “Virgjëresha e përbetuar” (Sworn Virgin) nga Elvira Dones do të dalë në treg në Angli muajin e ardhshëm. Elvira Dones, një nga autoret më të spikatura në letërsinë shqiptare, shqyrton gjininë, artin, kulturën e identitetin në novelën e saj ku parathënien e ka shkruar autori i madh Ismail Kadare.

Libri është përkthyer nga Clarissa Botsford dhe është publikuar nga “And Other Stories”.

Hana Doda është një studente letërsie ambicioze në Tiranë. Mark Doda është një pijanec i cili jeton në malet shqiptare.

Në fakt, ata janë i njëjti person. Hana përfundon një virgjëreshë e përbetuar, dhe e kalon pjesën tjetër të jetës si mashkull.
Hana ka një mundësi për tu larguar nga Shqipëria. Hana tash është Marku, por a do të largohet ajo në një botë ku do të duhet të kthehet në një femër? Libri ka të tillë fabul brenda tij, ndërsa vetë Kadare shkruan se është një kryevepër e Dones.

Dones do të marrë pjesë edhe në disa organizime në Angli. Më 19 maj ajo do të jetë në Londër në një darkë të veçantë organizuar për të në Hardy`s Brasserie. Më 20 maj ajo do të jetë në Italian Bookshop në Londër, ndërsa më 21 maj bashkë me autorë të tjerë ajo do të lexojë në Working Men`s College Camden.

Peter Morgan: Jeta kontradiktore e Kadaresë, kundër nën thundrën e komunizmit


Vepra e re do të bazohej në rolin historik të Hoxhës në prishjen epike me Bashkimin Sovjetik. Kadareja studioi literaturë psikanalitike, duke u përpjekur të kuptonte sjelljen e Hoxhës, me qëllim që ta zinte diktatorin me “çarkun” e tij, duke zbuluar më në fund qëllimet e tij (Pesha e kryqit, 346).



Peter Morgan: Jeta kontradiktore e Kadaresë, kundër nën thundrën e komunizmit


Vjen në shqip "Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990".

PETER MORGAN

Morgan: Lidhjet mes familjes së Kadareve dhe Hoxhave.

Ekzistenca e Kadaresë qëndron në dyzimin e tij. Ai është një alter ego e diktatorit”.

“Gjatë katër viteve të fundit kam zbuluar se e vërteta mbi ekzistencën e Kadaresë qëndron në kontradiksionet e tij. Ai është zëri i Shqipërisë moderne dhe këngëtar i identitetit të lashtë. Ai është një alter ego e diktatorit dhe i ndëshkuar prej tij. Ky dyzim është kyçi i jetës, reputacionit dhe veprave të tij". Kështu shkruan prof. Peter Morgan, drejtor i European Studies Program në Universitetin e Sydney-t në librin e tij “Ismail Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990", i cili vjen tanimë edhe për lexuesin shqiptar përmes shtëpisë botuese “55″ dhe përkthyesit Ilir Shameti. Ashtu si edhe një shumësi botimesh të ditëve të fundit, kjo vepër na vjen vetëm pak ditë përpara Panairit të Librit, i cili hapet nesër në Tiranë. “Falë pasionit dhe këmbënguljes së Morgan për të njohur letërsinë e Kadaresë, ne sot kemi një analizë të kujdesshme historike dhe letrare të veprave të tij.

Që nga “Qyteti pa reklama" e deri tek “Hija" apo “Piramida”, Morgan na rrëfen fuqinë e zërit të Shqipërisë moderne dhe të këngëtarit të identitetit të lashtë”, thotë Alda Bardhyli, drejtoreshë e botimeve “55″. Përmes veprës së tij, Morgan nuk kërkon të na thotë se Kadare është një shkrimtar i madh. Këtë ai e ai as që e vë në dyshim. Por autori tenton të kuptojë filozofinë e mbijetesës së shkrimtarit, që sipas tij shpjegohet me dyzimin e Kadaresë dhe kompromisin që ai kishte bërë me diktaturën. Një kompromis që nuk e dëmtoi as veprën, por as karrierën e tij. Për të na zbuluar “jetën kontradiktore” të autorit, ai analizon figurën dhe veprën e tij paralelisht me atë të një gjirokastriti tjetër, të diktatorit Enver Hoxha, qysh në fëmijërinë e të dyve, marrëdhëniet mes dy familjeve, deri në vdekjen e Hoxhës. al.mi

Familjet Hoxha dhe Kadare

Kadareja ndiente njëkohësisht afërsi dhe dyzim intelektual e shpirtëror ndaj Enver Hoxhës. Të dyja familjet ishin fqinjë në Gjirokastër dhe Kadaresë i kujtohen ndjenjat e përziera që familja e tij kishte për atë Hoxha. Gjyshja nga e ëma i thoshte atij në fshehtësi se ata “kishin gjëra të përbashkëta me Hoxhat”, ndërsa të atit nuk i pëlqente ajo familje, të cilën ai e quante “psefto”, një fjalë denigruese me origjinë greke, që do të thotë gënjeshtarë apo të shtirur. I ati i Kadaresë punonte si nëpunës gjyqi, një post ky që i jepte mundësi të mësonte shumë të fshehta të banorëve të qytetit.

Marrëdhëniet klasore ishin të kalibruara imtësisht në këtë qytet. Hoxhat janë më pak të sofistikuar e perëndimorë sesa Kadaretë, të paktën nga ana e nënës. Pispillosja e djalit të Hoxhave po ashtu nuk i pëlqente të atit të Kadaresë, megjithëse në kohën e lindjes së Kadaresë, Enveri ishte në prag të të tridhjetave. Në këtë kohë, ai po kthehej nga Franca e Belgjika, për të punuar si mësues në Korçë e më pas shkoi në Tiranë, ku hapi një kafene e një kioskë, që u bë qendër e veprimtarisë komunistë qysh prej 1939-s. Si gjyshja, ashtu edhe i ati, duket se dinin gjëra rreth Enverit, të cilat mbetën të fshehta. Më vonë filluan të qarkullonin thashetheme mbi homoseksualitetin e tij, duke i vënë në rrezik të gjithë ata që i dëgjonin. Vetë Kadareja u rrezikua nga akuza e një kritiku të huaj, se figura e një homoseksuali tek romani “Kronikë në gur” të kujtonte Hoxhën.

Në përgjithësi, në vitet e para, duke parë figurën tërheqëse të Enver Hoxhës, Kadareja kishte menduar se ai kishte gjetur një rrugë për të ndryshuar faqen politike të Shqipërisë. “Për herë të parë”, shkruan ai, “e ndjeva se diktatura mund të krijohej prej një materiali më të fortë se vetë diktatori”. Me simpatinë për Francën, përvojën si student e djalë i ri dhe pispillosjen që e bënte atë një figurë të ndryshme nga ato të liderëve të tjerë të Europës Lindore, Kadaresë i dukej se edhe Hoxha kishte anën e tij të dobët. Sidoqoftë, plani për të ndikuar tek diktatori duke shfrytëzuar dobësitë e tij, doli se ishte katastrofik. Këto pika të dobëta ishin po ashtu indikatorë tepër të ndjeshëm të rrezikut. Sipas Kadaresë, kur ndodhën trazirat në Kosovë më 1981, qeveria jugosllave kërcënoi se do të nxirrte sekrete të kohës së luftës mbi Hoxhën, në mënyrë që ta mbante atë nën kontroll. Në 1993-shin, Kadareja shkruan në hyrjen e librit të Bashkim Shehut, “Vjeshta e frikës”, se “Homoseksualiteti i diktatorit ishte shkaku i vdekjes së qindra njerëzve, madje edhe nga ata më të afërtit e tij”. 

Një nga ruajtësit më besnikë të regjimit, L. Peçini, ishte ngarkuar për të përgjuar çdo shenjë të daljes së “thashethemen supreme” mbi homoseksualitetin e Hoxhës. Kjo detyrë bëri që ai të marrë dënimin me vdekje pa gjyq pas shumë vjetësh në atë shërbim.
“Hapja e dyerve të burgut”: Dimri i Vetmisë së Madhe, 1969-1973
Rreth vitit 1969, Kadareja ishte bërë tashmë i njohur edhe jashtë Shqipërisë. Më 1970, përkthimit të “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur” nga Jusuf Vrioni iu dha e drejta e botimit në Francë nga Albin Michel. Një revistë franceze i referohet Kadaresë dhe Hoxhës si dy nga shqiptarët më të mirënjohur në botë. Anëtarët e tjerë të Lidhjes së Shkrimtarëve, si Dritëro Agolli, e patën mjaft zili për këtë. Përveç kësaj, fama e Kadaresë si figurë e shquar kishte filluar të ndikonte mbi aspiratat e Enver Hoxhës. Edhe ai dëshironte të admirohej nga Perëndimi për dhuntitë arsimore e letrare që shkonin pas në vitet që kaloi në Francë. 

Qysh prej 1970-s, thuhej se Hoxha mendonte t`ua kushtonte pjesën më të madhe të kohës reflektimeve e meditimeve. Ai kishte përfunduar një libër mbi fëmijërinë e tij (Vitet e fëmijërisë) dhe po shkruante një tjetër rreth prishjes me Bashkimin Sovjetik (Hrushovianët). Ai ishte 62 vjeç dhe qysh prej vitit 1950 kishte arritur të vendoste një nivel të tillë kontrolli, që vetëm mund të ëndërrohej nga kolegët e tij të Europës Lindore. Ambiciet letrare të Hoxhës përbënin një rrezik tjetër për Kadarenë, i cili rreth kësaj situatë shkruan se:
“Për herë të parë e kuptova se ishte gjë e tmerrshme të bëheshe i njohur në një vend stalinist nën kontrollin e një tirani sa të egër, aq the dinak, që fatkeqësisht pretendonte po ashtu të ishte shkrimtar”.
PETER MORGAN
PETER MORGAN

Armiqtë e Kadaresë në organet e Sigurimit apo Drejtoria Shtetërore e Sigurimit (Policia sekrete nën drejtimin e Mehmet Shehut) dhe Garda e vjetër e Byrosë Politike, vazhdimisht e quanin atë si agjent të Perëndimit. Kjo ishte një nga akuzat më të rrezikshme që mund të bëhej në këtë shtet paranojak ndaj rreziqeve të jashtme. Me rritjen e famës së tij ndërkombëtare, dilte nevoja që ai të përgatiste një strategji, për të mbrojtur veten nga paranoja e diktatorit dhe nga armiqtë e tij, ekstremistët e majtë dhe organet e Sigurimit. 

Në këtë kohë, Kadareja konsiderohej një shkrimtar i talentuar, por me një talent të rrezikshëm që anohej ndaj dekadencës e subjektivizmit.
Figura e Enver Hoxhës si patriot dhe udhëheqës i luftës partizane e kishte tërhequr Kadarenë. Kur mori vesh në kohën e fëmijërisë se Hoxha, “njeriu që udhëhiqte rezistencën”, ishte nga lagjja e tij në Gjirokastër, kjo gjë e mrekulloi dhe i la mbresa. Si udhëheqës komunist i partizanëve, Hoxha kishte çliruar Shqipërinë nga okupatorët italianë e gjermanë dhe në vitin 1961 arriti atë, që asnjë lider tjetër i Europës komuniste nuk e kish arritur, çlirimin e Shqipërisë nga blloku sovjetik. Kadaresë i la mbresa kjo arritje historike e liderit shqiptar.

“Qysh në fillim dyshoja mbi qëllimet e Enver Hoxhës në marrjen e këtyre vendimeve. E dija se motivi që e shtynte atë ishte e ardhmja e tij dhe jo ajo e Shqipërisë. Por sidoqoftë, kjo kishte pak rëndësi në krahasim me vetë aktin. Dhe ky akt ishte me peshë, shkëputja e Shqipërisë nuk ishte as taktike, as formale, por totale, serioze dhe e pakthyeshme. I sinqertë ose jo, Enver Hoxha për këtë akt meritonte vendin e tij në histori, më tepër sesa për atë të liderit gjatë luftës”. (Pesha e kryqit 331-332)

Duke pasur një përzierje të tillë ndjenjash, rreth vitit 1969, Kadareja filloi të përgatiste një strategji që nga njëra anë t’i bënte lëvdata diktatorit dhe nga ana tjetër të krijonte një alibi mbrojtëse për veten dhe veprat e tij. Kjo ide e ka zanafillën tek një poemë e shkruar në vitet ’60-të me titull “Vitet ’60″, në të cilën Enver Hoxha shfaqet si një figurë epike që e shpëton kombin e vogël nga kthetrat sovjetike. E krijuar si lëvdatë për Hoxhën në stilin e himneve për Stalinin, ajo po ashtu evokonte mbresat që i kishte lënë heroi kombëtar, ndonëse Kadareja e quan atë tek “Pesha e kryqit”, si një nevojë politike për të qenë në anën pozitive të regjimit. Poema mori vlerësime të zbehta nga qarqet zyrtare, gjë që nuk ishte e mjaftueshme për shkrimtarin e ardhshëm kombëtar. 

“Çfarë doni prej meje? Doja t`u thosha atyre” (Le Poids 318). Por ndërkohë, ai po përgatiste një roman që do t’i mbante larg sulmet për ca kohë.

Në këtë kohë, Kadareja shkruan se ishte i bindur që prishja me BS-në do të çonte në afrimin me Perëndimin. Marshalli Tito shërbente si shembull për Kadarenë në këtë stad, sepse në vitet 1970 ai u vlerësua për gjetjen e një rrugë të tretë mes komunizmit sovjetik dhe Perëndimit. Kadareja u pikëllua nga mungesa e një iniciative europiane për t’i shtrirë dorën e miqësisë Shqipërisë, e cila në këtë kohë po lëkundej mes Lindjes e Perëndimit. Dështimi nga ana e Perëndimit për t`iu përgjigjur manovrës së Hoxhës, duke e lënë atë të vetëm e të braktisur, ishte për Kadarenë një “Jaltë e dytë”.
“Perëndimi ka falur një numër të madh diktatorësh dhe do të falë edhe të tjerë, duke përfshirë Bokassan dhe Pinoçetin, por jo atë [Hoxhën]. Perëndimi nuk bën asnjë dallim mes Enver Hoxhës e Shqipërisë. Ndërsa i kthen shpinën diktatorit, ai braktis popullin shqiptar në fatin e tij” (Pesha e kryqit frengj. 335)

Vepra e re do të bazohej në rolin historik të Hoxhës në prishjen epike me Bashkimin Sovjetik. Kadareja studioi literaturë psikanalitike, duke u përpjekur të kuptonte sjelljen e Hoxhës, me qëllim që ta zinte diktatorin me “çarkun” e tij, duke zbuluar më në fund qëllimet e tij (Pesha e kryqit, 346). “Dimri i vetmisë së madhe” do të ishte alibia e Kadaresë dhe mburoja e tij në dekadën e ardhshme. Hoxha do të paraqitej në një moment shprese. Paraqitja imagjinare e liderit do të ishte si një “pasqyrim” i diktatorit, duke nxjerrë në pah anët më të mira, i spastruar nga tiparet diktatoriale dhe i paraqitur si “maskë korrigjuese”. Duke pasqyruar figurën e idealizuar të diktatorit dhe duke u bërë i mirënjohur në tërë vendin, Kadareja tashmë nuk mund të hiqej qafe lehtësisht. Ky roman do të “hapte dyert e burgut”.

Kadareja u lejua të përdorte dokumentacionin e mbledhjeve të Hoxhës, Shehut dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit shqiptar me Hrushovin dhe udhëheqjen sovjetike, në mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë në 1960. E kudondodhura Nexhmije e mbështeti dhe bëri të mundur plotësimin e kërkesës së tij. Arsyet përse ajo veproi kështu janë koniunkturale, por edhe interesante. Nexhmija ishte një staliniste e vendosur që punonte me devocion për të ruajtur stabilitetin e regjimit, pozitën e saj dhe të Enverit. Ajo ishte aq e zgjuar, sa të shikonte tek Kadareja një aleat të vlefshëm dhe një armik të rrezikshëm në vitin 1970, kur reputacioni i tij u përhap në Francë (ndoshta edhe më parë). Ndoshta Nexhmija pa në këtë roman një mjet për krijimin apo zhdukjen e një zëri të ndryshëm nga ai i regjimit. Nëse Kadaresë i krijoheshin kushtet për të bërë gabime të pandreqshme në këtë roman rreth Hoxhës dhe prishjes me sovjetikët, ai do të diskreditohej përjetë, veçanërisht tek Enveri, i cili e kishte mbrojtur atë në të kaluarën. Nëse ai kishte sukses në krijimin e një romani të pranueshëm për regjimin, do të bëhej jo tërheqës për Perëndimin. Për Nexhmijen, që e shihte botën bardhë e zi, mundësia që Kadareja të ndiqte një rrugë të mesme midis këtyre dy ekstremeve, nuk ekzistonte.

Në 1971-shin, Nexhmija e ftoi Kadarenë për të diskutuar rreth romanit. Kjo ishte koha kur ndodhi takimi i vetëm kokë më kokë i Kadaresë me diktatorin. Gjatë takimit me Nexhmijen, Enveri kaloi nëpër dhomë “rastësisht” dhe bisedoi me Kadarenë për disa orë rreth letërsisë. Fotografia e famshme e Kadaresë me Hoxhën dhe vajzën e tij të vogël është bërë gjatë këtij takimi. Hoxha e tërhoqi shkrimtarin me civilizimin europian, duke folur për orë të tëra rreth konferencës së Moskës, rreth rinisë së tij, dashurisë për Francën dhe origjinën e tij, duke përmendur kalimthi veprën autobiografike të Kadaresë “Kronikë në gur”, si dhe origjinën e tyre të përbashkët nga Gjirokastra. Entuziazmi me të cilin Hoxha fliste për Francën dhe rininë e tij, i sillte ndërmend autorit “thashethemen supreme” mbi homoseksualitetin e Hoxhës. Kjo temë ishte e rrezikshme, por në këtë kontekst dukej se jepte shpresë, meqë Hoxha ishte kaq i ndryshëm nga kolegët e tij të Europës Lindore, “ato lule të vyshkura të stepave të thata të marksizëm-leninizmit” (Pesha, 344).

“Atij i duhet thënë të mos shqetësohet për thashethemen. Në botën e sotme nuk bie në sy për të keq. Shumë njerëz të shquar, fisnikë e sensitivë nuk janë dëmtuar prej saj. Në të kundërt, ajo ju bën që të dalloheni nga ai shkurtabiqi impotent e steril, Lenini, apo nga praktikat e tejzgjatura monastike të masturbimit të dikujt si Stalini”. (Pesha, frengj. 344)

Kadareja punoi me nxitim duke përfunduar një pjesë të konsiderueshme të “Dimrit të vetmisë së madhe” në fund të vitit 1971. Një i njohur i tha atij se romani do të ishte si një lak rreth qafës së ariut, duke e bërë Hoxhën të kërcente sipas ritmit të tij (Pesha, 347). Ai do ta çarmatoste diktatorin me shijen e tij të mrekullueshme, tërheqëse e të hollë në letërsi. Çdo gjë në këtë roman ishte e vërtetë, shkruan Kadareja, përveç portretit të diktatorit.

“Nga një farë këndvështrimi ishte pikërisht ashtu, fjalët, gjestet dhe bisedat i përkisnin atij karakteri. Por nuk ishte i plotë. I mungonin njollat dhe hijet, pa përmendur kyçin e çdo gjëje në karakterin e tij, forcën e vërtetë pas asaj çmendurie të egër”. (Pesha, frengj 348)

Një pjesë e romanit iu dha Todi Lubonjës, drejtor i Radiotelevizionit, i cili ia dha atë Ramiz Alisë me kërkesën e këtij të fundit. Duket se Hoxha po ashtu e lexoi dorëshkrimin që Kadareja ia kish dhënë Ramiz Alisë. Është e mundshme që vetë Hoxha ta ketë nxitur kërkesën e Alisë.

Femrat që skandalizuan shoqërinë e kohës kur jetuan

Joanna Hiffernan krijoi mjaftueshëm skandal si një modele e pamartuar, e cila pozonte për të dashurin e saj amerikan, piktorin James Abbott McNeil Whistler



Femrat që skandalizuan shoqërinë e kohës kur jetuan
Sidonie Gabrielle Colette, e njohur thjesht me emrin e saj artistik Kolet, ishte një noveliste dhe performuese franceze në fillim të shekullit të 20

Luisa Casati mahniti Europën për disa dekada dhe ka frymëzuar shumë piktorë, shkrimtarë, krijues mode dhe regjisorë filmash me stilin e çuditshëm të jetës saj

Joanna Hiffernan krijoi mjaftueshëm skandal si një modele e pamartuar, e cila pozonte për të dashurin e saj amerikan, piktorin James Abbott McNeil Whistler

Kleopatra, faraonia e fundit legjendare e Egjiptit të lashtë, është e njohur për fuqinë e saj, joshjen dhe hakmarrjen. Ajo diti ta përdorë joshjen për të marrë atë që donte

Gruaja & historia

Nga Kleopatra te lezbiket dhe ato që ngisnin kuaj lakuriq, shumë femra kanë bërë jetë luksoze dhe të shfrenuar mes flirteve, lidhjeve jashtëmartesore dhe shkeljes së moralit shoqëror të kohës. Ja gratë që kanë tronditur historinë

Gjatë gjithë historisë, gratë kanë shkaktuar luftëra, kanë sfiduar rregullat dhe kanë gjunjëzuar meshkujt. Mbretëreshat, aktoret, femrat e divorcuara dhe dashnoret, të famshme apo famëkeqe, kanë hapur debate të forta gjatë gjithë jetës së tyre. Ja cilat janë femrat fatale të historisë.

Kleopatra, faraonia e fundit legjendare e Egjiptit të lashtë, është e njohur për fuqinë e saj, joshjen dhe hakmarrjen. Ajo diti ta përdorë joshjen për të marrë atë që donte. Kleopatra shkoi te Cezari e mbledhur brenda një tapeti persian, përpara se të bëhej dashnorja e tij. Pastaj, u bë e dashura e Mark Antonit, ndërsa lidhja e tyre mbaroi me fundin e jetës së tij dhe vetëvrasjen e Kleopatrës nga helmimi i një gjarpri.

Wallis Simpson, një amerikane e shquar, burri i tretë i së cilës ishte princi Eduard, duka i Uindsorit. Dy herë e divorcuar, Wallis krijoi një emër jo të mirë kur u bë dashnorja e mbretit të ardhshëm të Anglisë. Por ajo e pa botën kur Eduardi e braktisi fronin për t’u martuar me të. Dyshohet se ajo simpatizonte nazizmin, sikurse dhe Eduardi.

Joanna Hiffernan, një modele irlandeze dhe muzë e shumë artistëve të shekullit të 19, për të cilët ajo pozonte. Joanna krijoi mjaftueshëm skandale si një modele e pamartuar, e cila pozonte për të dashurin e saj amerikan, piktorin James Abbott McNeil Whistler. Por tronditja e vërtetë erdhi kur ajo filloi të pozonte për miqtë e Whistler, me të cilët edhe pati lidhje. Veçanërisht me piktorin francez, Gustav Kurbe. Besohet se Hiffernan është modelja e veprës “Origjina e botës” të Gustav Kurbe.

Luisa Casati, një trashëgimtare italiane, muzë dhe padrone e artit. Mahniti Europën për disa dekada dhe ka frymëzuar shumë piktorë, shkrimtarë, krijues mode dhe regjisorë filmash me stilin e çuditshëm të jetës saj. Ajo është e njohur për shëtitjet me gëzofët e mëdhenj, poshtë të cilëve nuk vishte asgjë dhe në vend të bizhuve vinte gjarpërinj të gjallë. Bënte festa të jashtëligjshme me shërbyese nudo e të praruara në ar dhe manekinë prej dylli, të ulur në tavolinën e darkës. Ajo frymëzoi artistët e shumë shekujve më pas.

Lady Godiva, një fisnike anglosaksone e shekullit të 11, është e njohur për kalërimin nudo. Sipas legjendës, zonja ndiente keqardhje për popullin që po vuante nga taksat e rënda të të shoqit. Për ta bindur burrin e saj që ta çlironte popullin nga taksat, ajo zhvishej dhe kalëronte një kalë përgjatë gjithë qytetit, ndërsa flokët e saj të gjatë ia mbulonin trupin. Thonë që një mashkull që e pa atë teksa i kishte hipur kalit e zhveshur, u verbua.

Alma Mahler, gjatë fillimit të shekullit të 20, Alma Maria Mahler Gropius Werfel ishte një austriake e shquar, muzë dhe kompozitore, e cila u martua dhe pati lidhje me burra të shquar. Ajo pati edhe një flirt me piktorin Gustav Klimt. Ndërsa kishte lidhje të vazhdueshme gjatë viteve, lidhja më e rëndësishme ishte me piktorin Oskar Kokoschka. Pasi ajo refuzoi të martohej me të, ai porositi një kukull me përmasa njerëzore në shëmbëlltyrën e saj, me të cilën të kryente marrëdhënie në vend të Almës.

Bettie Page, në vitet 1950 u bë e famshme si një modele posterash provokues. E quanin “Mbretëresha e posterave seksi”. Bettie ishte ndër modelet e para të revistës “PlayBoy”. Është etiketuar si skandaloze për shkak të pozimeve me objekte seksuale dhe shumë mazokiste.

Bonnie Parker, partnerja e famshme e Klajdit, çiftit kriminal Boni dhe Klajdi gjatë Depresionit të Madh. Kur ajo ishte pjesë e bandave që vidhnin dhe vrisnin në të gjithë Amerikën, Boni kurrë nuk qëlloi. Por ajo e fitoi famën e saj falë fotos në të cilën mbante një armë dhe një cigare në gojë, diçka shumë shokuese për femrat në atë kohë. Publiku ngacmohej nga ideja se Boni dhe Klajdi, dy të rinj të pamartuar, me siguri bënin ‘pisllëqe’ dhe seks të paligjshëm.

Sidonie Gabrielle Colette, e njohur thjesht me emrin e saj artistik Kolet, ishte një noveliste dhe performuese franceze në fillim të shekullit të 20. Kolet ka pasur lidhje dashurie si me meshkuj dhe femra, përfshirë dhe Mathilde de Morny, me të cilën ajo performonte dhe në Moulin Rouge.

Meshkujt që gjunjëzuan femrat

Giacomo Casanova: aventurier venecian i shekullit të 18 dhe mjeshtër i dashurisë. Ai ishte dhurata e Zotit për gratë.

Gabriele D’Annunzio: poet italian, politikan dhe aventurier, i cili jetoi në vitet 1863-1938. I shkurtër, pa flokë dhe aspak i pashëm, ai ishte “dashnori më i mrekullueshëm i kohës së tij”.

Duc de Richelieu: diplomat francez i shekullit të 18, gjeneral dhe “hero i dhomave të gjumit”. Ai pati romanca me pothuajse çdo fisnike në Francë.

Lord Bajron: poet anglez dhe romantik i shekullit të 19. I çmendur, i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm, ai ishte shumë i dashur dhe thjesht i papërmbajtshëm.

5. Lucian Freud: një artist i madh anglez i kohëve të sotme dhe një dashnor shpërthyes i lidhur njëkohësisht me shumë femra. Të ishe me të, thoshte njëra, ishte sikur të ishe në kontakt me telat e një rrjeti elektrik.

Kleopatra, mbretëresha që gjunjëzoi dy perandorë

cleopatra_glamour_3jun13_PR_b_592x888


























Pamja e saj e jashtme për të cilën thuhet se kishte qenë e papërballueshme, karakteri i saj për të cilën është thënë se ishte aq sugjestionuese, e mbi të gjitha, joshjet e saj që tundonin këdo- këto, pra, kanë ardhur nga koha në kohë nga historianë të ndryshëm, për njërën nga femrat më moderne të antikitetit,- Kleopatra, e cila në histori ka hyrë si gruaja- mbretëreshë e Egjiptit, por që trazoi perandorinë më të madhe të kohës, Romën. Disa historianë të tjerë i kanë kundërshtuar fjalët që janë thënë për bukurinë e saj, madje edhe e kanë portretizuar atë. Me gojë pak më të madhe se një mesatare, hunda e gjatë dhe pak e kthyer, por historia i ka dhënë asaj një mitikë të madhe dhe kështu ajo hyri në histori- gruaja më moderne, më joshëse dhe me sa duket, kjo për faktin se u bë një zë i vetëm në atë shkreti kohe, dhe, për më tepër, tërhoqi me sharmin dhe hiret e vet dy nga perandorët më të mëdhenj të kohës, Cezarin dhe Mark Antonin. Historia e saj është e madhe. E mbushur me intriga e aftësi shpërthyese, një femër aq karizmatike, ku hakmarrja ishte fund e krye pronë e saj, e për këtë foli e gjithë bota antike që nga Greqia, Egjipti e deri thellë Evropës. E si mund të sillte kaq trazime një femër e cila nuk mund të ishte e bukur dhe kaq tërheqëse? Dhe ky argument mjafton të bindemi se ajo ka qenë një femër e përkryer te e cila janë mëshiruar të gjithë elementët e duhur për të trazuar deri në përmbysje perandori e perandorë. Historia zë fill pas vdekjes së Aleksandrit të Madh të Maqedonisë në vitin 323 p.e.k. Prijësit e luftërave të mbretit maqedonas, gjeneralët, ndanë pasuritë e luftës së tyre, kufijtë e së cilës ishin deri tutje Egjiptit. Dhe Ptolemeu arriti me merrte së bashku me kufomën e mbretit maqedonas, edhe tokat e Egjiptit. Kryeqytet bëri Aleksandrinë, një qytet i themeluar nga vetë Aleksandri. Egjiptin ia la trashëgim të birit dhe kështu bir pas biri, ai ndërtoi një dinasti e cila nuk ishte me gjak egjiptian, ata vetë ishin maqedonas dhe kishin një kulturë e gjuhë greke, dhe që për fatin e tyre të mirë, do të mbretëronin në një vend të largët që kishte histori jo më pak se Greqia e tyre. Kjo dinasti lejoi e respektoi zakonet e vendasve, solli shumë përkrahës nga origjina e tyre të cilët sollën edhe kulturën e tyre. Në fillimet e saj dinastia mbretëroi qetësisht, nga pak ajo zgjeroi kufijtë, por mëtonjësit e fronit filluan të zgjoheshin. Kështu mëtonjësit ishin së pari nga rivaliteti familjar, shto edhe gjendjen e dhunës e pasigurisë, revolta e banorëve të qyteteve, ngjarje të cilat e kishin vënë mbretërinë përpara pengesave serioze. Por, si të mos mjaftonin këto, në vitet 200, mbi Mesdheun Lindor, u dukën shenjat e para të një kërcënimi romak. Ishte perandoria më e madhe e rradhës e cila kërkonte të zgjeronte kufijtë e saj tani në Lindje. E kështu Egjipti ishte tani në hartat e reja të Perandorisë Romake. Ptolemeu XII vdiq në pranverën e vitit 51. Ai kishte 30 vjet në një fron aq të trazuar dhe la pas dy vajza e dy djem. Ai kishte lënë edhe një testament, një kopje të të cilit e kishte dërguar në Romë duke shpresuar se ajo mund të ishte një garante e mirëfunksionimit të këtij testamenti. Testamenti parashikonte që froni do të qeverisej nga dy fëmijët e tij të mëdhenj, përkatësisht nga Kleopatra si dhe nga djali i madh që ishte Ptolemeu. Ajo ishte 18 vjeçe, ndërsa i vëllai ishte dhjetë. Por tradita nuk e lejonte një trashëgimi të tillë. I pari duhej të qeveriste djali e më pas e motra. Por mosha e vogël e djalit detyronte që vendi të qeverisej nga një këshill qeverisës. Por Kleopatra ndërhyri fort. Ajo e përjashtoi emrin e të vëllait nga dokumentat zyrtare dhe urdhëroi që të shtypeshin dokumenta zyrtare tani jo me emrin e të vëllait, por me emrin e saj. Si më e madhe, ajo e kishte një avantazh të cilin diti ta shfrytëzojë mjeshtërisht dhe një ditë ajo mori frenat e qeverisjes. Ajo ishte tepër inteligjente, kishte ambicien e duhur, kishte lëvizur kudo nëpër mbretëri, kishte studiuar dhe avantazhi i saj më kryesor ishte aftësia e saj në mësimin e gjuhëve të huaja. Ajo zotëronte shumë gjuhë, ndërsa paraardhësit e saj nuk mësuan dot as gjuhën vendase. Që në vitin e parë të mbretërimit të saj u dukën shenjat e saj të para se ajo nuk mund të dorëzohej lehtë. Ajo rriti ndjeshmërinë e qeverisjes ndaj vendasve si dhe pranoi autoritetin dhe fuqinë e Romës. Por këto prirje të mbretëreshës së re nuk u panë me sy të mirë nga rrethonjësit e saj. Kishte qarqe greko-egjiptiane të cilat e panë veten të përjashtuar nga mbretëresha e re, të cilët kërkuan të sjellin në pushtet djalin e madh të Ptolemet XII që tani ishte me të njëjtin emër, por tani XIII. Gjendja u përkeqësua sa një ditë mbretëresha u detyrua të braktisë Aleksandrinë, gjeti mbështetje në Egjiptin e sipërm, madje emigroi në një vis të Palestinës. Atje nuk ndenji duarkryq. Kërkoi të mbledhë mbështetës kryesisht ushtarë të cilët do ta ndihmonin të rimerrte fronin në të cilin tani ishte ulur i vëllai e që së bashku me këshilltarët kishin mbledhur ushtrinë e tyre të gatshme të mos lejonte kthimin e ish-mbretëreshës në Aleksandri. Kufiri lindor ishte nën mbikqyrjen ushtarake. Vëlla e motër ishin të gatshëm të hidheshin në një luftë kundër njeri-tjetrit dhe në një qytet aty afër, në Peluz, mbërriti Pompei, perandori romak i cili kishte humbur luftën në Farsala me Cezarin. Pompei erdhi në Aleksandri për të kërkuar ndihmë të cilën kërkonte ta hidhte kundër Cezarit, por nga ana e vendasve ajo nuk u mirëprit. Nga frika se dorën e shtrirë të tij mund ta përkëdhelte e motra që ishte zgjuar pak kilometra më tej, vëllai urdhëroi që të vritej Pompei. Ndryshe llogaria atij i dilte keq. I dilte keq se ai njihte mirë edhe prirjen e së motrës të cilën ajo nuk e kishte mbajtur të fshehtë për një bashkëpunim me romakët, nëse ata ua kërkonin atë. Dhe katër ditë më pas, në dyert e Aleksandrisë erdhi vetë Cezari i cili kërkoi të lante duart njëherë e mirë me mbeturinat e perandorit tashmë të vdekur. Vetëm kështu ai mund të ishte zotërues i plotë në Romë dhe për më tepër, mund të siguronte mbështetjen e duhur për të zotëruar skenën e madhe të Perandorisë Romake. Tani Kleopatrës iu shfaq një rast i artë të cilin ajo nuk e la t’i ikte duarsh. Ajo e dinte mirë se vetë Cezari do të kërkonte pikërisht atë të ishte ulur në fronin mbretëror dhe jo vëllanë e saj, dhe me këtë rast, Kleopatra me një gur vriste dy zogj. Merrte fronin dhe largonte të vëllanë përfundimisht. Kështu Kleopatra i ofroi Cezarit aleancën e saj të re. Cezari ishte vendosur në kufi të Egjiptit dhe ishte gati e pamundur që ajo të siguronte një takim me të. Por një natë, ku errësira kishte mbretëruar gjithandej, Kleopatra me vetëm një mbështetës, në një varkë të vogël i afrohet pallatit mbretëror ku ishte vendosur Cezari. Duke mos patur dot mundësi tjetër, ajo u fut në një thes që përdorej për mbulesa udhëtimi, thes të cilin mbështetësi e hodhi në sup dhe vrapoi drejt pallatit mbretëror. Ishte takimi i parë i Kleopatrës me Cezarin, takim i cili ka mbërthyer dhjetëra shkrimtarë, historianë duke shkruar mijëra faqe për atë natë. Por të gjithë kanë rënë në një mendje: Kleopatra, me bukurinë, tharmin, pasionin, hiret e saj të cilat dinte t’i përdorte mjeshtërisht, e ka fundosur nën pushtetin e saj perandorin e Romës, i cili njihet për pasionin e tij ndaj femrave. Ndaj për të është thënë se edhe shokët e tij ia fshinin gratë e veta nga vështrimi tij, sepse ai ishte një feminist i thekur që më pas historia e ka njësuar me Don Zhuanin apo Kazanovën. Ai ishte 52 vjeç dhe ajo ishte 21. Ajo u pushtua nga emri i një njeriu të lavdishëm, një emri i një perandori që zotëronte një perandori aq të madhe dhe ai u josh nga një bukuri aq e lakmuar. Ai u josh edhe nga një femër e cila zotëronte veten për mrekulli, zotëronte një kulturë befasuese dhe për më tepër një vendosmëri politike të lartë. Vëllai që ra në kontakt me të vërtetën, nga ana tjetër, filloi të lëvizë duke nxitur anën rebele te qytetarët e vet e duke denoncuar tradhtinë e motrës së vet. Dhe u takuan një ditë. Në prani të Cezarit që po takohej me Ptolemeu, ishte edhe Kleopatra. Vëllai iku i çmerituar nga takimi. Doli duke bërtitur, vraponte si i çmendur, përplasi kurorën në tokë dhe duke e poshtëruar tradhtinë e së motrës, u bënte thirrje qytetarëve të Aleksandrisë që të ngriheshin kundër Cezarit dhe Kleopatrës. Gjendja u përkeqësua. Kleopatra u detyrua të dalë para qytetarëve dhe t’u premtojë atyre se pushtetin do ta ndajnë sipas testamentit të babait, ndërsa Cezari premtoi se do t’u kthejë atyre ishullin e Qipros të cilën perandoria e tij ua kishte marrë. U bë marrëveshja, por ajo ishte kohëshkurtër. Vëllai fitoi njëfarë qetësie, e cila i mjaftoi që të niste një tjetër luftë nga e cila ai priste larjen e duarve me pushtetin e së motrës si dhe nga rreziku romak. Të zënë në befasi, Kleopatra dhe Cezari u mbyllën në pallatin e tyre mbretëror e kështu fillo ajo që në histori ka hyrë si “lufta aleksiandrine”, një luftë e ashpër e cila zgjati për gjashtë muaj. Ata po kërkonin të iknin nga pallati i cili ishte pranë një gjiri deti. Një gjeneral i tij mundi të krijonte një shteg, dhe gjatë luftimeve në port ra një zjarr i famshëm i cili dogji një pjesë të bibliotekës së madhe të Egjiptit, zjarri u shtri përreth dhe nga ky kaos mundi të çajë rrethimin Cezari me Kleopatrën. Ata vendosën kontroll mbi këtë port të vogël dhe, ndërsa ikën nga rrethimi, ndeshën me trupat e tij të cilat vinin nga lindja për të ndihmuar perandorin e tyre. Dhe më 27 mars të viti 47 u bë një betejë e madhe në luginën e Nilit. Mbreti, Ptolemeu XIII tentoi të largohej me një barkë e cila u përmbys në ujërat e Nilit duke e mbytur atë. E të nesërmen Cezari hyri triumfues në Aleksandri. Egjiptianët iu dorëzuan, ndërsa romakët e pritën si çlirues, dhe më në fund, me ndihmën e një të huaji, Kleopatra mundi të hiqte qafe të gjithë kundërshtarët; ajo e kishte të hapur tani rrugën drejt fronit të Aleksandrisë si dhe rrugën drejt Perandorisë Romake. Sipas traditës ajo mbajti pranë vetes vëllain e vogël i cili ishte vetëm dhjetë vjeç, ndërsa motra tjetër, Arsinoja, u kap dhe u dërgua në Romë e lidhur si dëshmi e fitores së Cezarit ndaj egjiptianëve. Tani Cezari dhe Kleopatra ndihen të gjithëpushtetshëm dhe ndërmorën një udhëtim luksoz përgjatë lumit Nil. Diku u trembën nga ndonjë kërcënim dhe u detyruan të ktheheshin. Por Cezari që mendonte se perandoria e vet kishte shumë armiq të shpërndarë gjithandej, vendosi të kthehet në Romë. Ky udhëtim do t’i jepte njëfarë sigurie pushtetit të ri. Por ndërkohë, Kleopatra lindi një djalë të cilin e quajtën Ptoleme Cezar, ndërsa qytetarët e quajtën Cezarion. Ndërkohë në Romë ishte ndezur një vatër e re lufte, tani në Senat, sepse Cezari kishte njohur zyrtarisht djalin e vet, Ptolemeun. Por Cezari e kishte një grua, Kalpurinën dhe ligji romak nuk ia lejonte martesat e tjera dhe aq më keq me të huaja. Cezari kërkonte që djali i tij i lindur nga një egjiptiane të njihej në Romë si fëmijë i tij legjitim. Por ligji nuk ia lejonte. Çështje e atësisë së këtij fëmije mbeti e pazgjidhur. Kleopatra kishte synime të qarta; ajo kërkonte njohjen e të birit si trashëgimtar froni. Madje edhe të Egjiptit edhe të Romës. Nëse Egjipti qeverisej nën mbikqyrjen e Romës së pari, ajo do të ishte nën mbrojtjen e saj e kështu i biri i saj do të ndante pasurinë si dhe lavdinë. Dhe një vit më pas, Kleopatra udhëtoi vetë drejt Romës duke marrë me vete vëllanë e vogël, një shoqërues si dhe Cezarionin, të birin. Ajo ndenji për dy vjet në Romë, ndërkohë Cezari luftonte në Spanjë me mbështetësit e fundit të Pompeit. Pas Kleopatrës, Romën e mësynë shumë lindorë. Ajo u akomodua aty dhe sillej si një mbretëreshë e vërtetë. Republikanët u acaruan me veprimin e Cezarit, ata e dëshmuan fyerjen dhe akuzuan mbretin se kishte përdhosur të drejtat mbretërore. Cezari shkoi më tej me veprimin e vet. Ai urdhëroi që në tempullin e Venerës të vendosej një statujë prej ari e Kleopatrës. Kështu Cezari kërkoi të vinte gruan egjiptiane në të njëjtën hierarki me Venerën e kjo solli edhe pakënaqësi të tjera. Ndikimi i Kleopatrës mbi Cezarin ishte aq i dallueshëm. Përvoja e vjetër e egjiptianëve si në ndërtimin e bibliotekave, projektimet e punëve publike, rillogaritja e kalendarit, ndërtimi i kanaleve etj, ishte pasojë e ndikimit të dukshëm të Kloepatrës mbi pushtetin romak. Ndërkohë që Cezari po thurte plane të reja për zgjerimin e perandorisë Romake, një intrigë ndërpreu gjithçka në mes. Më 15 mars të vitit 44, një grup republikanësh ekstremistë, gjatë një mbledhjeje goditën me thikë Cezarin. Perandori kishte marrë 23 goditje thikash.
Vdekja e Cezarit sikur ndërpreu edhe aventurën e Kleopatrës në mes. Ajo pati frikë nga qëndrimi i saj i mëtejshëm në Romë, ndaj një ditë u kthye në Aleksandri. Asaj i kishte vdekur ai që ishte edhe garanti i mbretërimit të saj, ndaj ajo, sa u kthye në Egjipti, urdhëroi vrasjen e vëllait të vogël, duke hapur kështu rrugën e mbretërimit të fronit djalit të saj, i cili ishte vetëm katër vjeç, Ptolemeu XV Cezar. Ajo ligjëroi kështu pushtetin e vet e që do të qeveriste tani në emër të djalit të saj. Për të mbajtur gjallë mbështetësit e Cezarit, për të sjellë lavdinë e Cezarit, ajo filloi një fushatë të madhe propagandistike. Ajo ndërtoi e rindërtoi kulte fetare, në tempujt e Egjiptit, shëmbëlltyra e Cezarit u përqas me atë të Zotit, kështu egjiptianët duhej të pranonin Cezarionin si mbretin e tyre të vogël, birin e Kleopatrës dhe Cezarit, perandorit të madh të Romës. Por edhe në Romë pati ngjarje të mëdha. Ithtarët e Cezarit nuk rrinin duarkryq, lufta civile ishte në prag e ajo mund të përhapej tej e tej Mesdheut, e pas shumë mundimeve, erdhi edhe miratimi nga Roma i përpjekjeve që kishte bërë Kleopatra. Vetëm dy vjet kishte që ishte vrarë Cezari dhe gjithçka tani u përqendrua te një pushtet i ri që do të vendosej në Siri. E ky pushtet ishte mes pro dhe kundercezarienëve. Kleopatra me gjithë ushtrinë romake mbetur në Egjipti, mbështeti njerëzit e Cezarit të cilët nga ana tjetër, si shpërblim, siguruan njohjen zyrtare nga ana e Romës të Cezarionit si Sovran i Egjiptit. Mbështetësit e Cezarit u mundën dhe tani në skenën e Lindjes kishin dalë Cesarianët e rinj Mark Antoni, Oktavian dhe Lepidi të cilët kërkonin të ndanin pushtetin mbi Romën dhe territoret që ishin pjesë e perandorisë së tyre. Kontrollin mbi lindjen e fitoi Mark Antoni i cili kërkoi edhe të njihte territorin e tij të ri, ndaj nisi edhe një udhëtim drejt tij. Ai preku Aleksandrinë dhe kërkoi të vendoste kontakte me mbretëreshën e Egjiptit duke e thirrur atë në një qytet. Mark Antoni ishte rreth të dyzetave dhe kishte qenë një nga ithtarët më të mëdhenj të Cezarit. Ishte trim, madhështor, i etur për fitore lufte, por edhe për pushtet mbi femrat. Me mbretëreshën e re kishte patur njohje edhe në Romë dhe tani ai kërkoi ta takonte për të mbështetur njeri-tjetrin në luftën e re për pushtet. Dhe Kleopatra i ofroi romakut të ri aleancën e vet duke kërkuar që edhe ky i fundit ta mbështesë atë në pushtetin e vet. Triumfi i Markut ishte pritur mirë në Romë dhe fama e autoriteti i tij ishin në kulmin e vet. Edhe në Egjipt kështu u vlerësua. Madje i dhanë edhe tituj të lartë honorifikë, ashtu si i kishin dhënë dikur edhe Cezarit. Mbretëresha i siguroi Mark Antonit një mbështetje të madhe e cila ishte kryesisht në anën materiale për të mbajtur ushtrinë e cila ishte apriori edhe mbështetje e pushtetit të saj. Nga ana e tij, Marku, urdhëroi ekzekutimin e shumë prej kundërshtarëve mes të cilëve edhe motrën e saj, Arsinon. Dimrin e viteve 41-40 ata e kaluan nën shoqërinë dhe dashurinë e njeri-tjetrit. Perandori romak e humbiste krejt arsyen kur ndodhej përballë hireve të mbretëreshës së re. Ata bënin një jetë luksoze dhe të shfrenuar në kënaqësitë trupore. Dhe në pranverën e atij viti, Mark Antoni u kthye në Romë dhe për tre vjet nuk e pa më Kleopatrën. Marku rinovoi aleancën me mikun e tij të vjetër Oktavianin madje u martua me motrën e tij, Oktavian, zhvendosi zotërimet si dhe autoritetin e vet në Athinë dhe u kujdes për pushtetin e vet, tani pa kërkuar mbështetjen e Kleopatrës. Harresa e Mark Antonit ndaj Kleopatrës zbehën edhe protagonizmin e kësaj të fundit si dhe të Egjiptit në arenën e luftës dhe në politikën e dy perandorive. Shpresat e Kleopatrës filluan të veniteshin. Perandoria e Romës kishte të tjera synime të cilat ajo nuk do të mundte dot të ishte në qendër të tyre e aq më pak të ndryshonte rrjedhën e saj. Por tre vjet më vonë, Mark Antoni shkoi sërish në Egjipt, kërkoi të takohej me Kleopatrën nga e cila nuk u nda deri në fund të jetës. Gjithë historianët e të gjitha kohëve nuk i kanë deshifruar dot marrëdhëniet mes Kleopatrës dhe dy perandorëve të Romës, sidomos ndikimin e madh të saj mbi ta. Ajo kishte ndikuar fort mbi idetë e tyre politike dhe kështu ajo kishte siguruar një lidhje të fortë edhe për sytë e mbështetësve të vet. Idetë e tyre vinin dhe qarkonin qëllimin e madh për të mbajtur pushtet jetëgjatë mbi Lindjen. Por edhe bota greke e aziatike, e cila kishte një kulturë politike dhe sociale më të kompletuar, nga ana e tyre, i kërkonin klasës romake ndryshime të mëdha në modelin e qeverisjes duke u mbështetur te tradita helenike, duke kërkuar gjithashtu edhe delegim të pushteteve. Marku, me mbështetjen e Kleopatrës, arriti të mposhtë partët që kërkoni edhe copëtim të pushtetit romak e kështu u ndërtua një dinasti e zgjeruar e cila zotëronte pjesën më të madhe të pushtimeve romake. Vetë Egjipti nuk do të ishte një shtet vasal apo “klient”. Mbretëresha do të kishte gjithnjë mbështetjen e Mark Antonit i cili, për hir të pushtetit të tij dhe të dashurisë që ndjente ndaj Kleopatrës, nuk u kthye më kurrë në Egjipt. Ata hyjnizuan veten, silleshin si lindorë, bënin një jetë luksoze si jetë mbretërish. Bashkë patën tre fëmijë të cilëve iu vunë emra rievokues. Por partët, mes të cilëve ishin edhe mbretërit armenë, nuk kishin reshtur së mobilizuari kundër Mark Antonit i cili u nis nga Siria kundër armenëve, por diku u kthye duke patur edhe humbje të mëdha. Marku u kthye në Egjipt, rimori forcat e tani edhe me Kleopatrën në krah, u nis drejt Armenisë në një front lufte e që rezultoi i suksesshëm. Ai pushtoi Armeninë, arrestoi mbretin dhe i mori atij edhe floririn. U kthye në Aleksandri triumfues e përpara tij, lidhur me zinxhirë ecte mbreti armen. Fitorja u festua me madhështi, doli një monedhë e re me dy fotot e Antonit dhe Kleopatrës. Ceremonia e fitores ishte madhështore. Njerëzit pafund rrinin përpara fronit ku ishte çifti madhështor e në krah rrinin fëmijët e tyre, Cezariani dhe tre fëmijët e martesës së re. Ndau dhurata pafund si dhe u dha territore mbështetësve të vet duke shpallur edhe mbret të ri Cezarionin, djalin e Cezarit. Kështu pjesa më e madhe lindore e Perandorisë Romake do të qeverisej nga gjaku Ptoleme që kishte ardhur nga Maqedonia, kur Aleksandri i Madh kishte pushtuar Egjiptin. Por treshja Mark Antoni, Oktaviani dhe Lepidi kishte mosmarrëveshje të fshehta të cilat dikur erdhën dhe nxorën krye. Lepidi ishte lënë fare në heshtje dha ai dikur u tërhoq nga jeta politike, ndërsa Oktaviani, që kishte mbetur në Romë, kishte krejt jetën politike dhe ekonomike të saj. Por pushteti i Mark Antonit dhe sidomos marrëdhëniet e tij me Kleopatrën, nuk mund të mos kishin brenda edhe xhelozinë, dhe inatin. Tani ishin vetëm dy persona; Marku që qeveriste frontin e Lindjes dhe Oktaviani atë të Perëndimit, por, në kohën, kur republika po ia linte vendin perandorisë, dy persona ishin shumë. Deklaratat të cilat kishin edhe akuza e intriga filluan të dalin në sipërfaqe të politikës në Romë. Madje kishte deklarata që lexoheshin edhe në publik. Dhe nisma për luftë u mor nga Oktaviani. Për të shmangur një luftë civile dhe për të mos mëkatuar, ai vetë, deri në një provokim, i shpalli luftë jo ish aleatit të tij, por Kleopatrës. Dhe romakët, te të cilët është e njohur urrejtja ndaj grave, shfaqën një fobi të madhe ndaj Kleopatrës, të cilën studiuesit e kanë vlerësuar si një nga fushatat më të dhunshme të urrejtjes që ka njohur historia. Sepse, si grekët ashtu edhe romakët, nuk kanë patur respekt për qeverisjet e Lindjes, madje i nënçmonin ata duke i quajtur arrogantë në ushtrimin e pushtetit, ku të gjithë ishin fals, ishin hipokritë dhe të pamëshirshëm. Burrat i quanin perversë, pasivë, dembelë, ndërsa femrat ishin si magjistare, sensuale dhe dinake. Dhe zjarrit të luftës iu qasën shpejt. Duke bërë publike urrejtjen ndaj Kleopatrës, ai deklaroi se ajo kërkonte të zotëronte Romën e për këtë ajo kishte verbuar Antonin duke e joshur me hiret dhe me magjitë e saj të cilat i kishte aq të mëdha. Kështu ai kishte harruar Romën dhe kishte mbetur peng i një të huaje, e cila, me ndihmën e Mark Antonit kishte ligjëruar edhe mbretin e ri, Cezarionin, djalin e Cezarit, por nga një bark i një joromake. Marku, nga ana e tij vishej si lindorët, respektonte ligjësitë, ritet, fenë e tyre duke u shkëputur gjithnjë e më tepër nga Roma. Propaganda romake u ndje edhe në Lindje. Pushteti i Lindjes filloi të lëkundej nga themelet. Lufta e fundit civile në Romë kërkonte të shkëpuste Perëndimin nga kërcënimi i Lindjes për të cilët, kjo Lindje, ishte mishërim i së keqes e që për të ilustruar këtë mendim, ata qasnin portretin e Kleopatrës. Era e luftës së madhe po ndihej si ajri. Antoni u divorcua nga Oktavia. Oktaviani solli pështjellime në senat duke sjellë aty edhe një testament të Antonit i cili kishte shprehur vullnetin e vet me anën e të cilit kërkonte të linte shumë pasuri në emër të fëmijëve që kishte patur me Kleopatrën. Madje edhe të varrosej pranë saj në Egjipt. Senati u skandalizua dhe të gjithë i dhanë një mbështetje të madhe Oktavianit e kjo mbështetje i shpallte luftë mbretëreshës së Egjiptit. Fjalët e senatit shkuan deri në Aleksandri dhe Kleopatra e Antoni po përgatiteshin për një konflikt të ri. Ata kërkuan mbështetës, por edhe paguan në Romë njerëz që të ulnin mbështetësit e Oktavianit për luftën e re. Ata përgatitën një zinxhir postash për të sjellë lajmin e afrimit të romakëve drejt Lindjes. Nga ana tjetër, Antoni kishte edhe armiq të brendshëm të cilët do të ngrinin çadrën në fushën e kundërshtarit. Dhe ishte fillimi i vitit 3, kur Oktaviani u pozicionua në fushën e Azit në gjirin e Ambrakisë. Aty arritën edhe Mark Antoni e Kleopatra, por shpejt e panë veten në gjendje të pashpresë. Disa posta te Markut ishin kapur nga armiku i përtej Adriatikut dhe trupat e Kleopatrës u gjendën shpejt të rrethuara dhe ajo u mund në të gjitha anët. Ushtria u godit edhe nga malarja e dizanteria e kjo bëri që morali i ushtrisë të përgjunjej. Më dy shtator, në të gdhirë, të dyja ushtritë ishin vendosur në brigjet e gjirit të Ambrakisë dhe dikur dolën në det të hapur. Lufta nisi në mesditë. Ushtritë ishin ballë për ballë. Por, të ndihmuar edhe nga një erë e lehtë, egjiptianët mundën të gjejnë një shteg e Mark Antoni e Kleopatra mundën të largohen. U larguan pak anije se pjesa tjetër u kap dhe u mbyt nga romakët të cilët shumë shpejt u vunë edhe në ndjekje të Mark Antonit dhe Kleopatrës, të cilët u vendosën në Egjipt, duke menduar se aty do të vinte edhe kundërshtari dhe aty do të vendosej edhe fati i kësaj lufte. Por Oktaviani nuk e ndoqi armikun deri në strofkën e fundit, pasi erdhi dimri. Dhe vitin tjetër, forcat armike e mbërthyen Egjiptin në një morsetë. Antoni u përpoq të ndalte njëri pas tjetrit sulmet romake, por pa sukses. Dhe kthimi në Aleksandri ishte fataliteti për Mark Antonin. Ai aty vrau veten. Kleopatra e përjetoi keq vdekjen e njeriu të saj të dashur, jetoi edhe pak ditë dhe i dha fund jetës. Ishte 39 vjeçe. Historianët që kanë qenë bashkë në shumë enigma të kësaj femre, nuk bëhen bashkë për një nga pikat më të debatueshme e cila ka të bëjë me vdekjen e Kleopatrës. Lavdia e kishte përkëdhelur shumë; ajo gjithnjë i ushqeu vetes mundësinë se nesër ajo do të uzurponte fronin e mbretëreshës së perandorisë më të madhe të kohës, Romës. Ajo tradhtoi Antonin dhe iku pa dijeninë e tij, e tradhtoi përsëri ku nxitoi të bënte një marrëveshje me Oktavianon dhe historianët bien në një mendje për këto pika.
Cleopatra-by-liz-taylor-egypt-is-a-heaven-24028559-800-1006-1-Nga frika se pushtuesi i ri, Oktaviani, do të hakmerrej dhe siç i kishin vajtur fjalët se ai do ta merrte të lidhur dhe të lidhur do ta tërhiqte nëpër rrugët e Romës, i futën frikën mbretëreshës së Egjiptit. Dhe i dha fund jetës. Mendimet janë të ndryshme e herë-herë edhe kontradiktore. Por ajo u vra me armën që kishte zgjedhur vetë; me helmim. Vdiq nga helmi i një pomade apo i një gjarpri të mbajtur në një tufë lulesh, i fshehur në një kanë uji, apo në një shportë me fiq? Version i kafshimit nga një gjarpër ngjiti shumë shpejt, madje edhe në Romë kështu flitej. Ajo e kishte zgjedhur vetë këtë ikje nga kjo botë, sepse ikja nga një gjarpër, sipas gojëdhënave egjiptiane, të jep pavdekësinë. Dhe Kleopatra mendoi për përjetësimin e emrit të vet. Kjo është edhe një nga arsyet pse kjo grua u nderua aq gjatë në gjithë Lindjen deri te adhurimi si një perëndi, duke i dhënë asaj nderimet e një mbretëreshe, madje më të mirës që ka mbretëruar në gjithë Lindjen. Pas Aleksandrit të Madh, ajo ishte e para që u nderua e që u bë edhe objekt i legjendave. Mbi jetën e saj janë thurur mijëra vargje, dhjetëra libra nga poetë e shkrimtarë të të gjithë botës. Kanë lëvduar virtytet e saj, pasardhësit në Egjipt faleshin përpara monumenteve të saj. Kjo ka ndodhur në Lindje, ndërsa në Perëndim ajo kishte marrë me vete gjithë urrejtjen dhe zemërimin e tyre të pakufi, e quanin shtrigë, mashtruese klasike, tradhtare e që në këtë shërbim ajo kishte vënë të gjitha aftësitë e saj të cilat, për hir të së vërtetës, ia kishin njohur si mendjemprehtësinë, aftësinë për të folur shumë gjuhë, bukurinë që e kishte djallëzore, ishte magjistare e papërballueshme e që edhe Aligeri e çoi në ferr në “Komedinë hyjnore”. Gjithsesi ajo mbeti gruaja më moderne në antikitet, ajo krijoi një mit e që përballë saj u gjunjëzuan perandorët më të shquar të perandorisë më të madhe të kohës -Perandorisë Romake.

Nefertiti dhe Kleopatra/Të fshehtat e recetave të bukurisë të princeshave egjiptiane


ancient-skin-care-secrets











Si në ato kohë gratë realizonin atë lloj truko-grim dhe modele të flokëve, të cilat shërbejnë edhe në ditët tona si frymëzim për stilet moderne. Atëherë trukoja arrihej me përbërës natyral–bojëra të përgatitura prej mineraleve të ndryshme, yndyrat prej gjalpit nga nënproduktet e qumështit, nga ulliri. Qëllimi kryesor i trukos në Egjiptin e Lashtë para 5000 vjetësh ka qenë mbrojtës nga rrezet përvëluese të diellit e më pas u kthye në art i grimit dhe i parfumerisë.
Niveli i lartë i shoqërisë si aristokratet dalloheshin nga të tjerët nga modeli i ndërlikuar i flokëve, bizhuteria dhe truko e dukshme. Një nga ekspertët egjiptolog dëshmon se Mbretëresha Kleopatra lahej edhe me qumësht…në këtë mënyrë mbante të freskët dhe të pastër lëkurën e trupit dhe të fytyrës. Nëpër papiruset e gjetura Kleopatra ka shkruar për efektet e kripërave të Detit të Vdekur, të cilën e vendoste në vaskë. Në njw litwr ujë deti përmban 35% minerale, që ndihmon për heqjen e stresit, kundër sëmundjeve të lëkurës-si ekzemave dhe psorjazis. Egjiptianët janë pionierët e SPA-ve industrial, kanë përdorur glinën për qëllime jo vetëm kozmetike por edhe kurative. Mbretëresha Kleopatra ka lënë emrin e saj nëpër receta të ndryshme kozmetike si “Maska Kleopatra që e bën fytyrën si porcelan” mund ta provoni dhe atëherë do të bindeni, sepse është e vërtetë që e bën lëkurën e fytyrës si porcelan.
Do t’ju jap recetën e kësaj maske dhe provojeni! Mbajeni të fshehtë!
20gr.talk, 70gr.Kaolin, 10gr.Magnez karbonat dhe në fund ujë trëndafili, përziejeni derisa të përftoni një qull homogjen. Pas kësaj maske nuk duhet të vendosni ndonjë krem me yndyrë sepse do ti lëshojë muskujt e fytyrës që janë mbledhur nga kjo maskë. Kjo maskë ka efekt 4-5 orë. Mund ta lyeni lëkurën e fytyrës disa herë sipër njëra tjetrës. Nëse e ndjeni se maska ka filluar të ngrijë atëherë duhet ta shpëlani menjëherë sepse në rast të kundërt krijohen rrudha. Maskën duhet ta mbani mbi fytyrë 10-15 minuta.
Pasi ta shpëlani lëkurën me ujë të vakët vendosni grimin mbi fytyrë.
Cleopatra’s-Beauty-Secrets-03-600x428Të fshehtat e Kleopatrës
Të gjithë e njohim legjendën e Kleopatrës-se si ajo mundi ta detyroi Mark Antonin të largohej nga rruga e saj, duke përdorur bukurinë dhe rrezatimit të saj që të linte pa frymë. Mbretëresha egjiptiane parapëlqente të lahej me qumësht gomarice-një produkt i pasur me zing që e bënte lëkurën të butë dhe të pastër. Falë vetive antibakteriale, vetive tërheqëse të lëkurës, vetive mbrojtëse, zingu siguron shëndet, bukurinë e lëkurës, të flokëve, të thonjve dhe të syve.
Ai jo më kot është quajtur mineral i bukurisë. Ai ushqen lëkurës, e cila përmban 20% të gjithë sasisë së zingut që përmban njeriu në trup. Zingu i siguron lëkurës bukurinë, pastërtinë dhe tonusin. Ai stimulon edhe prodhimin e yndyrnave natyrale, të cilat e ruajnë dhe e mbrojnë atë.
Çfarë efekti ka zingu mbi lëkurën?
Ka një efekt të mrekullueshëm kundër aknesë dhe ekzemës. Gratë që vuajnë nga akne, mund ta shërojnë lëkurën duke e pastruar 2 muaj, pranohet të përdoret deri 30 mg. Në ditë. Shitet nëpër farmaci në trajtë tabletash, e lëngshme me aroma të ndryshme. Zingu nuk vepron më keq se tetraciklina, antibiotiku që përdoret në përgjithësi për të kuruar aknenë. Edhe nëse nuk keni probleme specifike me lëkurën për të përdorur zingun, zingu ka veti të jashtëzakonshme si: për të forcuar sistemin imunitar, flokët që përmbajnë 90% proteina, prandaj ka nevojë për vitamina, minerale dhe aminoacide, që të jetë i shkëlqyeshëm dhe elastik. Sëbashku me vitaminën E,B dhe mjaltin, zingu luan një rol të rëndësishëm për të patur flokë të bukur. Kur përdoret në trajtë ilaçesh, ndihmon në rritjen e flokëve, por aftësia e zingut për ti bërë flokët e buta është e dukshme.
Zbokthi krijohet prej disa kërpudha, që provokon infeksion të lëkurës së kokës, e cila fillon të rripet. Mungesa e zingut vepron direkt në lëkurën e kokës si dhe në fijet e flokut. Shenja e parë që flet për mungesën e zingut dallohet nga fijet e flokut që fillojnë të këputen, thonjtë rriten shumë ngadalë se zakonisht.
Zingu njihet edhe si burimi kryesor i ushqimit të syve. Vitamina A që ka një rëndësi të veçantë për shikim të pastër dhe të fortë është shumë i rëndësishëm. I rëndësishëm është shumë edhe funksionimin e drejtë të retinës së syrit.
Konkluzioni është shumë i qartë, si është e mundur që Kleopatra e ka ditur rëndësinë e zingut dhe e ka përdorur gjerësisht…?
Maskat e fytyrës në kushtet e shtëpisë     
Mike të dashura duke u nisur nga eksperienca ime do ju them se nuk ka maska më të mira, më të shëndetshme dhe më efikase se maskat e përgatitura në kushtet e shtëpisë dhe me produktet që ekzistojnë në për të gjitha kuzhinat tona. Të zbukurohemi me produktet e kuzhinës tonë –kjo është një ide jo fortë e re, gjyshet tona i kanë përdoret jo rrallë këto maska, pasi ti provoni do të bindeni se sa mirë do të ndiheni nën efektin e zarzavateve, frutave apo produkteve të ndryshme që I përmban kuzhina jonë. Gjithashtu kjo metodë është shumë praktike, e kënaqshme dhe shumë efektive për të gjitha llojet e lëkurave për zonja dhe zonjusha të moshave të ndryshme. Dhe ndërsa jemi duke humbur kohë nëpër magazine apo parfumeri për të gjetur maskën e përshtatshme për fytyrën tonë unë do ju rekomandojë disa të tilla që unë vetë I kam përdorur dhe I përdor në lëkurën e fytyrës time. Por së pari do ju rekomandojë të njihni llojin e lëkurës së fytyrës që keni, nëse është e dëmtuar nivelin e dëmtimit, nëse keni akne, etj. Tashmë specialistët që punojnë nëpër këto qendra të bukurisë dhe SPA-të e ndryshme mund tu japin një përgjigje të saktë kërkesës tuaj por mos përtoni këtë test bëjeni si për flokët po ashtu edhe për llojin e lëkurës së duarve apo të këmbëve, thonjve, thembrave, gjunjëve,buzëve etj.
 
Po ju rekomandoj 5 receta bukurie:
1. Lëkurë e lëmuar dhe e butë me kos dhe mjaltë
Produktet që përdoren në këtë maskë jo vetëm përmirësojnë balancën e brendshme të mikrobeve përmirëson shkëlqimin dhe ekuilibron ngjyrën e kuqe të lëkurës së fytyrës. Kjo recetë përbëhet prej 2:1 kos me mjaltë, përziheni mirë dhe vendoseni dendur mbi lëkurën e fytyrës dhe lëreni 15 minuta, shpëlaheni me ujë të vakët. Jam e bindur se do të mbeteni e kënaqur.
2. Maskë për të pastruar lëkurën e fytyrës me sodë buke, mjaltë dhe ujë
Është shumë e thjeshtë për të përgatitur: soda e bukës vepron si eksofilant, që pastron qelizat e vdekura dhe stimulon qarkullimin e gjakut të bebit. Përzini një ligë me mjaltë edhe 1 lugë kafe, lagni me pak ujë mollëzat e gishtërinjve dhe pastaj filloni të masazhoni në formë rrethi me mollëzat e gishtërinjve . lereni fytyrën me maskë për disa minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët. Do të dukeni e freskët dhe me lëkurë të lëmuar.
3. Maska me kungull, mjaltë dhe qumësht
Nëse keni në frigorifer një copë kungull mos ngurroni do ju mësoj të përgatisni me të maska të mrekullueshme te cilat i kam provuar dhe më kanë bërë shumë mirë. Dua t’u kujtoj mike të dashura se mund të përdorni edhe kungulleshkat. Priteni copa-copa kungulleshkën dhe hidheni në ujë të përvëluar hiqeni dhe shtypeni me piru që të bëhet pure. Nga masa merrni 2 ligë supe dhe përziheni me 1/2 lugë supe mjaltë dhe 1/2 lugë supe me qumësht, përziheni masën dhe vendoseni mbi lëkurën e fytyrës. Pas 15-20 minutash shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. Ka një efekt ushqyes sepse lëkura e fytyrës ushqehet me vitamina.
4. Maska për flokë me shkëlqim me vezë dhe vaj ulliri     
Edhe kjo recetë është e thjeshtë për t’u realizuar sepse përgatitet dhe realizohet në kushtet e shtëpisë. Vendosni në një tas supe 2 kokrra vezë dhe 1/3 gotë uji me vaj ulliri, përziheni me vezët dhe vendoseni mbi flokë dhe filloni ta fërkoni skalpin për disa minuta. Ka parukierë që thonë se kjo masë duhet të ngrohet paraprakisht. Mendoj se nuk ka nevojë ta ngrohni, ju këshilloj të vendosni mbi kokë një kapele dushi, kapele noti ose një qese dhe pas 15-20 minutash shpëlajeni flokët dhe lajini normalisht. Koha që do e mbani maskën mbi kokë është e mjaftueshme që ajo të hyjë deri në rrënjët e flokëve. Yndyra dhe vlerat e vajit bashkë me proteinat e vezëve do ju bëjnë shumë mirë për flokët. Nëse vaj i ullirit nuk është larë mirë dhe yndyra qëndron ende në flokë merrni një sasi raki shtëpie hidheni në duar pastaj mbi flokë fërkojeni mirë dhe lajeni kokën që përsëri.
5. Eksfoljant me sheqer bojë kafe, qumësht dhe vanilje
Sheqeri bio ngjyrë kafe është përbërësi bazë në kujdesin për lëkurën e fytyrës dhe mund të vendoset nëpër receta të ndryshme të maskave. Përzierja e qumështit me sheqerin me ngjyrë kafe me masat 2:1 dhe shtoni një pako vanilje. Vendoseni masën mbi lëkurën e fytyrës duke e masazhuar në formë rrethi nga veshët drejt hundës. Masazhoni për disa minuta maskën dhe më pas shpëlajeni. Kjo është e gjitha.
Mikeshat e mia jam e sigurtë që do ju pëlqejnë recetat e bukurisë të Mbretëreshave të Egjiptit të lashtë. Në përgjithësi egjiptianet e pastronin fytyrën me qumësht dhe me mjaltë, më pas lyheshin me vaj bajame me aromë temjani dhe mire. Përdornin shumë parfume natyrale gjatë larjes në vaskë. Parfumet që përdornin ishin me aromë susami, bajame, ulliri, rigon lavandullë, vaj trëndafili, rozmarinë, etj.
Një përdorim të gjerë në kozmetikën e tyre të përditshme ishte përdorimi i bimës së aloes dhe avokado. E copëtonin avokadon në copa të vogla dhe e vendosnin mbi fytyrë. Ky frut ka veti të zhdukë fryrjen e syve. Ndërsa aloen e përdornin për të kuruar lëkurën nga infeksione të ndryshme si dhe kundër djegies.
Një recetë kremi për fytyrën e ardhur deri në ditët tona
Një lugë çaji me vaj bajame të ëmbël, 2 pika me aromë tamjani. Përziejeni mirë këtë përmbajtje dhe vendoseni në fytyrë çdo natë para se të flini në një lëkurë të pastruar mirë.
Nefertiti 
Maska Tonike të përdorura në Egjiptin e Lashtë
Receta 1
1 lugë gjelle lëng portokalli
1 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë gjelle kos
-përziejeni mirë që të marrë trajtën e qullit të njëtrajtshëm, dhe vendoseni bollshëm në fytyrë. Lereni 15 minuta duke qëndruar shtrirë në qetësi të plotë. Më pas fshijeni mirë me një picetë të butë pambuku të lagur me ujë të vakët.
Receta 2
1 lugë gjelle mjaltë
2 lugë gjelle kajmak
-përziejeni mirë dhe vendoseni mbi fytyrë dhe mbajeni në gjendje të shtrirë dhe me fytyrë të qetë pa bërë asnjë mimikë 3-5 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Maska Tonike për flokët
Maska përmban vaj ulliri, vaj rozmarine,vaj bajame, vaj recini.
Flokët dhe thonjtë i lyenin me këna. Përdornin shpesh vaj kokosi dhe vaj ulliri të presuar fortë, me të cilat lyenin flokët, që flokët e tyre të ishin të forta dhe të shndritshme. Është e çuditshme por është e vërtetë që në atë kohë gratë përdornin jo vetëm parukat por edhe ekstejshën, në formën e gërshetave dhe flokëve të kapura, me anë të të cilave realizonin ato modelet e vështira por të mrekullueshme dhe ku bukuria e tyre kthehej në hyjnore. Për ngjitës përdornin dyllin e shkrirë e më pas e linin të ngrinte, kështu arrinin ekstenshën-in.
Thonjtë i zbukuronin me peta argjendi apo floriri të gdhendura me hieroglife egjiptiane dhe i vendosnin mbi thonjtë e duarve. Depilimi ishte shumë i rëndësishëm për mbretëreshat egjiptiane. Ndërsa grimi ishte i detyrueshëm si për gratë po ashtu edhe për burrat. Sytë e lyera shumë po ashtu edhe vetullat e theksuara pa harruar qerpikët. Sipas muraleve nëpër piramida duket qartë që syve u jepnin formën e bajames dhe për të arritur këtë formë përdornin konture me lapsa të zinj dhe lapsa jeshile.

Egjipti i Vjetër dhe koha e duhur për dashuri!

Egjiptasit e vjetër kishin marrëdhënie seksuale në disa muaj të veçant, tregojnë arkeologët. Koha më e popullarizuar ishte në mes të Korrikut dhe Gushtit, që dmth se 20% bebe më shumë, kishin lindur në Mars dhe në Prill.

Poashtu, edhe vdekjet më të shpeshta të grave shtatzëna kanë ndodhur në këta muaj.
Arkeologët të cilët po punojnë në varret Dakhla Oasis të Egjiptit, kanë zhvarrosur 765 varre dhe ishin në gjendje të konstatojnë sakt muajin e vdekjes të atyre njerëzve, sepse varret i kishin të punuara kah lindja e diellit.

Kleopatra, gruaja që i mbante burrat vetëm një natë dhe të nesërmen i vriste

kleo









Poeti i mirënjohur Ali Asllani në një nga librat e tij të botuar shpejt, në hyrje të njërës prej vjershave erotike, tregon shkurt historinë e Kleopatrës që i mbante burrat vetëm një natë në shtrat dhe pastaj i vriste, një luks i madh për një femër, sikur edhe perëndeshë të ishte, por nga ana tjetër, poeti ynë i njohur e justifikon Kleopatrën, ia bën hallall, kur thonë turqit dhe bëhet me të kur shkruan:
Ashtu si unë dhe ti
unë poet, ti poezi,
Atë sy e atë vetull,
dhe m’u bëftë kurban një shekull…
Historitë e femrës së famshme, dashnores së perandorit romak Antoni, janë të shumta, ashtu siç janë të shumta edhe historitë e fundit tragjik, të zgjedhur nga vetë Kleopatra, me helmin nga gjarpri; por ai që hedh dritë mbi jetën dhe aventurat dashurore të Kleopatrës, është shkrimtari dhe historiani bashkëkohës, që i ka parë gjërat me sy, Plutarku, i cili thotë se ajo bashkëpunoi edhe me Çezarin, por që s’tregohet asnjë histori apo aventurë me të.

kleopatra
Historia klasike e mbretëreshës famëmadhe
Kleopatra u lind në fund të vitit 69 p.e.s. dhe ka vdekur më 12 gusht 30 p.e.s. në Aleksandria të Egjiptit duke u vetëvrarë. Ishte Mbretëresha e fundit e Egjiptit të Vjetër. Ishte vajza e tretë e Tolomeut XII. Kishte origjinë greke dhe, duke parë praktikën e hapur midis ushtareve tolemaike për t’u martuar midis vëllezërish, ka mundësi që të kishte shumë pak gjak egjiptian në vena. Në vitin 51 p.K. bëhet mbretëreshë e Egjiptit së bashku me të vëllanë Tolomeo XIII.Të dy duan pushtetin dhe Kleopatra lidh aleancë me Cezarin për të hequr nga froni të vëllanë. Cezari kthehet në Romë në 46 p.K. Historia me Cezarin, që bëri aq shumë bujë, në të vërtetë zgjati vetëm një dimër. Kleopatra kaloi edhe një vit në Romë në vizitë zyrtare, por s’ka asnjë provë që të dy ishin ende të dashur. Pas vrasjes së Cezarit, Kleopatra kthehet në Aleksandri. Në vitin 42 p.K. Antonio ndan perandorinë me Oktavianin, duke marrë Lindjen. Ishte 40 vjeç dhe ishte martuar me Fulvian.
Kleopatra dhe Antonio takohen në Tasko në 42 p.K. Udhëheqësi romak dhe mbretëresha e Egjiptit bëhen aleatë dhe dashnorë, por Fulvia sëmuret dhe Antonio duhet të kthehet në Romë. Fulvia vdes, por Antonio është i detyruar të martohet me Oktvian, motrën e Oktavianit, për të ruajtur pozicionin e tij. Braktis Kleopatrën shtatzënë me dy binjakë, do ta shohë vetëm pas tre vjetësh. Në vitin 37p.K. Antonio niset në fushatë kundër Partëve dhe i kërkon Kleopatrës ta shoqërojë në Siri. Trupat e Antonios thyhen dhe ai kthehet në Aleksandri. Në vitin 32 p.K. Antonio divorcohet. Oktaviano nxit romakët kundër tij dhe konkubinën e tij të pabesë. Kleopatra e bind Antonion që ta presë sulmin e kundërshtarit në Greqi. Beteja e Acios ishte një disfatë për egjiptianët. Antonio i ngul thikën vetes dhe Kleopatra, e mbetur vetëm, preferon të vdesë. Sipas versionit tradicional, iu dërgua një shportë me fiq të freskët, brenda së cilës ishte fshehur me vullnetin e saj një gjarpër që e pickoi dhe i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Mbretëresha e fundit mitike e Egjiptit të lashtë vrau veten për të mos u burgosur në Romë si pre e luftës.

Shkencëtarët amerikanë, hije dyshimi mbi versionin e vdekjes
klVersioni i vrasjes së saj është treguar nga Plutarku, që siç thamë ka qenë bashkëkohës. Ky version është në të gjithë filmat mitikë të Hollivudit. Por dy studiues amerikanë të Antikitetit Christoph Schaefer dhe toksikologut Dietrich Mebs, ky version i vdekjes nuk është i vërtetë. Në fakt, historia na rrëfen se Kleopatra vdiq e  helmuar nga pickimi i një gjarpri, ose më saktë nga kobra egjiptiane. Sipas dy studiuesve të Antikitetit, Christoph Schaefer dhe toksikologut Dietrich Mebs, ky version i vdekjes nuk është i vërtetë. Helmi i gjarprit do t’i kishte shkaktuar Kleopatrës një vdekje të ngadaltë pas disa orësh vuajtje mizore dhe ajo e dinte mirë këtë gjë. Kështu që ka gjasa të ketë përgatitur një lëng helmues, një përzierje kokute dhe opiumi, për një vdekje të menjëhershme dhe më pak të dhimbshme. Për të mbuluar gjurmët, ajo sajoi një tjetër alibi, duke krijuar kështu legjendën e helmit të gjarprit, që të mbetej në kujtimin e përjetësisë. Prej më shumë se dymijë vjetësh, legjenda e Kleopatrës është shkruar në shumë libra dhe transmetuar në dhjetëra filma hollivudianë, duke u treguar nga Plutarku e duke u interpretuar nga Liz Tejlor. Sipas dy studiuesve, Schaefer dhe Mebs, ka shumë gjasa që Kleopatra të ketë përgatitur një lëng helmues për ta pirë dhe të kishte një vdekje më pak të dhimbshme. “Në mbretërinë e saj, mjeshtërit e helmeve ishin me shumicë dhe Kleopatra ishte një grua tepër e zgjuar për të përballuar një vdekje mizore si ajo e shkaktuar nga helmi i një gjarpri”, bën të ditur Schaefer. Kështu ajo vendosi që të gënjente në momentin më kulminant, duke i dhënë fund jetës dhe duke lënë në histori një version të rremë mbi vdekjen e saj.

Plutarku, dëshmitar i historisë
Ja ç’thotë ndër të tjera ai: “Historia e dashurisë mes Anonit dhe Kleopatrës mund të kish ndryshuar botën. Nëse Antoni do të kish pasur sukses në fitimin e fronit të Romës me Kleopatrën si mbretëreshë, ai mund të kish ndryshuar kursin e perandorisë romake, duke e bërë botën ku jetojmë sot një vend të ndryshëm.

Marramendëse
Ajo kish besim në aftësitë e saj joshëse, të cilat, pasi kishin bërë të tyren më parë me Cezarin dhe Pompein e ri, ajo nuk kish asnjë dyshim se do të ishin edhe më të suksesshme me Antonin. Ata e kishin njohur kur ish në vajzë e re, injorante për botën, por tani ajo do të takohej me Antonin në një kohë të jetës kur bukuria e gruas është më e mrekullueshme dhe intelekti i saj është në pjekuri të plotë. Ajo bëri përgatitje të mëdha për udhëtimin, me para, dhurata, si dhe ornamente të vyera, nga ato që mund të përballojë një mbretëri e pasur, por ajo mori me vete shpresat e saj më të sigurta, për artin dhe magjinë e sharmit të saj….ajo erdhi duke lundruar në lumin Cidni në një lundër me vela ngjyrë vjollcë, ndërsa rremat e argjendta shoqëronin me ritëm muzikën e flauteve, fyejve dhe harpës. Ajo vetë qëndronte në këmbë, nën një tendë me copë të artë, e veshur si Afërdita në një pikturë, dhe djem të rinj shumë të bukur, si perëndi të dashurisë, qëndronin përreth saj.
Shërbëtoret ishin veshur si Nimfa Deti dhe si Zana, ku disa mbanin timonin, të tjera punonin me litarët…. era e parfumeve çante ajrin nga lundra deri në brigje, të cilët qenë të mbushur me njerëz që shtyheshin për të parë këtë pamje magjepsëse. Vendi i tregut ishte thuajse i boshatisur, dhe më në fund Antoni u la të qëndrojë i vetëm të presë në skelë; ndërkohë që, kudo u hap fjala se kish ardhur Afërdita, që të takohej me Bakunë për të mirën e përbashkët të Azisë.
E parezistueshme
Bukuria e saj, thuhet, nuk ishte në vetvete e tillë që askush nuk mund të krahasohej me të, apo që askush që e shihte nuk mund të shpëtonte pa u goditur prej saj, por kontakti i pranisë së saj, nëse jetoje me të, ishte i parezistueshëm; joshja personit të saj, bashkë me sharmin e bashkëbisedimit të saj si dhe karakteri që shoqëronte gjithë sa ajo thoshte apo bënte, ishte magjepsës. Ishte kënaqësi thjeshtë të dëgjoje tingullin e zërit të saj, me të cilin, ashtu si një instrument me shumë tela, ajo mund të kalonte nga njëra gjuhë në një tjetër; kështu kishte shumë pak kombe barbarë të cilëve ajo u përgjigjej me anë të një përkthyesi. Antoni u magjeps kaq shumë prej saj, saqë ndërkohë që Fulvia, bashkëshortja e tij përballonte zënkat në Romë kundër Cezarit me forcën e armëve dhe trupat partizane ishin mbledhur në Mesopotami, të gatshme për të hyrë në Siri, ai prapë i lejonte vetes që ta merrte ajo me vete në Aleksandri, për të bërë atje pushime, si një djalë i ri, me lojëra e argëtime, duke harxhuar atë që Antifoni thotë se është më e kushtueshmja, kohën.

Antoni, tragjik në Romë dhe komik në Aleksandri 
Nëse Antoni ngopej me lojëra e argëtime, ajo kishte në çdo moment një kënaqësi apo sharm të ri për të plotësuar dëshirat e tij; në çdo kthesë ajo ishte mbi të, dhe nuk e linte t’i shpëtonte as ditën dhe as natën. Ajo luante me të me zare, pinte me të, gjuante me të; dhe kur ai ushtrohej me armë, ajo ishte aty për të parë. Natën, ajo bridhte me të duke shqetësuar njerëzit në dyer e dritare, e veshur si një shërbëtore pasi edhe ai maskohej si shërbyes, dhe nga këto bredhje ai kthehej në shtëpi shpesh në gjendje shumë të rëndë, ndonjëherë i rrahur, megjithëse shumë njerëzve ua merrte mendja se cili ishte në të vërtetë. Megjithatë, aleksandrianëve në përgjithësi u pëlqente, dhe i bashkoheshin me qejf në lojërat e tij, dhe thonin se i detyroheshin Antonit për faktin që i kish lënë pjesët e tij tragjike në Romë, dhe kish marrë me vete në Aleksandri vetëm pjesën e komedisë .

Gra që hanë burrat
Ka patur me mijëra histori për jetën seksuale dhe jashtëmartesore të Kleopatrës, madje ato kanë dalë që kur ajo ka qenë gjallë, sikur ajo i zgjidhte meshkujt, oborrtarë, oficerë, ushtarë dhe bënte orgji me ta. Tregojnë që ajo u jepte barëra stimulus për të bërë seks të fortë, se tregohej sadiste dhe i torturonte jashtë mase dashnorët; madje ajo që është bërë edhe si legjendë, është se ajo i mbante vetëm një natë dashnorët, pastaj i vriste. Të gjitha këto nuk janë të vërteta. Ato i nxori në fillim i vëllai, të cilin ajo e shkarkoi nga froni dhe më pas dolën në formën e thashethemeve, të cilat u futën edhe në historinë romake që tregohen dhe shkruhen edhe sot. Një grua që shihte te vetja të drejtën për të qenë mbretëreshë, ndryshe nga gratë romake që kishin influencë vetëm nëse ishin nënat apo gratë e burrave të fuqishëm. Por mbi të gjitha ajo nuk ishte aq joshëse, ashtu siç e kishin treguar: “Në 18 vjet kishte pasur vetëm dy burra në jetën e saj”, “Ka shumë mundësi që të ketë qenë e virgjër kur takoi Çezarin”. Me prejardhje greke dhe vetëm një e katërta egjiptiane (një tjetër mit i rrëzuar), Kleopatra u bë mbretëreshë (bashkë me të vëllain që doli në skenë pas një konflikti të ashpër) rreth viteve pesëdhjetëpara Krishtit, një moment kur vetëm  mbështetja e perandorisë romake mund t’i garantonte mbretërisë së saj mbijetesën. E vërteta është se ajo ka patur vetëm dy burra.

7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...