Vilhelme Vranari Haxhiraj:
"...Veprimi
pa arsye nuk të çon askund.Është njëlloj si, kur të eturin e çon në100 çezma dhe nuk i jep një pikë ujë.Jeta pa arsye, ngjet me një udhëtim rrethplanetit pa orientim, pasi mungon busulla..."
Arsyeja është thirrja që ndërgjegjja i bën
logjikës, për të arritur një pikësynim, apo për realizime sa më të avancuara të
jetës. Nëse arsyeja i përgjigjet kësaj thirrjeje, atëherë vepron
logjika e ftohtë dhe e fortë dhe cilido di të udhëtojë drejt zgjidhjes së çdo
enigme.
Veprimi pa arsye nuk të çon
askund. Është njëlloj si, kur të eturin e çon në 100 çezma dhe nuk i jep një
pikë ujë. Jeta pa arsye, ngjet me një udhëtim rreth planetit pa orientim, pasi
mungon busulla.
Kur mungon arsyeja, mendimi
është si pema e tharë që nuk jep fruta, pasi njeriu është pa asnjë synim në
rrugëtimin e tij të gjatë që e ka emrin jetë. Nëse në një mendje gjendet një
arsye e fortë dhe bindëse, gjithsesi ajo nuk është e aftë të bëjë asgjë, kur
individit i mungon talenti dhe pasioni. Duhet të theksoj se arsyeja është
individuale, është vetjake siç është liria e shpirtit, liria vetjake, së cilës
i përgjigjet vetëm "Njëmendësia". Kjo e fundit vepron sipas aftësisë
mendore, shpirtërore, fizike dhe mbështetet në talentin, pasionin dhe vullnetin
me të cilat është pajisur individi.Që arsyeja të veprojë siç duhet, veç atyre
cilësive të lartpërmendura, nevojitet kurajo dhe guxim për të vepruar.
Duke kujtuar thënien e një
poeti, piktori dhe filozofi Libanez, Khalil
Gibran(Jubrān Khalīl Jubrān- që
lindi më 6/12/ 1883 dhe vdiq 10 /4 /1931 në New York), se: "Arsyeja dhe
pasioni janë timoni dhe vela e shpirtit tonë lundrues...",po
vazhdoj...
Jeta e njeriut i ngjan lundrimit të një detari, në kohë dhe mot të ndryshëm, anija e të cilit vozit në ujëra të qeta, të turbullta apo të trazuara nga stuhitë. Sipas Khalil Gibran, arsyeja është timoni i anijes, kurse pasioni është vela që ecën në drejtim të erës ose kundër saj. Ç'ndodh me njeriun vallë gjatë këtij lundrimi të gjatë e të vështirë në thellësi apo në cekëtina, sipas rrymës apo kundër saj? Si formohet ky njeri? Ç'shkallë personaliteti dhe nga se karakterizohet individualiteti i tij?
Arsyeja, talenti dhe pasioni përbëjnë një trinom i cili jep rezultat e diuhura, kur janë krijuar kushtet dhe janë të gjitha mundësitë për njohjen e botës. Arsyeja jashtë realitetit është si një hambar i zbrazët. Ndaj si bazë e aryes shërben njohja, jo si termë filozofik, por përmes saj arrihet tek realja nëpërmjet të të prekurit të shqisave dhe të menduarit.
Jeta e njeriut i ngjan lundrimit të një detari, në kohë dhe mot të ndryshëm, anija e të cilit vozit në ujëra të qeta, të turbullta apo të trazuara nga stuhitë. Sipas Khalil Gibran, arsyeja është timoni i anijes, kurse pasioni është vela që ecën në drejtim të erës ose kundër saj. Ç'ndodh me njeriun vallë gjatë këtij lundrimi të gjatë e të vështirë në thellësi apo në cekëtina, sipas rrymës apo kundër saj? Si formohet ky njeri? Ç'shkallë personaliteti dhe nga se karakterizohet individualiteti i tij?
Arsyeja, talenti dhe pasioni përbëjnë një trinom i cili jep rezultat e diuhura, kur janë krijuar kushtet dhe janë të gjitha mundësitë për njohjen e botës. Arsyeja jashtë realitetit është si një hambar i zbrazët. Ndaj si bazë e aryes shërben njohja, jo si termë filozofik, por përmes saj arrihet tek realja nëpërmjet të të prekurit të shqisave dhe të menduarit.
* Më parë duhet të dimë se deri ku mund të arrijë
njohja,
gjë që varet nga vullneti për ta arritur në një konkluzion. Veçanërisht duhet
të dimë se a është e aftë apo në gjendje "Njëmendësia"(Nevetja) të
arrijë kufirin e njohjes së botës dhe të zbulojë se sa vërtetësi ka në këtë
njohje? Nëse në njohjen e botës mungon e vërteta, atëherë në të gjitha shkencat
do të sundojë subjektivja.
* Po kështu nuk mund të ketë
letërsi dhe kulturë që t'i përgjigjet realitetit nëse nuk ekziston liria
vetjake e të menduarit. Theksoj se kjo liri fitohet kur e njeh botën dhe një
nga kushtet e kësaj njohjeje është përvoja jetike, që ndryshe, ose
shkencërisht quhet empirizëm.
*Ato që e bëjnë individin ta
njohë botën deri në qelizë, janë shqisat, përmes të cilave krijohen ndjesitë
për të shprehur atë që njohe dhe çfarë ndjen gjatë njohjes. Kjo quhet "Përvoja
Ndijore" (sensuale), që është burim i pazëvendësueshëm i njohjes.
Kjo është mëse e vërtetë. Bota reale nuk mund të njihet pa njohjen e jashtme të saj,
nëse nuk shihet, nuk preket, nuk dëgjohet ,nuk shijohet dhe nuk nuhatet.
*Por për ta njohur botën dhe
vetveten, njeriut i duhet edhe përvoja e brendshme, ndjesitë e
individit(sensualiteti) lidhur me atë çka ndodh brenda qenies së tij. Duke u
nisur nga këto ndjesi që pëcillen nga gjymtyrët apo nga gjendja e brendshme
shpirtërore, njeriu reflekton përmes ndërgjegjes.
*Disa filozofë(Platoni,
Lajbnici, Dekarti, Spinoza etje) thonë: "Arsyeja është i vetmi burim
kryesor i njohjes së botës." Pa arsye nuk mund të kuptohet se cila
është themelore në jetë. Pa veprimin e mendjes apo arsyes nuk mund ketë as
shkencë, as art, as letërsi, as kulturë dhe as zhvillim tërësor të njerëzimit.
Kjo shkallë e njohjes quhet Racionalizëm.
Duke e lidhur me artin apo
letërsinë, them se nuk ka art të mirëfilltë, të shkallës sipërore kur mungon
përvoja jetike dhe njohja e thellë e botës. Nëse vendosim përballë dy autorë
letrarë të shquar, për realizimin e një drame letrare me temë të njëjtë nga
genocidi i diktaturës komuniste edhe në rolet të jenë aktorë nga shtresa të
ndryshme sociale. Autorët të jenë me prejardhje të ndryshme shoqërore,
pavarësisht se tema do të jetë zgjedhja e tyre, sipas mendimit tuaj, cila prej
tyre do të jetë më e arrirë?
Jam e bindur se autori që e ka
provuar dhembjen deri në palcë, do të nxjerrë një vepër të përkryer, madje
madhore, sepse nuk mbështet në hamendësime, por në njohjen e realitetit, i
prekur fiszikisht dhe shpirtërisht nga ai. Jo më kot është thënë:"Arti, letërsia
burojnë prej dhembjes, por pa lënë në harresë lumturinë."Veçse arti që buron nga
dhembja është tronditës, të bënë të mendohesh dhe të
mbash qëndrim kritik ndaj problemeve që shkaktojnë dhembje dhe vuajtje. Kurse ai që buron nga
lumturia është si limonada me akull në verën e nxehtë. Iku vapa , akulli shkrin
dhe ky lloj arti apo letërsie harrohet. Ndërsa ai që ka në qendër
tragjedinë e një kombi, lë vragë dhe nuk harrohet. Ky art
shërben si udhërrëfyes i njereiut pozitiv, që e do ndryshimin dhe zhvillimin e kombit.
*Duke e parë në mënyrë kritike
njohjen që vjen si bashkëpunim i shqisave me mendjen. Njohja fillon me shqisat por
formën e saj të plotë e jep mendja, e cila formëson materialin e shqisave që
paraqitet në një kaos të vërtetë. Për këtë shoshitje formuese, Kanti
si pëfaqësues i Kriticizmit thotë:"Mendja është ligjëdhënëse e
Natyrës".Janë njerëz ata që formësojnë ligjet. Ligjëvënësit, a nuk
nisen nga arsyeja që njeriu të njoh ligjin, ta respektojë e ta zbatojë atë, që
njerëzit të jenë të barabartë para tij dhe duke u mbështetur në kushtetutë janë
të prirur të kërkojnë drejtësi. Përsëri është Arsyeja ajo, që ekzekutuesit e
ligjshmërisë i shkelin ato për inetersin vetjak. Shohim se
mendja ndërton dhe prapë ajo shkatërron atë që ngriti vetë.
*Njohja e vërtetë, njohja e Njëmendësisë,
është e mundur vetëm përmes intuitës. Ky proces ndjesish të
qëndrueshme(permanente) që nuk spjegohen nga logjika dhe arsyeja humane (por
janë aftësi irracionale të njeriut), quhet intuitivizëm. Sipas tij vetëm intuita është
në gjendje të njohë dhe të dallojë atë që është kryesore apo më thelbësore për
jetën. Pikërisht të nisur nga intuita si bazë njohjeje, shumë autorë veprash e
marrin tematikën nga eposi antik, për mos t'i lejuar vetes hapësira kritike.
*Për mundësinë e njohjes së
botës ekzistojnë dy pikëpamje po aq të skajshme si: dogmatizmi (besimi në të
shkuarën dhe kundërshtim i të resë) dhe skepticizmi :pavendosmëri (luhatje
në përcaktimin e njohjes). Këto sot janë nga dukuritë më jetike. Lidhur me
dogmatizmin dhe skepticizmin si pikëpamje që pengojnë zhvillimin përmes njohjes
së realitetit, shohim se politika e çdo ngjyre, apo njerëzit që udhëheqin
kulturën, institucionet e saj, janë gati të hyjnizojnë çdo vepër të së
shkuarës, të vlerësojnë dhe mitizojnë shkrimtarët, regjisorët, aktorët që kanë
vdekur, vetëm e vetëm për të mos i pasur si ferra nëpër këmbë krijuesit e rinj
që japin vlera bashkëkohore.
Lind pyetja:Mos
vallë Arsyeja apo Mosarsyeja e shndërrojnë njeriun në dogmatik, skeptik apo
realist? Njeriu e zgjedh vetë rrugën për arritjen e qëllimit. Sipas
përzgjedhjes dhe zgjidhjes së formimit ndërgjegjësor, gjithmonë vepron arsyeja,
e cila nuk është e përkohëshme, as rastësore. Arsyeja mund
të jetë e varfër ,por asnjëherë luks fasade, por ajo vepron sipas kushteve, faktorëve në të
cilat kalon jeta e individit. Janë
pikërisht këto dukuri që ndikojnë në formimin individual të tij. Mbështetur
në këndvështrimin individual ndaj botës, problemeve sociale të cilitdo, vepron
arsyeja. Nuk është erosi i vetmi ndijim që të burojë art nga shpirti i poetit.
Tek një individ që ka lindur me dhunti, duke jetuar me problemet, dramat dhe
tragjeditë, nis e vepron arsyeja. Pra bota që e rrethon, me të
gjitha dukuritë dhe fenomenet e saj, ndikon në "Njëmendësinë", në
njohjen e "Nevetes". Nëse arrin të njohësh veten, ke arritur shkallën
më të lertë të të menduarit. Mendimi apo arsyeja e këtij njeriu vepron krahas
ligjeve të natyrës dhe kurrë krahas kushteve që vënë politikat apo qeveritë.
Ato shkojnë e vijnë, kurse njeriu me intuitën e tij, duke vënë përballë dy të
kundërtat e arsyes, formëson karakterin e tij, i cili shprehet në të gjitha
fushat ku ai vepron si: art, letërsi, shkencë, ekonomi, kinematografi ,
drejtësi etje.
Atëherë arrijmë në përfundimin
se duhet Logjika që të njohim format dhe parimet e të menduarit real dhe
të vërtetë. "Logjika është mjeti për të hyrë në studimin e shkencave, në art dhe në
fushat krijuese. (Aristotel)"
Shkenca filozofike, që merret
me studimin e mundësisë, vëllimit, të vërtetësisë e të kritereve të njohjes së
botës, sendeve dhe dukurive të ndryshme, është Gnoseologjia. Duhet studiuar kjo shkencë
që të njohim botën dhe veten, gjithmonë përmes arsyes.
Arsyeja është pasqyrë e
ndërgjegjes (Nevetes) e cila kur arrin shkallën më të lartë të të menduarit,
mendimin e avancuar, ka krijuar Mbinjeriun apo Gjeniun. Pra si pasojë e Arsyes,
roli i "Njëmendësisë",është sa i avancuar në formimin e njeriut
"Njeri" dhe po aq i vyer në dhënien e vlerave reale kombëtare. Nga
Arsyeja varet formimi i karakterit të njeriut dhe se çfarë është në gjendje ai
të krijojë.