Lida Lazaj (Xhamo) Lindur në Dardhë
të Korçës dhe jeton në Tiranë. Është antare e klubit të shkrimtarëve “Kostandin
Kristoforidhi” Elbasan dhe Klub haik-ut Shqiptar prej vitit 2005. Botime:
1-Me zërin
tënd. Poezi&haik. 2005; 2 -Rruga për nesër. Haik. Shqip-anglisht.20073.
3-Gishti i
dheut të dhëmbshur. Poezi.2008
4.Poetesha të
haikut shqiptar.
Bashkautore.2009
5.Poetë ballkanas të haik-ut.
Bashkautor.
Botuar nga Rene Matouse. Kroaci Botime periodike onlain dhe në shtypin e
shkruar në Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Kosovë, të përkëthyera në maqedonisht, serbisht e kroatisht.
Poetja ka në
process një vëllim me tregime si dhe një vëllim me poezi, që së shpejti do
shkojnë për botim.
MBERRITI STINA E
ARRATIVE
Udhën e e ikjes së dallëndysheve
e preu ylberi
ku vjeshta ngjyen penelin
dhe gatit ikjen e gjetheve, për të njëjtën arsye ikje.
Njerëzia mori diell sa deshi
kapi jetën për frerësh dhe kalëron qytetit.
Eja,
të presin këtu grimca e rërës, guacka, leshterikë
zambakë të bardhë prej shkume
unë dhe deti.
Eja,
bashkoji frymën – pupël fluturaku
fijes së hollë të frymës sime, mëndafsh
holluar e tretur në shkrepa e labirinthe
dhe folmë,
folmë për trishtimet e stinës së shirave
Eja
anëdeti pa fundfillim
vetëm shenjat e flokëve të bijës së mbretit të erërave ka,
afroma fytyrën – hartë detare të arrative të arrative të mëdha!

E DJELA PËR QIELL SYÇKAT
E PERLËS KA!
Do mbushem me të djelë
e do shkoj te pendesa
gjethet e borzilogut, ti puth një nga një
t`ju pëshpëris fjalët e pathëna
që nga e hëna gjer tek e premtja
Do ti përkulem milingonës: ndjesë për mungesën
në banketin e së shtunës,
që shtroi me kokrën e grurit që i fala unë
Do ta bind veten të më falë
se, ndërsa mushkëritë i shpërtheja në ajër
tu fërshëllyer devizën: kostume nuk do vesh kurrë
këmbët më çuan në tubim
me njëmijë gjinkalla e arlekinë
do i tërheq veshin guximit,
që me gjith moshën e arkivuar
në pesëdhjet zarfe e ca
përdor akoma pampersa e biberonin
do ti mjekoj plagët me muzg
do lahem në detin e së dielës
E djela për det: syçkat e Perlës ka

TË BËRAT DHE TË PABËRAT E GRIMCËS
Me vezullimin e pafajshëm të
syrit të foshnjës
se mposhti dot shpërfilljen e njeriut
që mat të ndenjurat dhe shputën
në masën e pamatëshme të anëdetit.
Zbuloi brenda vetes kokëfortësinë e gurit
dhe iu ngjit në periferi të kofshës
e pret atje, me durimin e burrit, pret
të zbresë njeriu shpërfillës nga lartësitë e hundës
e të mësojë te perimetri i grimcës
përmasat e shpirtit të vet.

MË MËSOI DIELLI
Pikën e lotit ma piu dielli!
Kokulur, fëmijë i bindur kuptova: me lotë nuk qeraset mëngjesi
me një gisht mes brinjëve, rrënojat, që ishin zemër dikur
i selita sërish si një shtëpizë
me dritare kanathapur, kthyer nga dielli
që të mbledh rreze, për të shtruar rrugët e fëmijëve
dhe një vend të fshehtë, si kishëz
ku të fsheh lotin dhe të falem ditë për ditë.

Korrupsion
Në vendbanimin e ëndërrave të mia
një mësonjtore dhe një shitore
rreken të mbajnë me dinjitet të njëjtin emër rilindasi
prej andej, si vijë e hollë lapsi rrjedh ujë magjik.
Me kokën në duar në duar,
kthyer në poç të zbrazët
duke kërkuar shtegun për një pikë ujë
humbas nëpër terr,
përpra më del një lëndinë bari
kuruar përsosmërisht si ekspozitë antikuaresh
që ekspozon vetëm një zemër (prej bari natyrisht).
Nëpër terr, të tjerë si unë
me kokën në duar për një pikë ujë
pëshpërisin: “ është dhuratë e kandidatit për deputet
për të na bindur ne dhe yjet, se na do marrëzisht”.
Zemra (prej bari natyrisht),
luhatet e shformohet
tjetërsohet e rikrijohet
në trajtën e të linjtave prej mashkulli
përsosmërisht.
Humbur në labirinth mendimesh
dyshoj për egzistencën time
“ Jam a s`jam…të luajë kështu nga rrënjët bari…?!”
Era pas veshit më pëshpërit: ‘’Është lëmyshk moçali”.
Me kokën në duar kërkoj shitoren dhe mësonjtoren
që rreken të mbajnë me nder të njëjtin emër
rropatem, humb në kërkim të ujit pafundësisht.

NGA PËRSHTYPJET E ANËDETIT
Një grimcë rëre
ishte një grimcë e masës së pamatshme
nën timin shikimin shpërfillës
në anëdetin e vendit tim
ose asgjë-ja, ose vetëm një grimcë
e masës së luhatshme
Një grimcë rëre
ishte një grimcë e masës së pamatshme
nën timin shikimin shpërfillës
në anëdetin e vendit tim
ose asgjë-ja, ose vetëm një grimcë
e masës së luhatshme
me
forma shputash, këllqesh e barqesh
që nga lindja deri në perëndim.
Një grimcë rëre
pushoi së qëni një grimcë
kur Dielli u kërlesh mes valëve
dhe mes miliardave llambavedheve
doli Alçioneja dhe fshiu format e shputave, këllqeve e barqeve
grimca shëndriti si sy njeriu në kërcirin tim.
*Aliçioneja – bija e mbretit të erërave

KONFIDENCIALE
(Vetëm ty, askujt tjetër)
Mos i beso
kur natën të braktis në shtrat
e del e mediton nën yje,
mos i beso s`mendon për ty
një nimfë po gjurmon në pyje.
Mos u gëzo
kur t’thot: “ me hirin tënd
monumentale u bë vepra”
mos u gëzo!
Ti vetëm emrin ke në kopertinë
e gjith brendia është ajo tjetra.
Mos u trishto
o mikja ime,
mos u trishto
kështu e
paska kjo botë e vjetër
ujrat
freskojnë të gjith njëlloj.
Jam njeri i dobët
Kjo botë,
e bukur llahtarisht
dhe e pashpirt
nëse nuk je egzibicionist
duhet të gjesh guximin për të vdekur…
Mua më joshi
mandej shembi një xixëllonjë.
Bota harron
bën tualet e del shëtitje
e la mes brinjëve të mija zemrën plot ankthe.
Unë nuk bëj dot
as cirk
as vetvrasje…
.
LEKSION
VETPËRMBAJTJE
NË STINËN E LIRISË SË PASKAJSHME
NË STINËN E LIRISË SË PASKAJSHME
Unë vij nga fushat e mbjella me utopi
ku bëhej dhe mendohej tufçe,
ku plumbi hante edhe mizën
nëse guxonte, zukaste ndryshe.
Kokën e sjellë nga katakombet e gënjeshtrës
si relikte të çmuar e marrë në prehër
e pastroj nga mendësitë e mykura cdo ditë
e ushqej me filozofi të re, me dije e dritë.
Në stinën e lirisë së paskajshme
viruset e dredhin belin si vashëza të hajthme.
Një lilipute, pinjolle e fisit të ndershëm te shtatshkurtërve
që kurrë s`ka shijuar artin e shkruar, për shkak të kthetrave -alias thonj,
më zhvlerëson me një shikim të rimelosur fyçke.

Nga lartësitë e
këmbajkave dhe kodrave me silickon
demonët zgjohen, humb drejtpeshimin
një tik rebel në shesh të ballit kërcen vallen e sherrit
unë shpejt e shpejt si kundërhelm
mërmëris fjalë e vargje të Skënderit
“Në artin e qënies dhe të dritës
demonët zgjohen, humb drejtpeshimin
një tik rebel në shesh të ballit kërcen vallen e sherrit
unë shpejt e shpejt si kundërhelm
mërmëris fjalë e vargje të Skënderit
“Në artin e qënies dhe të dritës
përdorimi
i trupit bëhet sipas dëshirës”
P.S. Fjalët në thonjëza, janë të poetit Skënder Sherifi
P.S. Fjalët në thonjëza, janë të poetit Skënder Sherifi
E diela vdiq!
Erdhi e purpurt
si foshnje e sapo zgjuar nga gjumi,
megjithatë e diela vdiq!
As funeral,
as tinguj funebër
as lot në cep të syrit
veç trëndafili e shkundi vesën.
E kërrusi kokën, u vyshshk, u mpak.
Qyteti pi kafe,
ha briosh e gazeta
me shqisat e lodhura nga jeta
nuk percepton vdekje fluide,
tronditëse të thjeshta …
megjithatë e diela vdiq!