2013-10-26

Poezi: nga Raimonda Moisu, Vullnet Mato dhe Teuta Sadiku

"...nisa të ec me gjymtyrët e kujtesës...
image
-poezi-nga-Raimonda MOISIU


Nga dritarja ime shoh fluturimin e trumcakut,
krahët e tij janë imazhi i urës,
që lidh brigjet mes rrezeve të diellit
dhe kaltërsisë së qiellit.
-.-
Pas zogut unë papritur nisa të ec,
me gjymtyrët e kujtesës,
duke ndjekur pas pendët e tij
të fluturimit.
Nisa të gjykoja shpresën e dashurinë,
ankthin e embrioneve të zemrës,
dalldinë e përflakur.....
Nisa të rrëfehem se ende marr frymë.
-.-
Në psherëtimën e agimeve,
bulëzat e djersës tënde ledhatojnë
buzët që mërmërijnë nga dashuria,
si flatrat fërgëllonjëse të trumcakut.
-.-
Në burgun e intmiteteve të mija,
në errësirën e llampave që na lidhin,
rri strukur sekreti i artë i buzëqeshjes, ku
është burgosur liria tënde....
--.-
Në ishullin e bardhanës së carcafëve,
lulëzojnë margaritarët e virgjërisë së shpirtit tim...
Rilindim për të nesërmen.
-.-
Në cepin e shikimit zogu fluturon,
nëpër hapësirën e mitrës së hënës,
dëgjohet vetëm një zë,
Ai, më i sinqerti i botës,- zëri
që më grish për mëkat,
nëpër koralen përkëdhelëse të petaleve,
që kanë përmbytur kopështin e trëndafilave.
-.-
Cdo ditë vjen një trumcak, nga lart
dhe
cicërin
cicërin papushim,
në dritaren e burgut të gurtë...





Vullnet Mato: KUR FALEMI TE KY TEMPULL

Ndodh të ndjehem


sozia i Papës së Romës,


se kam Vatikanin tim


të ngritur mbi kërbishte.


Kur më duket vetja


kryemyftiu i botës,


kam dhe Mekën ku godas


djallin me gurishte.





Sepse predikoj në art


dashurinë e vërtetë


dhe i ftoj të gjallët


të vinë të falen tek unë,


të zbardhin shpirtin


nga mëkatet në jetë,


t’u prijë mbarësia


në shëndet e në punë.





Nuk jam shenjtor,


as magjistar iluzionist,


por dua me fjalë magjike


të bind çdo njeri,


se metaforat e vargjeve


dhe rimat e poezisë,


predikojnë në shpirtra


vetëm paqe e qetësi.





Largojnë nga mendimet


trishtimin dhe hakmarrjet,


që i vijnë trurit si dallgë


të padukshme ligësie,


nga dyndjet e politikave


që përhapin përçarjet,


me megafonët e fuqishëm


të mediave të tyre.





Unë bëj të puthen fort


miqtë dhe mikeshat,


t’i falemi më shpesh


tempullit të shenjtë poetik,


duke mërmëritur në heshtje


vargje nga vjershat,


për të fjetur gjithë natën


si në një shtrat kozmik!...




-----------------------



Teuta Sadiku


po goja e shtrembëruar,


e keni parë,


buzët e pengojnë të flasë


për pavarsinë e fituar.


E pavarur?!


e varur doja të thoja në të jetës litarë


prej duarve të të tjerve atë mot


sot,


varur nga duart e bijve të vet.





Pjella jote jam jetë


të shoh


prej kullës së vëzhgimit


e vetmja gjë që të ka mbetur në mes të fytyrës


sytë,


prej nga unë sodis botën tënde.








I hedh një sy penës,


padashje kam pikturuar vdekjen.


jam dhe unë brenda teje


si ,


si mund ti shpëtoj torbës së lypsit


po qendrës së grumbullimit


Hiqmu qafe më thuaj


po ku ,


ku të shkoj , më thuaj ku???


lejës së qëndrimit po i vjen fundi


as unë vetë nuk e kuptoj pse rri këtu


nga krenaria ime apo pabesia jote..





kur unë të përqafoj si fëmijë


ulur në prehrin tënd ,nënë


ha shqelmat e tua kudo


shqyej sytë nga lemeria


mos vallë ke shkalluar, jetë?!


në këtë krizë, papunësi


edhe marzia jote më duhej mua?!





Po bie muzgu mbi qyetet këtë mbrëmje.


Shihemi nesër,


me dritën e parë të mëngjesit.





Dhëmbë për dhëmbë


Jashtë xhamave qyteti im flë


nuk është zbardhur ende


vetëm Kriza vjen vërdallë


hyn shtëpi më shtëpi pa trokitur në portë


mbrëmë ,


kur nata u vesh në të bardha





Kriza mi futi në mish dy - tre dhëmbë .


u mbështolla një grusht


gojëkyçur kërkoja këmbët


kishin ngrirë në ftohtësinë e krevatit


kredhur vitesh në një heshtje varri.


Po, unë fle me një kob të zi


me emrin Krizë


në drekë


ha thërimet që lë Kriza në kuzhinë


lakuriq mes katër rrugëve tentakuloj


prej përbindshit në mitrën e Europës.


U gdhi


sa tmerr,


akoma këtij përbindshi nuk ia kanë prerë kërthizën


dhe unë si amfibë frymoj në ujrat e ndotura.





Mëngjesore





Sot gjithë ditën jam marrë me erërat


ndoshta erërat më kanë ndjekur mua


në mëngjes tek shkoja në punë


më guduliste hundën era e oxhakut të ndezur


zgjata të ngroh pak duart


nga tymi i skamjes më dogjën sytë


mora frymë thellë


era e qepës së rrëmbyer në tenxhere


avulli i çorbës së nxehtë ....


në kazanin ku zjen bota


copra gjuhësh , rrëmbe kombe, zemra popujsh


në kohë të ftohta ato haen


ata të tjerët veshin dorezat


e mbi menu nënshkruajnë


erëzat që do hedhin në gjellët e gatuara.


Kush tha se u mbyllën Mëngjesoret





Lindja


u gdhi


dhe hëna nuk mbylli sy gjithë natën


dhe në mëngjes


gjerdani me margaritarë lotësh


mbi gjoksin e xhamit gjithë avuj


i varësh.


tutje në horizont


dielli mes shtërzimesh


lindte i përgjakur .





Manifestimi





Parakalova dhe unë





në bulevardin e protestave të grave


me mendimet çadër


pashë nënën që u shërbente të gjithëve


njësh si skllave,


takova motrën


me lotët e saj lante shkallën,


përshëndeta shoqen që u rëzua tek cepi i lagjes


i dhashë dorën një vajze


me sy të nxirrë nga të qarët


për foshnjën lënë peng tek kazani…


Të paktën kështu mu prezantuan


sishte e nevojshme të flisnin shumë


Flisnin vetë plagët


në trupin dhe shpirtin e vrarë,


të Femrës.


Atje isha dhe unë


Me një gisht Make Up në fytyrë


Shoqja në krahë meje kishte një shtresë pudër


Çfarë marke , pyetët ju?!


Indiferentizmi juaj , me sa di unë.





Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...