Richard Fuchs dhe Lindita Arapi-Nis epoka e akullnajave për gazetarinë cilësore gjermane


immagine


Gazetat e mëdha gjithmonë janë konsideruar si garantuese të gazetarisë cilësore. Por konkurrenca e internetit po lë gjurmët e veta. Tirazhet bien, numri i falimentimeve rritet. Po bie kështu edhe niveli i gazetarisë?

Përmes një fushate të cilësuar si “Print-i ka influencë” Shoqata e Botuesve të Shtypit Gjerman po përpiqet që gazetat e printuara t’i rezistojnë fundosjes dhe të mbajnë klientët që rregullisht kalojnë në median online. Tirazhet e gazetave të printuara kanë rënë ndjeshëm. Disa syresh madje kanë falimentuar, apo ndodhen pak para fundit. Fillimisht shpalli falimentimin “Frankfurter Rundschau”, më pas gazeta ekonomike “Financial Times Deutschland”. Madje edhe vetë “Süddeutsche Zeitung” po përgatitet për kursime masive. Të prekur në masë të madhe janë edhe gazetat rajonale, ku fuzionimi apo shkurtimi i vendeve të punës janë të vetmet mënyra për të siguruar ekzistencën. Arsyeja për këtë gjendje të rrënuar është sa e thjeshtë aq edhe revolucionare: Gjenerata e re përdor si burim informacioni internetin pa kosto dhe nuk blen gazetën që kushton diçka.

Informacioni i përditshëm vjen përmes internetit

Pas një periudhe më shumë se dhjetëvjeçare ku ekzistuan krah për krah si ofertat print ashtu edhe ajo digjitale duke e zgjeruar ofertën mediatike në Gjermani, tashmë ka filluar përzgjedhja. Eksperti i mediave Sven Gabor Janzsky, drejtues i firmës së studimeve të trendeve shoqërore “2b Ahead” parashikon se: “në të ardhmen informimi masiv do të mbulohet tërësisht nga media elektronike. Shtëpitë e sotme botuese apo firmat që fitojnë para në këtë sektor do ta kenë shumë të vështirë në të ardhmen të mbijetojnë.”
Janszky mendon se gazetaria e printuar po shkon drejt fundit të epokës së saj, për një arsye: Ajo është thjesht shumë e ngadaltë. “Në të ardhmen ne i duam informacionet aty ku jemi: “Në smartphone, labtop apo në rrjete sociale. Sistemet asistente që i ofrojnë përdoruesit automatikisht dhe brenda kontekstit të kërkuar informacione në smartphon-in e tij kanë për të fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në të ardhmen.

“Gazetaria cilësore kthehet në këndin e cilësisë”

Megjithatë fundi i gazetarisë së printuar nuk do të thotë edhe fund për informacionnin e printuar, qetëson Janszky të apasionuarit pas letrës. Por në të ardhmen mediat e printuara do të kthehen në luks. “Informacioni i printuar do të kalojë në zonën e klasit të parë, pra aty ku informacionet vendosen në kontekst, analizohen dhe klasifikohen.” Pra nuk do të kemi më përditë nga një gazetë, por një revistë me letër luksoze, për të cilën një elitë fuqiblerëse është e gatshme të paguajë një herë në javë, apo një herë muaj, apo në tre muaj. Informacionet e printuara analizuese do të bëhen kështu plotësueset e informacionit të përditshëm. Shembull për këtë është “Die Zeit”, e cila përkundër trendit në rënie, si version i shtypur kap tirazhe rekord.
Por shumica e gazetave do të përballen me falimentimin, mendon studiuesi i trendeve. Kjo sigurisht nuk do të kalojë pa lënë pasoja në cilësinë e raportimit. “Ne do të shohim që gazetaria cilësore do të tërhiqet në një kënd të posaçëm, që është i shtrenjtë, por për të cilin gjen edhe një shtresë të interesuar.”
Kush pretendon që gazetaria cilësore ende i depërton produktet masive, duhet ta harrojë këtë, provokon eksperti Janszky, njeriun më të njohur të gazetarisë gjermane, Frank Schirmacher, botues i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, i cili lufton me pasion kundër digjitalizimit të plotë të sektorit të gazetarisë. “Çfarë ka ndodhur me digjitalizimin e informacionit?” pyet ai në fromë retorike lexuesit. Nga “bota e re e bukur e ekonomisë së informacionit” kanë dalë sipërmarrje të mëdha si Amazon, Google, dhe Apple.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)