Fushatat publicitare, kërkohen VIP-a


Reklamimi i produkteve apo shërbimeve me modelë të bukur e të panjohur tashmë nuk mjafton.  Duket se kompanitë kanë gjetur çelësin e suksesit të marketingut: të famshmit !
Ardit Gjebrea që shfaqet në televizor me reklamën e karburant ‘Kastratit’ apo të ‘Birrës Stela’, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso që habisin kur i sheh si imazhe të një prej shërbimeve të reja të një prej kompanive celulare në Shqipëri “Vodafone Red” që  pasohet nga këngëtari Pirro Çako dhe moderatori radiofonik e televiziv Blendi Salaj, këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj imazh i të kuqes ‘Birra Tirana’, Gentian Zenelaj dhe Julian Deda për marketin “Megatek”… bizneset po përqafojnë gjithnjë e më shumë trendin botëror të të kthyerit në “testimonial” të një brandi personazhe të famshëm, ndoshta shtyrë nga hamendësimi apo edhe studimi serioz i sjelljes konsumatore e njerëzit kanë më shumë gjasa të blejnë produkte apo shërbime  që njerëz të tjerë, njerëz të njohur,  i kanë blerë dhe pëlqyer. Njerëzit i njohin të famshmit, disa prej tyre i adhurojnë dhe do të donin të bënin njësoj si ata, të pinin kafen e preferuar të një personazhi të famshëm, të njëjtën birrë, apo t’u besonin të njëjtës bankë, të mbanin të njëjtën markë rrobash,  etj.
Këngëtarë, aktorë, sportistë dhe shumë të tjerë të famshëm shfaqen në reklama për produkte të ndryshme në të gjithë botën.
Sipas një studimi nga Universitetit i Liverpulit, reklama nga personazhe të njohur të një produkti ushqimor i inkurajon më shumë fëmijët të hanë atë produkt. Duket se kjo është një metodë e të krijuarit vlera, njohje dhe besueshmëri për një brand.
Fenomenit nuk i ka shpëtuar as Shqipëria, ku kompani të ndryshme biznesi zgjedhin personazhe të njohur për të marketuar produktet e tyre.
Kemi parë sopranon e njohur Inva Mula si imazh i Bankës “Societe Generale Albania” bashkë me futbollistin Edvin Murati, apo këngëtaren Vesa Luma dikur imazh i “Digitalb”. Adi Krasta apo Orinda Huta si imazh të “Tring digital” etj. Çiljeta Xhilaga dhe Armina Mevlani në spote shumë të nxehta për “Birrën Tirana”, po ashtu edhe këngëtarja kosovare Leonora Jakupi ka qenë imazh i një firme kafeje, dhe Argjentina Ramosaj tashmë është fytyrë e një prej reklamave të një operatori telefonik në Maqedoni. Së fundi është fushata  e Vodafone që po përdor personazhe të njohur për të reklamuar aplikacionet e tyre më të reja, ndërsa Pirro Çako, Enada dhe Gerd Vaso apo Blendi Salaj shfaqen në reklama të ndryshme. Edhe aktorët e humorit Jul Deda dhe Gent Zenelaj e bëjnë ‘Megatek’-un ndoshta zgjedhje të fansave të tyre e po ashtu këngëtari Ardit Gjebrea e marketon si birrën  e preferuar “Birrën Stela”, ndërsa fansat e modeles Afërdita Dreshaj nuk mund t’i rezistojnë shprehjes së saj “e kuqe pa turp”, kur reklamon kuqalashen e ‘Birrës Tirana’…
Fakti që të famshmit po bëhen çdo ditë e më në modë si imazhe reklamash, kjo do të thotë se kompanitë kanë goditur në shenjë me strategjitë e tyre të marketingut.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)