RIZA LAHI
Francëzët e kanë hymn kombëtar “Mersejezën”; të rënqethen mishtë nga disa inçizimet e saja në youtube. Provojeni!
Ajo, “Internacionalja”, “Varshavianka” janë këngë që kanë rrëmbyer mëndjet dhe zemrat e miliona e miliona njerëzve dhe njerëzimi I ka nderuar duke I mbuluar me lavdi.
Edhe Shqipëria e ka simotrën e tyre. Është kënga “Shqiponjat partizane”. Një këngë aq popullore dhe aq e kënduar, deri edhe nga njerëz të pangrëne e me të vrarë a të varruar mes tyre.
Djaloshi shkodran Kolë Jakova u fut në qeli, sigurisht pasi e zdruguan kolegët e “milic – horr xhubleta”. Burgjet mbusheshin përditë me djalëri shqiptare nga pala tjetër – fashistët dhe kolaboracionistët e tyre .
Siç tregonte më vonë heroi I rezistencës popullore për liri, në qeli I erdhën edhe dy fëmijë. Ndërkohë, atij nuk I punonte mëndja as te ndonjë e dashur, as te paratë, e as te qejfet e moshës, por te lufta kundër pushtuesëve të atdheutt ë tij.
Në atë qeli ai krijoi këngën “Bashkoniu, shokë me ne ndër çeta!” dhe ua mësoi me shumë dashuri pionierëve që I kishin zënë duke shpërndarë trakte dhe që, sigurisht I liruan më parë se atë. Por, kur mundi të kapërcente hekuat e kryqëzuara të qelisë së tij, dhe, që andej, mori malet atje ku ishin formacionet partizane , I shtangur, dëgjoi këngën e tij të buçiste me furi dhe ndjeu t’I shpërthenin lotët. Edhe në kohën e lirë por edhe në prag të betejave me fashistët dhe bashibozukët e sahanlëpirësit shqiptarë, kënga e tij fluturonte duke marrë dhenë.
Kështu kaloi “Mersejeza” shqiptare – nga zemra e Kol Jakovës, te ajo e dy pionierëve dhe, që andej mori dhenë për të rendur nëpër shekuj, pavasisht nga ndonjë brez I turullosur i kombit të shqiptar.
Por Kol Jakova ka bërë edhe këngën e “Tre Herojve të Shkodrës”. Që të dyja, nuk flasin askund për “luftë civile” siç është përpjekur ndokush të njollosë këtë luftë heroike të popullit të tij. Në “Tre herojtë…” tipizohen kështu forcat që u ndeshën me “shqiponjat partizane”: “Milic horr xhubleta/ Shif ku të çon kuleta/ Parja e huaj e shkreta/ Me vra sot vëllanë tand”.
Edhe tani të rënqethen mishtë, apo jo, I dashur lexues, nga ky mesazh kaq njerëzor, I dhimbshëm dhe realist.
Po për konfliktin jug – veri; lebër e malësorë, që ka nisur ti fryjë tollumbaces dikush këta ditë në ndonjë gazetë. Ja se çfar shkruan për labin Perlat Rexhepi shkodrani Kolë Jakova , sërish te kënga në fjalë: “Hajde, toska i vogël/ binde mal e kodër/ tuned mbarë një shkodër/ Oso Kukë taman”.
Ja, ishin një grup prej njëmbëdhjetë lebërish që të frymëzuar nga përplasja e madhështore e epopesë kosovare të vitit 1981, shkatërruan ekipin e dytë në evropë, “Partizanin” e Beogradit. Të kemi parasysh se , para golit heroic të Kushtës, lebërit I kishin mbathur me dy me zero sërbët mu në mes të Vlorës së tyre.
Labi , “toska I vogël” Dilaver Goxhai, u hodh në radhët e UCK. Dhe, kur në një miting e vunë të fliste si ish oficer I ushtrisë shqiptare dhe që e kishte rritur shtatin në shkollat e shtetit amë; kur pushoi furia e papushuar e duartrokitjeve ai iu tha kështu; ja, ky bir I këtyre lebërve “që duan të mburren”: “ Mos më duartrokitni dhe aq se unë kam ardhur këtu të laj një borxh. Kam ardhur të laj gjakun e Heroit të Popullit , birit të Kosovës martire, Xheladin Beqirit që ka rënë atje ku kam lindur unë”.
Lufta e popullit shqiptar kundër nazifashistëve nuk ka qënë për asnjë cast luftë civile dhe ndarja veri – jug ka egezstuar vetëm në ndonjë mëndje të çoroditur!
“Hajde, toska i vogël!”…I pari “Hero Populli”- “Karadaku” që dha jetën në Labëri.
Kolë Jakova ka qënë drejtori i parë I Tetatrit Kombëtar Shqiptar. Dramat e tija të mrekullueshme – regjisorët tanë u shqyen duke vënë në skenë drama të përkthyera – nuk ua hedh sytë më askush. Ato u ngjanë vajzave të virgjëra , të bukura pafund, të edukuara dhe korrekte , por që, djalëria , ja, e ka mëndjen te vajzat me shalët jashtë, me vështrime provokuese dhe që mburren hapur se sa dashnorë ka pasur.
“Kunora e Nuries”, “Halili dhe Hajria” “Lulet e shegës” apo, sidomos “Toka Jonë”, edhe sot, po të viheshin, do të kishin tundur dheun me bukurinë e tyre. Ato, apo, ta zëmë “Shtatë shaljanët” e Ndrek Lucës e “Nora” e Andrea Skanjetit.Por njerëzit, sikur janë vënë në garë se kush më shumë të flakë, të hedhë, të përbuzë, t’I ngërdheshet kulturës tonë autoktone, autorëve tanë vëndas, aktualë dhe të traditës .
Aq epokë ka bërë “Toka Jonë” saqë, mbështetur te ajo, një skeç I shkruajtur nga I ndjeri Paulin Selimi dhe vënë në skenë nga trupa shkodrane, ka korrur të qeshur pafund. A ju kujtohet? Kur talleshin me “Grevat e urisë”, që sot nuk ka asnjë dëshirë t’I kujtojë njeri, kurse, skeçin që tallet me ta, mbështetur te Tuçi e te Lokja , e kujtojnë të gjithë..
Kol jakova iu priu dramaturgëve të më vonëshëm, si Fadil Kraja e Ruzhdi Pulaha.
Romani tre vëllimësh “Fshati në mes ujnave”, që nuk gjëndet as edhe një kopje e vetme e tij në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës, , siç e ka konstatuar poeti nga Mitrovica Sabit Idrizi, për nga humori dhe të qeshurat që shkakton te njerëzit e mentaliteteve shqiptare, është I krahasueshem me Shvejkun .
Kol Jakova ka lënë edhe romanin ““Përball hekurave të kryqëzueme”, dramën “Përkolgjinajt”; një seri veprash për fëmijë si “Mbreti I divave”, “Kopështi I lulëzuem”; “Magu i Mall Përtacit”, “Garda Kruetane” etj.
Tani, lind pyetja:
E ka bërë gjë qytetar nderi vëndilnda e tij autorin e Mersejezës shqiptare? Shkodra?I ka dhën ndonjë titull këtij biri të saj që krijoi uraganin e luftës partizane, me këngën e të cilit, kushedi se sa bij nënash u hodhën në sulm për liri? Për turpin e saj, jo
Po Tirana? I ka ngritur kund atij një bust? Tanimë që ka vdekur? Ai është autori I këngës “Bashkohu shok, me ne në çetë”. Shkroi një jetë vepra monumentale derisa mbylli sytë . Mirë bust, jo. Por emrin ndonjë rruge, a ia ka vënë? Pa dilni të dashur miq e bëjeni harram një ditë e shihni se çfar emrash gëlojnë në emërtimet e rrugëve të kryeqytetit shqiptar
Le të mos kujtohet askush për Kolë Jakovën e as për veprën e tij shumëplanëshe! As me një bust, as me një emër rruge. Por gjallesa e tij, ky lapidar që hasharitet në zemrat e brezave të popullit shqiptar, “Bashkohu shok me ne në çetë”, u përlesh fytafyt me “Lili Marlen” in nazist, kur dikush strukej, u bënte hosanna apo u rreshtua në të njëjtat llogore ku hapnin zjarr hordhitë të Hitlerit.
RIZA LAHI
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...