2013-10-23

FATOS ARAPI , BABAI I HESHTUR I ”DRASHOVICA”…”ALARMET E PËRGJAKURA”

RIZA LAHI


Një peteshë e re dhe krejt e panjohur, Griselda Abazaj shkruante në nr e gjashtë të gazetës së re dhe të mrekulleushme letrare “Muzg”, këta vargje, po ashtu, të mrekullueshmë:
“Ai rri gjithmonë, aty, në karrigen e fundit…Ai hesht aty, në karrigen e fundit… Çojeni, ka folur tepër gjatë.”
Kjo poezi më solli në mëndje njërin që ishte në “treshen” e poetëve të tribunës së dikurëshme. Por që, ja, që ai, as nuk u “rinovua kurrë” e as bëri edhe përpjekjen më të vogël për ta paraqitur veten dissident të sistemit që kaloi.
Ky lab vendosi të ruante “ Lavdinë e heshjes krenare”, siç shkrunte Pushikin për mikun e tij Çadajev.
Dhe vendosi të mos fliste më..
Ky poet I ardhur nga shkencat egzakte – është diplomuar si economist – ka qënë aq aq i saktë në gjetjen e metaforave, si rrallë kush, aq I furishëm, si janë rrëketë e maleve labe dhe aq I pastër si ujrat e tyre dhe aq I kursyer në fjalë, siç janë barinjtë e Labërisë.
Megjithëse një vëlla të pushkatuar nga komunstët, ai këndoi tër jetën siç desh të këndonte zëmra e tij. U “martua” vetëm një herë dhe, ndaj ka heshtur prej kaq kohësh, ka heshtur kaq gjatë dhe, kushedi se çfar ka shkruar gjatë asaj heshtjeje. Dhe nuk gënjeu kurrë, siç nuk dinë të gënjejnë poetët e as mori poza për të “manovruar”, siç nuk marrin dot dinjitozët qytetarë…
Askush nuk ia përmend më dy poemat e mrekullueshme në ekstremet e mrekullisë, “Drashovica” dhe “Alarmet e përgjakura”. Sigurisht Arapi ka edhe të tjera vepra por këta të dyja, janë që , në letërsinë tonë të rezistencës antifashiste, paraqesin më mirë se asnjë poemë tjetër, shpirtin e a tij populli, nga gjiri I të cilit, u varën 6 femra në litar, kur në tër Evropën gjithsej, ishte vetëm një tjetër.
Nuk u vranë në luftë civile ato vajza, por në luftën e Dytë Botërore kundër boshtit “Romë – Berlin – Tokio”.
“Eh, moj Drashovicë/ Fytafyt përleshur / lebër edhe fricë”.
Lëbër përballë fricëve. O zot, çfar gjetjeje e mahnitëshme. Pjesa më luftarake e popullit kryetrim shqiptar ( që nuk po lënë gjë pa e sharë bijtë e tij sot, nganjëherë duke huazuar nga Faik Konica, si të ishte ai Mesia I shqiptarëve por, gjithsesi, nga plaga e hemoragjisë së tmerrerëshme, kur, thuajse një e katërta e tij është jabanxhi, kurbetçi, emigrant të kërcënuar për t’iu shkombëtarizuar fëmijët dhe nipërit) ndeshet fytafyt me fricët e tmerrshëm. Pleqtë e luftës tregojnë se kanë parë me sytë e tyre gjermanë duke luftuar në këmbë, duke shtënë në ecje, me llërët e përveshur dhe pa pikën e mëshirës për askënd dhe që në të zbardhur drita. Pa pikën e frikës. Me këta përbindësh u ndeshën lebërit në Drashovocë.
Kur ne u themi “Ballit të Kombit” se ai baskëpunoi me pushtuesit e atdheut, nuk është shkencore të mendojmë se ata, sidomos krerët e “Ballit” nuk e deshën Shqipërinë. Patjetër që e deshën shumë. Betoheshin për flamur, kishin në ball simbolet e flamurit dhe një pjesë nga kryeballistët, kishin prejardhje burrash të nderuar të Kombit. Mua më ka rastisur të intervistoj Abaz Ermenjin. Që ta provoja se çfar burri ishte – kini mëndjen, veç! Ai pranoi të intervstohej nga unë, vetëm kur I dhashë rojës te dera dy libra të mij me shqiponjën shqiptare tok me pyetjen, se “e kur vallë do të ketë kohë z Abaz?” – pra, të shihja çfar burrnie kishte, e provokova kështu. Pale a do të më nxirrte nga salla e tij me neoballistë, në krye të së cilës më pyeti. I Thashë se isha pilot I vjetër e sapo kisha lënë shërbimin; se kisha mbaruar shkollën e partisë – ia theksova “V.I.Lenin - , se kisha qënë antar I PPSH deri kur na kishin marrë tesrat e me urdhër, por që kisha ardhur me folë me të si shqiptari me shqiptarin, si bij të një nëneje, të një flamuri.
Pranoi.
Dhe u kënaqëm, jo dhjetë minuta, sat ha në fillim roja, por një ore gjysëm.
Fati pastaj e solli një eksponentët e “Ballit” dhe kushedi se sa antarë të tij I rrëmbeu alternative pa asnjë kompromis.
Ama, nqs “burrat e mënçur” e kishin parë të arsyeshme të mos lufronin, të vëzhgonin, se “jemi pak, të paarmatosur e ata janë lubi”, një tjetër pjesë e këtij populli, rroku armët pa iu trëmbur syri.
Në ballë të tyre qenë komisarët. Po pse, turp është të përmenden komisarët? Komisarët dhe “sigurimsat” I anatemojnë të gjithë dhe nuk I mbron askush dhe që tregon pikërisht formën e përshitrë të vetcensurimit, dhe jo vetëm nga masa e madhe dhe normale e mediokërve.
Alaremt e përgjakura flet dhe për komisarin….për “Shoku komisar… breda godet keq”.
Kjo poemë eshtë shkruajtur sikur autori është në llogore duke pritur urdhërine sulmit. Gjith nerv, tension, furi lufte, dhimbje njerëzore dhe ngjan me një derdhje të shkujdesur margaritarësh nga një trastë…
Si njëra, si tjetra,, nuk janë vepra që i thurin lavdi komunizmit, por një luftë epike të paparë në hosotinë shqiptare.. Por,e dhe po të përmednej kund komunizmi, partia, Enveri, ç’u bë?
Nga gjërat më të shëmtuara të periudhës së Diktaturës Komuniste ka qën vetcensurimi. nga e cila sëmundje po vuajnë sa të duash edhe sot, sidomos nga njerëz të brezit tim; sidomos nga këta të “Rinovuarit” që u kujtohen, sigurisht,e dhe gjynahet që kanë bërë në periudhën e tyre të dikurëshme.
More, po nuk gjen një sakllam, xhanëm. Me rastin e 102 vjetorit , “Pegas Albania ” kishte organizuar një aktivitet. Që të gjithë diskutantët, edhe njëri që kish ardhur nga Kosova, edhe ai, rreknin të paraprinin, se , meazallah që Migjeni të ketë simpatizuar, komunizmin, apo, prite zot, të ketë lexuar, e patur influenë nga ai. Ja, mër, ai ka qënë idhull I Niçes dhe Shopenhauerit….” E kanë bërë …studiues….e Ka thënë edhe i madhi….”.
More, të mos ishe simpatizant I ideve komunsite në periudhën kur shkroi Migjeni, ky është vetëm një gomarllëk. Ç ‘të bësh, vetcensurimi të bën të paraqitesh edhe me gomarllëqe. Edhe një studiues fashist, por objektiv, do t’I jepte sot të drejtë një poeti që qante për të varfërit në kohën e krizës së tmerrëshme dhe lindjes së fashizmit dhe që shikonte shpresën te “dielli alegorik”. Migjeni ishte nga Shkodra ku kish lindur e para celulë komuniste në Shqpëri. Vallë, të mos kishte miqësi poeti shkodran me ata? Mirëpo, nga dashuria për Migjenin, edhe atë ditë në 102 vjetorin, thuajse të gjithë u përpoqën t’ia heqnin atë rrobë të kohës.
Edhe Fatos Arapi, në këta dy poema….pse nuk I reciton njeri, nuk I boton njeri, nuk I shoqëron me muzikë vigane njeri ….Le të na thotë dikush, se cilat janë poemat më ngjethëse kushtuar luftës së Dytë Botërore të Popullit shqiptar se këta të dyja?
Bukuria e këtyre dy poemave, shtohet përditë.
Nga heshtja e thellë e autorit të tyre …..

RIZA LAHI

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...