2013-10-26

Shqipëria e pas perdes




Nga Fatmir Prof.dr. Terziu

Shqipëria është ende një skaj i ‘pashkelur’. Një skaj që e mbulon tisi i hollë dhe i trashëzuar i kohërave, paragjykimeve, edhe pse nga faktet dhe historia dimë dhe njohim mjaft. Janë jo pak ata që kanë shfaqur nga larg opinionet dhe më pas kanë dëshmuar se ishte ndryshe, ose kanë kërkuar falje publike. Por ky nuk është faji i tyre. Faji qëndronte, qëndron dhe besoj se do të qëndrojë mjaft kohë gjetkë. Kjo është në sitën e kohërave, kohës dhe kohërave që do të vijnë. Se kot nuk e thonë ‘ne jemi të mirët e botës dhe të këqinjtë e vetes’. Po pse ndodh kështu?


image


Reginald Uion, përpara se të shkruante librin e tij “Ballkani nga brenda” (1905) ai kishte botuar një artikull në revistën e asaj kohe “Blakvud” (Blackwood). Në këtë artikull që në titull e cilësonte Shqipërinë ‘të panjohur’. Dhe më tej ai vazhdonte se faji i kësaj qëndronte gjetkë. Kjo gjetkë, me sa duket është edne një enigmë. Një enigmë, që na krijon habi kur pyesim në rrugë se a e ‘njohin Shqipërinë, dhe a e dinë se nga bie’, në një kohë kur shekulli 21 ka prurë botën në të qindtat e sekondës në mjetin elektronik që e palosim në xhep. Kjo ndoshta më së shumti për skenat dhe skenarët televizivë të Parlamentit, Qeverisë apo... edhe zyrave me ‘jetë’ nga taksapaguesit shqiptarë. Ndoshta ky është thelbi? Apo pak paguhet për mediat dhe gazetat që janë jashtë Shqipërisë? Pak apo aspak bëhet për njohjen e Shqipërisë?





Shqipëria është ende një skaj i ‘pashkelur’. Një skaj që e mbulon tisi i hollë dhe i trashëzuar i kohërave, paragjykimeve, edhe pse nga faktet dhe historia dimë dhe njohim mjaft. Janë jo pak ata që kanë shfaqur nga larg opinionet dhe më pas kanë dëshmuar se ishte ndryshe, ose kanë kërkuar falje publike. Por ky nuk është faji i tyre. Faji qëndronte, qëndron dhe besoj se do të qëndrojë mjaft kohë gjetkë. Kjo është në sitën e kohërave, kohës dhe kohërave që do të vijnë. Se kot nuk e thonë ‘ne jemi të mirët e botës dhe të këqinjtë e vetes’. Po pse ndodh
kështu?
Reginald Uion shkruante tek “Blakvud”: “Ne kemi të bëjmë me një tokë të panjohur, të huaj dhe të mënjanuar. Harta e saj nuk është shumë e saktë. I ngjan vendeve të Afrikës qendrore. Për mjaft është një supozim. Një vend i luftëtarëve të ashpër dhe të pamatur”. Më tej shton se pse duhet të jetë kështu, kur ky vend është në zemër të Evropës dhe në një kohë kur “Mali i Zi ka pak shkolla, gjykatat e tij të ligjit, dhe gazetat e veta, Shqipëria nuk ka asnjë nga këto gjëra”. Dhe sot që ka me dhjetra e qindra gazeta në vend, me dhjetra e dhjetra të tjera në radhët e emigracionit, vazhdon të na shoqërojë kjo enigmë e mosnjohjes shqiptare. Atëherë pse?


Ndërsa Reginald Uion më vonë kërkoi falje dhe shpjegoi se “Unë sinqerisht pranoj se unë kisha paragjykime kundër shqiptarëve” ai tha se shqiptarët meritojnë respekt, njohje dhe madje bashkëudhëtim në jetën evropiane. Sot më në fund Shqipëria ka një kartë të hapur. U tha se është një vend kandidat dhe u duartrokit. Por a mjafton kaq? Qeveria e drejtuar nga Edi Rama duhet të kthejë sytë nga klasa e re shqiptare, klasa e integruar e emigracionit, se vetëm kështu, do të hapen fletë të reja njohjeje. Ambasadat janë vetëm disa strehëza ku taksapaguesit shtrydhin kursimet dhe shteti i bën nder mikut dhe militantizmit. Lutem bëni më shumë të zgjojmë më tej Shqipërinë dhe ta ndriçojmë atë në botë. Ndoshta sot më shumë se kurrë...



Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...