Nga Zenepe Luka.
Nermin Vlora”, “ndez Mitrovicën.
Takimi rajonal i gruas intelektuale shqiptare në Mitrovicë.
Në vijimësi të punës për të kontaktuar dhe promovuar vlerat e gruas shqiptare, gratë e shquara, pjesë e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, janë ndalur në Mitrovicë, Komunë e Kosovës.
Kjo veprimtari rajonale u organizua për gjatë dy ditëve 11-12 tetor, në qytetin e Mitrovicës ndërsa y kryen disa vizita e takime në rrethinat.
Për gruan intelektuale të Mitrovicës,është vlerësuar si risi, pasi është hera e parë në historikun e këtij qyteti, që organizohet një veprimtari e përbashkët me gra të shquara të Kombit, për promovimin e vlerave të gruas shqiptare.
Si asnjëherë tjetër, kërkesat për të marrë pjesë në këtë veprimtari të përbashkët me drejtuesit e Komunës, ka qënë e madhe, por janë mundësuar vetëm 20 anëtare të tij.Ndër to kanë qënë Nderi i Kombit Tinka Kurti, Nderi I Kombit Margarita Xhepa, Mjeshtër i Madh Irini Qirjako,Mjeshtër i Madh Vitore Sallaku. Dr. Makbule Ceco e Afërdita Stefani, gazetaret e mirënjohura Tefta Radi,Kozeta Mamaqi e Kozeta Zavalani, poetja dhe skenaristja Vllasova Musta, prezantrueja e mirënjohur e Telivizionit shqiptar Silvana Brace, këngëtarja e Vlorës Ludmilla Baballëku etj.
Duke kujtuar ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Teksa nisemi drejt Mitrovicës, të gjitha ne kujtojmë ditën e 16 shkurtit të vitit 2008, kur pikërisht ky grup grashë, pjesë e Fondacionit, udhëtuam drejt Prishtinës, për të marrë pjesë në festën e madhe të shqiptarëve, Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Por ky udhëti ndryshon shumë, pasi Kosova është lartësuar shumë si shtet, por është shkurtuar shumë edhe distance.Rruga e vjetër, tashmë ka mbetur një “relikë”dhe ne na duket sukur “fluturojmë” në rrugën e Kombit dhe duatrokasim gjatë gjithë kohës që përshkojmë tunelin, që shkon në gjatësinë rreth 6 km.Mirëse të gjejmë, Mitrovicë.
Takimi në sallën e Kuvendit në Komunë.
Lotë gëzimi, shpërthen Margarita Xhepa.5 zonja të Fondacionit u jepet “Mirënjohja” e Komunës.
Emocionet kanë shpërthyer që nga casti kur në hyrje të instituciont të Komunës, fëmijë të veshur me costume kombëtare, dhurojnë lule, një kartolinë dhe fjalen e ngrohtë:Mirë se erdhët në Mitrovicë.
Sidoqë ishte planifikuar të bëhej një bashkëbisedim me gratë intelektuale, entusiazmi, duatrokitjet pa fund, emocionet në diskutime dhe promovimi i vlerave të grave, i
ka dhënë pamjen e një Kuvendi të madh.
Afërdita Vatoci kryetare e grupit të këshilltareve gra në Komunë.
Në prani të këshilltareve të Komunës, intelektuale të qytetit të Mitrovicës, intelektualeve të ardhura nga Shqipëria,Italia, Mali i Zi, qytete të Kosovës, kryetarja e hrupit të këshilltareve gra,Afërdita Vatoci, ka celur takimin.Ajo është shprehur “se jo vetëm për gruan e Mitrovicës, por edhe për qytetin, rrethinat dhe krej Kosovën, ky takim, që është i pari në historikun e gruas shqiptare, vlerësohet si një ngjarje e madhe.
Ne gratë e Mitrovicës, ndjehemi shumë të privilegjuara që kemi mes tonë artistet e mëdha të Kombit Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Vitore Sallaku,këngëtaren e madhe të këngës popullore, Mjeshtër i Madh Irini Qirjako, intelektuale të shquara nga të gjitha fushat si në jurispodencë,gazetari etj.Faleminderit që në këtë ditë të shënuar për gruan, janë mes tonë edhe përfaqësuese të gruas së diaposrës,Malit të Zi,Italisë etj.Me sinqeritetin dhe modestinë e gruas, ju themi se për vetë problematikën që ka Mitrovica, ne kemi pritur prej vitesh që të organizohej ky bashkëbisedim.Për këtë shkak i shprehim mirënjohjen Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, që e realizoi dëshiron tonë të kahershme.
Bashkëbisedimi mes nesh, jo vetëm do të promovojë vlerat e gruas, por do të nxjerrë në pah problemaitkën, që ka gruaja në shumë fusha, që besojmë se do të jetë objekt i bashkëpunimit të mëtjeshëm mes nesh.
Tek ne është realizuar kuota e përcaktuar, duke kapur 30 përqindëshin në këshillin komunal dhe po bëhen përpjekje që në zgjedhjet e 4 nëntorit të shtohet më tepër numuri I grave, që në këtë asmble përbëhen nga shqiptaret dhe minoriteti turk.
Në Mitrovicë gruaja vlerësohet si një forcë e pazëvëndësushme për të dhënë kontributet e saj në ndërtimin e shoqërisë demokratike, ashtu sikurse ka qënë e tillë edhe gjatë luftës për pavarësinë e Kosovës.
Ndjehemi të lumtura që do të formohet edhe dega e Fondacionit në qytetin tonë dhe që gruaja intelektuale e Mitrovicës do të përfaqësohet në veprimtaritë që bëhen në Shqipëri, Kosovë, shtete e rajonit dhe kudo.
Avni Kastrati kryetari i Komunës Mitrovicë.
Më lejoni që në emër të qytetarëve të Mitrovicës, të punëtorëve, administratës së Komunës dhe të zgjedhurve në Asamble, por duke shprehur edhe mirënjohjen time personale, t’ju uroj mirëseardhjen në qytetin tonë, grave të shquara, anëtare të Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”.
Kur presidentja e Fondacionit, gazetarja Zenepe Luka, kërkoi mbështetjen tonë për të organizuar këtë bashkëbisedim, jo vetëm që e mirëpritëm, por mezi prisnim të vinte dita që të takoheshim.
Ne e konsiderojmë një eveniment të rëndësishëm për Mitrovicën, bujtja e artisteve të mëdha të Kombit, zonjës Tinka, Margaritës, Irinit,Vitores dhe personaliteteve të tjera, si gazetare, shkrimtare, ndaj kemi marrë të gjitha masat që jo vetëm të kuvendojmë për problemet tona, vecanërisht të gruas, por edhe të vizitoni vendet historike që kemi, të njihni traditën që përcon kulturë e atdhetari.
Mes nesh janë edhe deputetët e komunës së Mitrovicës.
Kam dëshirë të përcjell një informacion të shkurtër për Mitrovicën, që në të kaluarën ka qënë tërësisht industrial.Ka pasur dhe ka Kombinatin e Trepcës, që ka qënë i njohur në tërë Evropën, që prodhon plumb e zing.Në të kaluarën ka pasur rreth 12 mijë punëtorë, tani jemi në një situatë tjerër, lufta ka bërë të vetën dhe sot në këtë kombinat punohet vetëm koncentrati i plumbit të zingut.Besojmë se brenda një kohë të shkurtër, Trepce do të shkojë në identitet.
Mitrovica si qytet ka 72 mijë banorë, mbështetur në regjistrimet e fundit, ku 99 përqind janë shqiptarë.Në komunën në veri, sipas pakos së Ahtisarit, ka rreth 15 mijë serbë rëzidentë, ndërsa shqiptarë janë afërsisht 5 mijë.
Komuna e Mitrovicës me shërbimet e veta, vlerësohet me një perfonancë të lartë në shërbim të qytetarit.
Më tej ai ka nënvizuar rolin e gruas në organet e pushtetit vendor, në vendimarrje, në fushën e kulturës e krijimtarisë, duke u ndalur tek mkontributi në fushën e biznesit.
Zonja Drita Kadriu, Këshilltarja e Ministrit të Kulturës...
Përjetojmë një emocion të vecantë që në Mitrovicën tonë kanë ardhë zonja të mëdha të Kombit tonë, pasi ne jemi rritur e mëkuar me filmat e vargjet tuaja, kemi marrë fuqi prej jush dhe ja sot, ju kemi mes tonë.
Në emër të Ministrit të Kulturës. Të grave të Mitrovicës, shpreh mirënjohjen e thellë për kontributet tuaja në shërbim të Kombit, për bujtjen tuaj në qytetin tonë.Keni qënë dhe mbeteni modeli i përsosmërisë i grtuas shqiptare.
Eleganca juaj, të dashura motra, kariera juaj profesionale, politike, historike, na shtojnë krenarinë edhe ne grave të Kosovës.
Kam rastin të them disa arritje të gruas së Mitrovicës, që sot e kemi luftëtare të zonja në të gjitha fushat, si në të artit, krijimtarisë artistike, të biznesit.Gruaja ka dhënë kontributet e saj në luftën për Pavarësinë e Kosovës jo vetëm si luftërare, por duke sakrifikuar edhe djemtë, gjaku i të cilëve është vënë në themelet e shteti i ri i Kosovës.
Vitet 1999, lufta e Kosovës dhe 2005, shpallja e Pavarësisë, janë moment historike,që bashkuan kombin tonë dhe bashkarisht , dorë për dorë të cajmë shtigjet, për të mbrritur në Europë.
Më lejoni të ndaj me ju, emocionin e 17 shkurtit 2008, kur në Kuvendin e Kosovës, u shpall Pavarësia dhe unë pata fatin të jem përfaqësuese e gruas së Mitrovicën në këtë cast solemn.Aty u takuam me të gjitha ju, që kishit ardhur në atë ditë të shumë pritur nga shqiptarët dhe gëzuam sëbashku.
Unë nuk jam poete e njohur, shkruaj rrallë, por ato katër vargje që shkrova në atë ditë fatlume, më dolën nga thellësia e zemrës.Kam dëshirë ti them përpara jush sot, pse e konsiderojmë një ditë feste bashkëbisedimin me ju.
Sot jam pjesëza e miljontë,
E të gjthë atyre, që nuk janë,
E të gjithë atyre që dhanë,
E të gjithë atyre që festojnë,
E të gjithë atyre që gëzojnë.
Gëzofshi për jetë e mot edhe ju, që keni ardhë në Mitrovicën tonë dhe keni mbushur me gëzim zemrën e gruas së Mitrovicës.
Zenepe Luka Presidente e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”
I nderuar z. kryetari I Komunës Avni Kastrati.
Të nderuara zonja parlamentare të Asamblesë së Mitrovicës, intelektuale dhe të ftuara.Të nderuara zonja të Fondacionit .
Jo vetëm për ju por edhe për Fondacionin tonë, që mban emrin e madh të Ambasadores së Kombit, mbesës së Ismail Qemalit, Nermin Vlora, vlerësohet si një nga aktivitetet më të lumtura, më dëshiruara.
Në emër të Fondacionit unë ju shpreh mirënjohjen ju, i nderuar kryetar i Komunës, që na thatë po, sapo hapëm gojën dhe thamë se do të vijmë të kuvendojmë me gruan e Mitrovicës.Ju faleminderit nga zemra.
Teksa vinmim rrugës për këtu, na përmblodhën emocionet e 16 shkurtit të vitit 2008, teksa udhëtuam për 12 orë, për të marrë pjesë në ditën e shenjtë, të shumëpritur:Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.Pas 5 vjetësh gjithcka ka ndryshuar.Ne sot përshkuam rrugën e Kombit dhe erdhëm shumë shpejt në Mitrovicë, por edhe Kosova e Mitrovica, kanë ndryshuar shumë që nga ajo ditë.Kosova është shteti më I ri, por që ka ecur me ritme të shpejta në demokratizimin e shoqërisë.Gruaja kosovare, ku shkëlqen e Mitrovicës, kanë përparuar shumë.Ajo përfaqësohet denjësisht në Parlament, është Presidente e Republikës, ministre.Këto arritje i gëzojnë tepër motrat e Shqipërisë.
Ne sot kemi ardhë jo vetëm për tu cmallur, por edhe për ti dhënë dorën njëra tjetrës, që nën shembullin dhe amanetet e Nermin Vlorës, të shumëfishojmë kontributet , të promovojmë vlerat e gruas dhe mbi të gjitha, të jemi pararoja e shoqërisë, në udhën e përbashkët drejt Evropës së bashkuar.
Personalisht unë kam edhe një lidhje tjetër me Mitrovicën, pse gjatë vitit të luftës në Kosovë, është bërë pjesë e familjes sime.Bëhet fjalë për pasardhësit e Isa Buletinit, z. Xhemal Buletini-Shala me 20 pjestarë të familjhes së tij, ku më e vogla ishte Arbëresha 1 vjece. Për një kohë të gjatë.
bashkë ne ndamë dhimbjen, kafshatën e bukës, duke jetuar me shpresën e fitores, Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.Ndaj kam të drejtë të them se unë sot ndjehem si në shtëpinë time.
Me formimin e degës së Fondacionit këtu , gruaja intelektuale e Mitrovicës, do të bashkojë zërin me gruan intelektuale shqiptare në kërkim të të drejtave e lirive tona, të promovimit të vlerave, duke e vënë gruan ashtu si e meriton në ballë të shoqërisë.
Dr.Makbule Ceco.
Ish Nënkryetare e Parlamentit të Shqipërisë.
I nderuar z.Kryetar
Të nderuara e të dashura motra të Mitrovicës
Të nderuara kryetare dhe anëtare të Fondacionit “Nermin Vlora”.
Takimi I sotëm këtu në Mitrovicë, për mua, por besoj se për të gjitha pjesmarrëset, është tepër emocionues, ndonëse I vonuar, ka qënë I ngjizur dhe i kërkuar sëbrendeshmi në vetëdijën tonë prej kohësh.Falenderojmë nga zemra kryetarin e Komunës z. Avni Kastrati dhe presidenten e Fondacionit Zenepe Luka, që e finalizuan këtë ditë të shumëpritur.
Më lejoni që në këtë takim të evokoj dy moment të jetës dhe karierës sime politike, që lidhen drejtpërdrejt me Kosovën.
Në vitin 1999 isha Prefekte e Tiranës dhe për shkak të detyrës, por jo vetëm, përjetova tragjedinë, vuajtjen e sakrificën emë shumë se 1 miljon bashkëkombësve të mij, shumica gra, fëmijë, të depërtuar nga regjimi fashist I Miloshevicit.Disa herë më rastisi të prisja në kufinë, në Morinë grupe të tëra grashë të vuajtura, me fëmijë të vegjël dhe të porsalindur në krah, fëmijë me këmbë të zbathur që kapninën nënat e tyre për xhakete, që të mbushnin me dhimbje kur I shihje.
Këto gra, kur kalonin kufirin përqafoheshin me motrat e tyre , që i prisnin, që u krijonin ngrohtësinë e sigurinë e Atdheut Amë.As ne dhe as motrat tona kosovare, nuk mund ta heqim nga kujtesa atë solidaritet, për të mposhtur dhimbjen sëbashku.S’kish sit ë ndodhte ndryshe.Jemi një Komb.
.Ndërkohë më 17 shkurtin e 2008-tës, përjetova emocionet e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, bashkë me zonja të tjera të Fondacionit, në zemër të Prishtinës.Ajo ditë e acartë, ngrohu zemrat tona, të gjithë shqiptarëve, që kishin ardhur aty nga të gjitha kontinentet.
Të dfya këto përjetime, do të jenë bashkëudhëtare të jetës sime, të ndërthurura me njëra tjetrën shumë ngushtë. Pavarësisht nga sensi I kundërt I emocioneve, që mbartin, hidhërimi për vuajtjet dhe gëzimi i pamasë për kurorëzimin e sakrificave shekullore, për të mbrritur deri në ditën e shpalljes së Pavarësisë.
Ndaj të dashura motra të Mitrovicës, në këtë takim, pa pretenduar se do të them gjëra që nuk dihen, besoj se jemi në një mëndje, se janë të shumta dhe të prekshme tematikat që bashkëshoqërojnë statusin, pozitën, rolin e gruas shqiptare në familje, në shoqëri, në politikë, në punësim, arsim etj.
Pavarësisht problematikave të shumta, që ka shoqëria mbarëshqiptare, sin ë Shqipëri dhe nëKosovë, ka shënuar ndryshime positive, që I prekim në realitetin e sotëm.Lehtësisht evidentohet fakti, që shoqëria shqiptare është detyruar të pranojë gruan dhe ti krijojë kushte të kultivimit dhe realizimit të saj si njeri.
Shoqëritë ndërtojnë opinione për gruan: se gruaja duhet të jetë kështu apo ashtu, të vendoset këtu apo aty.Shkurt gratë jo shumë larg në kohë, shiheshin si qytetare të dorës së dytë.Ndryshimi fillon nga ndryshimi I këtij opinion, ndaj themi se se nuk kanë rëndësi ligjet, përpara ndryshimit të mendimit të shoqërisë për gruan.Pikërisht ky ndryshim mendimi, ka paraprirë ligjet për respektimin e të drejtave të saj.
Gruaja ka forcë të madhe. Eshtë e rëndësishme të besosh tek aftësitë e tua.Sejcila prej neshe në këtë sallë, I beson vetesPas këtij besimi gratë mund të luftojnë për të drejtat e tyre.Ky besim e çon gruan në etjen për të mësuar sa më shumë për botën rreth saj, i jep mundësinë secilës të luftojë për të drejtat e grave.
Po te shikojme ne raport me te kaluaren,jo fort te larget,sot ne Shqiperi po thyet jashtë çdo parashikimi tabuja e disbalancës gjinore në vend, duke vendosur në radhët drejtuese grate dhe vajzat dhe sidomos duke shembur raportet klasike të diskriminimit gjinor në të cilin kemi qenë të klasifikuar si vend.
Po zhbëhet struktura e deritanishme e maskilizmit drejtues në burokracinë e vendit, por po thyet edhe miti i pabesueshmërisë politike ndaj tyre.
Është ndoshta akti i parë dhe më i bujshëm i zgjerimit në përmasa të ndjeshme të burokracisë së vendit me pjesëtare gra dhe vajza. Kjo sigurisht nuk është një zgjidhje tërësore e disbalancës gjinore, por kjo preferencë është një çelës që hap siparin e një imazhi të ri dhe sigurisht godet skepticizmin e akumuluar, dhe pse jo,përmbys një mentalitet maskilist. Pikërisht kjo po verifikohet dhe po ngjet aktualisht edhe në mjediset politikëbërëse dhe në opinionin masiv publik shqiptar.
Prania e grave dhe vajzave në nivelet më të larta të vendim-marrjes, i shërben rritjes së cilësisë së kontributit të gjysmës së shoqërisë në bërjen e politikave.Nga ana tjetër, përfshirja e grave në këto nivele, nxit, inkurajon apo krijon klimën nxitëse edhe për gra e vajza të tjera, të cilat kanë dëshirë të kontribojnë në këto nivele dhe në të gjitha fushat e veprimtarisë shoqërore.
Na gëzoi fakti, që edhe këtu në Komunën e Mitrovicës, sikurse u shpreh kryetari I Komunës z. Kastrati, një pjesë e mirë e anëtareve të këshillit, përfaqësohen nga vajza e gra me contribute të spikatura.
Një dukuri,të cilën do të doja ta sillja në vëmëndje, me të cilën po ndeshet aktualisht shoqëria shqiptare, është dhuna ndaj gruas, sidoqë është një dukuri edhe në vende të tjera.
Lidhur me këtë dukuri do të këmbëngulja, insistoja tek mesazhi, që duhet ti përcjellim grave:”Të arsimohen, të arsimohen dhe përsëri të arsimohen.Kjo për faktin se arsimimi ndihmon të kuptojë cdo grua, që ndërmerr nismën e daljes nga korniza e detyrimeve të saj të pandashme të familjes, si hapi i parë dhe më domethënës I ballafaqimit me rolin dhe kontributin në jetën shoqërore e publike, për rëndësinë e të qënit grua, që mëshiron respektin për veten, që ndjek ëndërra, që përpiqet, shpreson, merr pjesë në zhvillime, që nuk janë thjeshtë e vetëm ato të familjes
Duke u arsimuar luftojnë për të kërkuar të drejtat e tyre, pasi nuk t’i japin të tjerët, nëse nuk I kërkon dhe nuk lufton vetë..Liria nuk vjen nga jashtë, ajo vjen Brenda nesh.
Ky është mesazhi që do të doja të përcillja në këtë bashkëbisedim të ngrohtë dhe tepër rezultativ për cilëdo nga ne, për më tepër gratë aktiviste të shoqërisë civile për promovimin e vlerave, rolit dhe kontributetit të gruas në zhvillimin, emancipimin dhe prosperitetin e shoqërisë shqiptare, në mbrotjen dhe zhvillimin e të drejtave të , sikurse është edhe Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, pjesë e të cilit jemi edhe ne.grave
Duke përfunduar dua të them se niveli i barazisë gjinore, e lirive dhe të drejtave të gruas, qëndrimi ndaj pozitës. Statusit dhe roleve gjinore dhe qytetare të gruas, është tregues esencial e social, me të cilin mund të “matet” dhe vlerësohet niveli i emancipimit të shoqërisë shqiptare,shkalla e zhvillimit,demokratizimit e prosperitetit të kësaj shoqërie.
Ju faleminderit që sot ishim bashkë e ndamë mendimet tona.
Më tej diskutuan Vitore Leka Stefa dhe Mardena Kelmendi, përfaqësuese e gruas intelektuale shqiptare në Diasporë. Ato u ndal tek kontributet që ka dhënë gruaja në mbështetje të luftës në Kosovë dhe sukseset që janë arritur në ndërtimin e shoqërisë demokratikë në shtetin më të rid he kontributet që jep gruaja.
Takimin e përshëndeti edhe Dr.Zylfie Duraku, në emër të gruas intelektuale shqiptare në Malin e Zi.
Shpërthen Margarita Xhepa.
Kulmore e këtij takimi ka qënë dalja në podium e Nderi I Kombit Margarita Xhepa, që pas përshëndetjes që bëri për Mitrovicën dhe gruan intelektuale kosovare, recitoi me ndjenjë e passion, si di vetëm ajo, poemën e Dritë ro Agollit “Pocari”.Pas recitimit, salla duatrokiti në këmbë për minuta të tëra.
Mirënjohje e Mitrovicës.
Kryetari I Komunës z. Avni Kastrati, ka akorduar “Mirënjohjen e Mitrovicës” artisteve Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa, Presidentes së Fondacionit Zenepe Luka si dhe përfaqësueseve të grave në Diasporë, Vitore Leka-Stefa dhe Mardena Kelmendi.
Në emër të Fondacionit Nermin Vlora Falaschi”, Nderi I Kombit Tinka Kurti, njëherësh edhe zv,Presidente e Fondacionit, I dhuroi kryetarit të Komunës z. Avni Kastrati si dhuratë Shqiponjën dhe Ismail Qemalin, simbolikë jo vetëm e Kombit.
Mjeshtri I Madh Irini Qirjako gjithashtu I dhuroi Komunës botimet që ka bërë Fondacioni për figura grashë të shquara si Nermin Vlora, Vipleta Manushi si dhe dokumentarin për rrëgëtimin që ka bërë Fondacioni.
Në përfundim u formua dega e Fondacionit për qytetin e Mitrovicës me 5 anëtare, ku kryetare u zgjodh dr.Afrodita Vatovci.
Vizitat.
Dita e dytë e qëndrimit tonë në Mitrovicë, është ngrysur me vizita të rëndësishme, ku thuajse të gjitha ne I shihnim për herë të parë.Gjatë gjithë kohës na shoqëroi nënkryetari i bashkisë, njëherësh poet z.Riza Haziri.
Kulla e Isa Buletinit.
U prit me shumë interes vizita tek Kulla e Isa Buletinit,që përcjell vlera të mëdha historike, që ndodhet në fshatin Buletin ku ka lindur, është rritur dhe ka luftuar Isai.
Aty na prêt stërnipi i Heroit, Gazmendi, që sikurse thotë, kohën më të madhe e kalon në Kullë.Me krenarinë e merituar, pinjolli I Buletinëve, që ka edhe ngjajshmëri fizike me gjyshin, flet për gjithcka që përmblidhet në Kullë e jashtë saj.
Ai e vlerëson një event të vecantë vizitën e grave të shquara të Kombit dhe pa vonuar, nis rrëfimin.
Në brendësi të Kullës vërehen dy kulla, kulla e burrave, që është ndërtuar në vitin 1887 nga I ati i Isait, Ademi, e cila nga viti 1947 deri më 1970 ka qënë shkollë shqipe.Nga kjo kullë kanë dalë akademikë, doktorë, por më parë zhvilluar shumë luftra dhe beteja.Kulla lart është e grave dhe është ndërtuar në vitin 1912, tani quhet Kulla e zjarrit.
.Kulla ka qënë e shkatërruar tërësisht gjatë luftës dhe u restaurua në vitin 2004 dhe për këtë Gazmendi falenderon Qeverinë e Kosovës.
Gjithësesi, kjo nuk ndikon që materialet e ekspozuara aty, shumë prej të cilave janë veshje dhe orendi të Isait, të sjellin gjurmët e kohës.
Ciceroni ndalet gjatë tek historiku i fisit të Buletinëve, që e ka prejardhjen nga Isniqi i Decanit që nga vitit 1750.Sot ata jetojnë në të katër anët e botës që nga Brazili, Anglia, Italia, Bosnjë-Herxegovina, Shqipëri e Kosovë.
Interes paraqiti familja e Isës me
9 djentë dhe 5 vajzat, shkollimi i tyre në metropolet e Evropës dhe kontributet e mëdha në interest ë Kombit.
Historia kësaj familjeje të bën krenare, por njëherësh s;ke se sit ë mos ndjeshë dhimbje për persekutimin që I është bërë, duke e shndruar familjen e pasur në shumë të varfër, pas konfiskimit që iu bë pasurisënë vitin 1947.Përvec kësaj I u mohuan të gjitha të drejtat për shkollim e punësim dhe u kosnideruan armiq,
Gazmendit I shkëlqejnë sytë nga gëzimi kur na jep sihariqin se:”Me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë u arrit të bashkohen familjarët e fisit të Buletinëve në oborrin e Kullës.Ishte një spektakël I vërtetë, pse kjo ndodhte për herë të parë dhe sepse nuk e njihnim njëri tjetrin.
Përvec emocioneve dhe krenaruisë që muarëm, fiksuam edhe dhjetra foto, që nga vatra ku lindi Isa Buletini dhe pasardhësit e tij, pranë varrit ku prehet Heroi, duke fiksuar e marrë me vete gjurmët e luftës brenda kullës dhe në oborrin e saj,, frengjitë, 7 prej të cilave janë të mëdha ku ka luftuar Isai, oxhakun kryesor në katin e parë, ku Isai me bashkëluftëtarët ka skicuar strategjitë e betejave..
Kullën e Isa Buletinit e muarëm me vete për ta cuar në Tiranë, Vlorë, Shkodër nëpër Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë….
Tek Ura e Ibrit.
Në mbështetjen tonë vijnë forcat e Eulex-it.Një foto me ushtarakët italianë.
Të dalësh nga Kulla e Isa Buletinit dhe të kalosh Urën e Ibrit, është një kontrast i madh, aq më tepër në këto ditë tensioni në prag të zgjedhjeve të 4 nëntorit.Sejcila nga ne përjeton një ndjesi të frikshme këtu mbi urë dhe dikush na këshillon që të bëjmë kujdes.
Kalimin matanë, e pengon një masë e madhe zhavori,që u thotë stop mjeteve, por paraljmëron njerëzit të bëjnë kujdes..
Nënkryetari I Komunës z.Riza Haziri, na spjegon se pikërisht kjo urë bëhet shkak I incidenteve dhe tani në prag të zgjedhjeve të 4 nëntorit, situate është e tensionuar.Ai e quan të pakuptimtë faktin që
strukturat ilegale në veri të Mitrovicës kanë përforcuar vëzhgimin e tyre në drejtim të jugut të qytetit, duke vendosur edhe një kioskë matanë urës kryesore të Ibrit.Aty qëndrojnë pjesëtarët e të ashtuquajturës ‘Mbrojtje territoriale civile’, që ka si qëllim ruajtjen e barrikadës dhe kontrollin më të mirë të situatës në këtë zone gjatë gjithë kohës..
Ne kërkuam të kalonim matanë urës, jo vetëm si një e drejtë e cdo qytetari, por edhe për faktin se vetëm disa metra larg, ndodhej shtëpia e Xhemail Buletinit, që na kish ftuar për një vizitë.
Djali I tij Fatmiri, por edhe nipi Lulzimi, sidoqë ndjehen të trembur, pasi askush nuk e parashikon se cfarë mund të ndodhë, na luten që të bëjmë vizitën e dëshiruar.
Pikërisht në këtë cast, na afrohet një grup ushtarakësh të EULEX-it, që na përshëndesin italisht.
Mësuam se ata qëndrojnë me shërbim në Urë, për të parandaluar cdo incident, ndaj kërkojnë të na ofrojnë mbështetjen e tyre.
Lëvizjet që filluan papritur matanë urës, krijuan pasiguri, ndaj u vendos që të mos kalonim matanë, duke lënë në pritje edhe Xhemal Buletinin dhe bashkëshorten Miradia, që kisha 14 vjet pa u takuar..
Vizita mbi Urën e Ibrit u fiksua në disa foto, më simbolikja ishte ajo me ushtarakët italianë, që kur muarën vesh se kishin të bënin me gra të shquara shqiptare në fushën e artit, kërkuan që këtë kujtim të bukur, tua dërgonim edhe atyre.
Në Muzen e Kristaleve të Trepcës,
Vetëm një vit më parë është përuruar Muzeu I Kristaleve në Trepcë, projekt me fondet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ndërmarrjes “Trepca’ me një vlerë prej 560.000 euro.
Ciceroni I muzeut të rrallë, na spjegon se ideja e ndërtimit të këtij Miuzeu modern, ka lindur si domosdoshmëri për ruajtjen dhe promovimin e pasurive nëntokësore, që shfaqen në formën më të bukur natyrale, përmes kristaleve të Trepcës.
Mësojmë se ky muze, që për gjatë një viti nga përurimi I tij, ka shënuar mijëra vizitorë, është vënë në shërbim të kulturës industrial, të universiteteve, shkencës dhe do t;u shërbejë brezave, për të njohur pasuritë minerale të shtetit të tyre, që janë të njohura jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën..
Ne habitemi që në minierë kaa jo vetëm zing e plumb, por edhe ar e argjend.Nëpër stenda janë ekspozuar forma kristalore të madhësive të ndryshme nga më të rrallat që ekzistojnë.
Në këtë minierë ezervat janë të mëdha, por kërkohen investime-thotë ciceroni-kur e pyesim.Largohemi të mahnitura nga kjo pasuri e rrallë e nëtokës, që mbetet edhe një shkak kryesor I konflikteve me serbët në Veri.
Në Muzeun e qytetit, ku trashëgimtaria kulturore, jep mesazhin e bashkëjetesës.
Kjo pasuri mijëravjecare në fushën e arkelogjisë, etnofrafisë, trashëgimnisë kulturore, që është ekspozuar në eksponatet e Muzeut të qyteti të Mitrovicës, përcillet përsosmërisht nga ciceronian Nora Prekazi.
Kjo pasuri-nënvizon ajo, ndodhet edhe këtu në Mitrovicë, pasi gjithcka është ndërtuar në kohën e bashkim-vllazërimit.
Në pavionin e etnografisë, konstatuam dicka shumë interesante, që me të drejtë Nora ndalet.Në një eksponat janë vendosur jeleku shqiptar, jeleku serb, më tej ai boshnjak dhe turk.
-Është shkrirë tradita në qytetin tonë.Basshkë traditat e kulturës shqiptare dhe serbe, që vecmas përfaqësojnë identiten dhe traditat në shekuj të kulturës popullore.Pavarësisht nga pëlqimi ose jo, nga politika, kultura është bashkë, një kolorit ngjyrash, ku datojnë shekujt.
Ndërsa në këto eksponate, era e shekujve përcjell vëllazëri, bashkim, kur kujton Urën e Ibrit, megjithëse jemi në shekullin e 21 prek paradoksin:Përcarje, urrejtje.
Kultura është gjuha e vetme që bashkon popujt dhe përcjell mesazhin e bashkëjetesës.Sikur të vepronte kështu edhe politika…
Aktorja me emrin Camërie
Teksa vizitonim Kullën e Isa Buletinit, dikush thirri:Camërie, eja këtu.
Të gjitha kthyem kokën pas.Emër femre? S’e kishim dëgjuar ndonjëherë.Sigurisht nuk mund të mos bisedonim me vajzën bjonde, për të mësuar “sekretin” e emërit të saj.
Unë jam bija e poetit dhe Atdhetarit Jakup Ceraja.Ndjej emocion të vecantë që bashkë po flasim tek Kulla e Isë Buletinit,Sigurisht emrin ta vemndosin pritndërit kur ti sa ke lindë, por unë dua t’ju them se këtë emër të vecantë e mbaj me krenari të madhe.Emrin ma kë vënë im atë, i cili dha shumë, vuajti shumë për të ardhmen e popullit tonë.
Vërtetë është emër I vecantë dhe shumë njerëz shprehnin habi, kur e dëgjojnë.Kur i kërkova tim eti të më rrëfente se përse me vendosi këtë emër, ai m;u përgjigj.
-Kur linde moj bijë ishe e bardhë si një pëlhurë dhe populli cam për mua është më shpirtbardhë nga të gjithë.Kësihtu m’u duk se ime bijë simbolizonte camen dhe emri I bijës sime, do të më jepte krenari.”.
Ndaj dhe unë e ruaj me xhelozi, e mbaj me krenari dhe krenohem ngado që shkoj e më thërresin: Camërie?
Mësuam që jeni aktore. Cila është kariera juaj?
Unë jam poete dhe aktore dhe profesioni im është dramaturge.Jam lindur dhje rritur në Mitrovicë, përfundova studimet në Prishtinë dhe u ktheva në qytetin tim për të dhënë kontributet e mia.E kemi amanet nga babai, që kurrë të mos largohemi nga qyteti ynë. Mitrovica.Jam në teatrin profesionist të qytetit, organizatore dhe bëj sat ë mundem për Mitrovicën.
Kthimi.
Pas 48 orë qëndrimi në Mitrovicë, muarëm rrugën e kthimit të mbushura me emocione si rrallë herë, duke lënë pas “zjarrin” që ndezi “Nermin Vlora, në qytetin e trazuar të Kosovës në prag të zgjedhjeve të 4 nëntorit.
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...