Suksesi i zgjedhjeve paraprake, sidomos në veri të Kosovës, do të ketë domethënie për konsolidimin e ardhshëm të paqes e të stabiliteti, ka vlerësuar Sekretari i Përgjithshëm i OKB –së Ban Ki-Moon.
Situata e sigurisë në Kosovë është thellësisht e qetë, me incidente të kohëpaskohshme etnike dhe të dy palët po dëshmojnë përkushtim të përforcuar për pengim të tensioneve në terren që të mundësojnë që dialogu i Prishtinës dhe i Beogradit për implementimin e asaj që është arritur të shkojë më tej, thuhet ë raportin tremujor të cilin e transmetojnë medie serbe.
Moon thekson se po vazhdon implementimi i Marrëveshjes së Brukselit por ka tërhequr vëmendjen se edhe pse udhëheqja e Serbisë është për zgjedhjet dhe po i shtyn serbët të marrin pjesë në to, në veri ende ka fushatë të fuqishme kundër daljes në zgjedhje.
Ban ka falënderuar Prishtinën e Beogradin për përpjekjen e vazhdueshme për dialog.
"Përparimi në terren drejt paqes e stabilitetit do të jetë me rëndësi vendimtare për synimet e Serbisë e të Kosovës drejt integrimeve evropiane. Të dy palët kanë ndërmarrë hapa impresivë për t’i afruar këtij qëllimi dhe përparimi i mëtejmë në normalizimin marrëdhënieve sipas kritereve të BE, do të jetë me rëndësi të veçantë", ka thënë Moon. Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së që pritet të lexohet në gjysmën dytë në nëntorit, flet edhe për vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it më 19 shtator.
Në pjesën që ka të bëjë me çështje policie e të jurisprudencës theksohet se edhe përkundër problemeve, më 25 korrik pesë serbë dhe një shqiptar janë vendosur në Komandën rajonale për veriun Kosovës.
"Transferi i personelit të jurisprudencës dhe struktura gjyqësore ende është në bisedime dhe ai po zhvillohet ngadalë por Ministria serbe e Drejtësisë më 1 shtator ka zgjatur vendimin e mëhershëm për të suspenduar aktivitetet e veta në veri duke pritur përgjigjet për çështjet e pazgjidhura”, thuhet ndër të tjera në raport.