2013-11-02

Doli nga shtypi romani i një shkrimtari të talentuar shqiptar-Agim Dauti, Erë lufte i vinte Kosovës, Prishtinë , 2013


Agim Dauti është një shkrimtar i eksperimentuar, autor i tre vëllimeve poetike dhe i romanit të tij të parë “Erë lufte i vinte Kosovës”, kushtuar fëmijëve të helmuar gjatë fundviteve të '90-ta.
Libri del në kuadrin e Bibliotekës Prozë, redaktuar nga Shpresa Hoxha, boton Ura Prishtinë.

- Më thuaj kujtimin më të mpreht që ke pasur ndonjiherë.
- Blerta, kujtimin që nuk dua ta humbas asnjëherë, është puthja jonë e parë.
Unë thash kujtimin më të mpreht, e jo kujtimin më melankonik.
- Të thash moj, lermë të qetë, a të tregova se sa të dua? Tash të shkojmë se dua të mësoj për provimet që vijnë, foli Sokoli dhe u nisën drejt qytetit duke shushuritur mes vete.
Për Sokolin dhe Blertën kishte filluar tjetër jetë. koha e luftës kishte ikur, e tash duhej bërë " luftë" për të nxënë sa më shumë dituri, për të hapur horizonte për një ardhmëri e cila nuk le vend për kriminelë, por për njerëz të civilizuar....(fragment nga ronmani).


Agim Dauti-Kokaj, u lind më 30 qershor 1966 në fshatin Kokaj, komuna e Gjilanit.
Pas përjashtimit nga Gjimnazi në Gjilan nga komunistët, atëbotë detyrohet të kaloj në shkollën e mesme teknike.
Pasi në Kosovë nuk i mundësohen studimet, si shum atdhetarë del dhe kalon në kurbet.
Nga viti 1990 deri në vitin 2000, ka shkruar e botuar shkrime të ndryshme si reportazhe, përshkrime dhe ka të botuar poezi të shumta nëpër revistat e shumta.
Prej viti 1990 jeton dhe vepron në Mynih të Gjermanisë.
Ka botuar: Toka që më dha emër, Mall ose ëndërr e ndërprerë, Një pikë loti.
Ky është libri i tij i katërt.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...