2013-10-27

Faktorët e zhvilimit dhe devijimit të personalitetit tek njeriu


Mirësjellja konsiderohet ndër faktorët e tjerë të zhvillimit të personalitetit të njeriut. Njeriu është krijesa e vetme e cila duke kryer vepra dhe sjellje të mira mund të ndërtojë një personalitet të lartë. Në të vërtetë vepra e mirë ashtu si besimi është factor ngritës i cili e mbron njeriun nga devijimi në personalitet duke e ngritur në pozitë dhe gradë më të lartë.

Njeriu është krijesa më aftësi të shumta që mund të priret edhe drejt të këqijave por edhe drejt të mirave. Si rrjedhim njeriu e ka këtë mundësi që të bëhet më i mirë se engjujt por edhe më i keq se kafshët. Kur’ani famëlartë ka prezantuar disa faza dhe element për zhvillimin dhe lulëzimin e aftësive dhe kapaciteteve të njeriut të cilat mund të shërbejnë si shkallë ngritëse më afër Krijuesit. Këto faktorë largojnë pengesat e zhvillimit dhe ngritjes së njeriut dhe mundësojnë lulëzimin dhe shpalosjen e aftësive që fshihen brenda tij.
Një nga faktorët e zhvillimit dhe ngritjes së njeriut është besimi në Zot. Njeriu mund të shpalosë aftësitë e tij të brendshme dhe të fillojë lëvizjen drejt zhvillimit vetëm atëherë kur të zbukurohet me dritën e besimit. Në ajete të ndryshme të Kur’anit është vënë theksi mbi rolin konstruktiv të besimit në zhvillimin e personalitetit të njeriut dhe besimi është cilësuar si factor i zhvillimit dhe ngritjes së njeriut. All-llahu Fuqiplotë në ajetin 186 të sures Bekare, thotë: “ E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua”.
Ndërsa në ajetin 11 të sures Muxhadele thotë: “ …. All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni”.
Haxheh Nasiruddin Tusi, dijetar Iranian, imanin e shpjegon si besim, qoftë ai besim në Krijuesin e gjithësisë, jetën pas vdekjes, shpalljen apo në ndonjë shenjtëri tjetër.
Është interesant fakti që besimet e shenjta dhe në vecanti besimi në Zot ka ndikim të mrekullueshëm në shpirtin dhe mendjen e njeriut. Besimi njeriut i shton forcën e durimit, shton fuqinë dhe shpirtin e bujarisë dhe shpresës, freskon dhe e bën të lumtur jetën, largon shqetësimin dhe qetëson zemrën e njeriut. Edhe në kur’anin famëlartë është porositur që duke përmendur dhe kujtuar Zotin, qetësoni zemrat tuaja.
Nëse i hedhim një vështrim jetës së disa Profetëve si Ibrahimi (as), Musai (as), Isai (as) dhe Muhammedi (savs) do të vërejmë që përballja e tyre me mosbesimin dhe devijimet e kohës ka rezultuar me fitoren e logjikës dhe bindjeve të tyre. Shkaku i fotres së Profetëve përballë mosbesimit ka qenë besimi i fortë i Profetëve që ka tërhequr drejt tyre ndjekës të shumtë. Madje në disa raste Profetët edhe me një numër të vogël ndjekësish kanë arritur që të dalin fitues përballë armikut shumë më të madh në numër. Ndër shembujt më konkret bashkëkohor të fitores së besimit përballë armikut është revolucioni islamik i Iranit. Besimi i palëkundur i popullit Iranian në një lider sic ishte Imam Khomeini (ra) u bë shkak për clirimin e Iranit Islamik nga sundimi i gjatë colonialist. Madje edhe në tetë vitet e luftës së imponuar nga regjimi i Sadamit kundër Iranit, luftëtarët Iranian me besim të palëkundur në All-llahun Fuqiplotë arritën që të mposhtin armikun e armatosur deri në dhëmbë.
Mirëpo dueht patur kujdes ndaj faktit që ashtu si besimi në Zot që ndihmon në ngritjen dhe zhvillimin e personalitetit të njeriut, mosbesimi con në shkatërrimin dhe rrënimin e personalitetit. All-llahu Fuqiplotë në ajetin 55 të sures Enfal, thotë: “ Krijesat më të dëmshme te All-llahu janë ata që mohuan, nuk pritet që ata të besojnë ”. Kjo nënkupton se besimi në Zot nga njëra anë përcakton qëllimin e lëvizjes së drejtë dhe nga ana tjetër ndricon rrugën në të cillën duhet ecur. Si rrjedhim është e qartë se personi që nuk beson në All-llah, ai as e di qëllimin e as e njeh rrugën. Nga pikëpamja e Kur’anit, besimi nuk është vetëm me kuptimin e shprehjes vetëm me gojë të ekzistencës së Zotit Një dhe të Vetëm por ai duhet të shoqërohet me dorëzim të plotë përballë urdhrave Hyjnore. Në Kur’an, ata të cilët shprehin besimin kurse në praktikë nuk dorëzhen përballë urdhrave të Zotit, janë cilësuar jobesimtarë. All-llahu Fuqiplotë në ajetin 14 të sures Neml, në lidhje me hipokrizinë e Faraonit dhe popullit të tij thekson se ata në brendi besonin që mrekullitë e hz. Musait (as) si shkopi dhe gjarpëri ishin nga Zoti, mirëpo ata asnjëherë nuk u dorëzuan dhe nuk e pranuan një gjë të këtillë.
Gjha dhe zemra e të cilit nuk janë një në fenë islame konsiderohet hipokrit, ndërsa hipokriti nuk posedon shpirt dhe mendje të shëndoshë. Ndër fatkeqësitë më të mëdha me të cilat mund të përballet një shoëri është humbja e besimit ndaj njëri-tjetrit ndërsa shkaktari kryesor i një atmosphere të këtillë është dyftyrësia në fjalë dhe vepra. Njerëzit që fjlasin ndryshe dhe veprojnë ndryshme asnjëherë nuk mund ti besojnë njëri-tjetrit dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në halle dhe problem. Problemet e shoqërive të ndryshme në ditët tona dhe në vecanti në shoqëritë perëndimore janë rezultat i mungesës së besimit të vërtetë në Zot. Mungesa e besimit ua ka humbur qëllimin e drejtë të jetës këtyre njerëzve. Në kushte të këtilla njeriu vepron gjithcka duke mos nguruar të bëjë imoralitet dhe krime nga më të ndryshmet. Gazeta amerikane Uashington Post në një raport ka njoftuar se niveli i krimeve në SHBA është njëzetfish më i lartë se në vendet e tjera të përparuara të botës. Lajmet e fundit tregojnë se një i ri 22 vjecar amerikan gjatë një sulmi të armatosur në një shkollë fillore në Nju Toun në SHBA vrau 27 fëmijë dhe mësuesen e tyre. Padyshim edhe fëmijët e tjera të mbijetuar që ishin dëshmitar të një tmerri të këtillë, për vite me radhë nuk do të clirohet nga tmerri që i ka kapluar nga skena në fjalë. Krimet e këtilla nuk mund të jenë gjë tjetër përvec se mungesë e besimit në Zot dhe mosnjohje me qëllimin e krijimit dhe ardhjes në këtë jetë.
Ekspertët dhe dijetarët janë të mendimit se fenomeni i vrasjeve nëpër shkollat amerikane është rezultat i ndarjes së fesë nga mësimi dhe mungesa e besimit tek njerëzit. Mike Huckabee, ish kandidat presidencial në SHBA ka theksuar se vrasja e rreth 30 fëmijëve në një shkollë në Amerikë është rezultat i mungesës së mësimit fetar nëpër shkolla.
Një aspect tjetër i shkëlqyeshëm i njeriut është fuqia e të menduarit. Mendimi është ndër faktorët shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe ngritjen e njeriut në grada të larta. Duhet bërë përpjekje në kultivimin e mendjes dhe logjikës sepse kjo dhunti Hyjnore mund të luajë rol kyc në lulëzimin dhe ngritjen e njeriut në gradat më të larta. Në transmetime të ndryshme thuhet se cdokush që ka mendime labile ai mashtrohet shumë lehtë. Një ndër begatitë më të mëdha që All-llahu Fuqiplotë i ka dhuruar njeriut është fuqia e të menduarit, perceptimit të së vërtetës, zbulimit të sekreteve dhe bukurive të gjithësisë dhe kuptimit të madhështisë së gjithësisë dhe Krijuesit të saj dhe njohjes së vetvetes. Mendja dhe logjike kanë pozitë aq të lartë në fenë Islame saqë vlera e një ore mendimi dhe meditimi është caktuar si e barabartë me 70 vite adhurim dhe lutje. Shkenca dhe teknologjia që të cilën ne e posedojmë në ditët tona është rezultat i mendimit dhe logjikës së njerëzve të cilët kanë zbuluar secrete të shumta që fshihen në gjithësi. Mirëpo, shkenca dhe teknologjia të cilën e shikojmë është vetëm një pjesë e vogël e oqeanit të pafund të sekreteve që fshihen në gjithësi. Shumica e dijetarëve të botës në mesin e të cilëve edhe Abu Ali Sina (Avi Cena) kanë pohuar se shumica e arritjeve të tyre shkencore është rezultat i meditimit dhe thellimit në mendime. Nuk dyshim që nëse fuqia e mendimit dhe logjikës së njeriut orientohet në drejtimin e duhur, ajo mund të jetë në shërbim të zhvillimit dhe progresit të të gjithë njerëzimit.
Zhvillimi dhe progresi mund të arrihen vetëm me vullnet dhe punë dhe përderisa nuk ekziston vullneti dhe dëshira nuk do të ketë as shkencë e as dije të dobishme. Pra njeriu duhet vazhdimisht të mësojë, fitojë dije dhe me vigjilencë të hedh hapa në rrugën e jetës sepse cdo lëvizje pa dije dhe vigjilencë con në terr dhe devijim. Ndikimi i shkencës dhe dijes është aq i madh në zhvillimin dhe ngritjen e njeriut saë Kur’ani famëlartë informimin e ka cilësuar si faktorëin kyc të epërsisë së njeriut ndaj engjujve. Hz. Aliu (as) thotë: “ Dija njeriun e pavlerë e nre në gradat më të larta ndërsa mosdija njeriu më të ngritur e ul në gradat më të ulëta”.
Mirësjellja konsiderohet ndër faktorët e tjerë të zhvillimit të personalitetit të njeriut. Njeriu është krijesa e vetme e cila duke kryer vepra dhe sjellje të mira mund të ndërtojë një personalitet të lartë. Në të vërtetë vepra e mirë ashtu si besimi është factor ngritës i cili e mbron njeriun nga devijimi në personalitet duke e ngritur në pozitë dhe gradë më të lartë. Kur’ani famëlartë në ajetin 75 të sures Nahl ka përmendur rolin konstruktiv të veprave dhe ndikimin e tyre në jetën e kësaj botë për njeriun duke thënë: “ Cdokush që kryen ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, në kohën kur është besimtar, ne atë e mbajmë gjallë në një jetë të pastër dhe ua japim shpërblimin për punët më të vlefshme që kryejnë”. (numri i ajetit është gabim….rregulloni)

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...