Edhe pse institucionet ligjore, qeverisëse e ato të shëndetit publik vazhdojnë të mohojnë dhe të mbulojnë me raporte fiktive, efektet dëmtuese reale të antenave celulare, duke u bërë palë me kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri, mjekë specialistë që nuk kanë asnjë lidhje me këto interesa konfirmojnë për gazetën “SOT”, se antenat celulare “vrasin” në mënyrë të heshtur e të vazhdueshme shëndetin dhe jetën e njerëzve. Në fakt, shqiptarët janë nën efektin dëmtues të këtyre antenave, të cilat janë vendosur brenda qendrave të banuara dhe madje majë pallateve, institucioneve e qendrave prodhuese dhe social-ekonomike. Lidhur me këto efekte shkatërruese të shëndetit të njerëzve prej antenave, ne zhvilluam një bisedë me mjekun specialist të ndotjeve rrezatuese Dervish Hoxha.
- Si e vlerësoni prezencën e antenave celulare në mjediset e banuara?
Shqetësuese, madje tepër problematike për shëndetin e njerëzve. Dhe jo vetëm të njerëzve, por me ndotjen e gjithë mjedisit ku jetojmë. Unë si mjek specialist që e njoh mirë efektin e rrezatimeve prej 40 vjetësh si mjek, mund të them se kompanitë celulare na kanë futur në jetën tonë një vrasje komode. Ne flasim me celular, por nuk vlerësojmë faktin që futim brenda vetes “vdekjen” tonë të ngadalshme. Ne lejojmë vendosjen e antenave mjak pallateve e institucioneve apo në mjedise të tjera publike, por heshtim përballë dëmtimit të shëndetit. Tashmë këto antena i kemi jo vetëm në qytet, në fshat, në lagje e në rrugë, por edhe në shtëpi, pra mbi majën e pallateve. Është një skandal i rënë që nuk ka lidhje me estetikën, por me jetën tonë. Sipas mendimit dhe vlerësimit tim si mjek e qytetar, vendosja e antenave në mjediset e banuara është një “krim”. Kush mendon dhe thotë ndryshe, nuk bën gjë tjetër, veçse mbron këtë krim.
- A ka mjekësia shqiptare monitorim të efektit dëmtues të këtyre antenave?
Të themi të vërtetën: nuk ka. Jo se nuk mundet të ketë një monitorim të tillë, qoftë edhe minimal, por sepse nuk i intereson askujt prej institucioneve kontrolluese, monitoruese e ligjvënëse që ta bëjë këtë gjë. Fundja, lidhur me antenat celulare, nuk ka nevojë për monitorim, mbasi shkenca fizike, kimike e biologjike, konfirmon me prova shkencore një fakt, që tashmë e dinë gjithë institucionet e specializuara në botë: Antenat celulare e jo celulare, kanë Brenda tyre lëndë radioaktive, pra kanë bërthama nukleare në përbërje të tyre, tamam siç i kanë dhe raketat e satelitët që shkojnë në hapësirë, tamam si aparatet rontgen e madje si gjithë antenat e tjera që thithin, përpunojnë dhe shpërndajnë valë. Dhe për rrjedhojë, ato lëshojnë rrezatim që nuk prodhon tjetër efekt, veç efektit dhe veprimit kancerogjen mbi organizmin e njeriut.
- Flitet se mungon teknika për monitorimin e emetimit prej antenave, si mendoni ju?
Nuk mendoj se mungon personeli për të matur efektet shkatërruese të antenave celulare, por mungon interesi për ta caktuar këtë personel. Personel administrativ ka me shumicë në institucionet mjedisore e shëndetësore, por nuk lejohen dhe nuk angazhohen zyrtarisht prej drejtuesve qendror shtetëror, për të bërë këtë monitorim që nuk po bëhet qëllimisht. Vetëm një shifër mund të përmend: në mbarë vendin janë 2810 inspektorë mjedisorë të paguar prej ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mjedisit. Këta quhen “specialistë” të matjes së ndotjeve të të gjithë llojeve e shkallëve dhe paguhen si të tillë. Çuditërisht, këta nuk marren vetëm me matjet e ndotjeve prej antenave celulare, por vetëm bëjnë raporte fiktive sa për efekt dosjesh e raportesh zyrtare dhe në favor të kompanive celulare. Madje nuk mungojnë as aparaturat e specializuara për këto matje, sepse nëse këto aparatura do mungon, nuk duhet të pranoheshin as kompanitë celulare të vepronin në Shqipëri, mbasi kushti i parë për çdo shërbim mjedisor, madje dhe për furrat e bukës është pajisja me mjetet matëse të ndotjes. Unë e di mirë, që këto pajisje ekzistojnë jo vetëm tek kompanitë celulare, por edhe në institucionet mjedisore e shëndetësore shqiptare, por nuk përdoren për të deklaruar nivelin e ndotjeve prej antenave. Sipas dijenisë time si mjek specialist, deri tani ka mjaftuar ekspertiza dhe raportet e publikuar nga katër kompanitë celulare, të cilat sipas analizave mjeko-mjedisore janë fiktive, pra sa për të përligjur lejen e vazhdimit të aktivitetit të tyre përfitues. Duhet thënë e vërteta ashtu siç është: antenat janë burim kanceri, sidomos për fëmijët dhe gratë, të cilat janë më të mundshme për t’u prekur prej rrezatimit të tyre, për shkak të strukturës fizo-biologjike që kanë ndryshe nga meshkujt, sidomos nënat shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji. Në gazetën “SOT” kam lexuar që në Tiranë janë mbi 260 antena të vendosura në tarracat e pallateve. Kjo quhet një dyndje rrezatimi, mbasi të bashkuara në çlirimin e rrezatimit, ato krijojnë fushë të zgjeruar e të rrezikshme rrezatimi radiokativ gjatë aktivitetit të tyre.
Sa mendoni se është ky efekt kancerogjen?
Pikërisht me masën e efektit kancerogjen abuzohet. Kompanitë celulare psh, deklarojnë në faqet e tyre zyrtare se antenat nuk dëmtojnë. Rrezatimi jo jonizues nuk ka rrezikshmërinë e rrezatimit jonizues. Por edhe ky rrezatim ka efekte negative në organizmin e njeriut nëse është mbi vlerat e caktuara. Faktikisht, në Shqipëri ky efekt është 10 herë mbi normat e lejuara, pra mbi ato norma që thonë standartet e OBSH dhe të institucioneve qendrore mjedisore të BE. Në disa seminare e konferenca që kemi marrë pjesë në Shqipëri, në SHBA, në Francë, Gjermani etj, kur kam qenë drejtor i Shëndetit Publik në qarkun e Beratit, jemi informuar në lidhje me disa fakte mbi efektet kancerogjene të shkaktuara prej antenave celulare. Sipas informacioneve, kemi mësuar se janë bërë eksperimente mbi kavie të ndryshme dhe mbi to ka patur efekte vdekjeprurëse, kur rrezatimi ka qenë tepër i lartë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka caktuar disa nivele të vlerave të rrezatimit. Megjithatë edhe kjo nuk është e prerë. Mund të ketë efekte negative edhe brenda një niveli i cili konsiderohet i parrezikshëm. Vlerat e lejuara nga OBSH dhe BE-ja janë maksimumi 10 W/ m2(vat për metër katror). Nëse kalohet ky kufi atëherë rrezatimi futet në nivele kritike dhe mund të shkaktojë çrregullime të njeriu. Këto janë një rrezik prezent dhe shkatërrues për shëndetin e njerëzve, ndaj dhe institucionet e specializuara shkencore konfirmojnë rrezikun mbi shëndetin, bazuar matjet dhe provat konkrete të rasteve kur njerëzit që banojnë atje ku vendosen antena, kanë përfunduar si pacientë me sëmundje të rënda, ose siç njihet me kancer. Këtë fakt e konfirmon dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Këshilli i Shëndetësisë i Holandës (HCN), Autoriteti Suedez për Sigurinë ndaj Rrezatimit (SSM), Autoriteti Suedez për Mbrojtjen ndaj Rrezatimit (SSI) si dhe Agjensia e Mbrojtjes së Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (HPA).Sipas kushtit teknik, antenat celulare duhet të vendosen 10 kilometër larg qendrave të banuara me njerëz dhe 5 kilometër larg komplekseve e rezervateve me shpendë e kafshë. Sa për dijeni, një nga kushtet është edhe ky: nëse në një mjedis pyjor ose shkurresh ka çerdhe shpendësh, këto antena nuk duhet të vendosën. Por në realitet ndodh e kundërta. Unë mund të them se në Shqipëri antenat celulare kanë shkaktuar dëmtime të shëndetit, pavionet e onkologjisë dhe të sëmundjeve kancerogjene kanë shumë pacientë që kanë në qendër të sëmundjes dëmtimet prej antenave celulare, sidomos tek fëmijët dhe gratë shtatzëna
Çfarë mendoni se duhet bërë?
Ka vetëm një zgjidhje: largimi i antenave celulare prej qendrave të banuara, madje prej majave të pallateve. Unë këtë gjë e kam kërkuar në shumë institucione, por askund nuk më kanë përfillur. Ka mbetur tashmë, të veproj komuniteti, mbasi shteti është palë me kompanitë celulare. Intervistoi: Përparim Halili