ENVER S. MORINA
Teatri Kombëtar i Tiranës ka shfaqur inskenimin e veprës së Ismail Kadaresë “Darka e gabuar” në Prishtinë, në të cilën rolin kryesor e interpretonte Bujar Asqeriu. Ai tashmë njihet si një ndër aktorët e njohur të kinemasë dhe teatrit shqiptar. Fitues i shumë çmimeve kombëtare, Bujar Asqeriu (i lindur në Vlorë, 1956), deri më sot ka interpretuar në afër 30 filma shqiptarë dhe afër 70 në veprat teatrore. Takimi me të na rikujton rolet brilante në filmin “Njeriu i mirë” (1982), “Një emër midis njerëzve” (1983) dhe tash së fundi edhe te “Letra ere” (2003). Ishte së pari Telo, pastaj ajo figura e poetizuar e tribunit të fjalës së zjarrtë në popull e parlament, e Avni Rrustemit, dhe njëzet vjet më pas, në rolin e një biznesmeni mafioz e kandidati për deputet, i degjeneruari Gon Doçi.
Rikthehemi në fundvitet e 80- ta. Përcaktimi juaj në artin e interpretimit. Pse ndodhi kjo?
Asqeriu: Isha duke mbaruar Shkollën e mesme mekanike industriale, i profilizuar për mekanikën, dhe për specialitetin e motorëve në qytetin e Vlorës. Aty fillova aktivizimet e para në grupin e teatrit të shkollës. Atëbotë as që e mendoja se një ditë do të përfundoja, do të merresha më këtë punë. Në kontakt me olimpiadat e tjera, me aktorët dhe regjisorët profesionistë, si duket pikasën diçka të veçantë te unë dhe më thanë se do të merresh me këtë punë. Dëshira ime ishte të bëhesha një inxhinier, mekanik. Ishte gjë e madhe në ato vite të kryesh për inxhinier, e aq më tepër një dëshirë e madhe e tim eti për t’u bërë inxhinier mekanik. Pas shkollës së mesme unë fillova punën si mekanik në parkun e makinave. Aty nuk lija pas dore edhe aktivitetet artistike. Shkova në një studio që u hap pranë teatrit në ato vite, të cilën e drejtonte një regjisor që unë kam respekt dhe besoj se ai ka qenë një ndër njerëzit më nxitës dhe më inkurajues për mua që të merresha me këtë profesion. Piro Sava, i cili ka luajtur një rol shumë të madh në ngacmimet e para që t’i futesha rrugës së interpretimit skenik. Më pas dhashë konkursin pranë Institutit të Arteve, sot Akademia e Arteve, dhe u pranova si student. Ky ishte fillimi. Aty në shkollë, si gjithë studentët që fillojnë të thurin ëndrrat e tyre për të ardhmen dhe një nga ëndrrat më të mëdha të një aktori është që të marrë pjesë në kinema. Isha në vitin e dytë në Institutin e Arteve, pata fatin punova 3-4 muaj me një prej aktorëve më të shquar të asaj periudhe në Shqipëri, me aktorin ikonë të kinematografisë shqiptare, Sandër Prosi. Dhe një ditë prej ditësh e pyes profesorin: “Si mendon Ti, unë do të luaj në kinema?”. I bëra pyetje direkte. Ai ma ktheu qartë: “Do të luash sa të lodhesh, sa t’mos kesh më fuqi”. Dhe mua kjo thënie e tij m’u duk e çuditshme. Është një ëndërr shumë e bukur, shumë e madhe, shumë e fuqishme, për një student që hedh hapat e parë të aktrimit dhe të luajë sidomos në kinema, e cila ka një sugjestion. Ka pasur dhe ka gjithmonë një sugjestion shumë të madh te publiku.
Po je lodhur, siç të tha Sandër Prosi?
Asqeriu: E vërtetë, kinemaja është e lodhshme. Do përgatitje të madhe fizike, do përgatitje të madhe psikologjike dhe aq më tepër me strukturat e kinemasë shqiptare, të cilat kanë qenë tejet të amortizuara, teknikë e varfër, e lodhshme, rraskapitëse duke e krahasuar me ditët e sotme. Kur gjërat bëhen me një ritëm shumë të lartë dhe me teknikat më të sofistikuara, mjetet më të mira duke krahasuar me ato mjete dhe me ato kushte, sigurisht ka pasur lodhje, ka pasur strapacime të ndryshme, por gjithmonë është finalizimi, kontakti, kënaqësia që faqet dhe duartrokitjet apo vlerësimet që merren nga publiku.
Interpretimet e viteve 1979, që nga filmi i parë “Në shtëpinë tonë” deri në vitin 1983, në pesë-gjashtë filma, konsiderohen si vite të arta, pastaj deri në vitin 2003, kur interpretoni te filmi “Letra ere”. Sot filmin “Një emër midis njerëzve” e shohim me një lloj nostalgjie, një film historik i papërsëritshëm?
Asqeriu: Viti 1983 ishte angazhimi më i madh serioz që kisha deri atëherë. Atë vit realizova figurën e Avni Rrustemit. Gjithmonë figurat historike paraqesin vështirësi shumë të mëdha për t’u realizuar, për arsye se, duke u thënë shumë për ta, duke pasur libra shumë për ta, duke pasur shumë informacion historik për ta, në imazhin dhe në psikikën e njerëzve të kohës së atyre që kanë qenë dhe të këtyre që vijnë dhe të atyre që do vijnë, krijohet dashje-padashje një imazh i caktuar për iks apo ipsilon figure. Që të plotësosh një imazh në psikikën e publikut është tejet e vështirë për një artist, sepse shumë thjesht publiku mund të thotë s’mund të ketë qenë kështu Avni Rrustemi, ose s’mund të ketë qenë kështu Skënderbeu, ose s’mund të ketë qenë kështu Adem Jashari, ose s’mund të ketë qenë kështu iks apo ipsilon hero a figura historike të mëdha të kombit shqiptar. Pra të plotësosh këtë imazh është tejet e vështirë për një artist.
Filmi “Një emër midis njerëzve” vinte pas inskenimit të shfaqjes “Dy krisma në Paris”. Të ka ndihmuar ai?
Asqeriu: Po, po. Pas veprës së Pëllumb Kullës dhe Sheri Mitës, realizuar nga trupa e Teatrit të Fierit, sigurisht për aktorin jo vetëm një vepër spektakli, jo vetëm një vepër artistike, por edhe një bisedë shumë e thjeshtë është një ndihmesë, merr një informacion, merr një detaj, merr diçka që është pasuri. Artisti duhet të jetë gjithnjë në kërkim dhe asnjëherë të mos i thotë vetes: Po e përmbusha këtë, e përmbusha atë. I quaj të vlerësuar dhe i vlerësoj artistët që nuk vuajnë nga idetë fikse, të cilët janë në kërkim të asaj që nuk shter kurrë. Mund të bëhet më mirë dhe kjo duhet të jetë një shtysë e vazhdueshme e një artisti ashtu siç edhe në krijimtarinë e tij artisti asnjëherë nuk duhet të thotë se me këtë personazh, me këtë figurë arrita kulmin. Ndoshta artisti nuk ka aq jetë për të thënë të tërën. Nuk i mjafton një jetë, nuk i mjafton as dy jetë. Ai asnjëherë nuk mund të thotë majat e shpirtit të vet. Nuk i mjafton jeta.
Jeta juaj është disi e veçantë. Pas përfundimit të Akademisë u kthyet në vendlindje, në Vlorë. Më preku kjo e dhënë. Derisa shumica kishin synim kryeqytetin, ju u kthyet në vendlindje. Keni interpretuar për 15 vjet rresht ne teatrin “Petro Marko” të qytetit të Vlorës. Po ashtu, në afër 30 role kinematografike. Si e ndieni veten përpara kamerës së xhirimit dhe në teatër para publikut?
Asqeriu: Sipas meje ndodh, është një çudi e madhe. Ndodh një proces shumë interesant. Ndërkohë që, publiku për ty është tejet miqësor, është tejet i respektuar, të pret, të duartroket me admirim, sikurse për ty bëhet një partner, një mik, një shok. Me kalimin e viteve ndodh një proces shumë interesant në botën e brendshme te artistit. Ai krijon një gjë shumë interesante me kalimin e viteve dhe sot i thotë vetes: Mos publiku nuk po kënaqët, ose ku janë ato shtigje të reja, apo ku janë ato momente krijimtarie të reja që unë do t’i paraqisja atij?! Çdo figurë, çdo rol që fillon duhet të fillojë nga e para. Si ai nxënësi që fillon abetaren. Sigurisht, që gjithë kjo eksperiencë artistit i vlen dhe i ngacmon impulset e subkoshiencës për të krijuar variacione më interesante. Por shtegu i krijimtarisë asnjëherë nuk duhet mbyllur për t’i thënë publikut “shiko, këtë radhë ju kam sjell diçka më të bukur”, “shiko, këtë radhë ju kam sjell diçka më interesante”. Publiku do të jetë i dëshiruar të të shikojë vazhdimisht dhe të mos ngopet dhe mos të thotë që boll të pashë. Ky kuriozitet e bën shumë interesante një aktor, që publiku mezi ta presë për herën të parë, për herën të dytë, për herë të dyqindtë, për herë të dymijtë dhe ta duartrokasë si për herën e parë. Ky është një sekret shumë profesional, të cilin çdo aktor duhet ta ketë patjetër në veten e vet