2011/02/28

Exclusive: Regjistrimi shtyhet per shtator ose nentor‏

Shkup, 28 shkurt – Burime qeveritare të portalit “Zhurnal”, pohojnë se regjistrimi i popullsisë përfundimisht do të shtyhet për në vjeshtë. Një vendim të tillë pritet ta marrë qeveria në mbledhjen që do të mbahet gjatë ditës së martë, ndërsa muajt më të mundshëm për mbajtjen e regjistrimit do të jenë shtatori ose tetori.

Një vendim i tillë do të merret duke pasur parasysh zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të pritet të mbahen në Maqedoni gjatë muajit maj. Në fakt, duke pasur parasysh situatën aktuale dhe paralajmërimet për mbajtje të parakohshme, atëherë pritet që regjistrimin e vitit 2011 ta organizojë qeveria e re e cila do të dalë pas këtyre zgjedhjeve të parakohshme.

Nuk dihet ende se çfarë do të bëhet me vendimet të cilat i ka marrë Komisioni Shtetëror i Regjistrimit gjatë periudhës kur në këtë komision nuk bënin pjesë përfaqësuesit shqiptarë dhe ata turq, të cilët bojkotuan punën e KSHR-së. Për këto vendime priten të merren vendime tjera plotësuese të cilat do të sqarojnë saktë për punën e deritanishme.

Regjistrimi ishte planifikuar që të mbahej nga 1-15 prill 2011, por që nga njoftimi i tij kishte pakënaqësi për mënyrën dhe kohën e regjistrimit. Shtyrja e regjistrimit nuk është në risi në rajon, pasi një gjë të tillë më parë e ka bërë Serbia dhe së fundmi edhe Shqipëria, ku pritet të mbahen zgjedhjet lokale.

 / ZHURNAL /

No comments:

Post a Comment

Një valë e madhe sharjes e fyerjesh ndaj Richard Grenell – të emëruarit të Donald Trump për Misione të Posaçme në botë

Kërko brenda në imazh Një valë e madhe sharjes e fyerjesh ndaj Richard Grenell – të emëruarit të Donald Trump për Misione të Posaçme në bot...