Po ju kërkoj falje paraprakisht, ky tekst nuk ka lidhje as me babadimrin as me katër lezbeiket lakuriqe. Titullin e kom zgjedhë për me ju nxitë me kliku. Sepse ngjajshëm si kjo punë funksionon edhe industria e marketingut edhe PR (Public Relations). Përmes shenjimeve, hajde t’thojim populiste, imponohen produkte, agjenda edhe ide.
Me fore të k’tij lloji dhe me manovrime psikologjike, marketingu dhe PR-i (kjo e dyta konsiderohet edhe emër tjetër për propagandën) na bon me vendosë çka kemi me ble, çka na pëlqen n’jetë edhe për kon kemi me votu. Osht totalisht përtej perceptimit tonë, sa shumë pushtet kanë njerzt n’këtë industri. Qaq përtej perceptimit, saqë pritojim edhe me mendu.
N’vitet e gjashtëdhjeta në SHBA ka pasë lëvizje masive kundër manipulimit të masave. Epiqendra e lëvizjes kanë qenë hipikat. Ata kanë kërku që mos me iu diktu mënyra e jetesës prej establishmentit (shtetit dhe koorporatave). Krejt grupet e rebelume të k’saj periudhe jon njoftë si e majta e re – sepse kanë qenë të prirun ma shumë drejt kolektivizmit sesa individualizmit. Gjatë qesaj kohe, (kur n’Kosovë ka pasë demonstrata për ma shumë të drejta të shqiptarve), SHBA-të kanë hy në recesion të thellë edhe korporatat me establishmentin (po ju kërkoj falje për tej-thjeshtzimin) kanë nisë me kërku rrugë të shpëtimit. Kah mesi i viteve të 70-ta përmes kompanive të marketingut e PR-it kanë nisë me përdorë anketa masive për me mujt me i shenju individualisht kërkesat e konsumatorve (dhe votuesve), me i grupu ato edhe me i plotësu sa ma mirë. Në fakt, kjo strategji osht tregu e suksesshme, (vendi ka dalë prej krizës – nuk e di sa kanë qenë koincidencë kjo!) edhe njerzt jon ndi që kanë liri me konsumu çka ata dojin, edhe me jetu jetën qysh ata dojin (a ka qenë iluzion apo, nuk kam bythë me diskutu!). Poget qyky ka qenë fillimi i ni ‘popullizmi të ri’ që ka lindë, i lidhun drejtpërdrejtë me PR-in edhe marketingun.
Prej plotësimit të kërkesës për konsum, kjo mënyrë ‘plotsimit t’kërkesave të popullit’ ka kalu edhe në politikë. Programi elektoral i presidentit Clinton ka qenë i krijum përmes anketave të këtij lloji – si duket për herë të parë në histori. Edhe marketingu i tij elektoral osht bazu në fushata shumë të specializume për profile të ndryshme të popullatës.
Mbas fitores së tij, edhe Toni Blair ka përdorë anketat për me kriju programin e tij zgjedhor. Tu e huazu strategjinë e marketingut të homologut t’tij amerikan, edhe ky i ka fitu zgjedhjet. Nejse, problem ka qenë fakti se, programi i bazum’ në kërkesa t’popullit e ka pasë mongi nivelin e ekspertizës. Edhe disa pjesë të programit kanë dështu totalisht.
Strategjia mandej osht shpërnda edhe në vendet tjera të botës, për me mbrri edhe tek populli ynë krenar, arkaik, bujar, trim... Në dy an’t e kufinit, fitoret në zgjedhje mujin me iu atribuu kryesisht marketingut edhe PR-it. Gati gati mujim me nxjerrë ligj prej ksaj pune:
Në zgjedhjet e fundit (para pavarësimit) PDK i ka fitu zgjedhjet tu iu falënderu marketingut të dobët të LDK-së – edhe marketingut masiv të vet. Kurse kjo e fundit, i ka fitu zgjedhjet e në Prishtinë (2009), falë marketingut dhe PR-it të mendum’ mirë. Edhe pse, për asnjonën nuk dihet sa pare i kanë dhonë, ato, masi po mujin, nuk po i deklarojnë shpenzimet hiq.
Edhe n’Shipni, n’zgjedhjet e fundit, s’ka qenë lufta mes dy liderëve politik, po n’mes ekspertëve t’marketingut të tyne.
Ndoshta krejt kjo punë nuk ka kurgjo të keqe. Në fakt po duket ma afër ni modeli ideal të demokracisë. Problemet e vetme që i ka jon, pushteti që po u jepet njerzve të marketinut dhe zgjidhja e problemeve prej vetë popullit e jo ekspertëve. Në zgjedhjet e fundit në Evropë, kanë fitu në shumicën e rasteve të djathtët, veç për shkak të politikave të tyne ksenofobe. Popullata, e shtyme prej dobësimit ekonomik ka kriju përshtypjen se jon të ardhunit ata që po ia shkaktojin krizën edhe po ua marrin vendet e punës. Në fakt, osht e kundërta, pa numër të caktum të t'ardhunve n'vit, ekonomia Evropiane kish me shku drejt dështimit. Ec e bjeri n'fije!

Gjasat për fitoren e zgjedhjeve jon në raport të drejtë me paratë e shpenzuara në marketing dhe PR.Paret që i kanë shti për marketing të Obamas jon afërsisht dyfish ma shumë se ato që jon hi për fushatë të MacCainit.