Vitin e kaluar me ftesë të kryetarit të Forumit të Krans Montanës,Jean-Paul Carteron, ish Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Nekibe Kelmendi, e shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Francë, prof.dr.sc.Muhamedin Kullashi, mori pjesë në takimin e XI-të të këtij forumi, i cili u mbajt në Paris.
Para fillimit të sesionit ministrja Nekibe Kelmendi u takua me Princin e Litenshtajnit, Nikolaus con Liechtenstein ambasador në Belgjikë dhe në BE, me Presidentin e Shqipërisë, Prof.dr.sc.Bamir Topi dhe me ministra dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.
Ministrja e Drejtësisë, morri pjesë në grupin e sesionit të veçantë “grupi i kufizuar”, në të cilin, temë trajtimi ishte “Biznesi dhe krimet e luftës”.
Pjesëmarrja në këtë diskutim e ministres Nekibe Kelmendi ishte kundërpërgjigje në diskutimin e Prokurorit për krime lufte të Serbisë, Vladimir Vukcevic, i cili si panelistë, tentoi që të pranishmit t’i dezinformoj me deklarata tanimë të njohura, se Serbia ishte viktime e luftës, se ajo ka pësuar dëme të mëdha ekonomik për arsye të sanksioneve të vendosura nga bashkësia ndërkombëtare ndaj saj dhe se ka shumë viktima serbe dhe jo shqiptare të cilat janë zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Duke e shfrytëzuar të drejtën e diskutimit, ish ministrja z.Nekibe Kelmendi ju kundërpërgjigj fjalëve të pa vërteta të thëna nga prokuroi serb.
Sipas z.Nekibe Kelmendit, Serbia nuk është vend që ka dalë nga lufta, sepse tri luftërat e zhvilluara gjatë viteve 90-ta janë zhvilluar jashtë territorit të Serbisë.
“Serbia nuk është vend që ka dalë nga lufta, sepse tri luftërat në vitet e 90-ta i ka zhvilluar jashtë territorit të saj, kështu që nuk ka pësuar dëme ekonomike. Dëmin eventual ekonomik që e ka pësuar nga sanksionet e vendosura, janë pasojë e luftërave që Serbia i ka zhvilluar në tri shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, prandaj ajo, së pari duhet t’i përmend shkaqet që kanë sjell deri të vendosja e sanksioneve, e jo të flet për pasojat nga sanksionet”, tha ish Ministrja Nekibe Kelmendi.
Sipas ish ministres Nekibe Kelmendi në luftën e fundit në Kosovë, ekonomia kosovare është shkatërruar pothuajse tërësisht.
Sipas saj, kriminelët serbë të luftës në Kosovë, janë pasuruar duke plaçkitur pasuritë e familjeve shqiptare si gjatë depërtimit në shtete fqinjë dhe shtetet e treta, ashtu edhe pas zbrazjes së atyre shtëpive. Po ashtu ministrja Nekibe Kelmendi tha se edhe ajo vetë është viktimë e luftës, në të cilën luftë forcat speciale serbe ja kanë rrëmbyer dhe më pas ja kanë ekzekutuar bashkëshortin dhe dy djemtë.
Gjatë këtij diskutimi ish Ministrja Kelmendi, parashtroi disa pyetje për prokurorin serbë, por ky i fundit nuk u përgjigj fare, bënë të ditur nëpërmjet një komunikate për media Zyra për Informim pranë Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.
********
Muharrem Shabani, lexues i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990 si dhe Kryetar i Komunës së Vushtrrisë gjatë mandatit 2002-2007, fletë për dëmet që ka shkaktuar Serbia ndaj Komunës së Vushtrrisë. Ndër të tjera z. Muharrem Shabani të cilin e konsultuam si njeriun që ka dhënë kontribut në sanimin e këtyre dëmeve na jap edhe shifra tronditëse për krimet e bëra nga Serbia gjatë luftës së Kosovës në qytetin dhe komunën e Vushtrrisë e cila ka qenë nder 5-6 komunat me dëmet më të mëdha në Kosovë, pas luftës kjo komunë doli me pasoja dhe dëme të mëdha njerëzore dhe materiale ndërkaq që pasojat e kësaj lufte vihen re edhe sot e kësaj dite pasi ende strehimi për shumë familje mbetet problem edhe në qytetin e Vushtrrisë ende ekzistojnë strehimore kolektive me kushte të rënda. U ndërtua një objekt në vitin e kaluar për strehimin e disa familjeve por ishte i pamjaftueshëm. Rreth 1200 objekte ende të pa ndërtuara në Komunë duhet gjetur përkrahje nga buxheti i Republikës së Kosovës, donatorët si dhe burime financiare tjera për strehimin e familjeve me gjendje të rëndë banesore. Shumë objekte shkollore nuk u rinovuan si duhet dhe ka nevojë zgjerimi i rrjetit të tyre si në qytet ashtu edhe në fshatra. Dëmet e përgjithshme në Komunën e Vushtrrisë kapin shumën përafërsisht rreth 767.223.287,00 DM, sipas Komisionit që ka bërë vlerësimin e dëmeve-pasojat më të mëdha janë edhe janë edhe në lëvizjen-migrimin e popullatës nga fshati në qytet për shkak të nevojave të strehimit sepse nga gjithsej 66 fshatra e që në regjistrim të dëmeve janë përfshirë 62 fshatra. Kjo lëvizje e popullatës fshat-qytet do të ketë pasoja edhe për të ardhmen dhe për zhvillimin e ekonomisë. Regjimi i egër serb Komunën e Vushtrrisë e dëmtoi shumë ajo pas luftës doli shumë e dëmtuar me afro 750 të vrarë, 118 të zhdukur me rreth 8400 objekte ndërtimore të djegura dhe të shkatërruara, infrastrukturë gati tërësisht të shkatërruar brenda dhe jashtë qytetit, shkolla të djegura dhe të granatuara, objekte shëndetësore, biblioteka, Xhami etj. Po ashtu në atë kohë gati të gjitha institucionet komunale ishin të demoluara nga forcat serbe dhe ishte tepër vështirë të fillohej, mirëpo prapë se prapë falë vullnetit që kishim ia dolëm së bashku që sado pak ti zbusnim këto dhembje që regjimi i egër serb i kishte shkaktuar komunës sonë. Për këtë gjatë qeverisjes sime të Komunës i kam kushtuar kujdes ndërtimit të infrastrukturës nëpër fshatra rrugë, shkolla, ambulanca, rrjet elektrik, ujësjellës etj.., e të cilat mund të shihen dhe preken sepse shumë qendra fshatare tani janë të lidhura me qytetin me asfalt dhe nuk kanë arsye më shpërnguljen në qytet i cili natyrisht ka qenë në gjendje tepër të rëndë me infrastrukturën komunale e cila natyrisht tani ka ndryshuar pozitivisht dhe të arriturat në kuptim të ndërtimit të Komunës në tërësi nuk mund të krahasohen me asnjë etapë kohore paraprake.
Mbetet prioritet krijimi i kushteve për një zhvillim më të shpejt ekonomik lokal dhe të krijimit të ambientit tërheqës dhe të sigurt për investime si në infrastrukturë komunale ashtu në ekonomi duke u bazuar në resurset e mëdha natyrore që ka komuna dhe ato njerëzore(Hajdin Islami)

Historia jonë, në përgjithësi dhe, lufta e fundit çlirimtare e udhëhequr nga e lavdishmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe kamandanti legjendar, Adem Jashari, në veçanti, ishte sa e dhimbshme aq edhe krenare.
Është krenare, sepse gjithmonë qe e drejtë dhe çlirimtare. Kurrë askujt nuk i ramë në qafë, por përherë i mbrojtëm trojet tona stërgjyshore nga grykësitë e ndryshëm lakmiqarë, veçan të atyre që erdhën nga stepet karpatiane, nga serbët e pabesë.
Edhe dhimbja qe e madhe, ngase e paguam shtrenjtë e me gjak. Pa u kredhur në histori, vetëm në luftën e fundit 1998/ 99, dhamë mbi 10.000 viktima, mbi 2000 dëshmorë, shumë të zhdukur, shumë të plagosur, shumë invalidë, shumë të sakatosur e të dhunuar, shumë të dëbuar, shumë të traumatizuar. Sa u pëkëtë dëmeve materiale, mos të flasim fare, humbëm çdo gjë që patëm mbi dhe, madje edhe themelet e shtëpive.
Dhe, e gjithë kjo e keqe erdhi nga një përbindësh i pangopur me emrin Serbi!
Por, a mjaftojnë fjalët për ta dënuar fajtorin që tashmë e njeh mbarë globi ? Jo. Fjalët i merr era, shkrimet mbesin,- thonë latinët e lashtë. Ne, mjerisht, në këtë drejtim, jemi të mangët.
Më shumë jemi të prirë të flasim se sa të lëmë gjurmë në letër, pra të shkruajmë. Që sa kohë ka kaluar ajo zezonë llahtarie e ne ende nuk kemi dosje të kompletuar për gjithë ato humbje! Gjyqet e drejtësisë botërore nuk bëhen duke u bazuar në fjalë.
Ato duan fakte e argumente të shkruara. Kam lexuar diku se një gjykatës i njohur botëror thoshte: “Ma jepni një gjysmë faqeje të shkruar dhe unë, edhe më të pafajshmin do të mundem ta dënoj”.
Sidoqoftë, në mesin tonë kurrë nuk kanë munguar idealistët, që me altruizmin e tyre nositian, u vunë në shërbim të atdhetarizmës. Kështu vepruan edhe juristët drenicas: Jahir Bejta, Kadri Osaj e Bekim Veliqi, të cilët, këto ditë formuan Shoqatën: Organizata Joqevritare Bamirëse “NGRITJA E ZËRIT” në Skënderaj. Siç mësojmë nga Statuti i saj, qëllimi kryesor i saj është t’u dalë në ndihmë të gjithë të dëmtuarëve nga lufta, duke grumbullaur të dhënat e sakta për të gjitha dëmet: njerëzore, ekonomike, materiale, kulturore etj. dhe, pastaj, në emër të tyre të ngris padi kundër Serbisë dhe ta vejë atë para drejtësisë botërore për ta detyruar që të paguaj dëmshpërblimin.
Mua më pëlqeu kjo nismë e mbarë, andaj edhe e tumira me gjithë zemër. Dhe, mbase për koinçidencë, kjo nismë vjen mu nga vendi ku zuri embrion fara e lirisë, nga Drenica heroike, për të lëshuar rreze në mbarë Kosovën, gjegjësisht kudo ku frymohet e ku flitet shqip.Mos hezitoni e mos e humbëni shansin për ta kërkuar atë që u takon. Dhe, këtë mund ta realizoni më së miri e më së lehti, pa paguar asgjë, duke u anëtarësuar në këtë Shoqatë, e cila, së shpejti do t’i shtrijë krahët anë e kënd Kosovës e kudo në Trojet Etnike Shqiptare. E njëjta gjë vlen edhe për Ju bashkatdhatarë, kudo që jeni në mërgatë. Mjafton të hapni vebsajtin e Shoqatës, ku e keni aplikacionin e specifikuar, të cilin mund ta shkarkoni e ta plotësoni dhe të bëheni anëtar i saj.
Vetëm një gjë nuk kompensohet dot: Jeta e më të dashurve Tuaj, por atë e ka shpaguar LIRIA!
Dhe, fare në fund, nismëtarët e kësaj pune i përgëzojmë me urimin: U vaftë mbarë dhe dalshi faqebardhë...shkruan mes tjerash thote publicisti shqiptar prof.Bedri Tahiri(Galicë, më 9. 11. 2008)
********
Kosova, jo e gatshme ta padisë Serbinë
Milazim Krasniqi, nga Drenoci i Malishevës, është njëri prej atyre që e ka prekur lufta e para njëmbëdhjetë vjetësh në Kosovë. Ia ka marrë jetën e vëllait, Mehdiut, 16-vjeçar, ia ka fashitur përtokë shtëpinë, e cila kishte gëlltitur një jetë mund të të atit, ia ka imponuar statusin e të depërtuarit për të vuajtur shumë ditë nëpër male, i ka shkaktuar shumë frikë për jetën e tij dhe të familjes e dëme të tjera. Por ani pse është ballafaquar me të gjitha këto, atij nuk i ka shkuar në mend ndonjëherë që të ngrejë padi për dëmet e shkaktuara nga Serbia.
“Fatin e familjes sime e shoh të ndërlidhur me atë të të tjerëve, ata të gjithëve na kanë dëmtuar, dikë më shumë e dikë më pak”, ka arsyetuar ai të dielën. “Mendoj që institucionet e Kosovës duhet ta bëjnë një gjë të tillë në emër të të gjithë të të dëmtuarve”.
Ky qëndrim i Milazimit është shfaqur pasi këto ditë ai ka dëgjuar se si dhjetëra familje serbe të Komunës së Gjilanit kanë kërkuar kompensim në shumë prej 8 milionë eurosh për dëmet e vitit 1999, përmes një padie që kanë bërë në Gjykatën Komunale të Gjilanit. E në Kosovë ende nuk dihet saktësisht se sa viktima dhe dëme të tjera ka lënë pas vetes lufta e viteve 1998-99. Llogaritet se jetën e kanë humbur përafërsisht 12 mijë njerëz nga të cilët 90 për qind me përkatësi etnike shqiptare, se janë të zhdukur edhe 1 mijë e 907, përfshirë këtu edhe rreth 400 mbetje mortore, të cilat vazhdojnë të mbesin të paidentifikuara në Morgun e mjekësisë ligjore në Prishtinë, se 120 mijë shtëpi janë shkatërruar, se është plaçkitur Fondi pensional e se janë shkaktuar edhe shumë të tjera. E ndonëse në Kosovë ka ndodhur që shqiptarët individualisht të ushtrojnë padi për dëmet e luftës, Kosova si shtet ende nuk e ka bërë një gjë të tillë kundër Serbisë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se shteti nuk është i gatshëm për të ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ndaj Serbisë për dëmet e luftës.
“Ka nevojë që faktet apo veprimet që kanë ndodhur në Kosovë të jenë të faktuara në kuptimin juridik, që të përgatitemi mirë dhe jo me e ngritë çështjen dhe pastaj me humb tek Gjykata, sepse ajo vepron në bazë të fakteve dhe jo perceptimeve”, është shprehur ai të dielën. “Por do të bëhet me kohë, njëherë ka qenë Gjykata Ndërkombëtare për Krime që është marrë me një çështje të tillë, por pastaj secili shtet veç e veç qysh është marrë Bosnja e Kroacia, do të merremi edhe ne në të ardhmen”, ka theksuar ai pa qenë në gjendje t’i caktojë veprimit kosovar një vend në kohë se kur ka për të ndodhur.
Nënkryetari i partisë në opozitë, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë që institucionet e Kosovës duhet të punojnë në atë drejtim që ushtrojnë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e dëmeve të luftës në Kosovë. “Kosova duhet të që të dërgojë materialin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili Serbinë do ta paraqiste si agresorin që ka bërë të gjitha dëmet, qoftë ato njerëzore dhe materiale në Kosovë. Institucionet e vendit duhet ta përgatisin materialin, ekipin që do të kujdeset që materiali të deponohet dhe të shkohet deri në fund me këtë çështje”, ka theksuar ky nënkryetar i AAK-së. “Ka qenë një iniciativë e mëhershme për mbledhjen e materialit, gjatë kohës kur kam qenë edhe unë në qeveri, ku ka punuar një ekip për të akuzuar Serbinë për dëmet e luftës që i ka shkaktuar popullit të Kosovës, por më tutje nuk kam dëgjuar se çka ka ndodhur për grumbullimin e atij materiali”.
Aktivisti për të drejtat e njeriut nga Prishtina, Shkëlzen Gashi, ka thënë se aktualisht nuk mund të ushtrojë padi ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë meqë nuk është anëtare e OKB-së, por ai ka këshilluar që deri në një anëtarësim eventual në këtë organizëm institucionet vendase të punojnë në grumbullimin e materialit. Sipas tij, Kosova nuk duhet të ngrejë padi vetëm për krimet e luftës 1998/1999, por edhe për krimet e kryera që nga viti 1912, ku sipas shtypit evropian të kohës, vetëm në vitin 1912-1913 janë vrarë rreth 20 mijë shqiptarë, afërsisht 5 mijë prej tyre vetëm në Prishtinë.
“Por problemi kryesor i Kosovës është se nuk ka qenë thuajse asnjëherë e përfaqësuar politikisht, jo vetëm karshi Serbisë, por as karshi bashkësisë ndërkombëtare. 'Politikanët' e Kosovës janë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, e disa edhe të Serbisë, karshi qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Gashi. “Këta 'politikanë' lëre që nuk kanë ngritur padi ndaj Serbisë, por as dhjetë vjet pas luftës së fundit, nuk e kanë bërë regjistrimin e njerëzve të vrarë në Kosovë”. Sipas tij, edhe bashkësia ndërkombëtare e ka mbajtur një qëndrim të padrejtë në raport me luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë. “Për krejt këtë nuk duhet akuzuar vetëm 'politikanët' e Kosovës, por edhe bashkësinë ndërkombëtare, e cila për luftërat në ish-Jugosllavi i mban përgjegjëse të gjitha palët e përfshira në luftë, e jo shkaktarin e këtyre luftërave: Serbinë”, ka thënë ai.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, nën ndikimin e rastit të ushtrimit të padisë nga ana e serbëve të Komunës së Gjilanit, është shprehur se serbët nuk kanë të drejtë morale që të padisin dikë për atë që ka ndodhur gjatë kohës së luftës në Kosovë para njëmbëdhjetë vjetësh. “Të drejtë morale nuk kanë, por është gjykata ajo që vendos në fund”, ka thënë Kuçi. “Unë mendoj se serbët nuk duhet të ndihen krenarë për atë që ka ndodhur në kohën e Milosheviqit, por përkundrazi duhet të ndihen jomirë”. Njëjtë si Kuçi, edhe nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, nuk i ka parë serbët të pajisur me të drejtën morale për të paditur dikë për dëmet e shkaktuara gjatë kohës së luftës. “Nëse duhet që dikush të akuzohet për krimet dhe dëmet të cilat janë bërë në Kosovë, atëherë ai është shteti serb dhe janë institucionet e Kosovës që duhet të bëjnë padi”, ka thënë ai. “Përndryshe çdo padi tjetër nga ana e qytetarëve do të jetë në kuptimin individual dhe në bazë të asaj që ka përjetuar populli i Kosovës është shteti serb ai që duhet të dënohet për të gjitha ato që janë bërë në Kosovë”. Mirëpo, kështu nuk është shprehur edhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Shkëlzen Gashi. Ai ka thënë që serbët jo vetëm moralisht por edhe legalisht kanë të drejtë që të ushtrojnë padi për dëmet e luftës. “Atyre duhet t'u kompensohen të gjitha dëmet e shkaktuara gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Shkaktarët e krimeve ndaj serbëve të Kosovës duhet të nxjerrën para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara”, është shprehur ai. “Qeveria e Përkohshme e Kosovës, e kryesuar nga Hashim Thaçi, edhe pse e panjohur ndërkombëtarisht, meqenëse kanë pasur pushtet përmes Ministrisë së Rendit, te kryesuar nga Rexhep Selimi, duhet të japë llogari për krimet çnjerëzore që kanë ndodhë ndaj serbëve në Kosovën e pasluftës dhe po ashtu Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së duhet të japë llogari për krimet ndaj serbëve të vrarë gjatë luftës”. E Milazimi i prekur drejtpërsëdrejti nga lufta është shprehur i çuditur se si serbët ia lejojnë vetes veprimin e ushtrimit të padisë për dëmet e luftës. “Se di si po bëhen këto gjëra këtu kështu. Se di se si mendojnë ata, kur dihet mirë se kush kënd ka të drejtë ta padisë për atë që ka ndodhur në këtë vend”, ka thënë ai. “Kosova me njerëzit e saj ka të drejtë ta padisë Serbinë”.
Prizreni formon komision për vlerësimin e dëmeve të luftës
Komuna e Prizrenit është në prag të formimit të komisionit të parë institucional për vlerësimin e dëmeve të luftës në Kosovë. Propozimi i dalë në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, ndonëse vlerësohet i vonuar, pritet të jetësohet në praktikë, në mënyrë që të faktojë dosjen me të dhënat për dëmet njerëzore dhe materiale të shkaktuara nga forcat serbe ndaj popullatës civile të kësaj komune.
Komuna e Prizrenit është ndër pjesët më të dëmtuara gjatë luftës në Kosovë. Pos dëmeve të konsiderueshme materiale, kjo komunë ka edhe shumë të vrarë dhe të zhdukur. Në këtë pjesë të Kosovës, krimet e forcave serbe janë nga më të tmerrshmet, sidomos në fshatrat Krushë e Vogël dhe Lugishtë të Hasit, lagjen Tusus të Prizrenit e gjetiu, ku në mesin e të masakruarve të shumtë ndodhen edhe fëmijë e pleq.
Megjithë krimet e shumta të kësaj natyre, pos KMDLNJ-së, pas luftës askush në mënyrë institucionale nuk ka mbledhur të dhëna për dëmet në njerëz dhe ato ekonomike.
Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, kjo çështje është ngritur, ndërsa me propozimin e kuvendarit Masar Shala nga PDK-ja, u vendos për formimin e një komisioni për krimet dhe dëmet e luftës në këtë komunë të kryera nga forcat serbe, të ndihmuara edhe nga kolaboracionistë shqiptarë.
Shala tha se komisioni do të mbledhë të dhëna për krimet gjatë dy vjetëve të luftës.
Bashkim Kajdomçaj, koordinator rajonal i KMDLNJ –së në Prizren, tha për KosovaLive se të dhënat e mbledhura të kësaj natyre flasin se në Prizren gjatë luftës së fundit janë vrarë 310 civilë, përderisa 128 persona konsiderohen të zhdukur.
“Sa i përket njerëzve, të dhënat mund të ndryshojnë, pasi disa të zhdukur janë identifikuar më vonë. Në këtë komunë janë regjistruar rreth 5 mijë objekte banimi dhe përcjellëse të djegura dhe të shkatërruara”, tha ai.
Ndërkohë që pritet vendimi për formimin e komisionit, avokati prizrenas Esad Gutaj pret nga kjo iniciativë grumbullimin e dhënave faktike për krimet e kryera dhe hartimin e dosjes.
“Nëse jo për tjetër, atëherë komisioni që duhet të punojë në tërë territorin e komunës do të mundësojë së paku për historinë, kompletimin e dosjes së krimit të forcave serbe”, tha ai.
Formimi i një komisioni për inicimin e padisë ndaj shtetit serb për krimet e kryera në territorin e komunës së Prizrenit është lënë të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të KK-së.
Me këtë rast do të caktohen detyrat, anëtarët dhe buxheti i nevojshëm. Këshilltari Shala propozoi që këtij komisioni t’i prijë kryetari i Komunës, Ramadan Muja.
Derisa pala kosovare, më konkretisht Komuna e Prizrenit ende nuk ka ngre padi për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptare, në anën tjetër, tashmë vetë televizionet në Serbi kanë shfaqur dokumentare rreth vrasjes së civilëve në komunën e Prizrenit. Një film i tillë rrëqethës “Kur qëllo – qëllo në cak”, i përgatitur nga televizioni “B 92” dëshmon për vrasjen e më pas edhe djegien e kufomave të dy vëllezërve, Selman dhe Miftar Temaj në fshatin Kushnin të Hasit.
Në Skenderaj dorëzohen paditë e para për kompensim të dëmeve të luftës
Organizata Joqeveritare Bamirëse "Ngritja e Zërit" në Skenderaj, e cila merret me parashtrimin e kërkesave për kompensimin e demit jo pasuror, demit material dhe fitimit të humbur në forma të ndryshme, të shkaktuara nga regjimi serb, që nga rrënimi i institucioneve te Kosovës, në vitin 1989, e deri në përfundim të luftës 1999, ka ngritur paditë e para për kompensimin e dëmeve të shkaktuara.
Sipas Jahir Bejtës, kryesues i kësaj organizate, avokatët e organizatës deri tash kanë përgatitur dhjetëra padi për kompensim, ndërkohë qe në procedurën përfundimtare të përgatitjes janë edhe qindra padi tjera. “Nga 31 palët e ftuara për t’i dorëzuar Gjykatës Komunale në Skenderaj, paditë e kompletuara kundër Qeverise së Republikës së Serbisë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara, 22 palë i janë përgjigjur ftesës dhe paditë i kanë dorëzuar në Gjykatë”, ka treguar Bejta.
Por, ai është ankuar se, edhe pse në fillim të tekstit të padisë është bërë propozimi për lirimin nga pagimi i shpenzimeve procedurale në përputhshmëri me dispozitat përkatëse ligjore, Gjykata Komunale në Skenderaj nuk u i ka pranuar ato. “Palët janë detyruar qe paditë e tyre t’i dërgojnë tërthorazi, përmes postës”, ka deklaruar Bejta.
Sipas tij, me këtë Gjykata ka bërë shkelje të të drejtave të njeriut, andaj për këtë veprim të e ka lajmëruar me shkrim Avokatin e Popullit, Sami Kurteshin, me qellim të evitimit të kësaj dukurie për rastet në vijim.
Nga ana e tij, Rrahim Gashi, kryetar i Gjykatës Komunale në Skenderaj, ka konfirmuar pranimin e 22 padive nga kjo Organizatë dhe ka thënë se ato janë futur në procedurë. Ndërkaq lidhur me akuzat e Bejtës se paditë nuk janë pranuar drejtpërsëdrejti, Gashi ka thënë se nuk është në dijeni. “Nuk jam i informuar për këtë problem, pasi ajo është çështje e shkrimores se Gjykatës e cila është e obliguar të veprojë sipas normave në fuqi në të gjitha rastet”, ka deklaruar ai dhe ka sqaruar se më rëndësi është se lëndët janë në procedurë.
Lidhur me kompensimin e dëmeve të luftës, Gashi ka thënë se për këtë do të duhej të këtë një qëndrim në nivel të Kosovës. “Mendoj se për këto çështje të rëndësishme, sikur është kompensimi i dëmeve të luftës, është mirë qe në nivel të Kosovës të merret një qëndrim dhe të bëhet një marrëveshje se si e kush te merret me këtë çështje”, ka kërkuar i pari i Gjykatës Komunale në Skenderaj.
Sipas drejtuesve të Organizatës Joqeveritare Bamirëse "Ngritja e Zërit" në Skenderaj, kërkesat e tyre për kompensim i kanë bërë qindra qytetarë të komunave të Mitrovicë, Skenderaj, Drenas, Kastriot, Kamenicë, Vushtrri, Gjilan, etj. Ata pohojnë se të gjitha shtetet e ish Jugosllavisë, të cilat përjetuan luftën, ju kanë qasur punës për kompensim të dëmit të pësuar nga lufta, dhe se një gjë të tillë e ka edhe shteti ynë i cili duhet t’ju ndihmojë familjarëve të dëmtuar në luftë.
Sipas juristëve të kësaj organizate, vendimet juridike mbështeten në të drejtën ndërkombëtare dhe në praktikën gjyqësore të shteteve me drejtësi të zhvilluar. “Paditë për kompensimin e dëmit nga njëra anë kërkojnë nga gjykatat kosovare që ta njohin principin e kompetencës së jashtëzakonshme në të drejtën civile, që do të thotë së Qeveria e Serbisë mund të paditet edhe në vendin tonë, ngase një gjë e tillë në shtetin tonë fqinjë është i pamundur dhe i parealizueshëm”, ka deklaruar juristi Kadri Osaj, anëtar i kryesisë se OJB “Ngritja e Zërit”.
Pasojat e luftës në Komunën e Vushtrrisë dhe aktivitetet e zhvilluara për sanimin e tyre
Edhe komuna e Vushtrrisë si shumë pjesë të tjera të Kosovës doli nga lufta me dëme të shumta njerëzore dhe materiale. Pas luftës detyrim kryesor ishte sanimi dhe zbutja e këtyre pasojave të mëdha. Mirëpo falë angazhimit të Institucioneve komunale të Vushtrrisë u arritën rezultate të konsiderueshme në të gjitha aspektet çoftë në ndërtim të objekteve të banimit, infrastrukturës rrugore, shkollore,rrjetit elektrik etj. E gjithë kjo punë e madhe u bë falë edhe një menaxhimi dhe angazhimi të mirëfilltë të Kryetarit të atëhershëm të Komunës së Vushtrrisë z. Muharrem Shabani, i cili ka pasur një rolë të rëndësishëm në gjetjen e donatorëve të ndryshëm në ndërtimin e shumë objekteve të interesit publik në Komunën e Vushtrrisë gjë që edhe ndryshuan pozitivisht kushtet e jetesës së qytetarëve. Qyteti i vjetër i Vushtrrisë dikur me balt dhe ujëra të zeza gjatë kësaj kohe u hoq balta dhe shumë rrugë urbane dhe rurale u shtruan me asfalt. Nga njohës dhe kritikë të politikës vushtrriase, kosovare e më gjerë këto vite të qeverisjes së z. Muharrem Shabanit janë cilësuar shkëlqim dhe ringjallje e Vushtrrisë. Dhe me të drejt qëndrojnë këto pasi sot Vushtrria ka mbi 100 kilometra rrugë të asfaltuara, pastaj spitalin bashkëkohorë ndër më modernët jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan, palestrën sportive ndër më të veçantat në Republikën e Kosovës, trafo 110 MW,shkolla, ujësjellës etj. Vlen të theksohet se rrjeti i rrugëve që u asfaltuan gjatë kësaj kohe ishte i madh dhe ka bërë që Vushtrria të lidhet gati me të gjitha fshatrat. Gjatë vitit të kaluar dhe në vazhdim u filluan dhe në ndërtim ishin rrugët Samadrexhë dhe Sllakovc, Vushtrri-Karaq, Pantinë-Ashlan, Pantinë-Akrashticë-Balinc, Gurakuq-Bivolak por edhe më parë u asfaltuan rrugët Dumnicë e ulët, Mesme-Epërme, Pestovë-Druar, Gurakuq-Stanovc, Magjistrale-Smrekovnicë-Pasomë, fillimi i punëve në rrugën e re magjistrale Vushtrri-Skenderaj, rrugë kjo me standarde bashkëkohore rreth 17 kilometra si dhe rruga tjetër Shtruherë-Pantinë- rruga e vjetër për në Mitrovicë. Është krenare, sepse gjithmonë qe e drejtë dhe çlirimtare. Kurrë askujt nuk i ramë në qafë, por përherë i mbrojtëm trojet tona stërgjyshore nga grykësitë e ndryshëm lakmiqarë, veçan të atyre që erdhën nga stepet karpatiane, nga serbët e pabesë.