Në fëmijëri dhe adoleshencën e hershme djaloshi nga Isniqi i Dçanit teksa shkonte me bagëti në bjeshkët e bukura, eposi kreshnik dhe bukuria natyrore e tyre e lidhën ngushtësisht me letërsinë. Aty ndër bjeshkët e Roshkodolit do të lexonte shumë e do të njihej me historinë, adhuronte heronjtë që kanë bërë historinë, të cilët do të mbeteshin në kujtesën e djaloshit dhe do i ruante ato si "relike" të çmuara dhe idhujt e tij, udhërrëfyes për të ardhmen e karrierës së tij.
Aktori i mirënjohur dhe i talentuar kosovar Arben Bajraktaraj është bërë tashmë një aktor me përmasa evropiane, i njohur për rolet e tij në pjesën e parë të filmit amerikan "Taken", krahas aktorit të shquar, një nga yjet e Hollywood-it Liam Nelson dhe në dy seritë e "Harry Potter". Victor Hugo që në ekzil shkroi veprën e tij romantike “L’Homme qui rit” (Njeriu që qesh) pasi u largua nga Franca në Angli dhe novela do të botohej më 1869. Prej kësaj kohe tre regjisorë do të tentonin që këtë vepër, të cilësuar si “mrekullia romantike e Hugos”, ta shkrinin në shirit filmik. Herën e fundit një film i bazuar në rrëfimin e “Njeriu që qesh” ka qenë ai i regjisorit Jean Kerchborn.
Dyzet e një vjet më vonë, regjisori tjetër francez Jean-Piere Ameris i ka hyrë të njëjtës punë. E njëri prej roleve kryesore në këtë film, xhirimet e të cilit tashmë kanë nisur është rezervuar për aktorin kosovar që jeton në Francë, Arben Bajraktaraj.
“Për mua roli i Hardquanonne është shumë i respektueshëm sepse është një personazh i rëndësishëm në novelë”, shprehet aktori i shquar Arben Bajraktaraj në këtë intervistë. Aktorët e njohur Gerard Depardieu, Emmanuelle Seigner e kanadezi Marc-Andre Grondin janë treshja e yjeve që përbëjnë kastën e aktorëve në filmin “The man who laughs”, premiera e të cilit pritet të jepet në fund të këtij viti ose në fillim të 2013.
Për Bajraktarajn roli që ai portretizon në këtë film është karizmatik dhe ka një ndërthurje të drejtpërdrejtë me personazhet kryesore si Ursus, Gwynplaine, Sylvian e Comaberl. Bajraktaraj shprehet se Hardquanonne ka një lloj dualiteti me personazhin kryesor Ursus që luhet nga Gerard Depardieu dhe kjo i ka pëlqyer. Pjesë e kësaj interviste të ngrohtë e mbresëlënëse me aktorin e shquar Arben Bajraktaraj janë edhe projektet e karriera e tij.
A
Arben Bajraktaraj, aktori kosovar që po bënë nam në Francë e më gjerë, vazhdon të mbetet me të dy këmbët në tokë. Ai për KultPlus me dashuri e kujton Isniqin e tij, dhe e quan vendin më të bukur në botë, pavarësisht se me sytë e tij bojë qielli ka parë peizazhe të ndryshme nëpër botë. Me mbi 40 role filmike, në mesin e tyre edhe ai në “Harry Potter”, dhe në filmin “Taken”,
Bajraktaraj vazhdon të mbetet jo shumë i njohur për Kosovën. Ai për këtë fakt edhe ec lirshëm rrugëve të Prishtinës, sepse, sipas tij nuk i ndodhë që ta ndalë dikush në rrugë, edhe pse e kundërta është me rrugët e Parisit. Ai do të duhej të ishte në Prishtinë, më 17 shkurt, në premierën e filmit “Heroi”, ku luan rolin kryesor. Por në atë datë ai duhet të jetë në Kamboxhia, në një projekt teatral, që tashmë edhe i janë rezervuar datat. Pos filmit, ai ka edhe dhjetëra role në teatro të ndryshme, sikurse që është angazhuar edhe në reklama televizive. E veçantia e tij është se ai vjen nga Kosova, dhe prejardhjen e tij, ai e bartë të shënjuar në trupin e tij, kështu të paktën thotë vetë Bajraktaraj
Nisim me prejardhjen tuaj, Isniqin, fëmijërinë tuaj, rininë, dhe së fundi, suksesin që ke shënuar në pjesën filmike, teatrale, televizive dhe atë të marketingut, në shtetin e Francës, por duke shkuar edhe më larg, në filmat hollivudian, nëse do të bëje një krahasim se ku ishe dhe tashti çfarë bënë, si reflekton me veten?
Arben Bajraktaraj: Vërtet shumë mirë kam qenë në Isniq. Në Isniq kam përjetuar vitet më të mira që i kam përjetuar deri tashti. Kanë qenë kohë të vështira, por si fëmijë nuk i kam përjetuar si kohë të vështira, por i kam shijuar lojërat, bukurinë e natyrës. Isniqi me të vërtetë është një vend shumë i bukur, jo vetëm Isniqi por i gjithë Rrafshi i Dukagjinit, ka peizazhe me të vërtetë të hatashme. Me të vërtetë kam udhëtuar nëpër botë , por ne e kemi një vend shumë të mirë.
Mos po jeni subjektiv se Isniqi është vendi më i bukur?
Arben Bajraktaraj: Jo nuk jam subjektiv, por ka ujë, ka diell. Uji është aq i pastër sa isha rritur vetëm me atë ujë, bukë e djathë, pastaj i kemi bjeshkët, me të vërtetë është vend i mirë. Normalisht, sa më shumë që plakesh, kthehesh më shumë te fëmijëria.
A mos je me një pikë që po reflekton më shumë me vetveten për vendlindjen tuaj, se në moshën e rinisë ndoshta të ka ardhur turp të flasësh rreth prejardhjes, prej atij kompleksit, se vjen nga një vend jo i zhvilluar, me një kinematografi jo të nivelit botërorë ?
Arben Bajraktari: Jo, jo nuk kam qenë aso tipi. Mund të them se e kam pas tiketën e një nacionalisti. Nga kam shkuar kam folur për prejardhjen time. Nuk ka nevojë njeriu shumë që të tregoj se prej nga vjen, sepse shihet pak edhe në trup. Është detaj shumë i rëndësishëm, sidomos për aktrimin, sepse, në një formë njeriu shënjohet, mbesin disa shenja në trup. Mënyra se si qëndron, mënyra se si flet, si ec. Nuk jetojmë të ndarë nga pjesa që e kemi jetuar, sepse, atë që e kemi jetuar është gjithmonë me ne, ne mundemi ta injorojmë, ta lëmë anash, por e kaluara jonë vjen me ne. Të mirat dhe të këqijat e Kosovës i bartim me vete, sepse janë pjesë të jetës sonë. Unë nuk e kam kompleksin a jam katundar apo qytetarë , por të qenit katundar ka një përparësi, sepse jemi të lidhur me tokën, si thuhet me këmbë në tokë, nuk kemi ecur nëpër rrugë të asfaltuara por në tokë, në dhe. Pastaj jeta në rrethe urbane është një rreth i mbyllur, ndërsa natyra është e gjerë, e ka fuqinë e vet, sikurse që e përbënë edhe rrezikun.
Ju po ndiheni shumë lirshëm me këtë epitetin e të qenit katundarë. Si bëhet që një katundar i Kosovës të merr një rol në filmin e famshëm “Harry Potter”?
Arben Bajraktaraj:Shumë mirë. Kam qenë i kënaqur, por më shumë se me rolin kam qenë i kënaqur për besnikërinë në punën time nga ana e regjisorit. Ne e kemi bërë një film më herët me të njëjtin regjisor dhe më pat thënë se shihemi herën tjetër, që i mora si fjalë në erë. Faktikisht dy vite më vonë më cingëroi telefoni dhe mora ofertë për këtë film, më erdhi mirë. Ka qenë një rol kalimtarë, por ka qenë kënaqësi me qenë në atë ekip, njeriu kur i ka përballë gjithë atë ekip profesional, mëson, kjo është e rëndësia më e madhe.
Po në filmin “Taken”, ke një rol të një mafie shqiptare, si u bë që e pranove këtë rol, sa ke hezituar që ta pranosh këtë rol, pasi që shqiptarët nuk janë paraqitur me një imazh të mirë para botës. Thjesht, cila është përvoja e juaj me këtë film?
Arben Bajraktaraj: Thjesht ka qenë audicion, i kanë ftuar të gjithë aktorët shqiptarë, por kanë kërkuar edhe gjithandej, ata më kanë përzgjedhur mua, dhe kaq ka qenë puna. Ka qenë një problem se nuk është sqaruar mirë skenari. Por, tek e fundit është film i zhanrit aksion, unë kam luajtur edhe në shumë filma të tjerë, role të mafiozëve serb, grekë, rusë, të vendeve baltike... Ata me mua ose pa mua e kishin bërë filmin, të kuptohemi. Edhe vetë produksioni është habitur me suksesin e filmit “Taken”, nuk e ka pritë një shikueshmëri kaq të madhe në krejt botën. Ndërkaq, duhet të them se një aktor nuk mund të gjykoj personazhin. Unë kur kam luajtur një hebre në Luftën e Dytë Botërore, ose një mafioz rus, nëse do të gjykoja personazhin, më mirë do të ishte të mos ja nisja hiq kësaj pune. Personazhet e kanë një lloj aktiviteti për aktorin, së paku në zgjerimin e paletës së ngjyrave, ngjyrave emotive, me të cilën janë pjesë themelore e artit krijues. P.sh, në teatër një nga rolet më tërheqëse që ekziston është Ricardi III, që është një vrasës i tmerrshëm, që është vrasës edhe i fëmijëve.
Pse gjithë kjo lidhshmëri me këto role negative, po ndodhë rastësisht apo kjo është përzgjedhja e regjisorëve?
Arben Bajraktaraj:Në të vërtetë këto vitet e fundit kam pasur krejt role të tjera, dhe falë Zotit, verën që shkoi jam paraqitur në rolin e një shkencëtari shqiptar, por definitivisht nuk është e rëndësishme nacionaliteti i personazhit sa ka rëndësi identiteti i tij. Unë nuk kam nevojë që të arsyetohem për këtë, por unë mendoj se kam bërë edhe shumë gjëra të tjera. Shqiptarët për imazhin e vetë, ndoshta duhet ta pyesin pak më shumë vetveten. Ka shumë gjëra që ndikojnë.
Nëse flasim nga ana profesionale, duhet më shumë mund në realizim të një karakteri negativ në film?
Arben Bajraktaraj: Nuk ka asgjë në botë bardh dhe zi, sikurse që nuk është as te personazhet bardh edhe zi. Mënyra e ndërtimit të rolit varet nga rrethanat: ndërtimi psikologjik, ai energjik dhe fizik, të gjitha këto bëhen përmes paletës emotive, dhe kur ia nisim kësaj pune, ndalemi te situatat që i përshkon personazhi. Dhe në ndërtim të rolit ka diçka fascinante, gati është si drogë. Andaj shumica e aktorëve kur nuk luajnë janë depresiv.
Si e sheh prej distancës zhvillimin kulturor në Kosovë e Shqipëri?
Arben Bajraktaraj:Nuk e di, pasi nuk jam afër i bie sikur po shes mend prej këtu. Natyrisht unë kam miq, me disa prej tyre kemi bashkëpunuar edhe kemi punuar në Kosovë , e di që e kanë një energji krijuese shumë të mirë.Të punosh me një regjisore si Lendita Zeqiraj është kënaqësi, me të vërtetë është kënaqësi. Mandej ka histori të ndryshme. Sa i përket filmit u mungojnë ekipet teknike. Në të vërtetë Kosova dhe Shqipëria duhet që ti bashkojnë resurset e veta, se më pas bëhet tepër vonë , jemi një popull pak me numër, këtë duhet ta kuptojmë, nuk jemi as më inteligjentë, as më të fortit e as më të zotët, kemi potencial, por nëse këtë potencial nuk e fusim në punë, do të mbetet një potencial ëndërr. Në Kosovë presin sikur se gjërat do të vijnë nga qielli, me të vërtetë duhet që të punojmë shumë, shumë. Mirëpo, fatmirësisht unë njoh disa në Kosovë që janë punëtorë të jashtëzakonshëm dhe besoj në ta.
Kthehemi prapë në Kosovë, si e mendoni angazhimin tuaj në filmat kosovarë, ju keni luajtur në filmin e metrazhit të shkurtë “Ballkoni”, dhe atë të metrazhit të gjatë “Heroi”, që pritet të jepet së shpejti si premierë. A mendoni se pritët shumë deri në angazhimin me një projekt shqiptarë?
Arben Bajraktaraj: Askush nuk më thirri, shumë thjeshtë. Askush nuk më propozoi. Unë kam qenë në të vërtetë në Kosovë në vitin 2001, me pjesën “Udhëtimi në Unmikistan”, mirëpo për herë të tjera nuk ka pas asnjë propozim konkret as për film e as për teatër. Kjo nuk ka qenë nga mos dëshira ime apo mos dëshira e të tjerëve, ndoshta janë problem edhe financat, pas unë jetoj jashtë mund të jenë problem harxhimet pasi që duhet të paguhet bileta, fjetja..., dhe i kuptoj plotësisht, por ndodhë që edhe nuk më shohin në rolet e tyre. Është normale.
Si ishte përvoja gjatë xhirimeve të filmit “Heroi”, në Kosovë. Ndoshta je mësuar me një tretman tjetër, me një profesionalizëm tjetër, thjeshtë si ishte?
Arben Bajraktaraj: Filmi është proces shumë i gjatë, punë ekipore, ka shumë hallka, nëse vetëm një hallkë nuk punon si duhet, bie e gjithë puna. Andaj shpresoj të ketë përfunduar si duhet procesi i postproduksionit . Falënderoj të gjithë ekipin xhirues për mundin e derdhur në krye me Roger Simonnsz-in. Mendimet e mia shkojnë posaçërisht për të afërmit e asistentit tonë të kamerës, Taulant Veselit, djalë i vyer e i dashur, me plot talent, që vdiq në një aksident trafiku, një vit e ca pas përfundimit të xhirimeve. Ka qenë tronditëse për të gjithë ne kur kemi marrë vesh.
A do të jesh në premierën e filmit “Heroi”, pasi që është paralajmëruar se premiera do të jetë më 17 shkurt të këtij viti?
Arben Bajraktari: Normalisht jam në Kamboxhia me një projekt teatror, me një regjisor amerikan, natyrisht që unë do vija me shumë qejf, edhe pse zyrtarisht për datën e premierës ma thatë ju. Por shpresoj që një pjesë e ekipit mund të shkojë.
Kthehemi pak te pjesa teatrale, keni dhjetëra role në teatrot franceze, bukur sfidë e madhe të paraqitesh me role skenike, para një audience franceze, me çfarë të rrëqethurash i pret rolet?
Arben Bajraktaraj: Në fillim ndoshta e ka pas rëndësinë e vet që e kam menduar sfidë paraqitjen para audiencës franceze, sot për mua publiku është i njëjtë, i dashur gjithandej, edhe pse Franca i jep vend kulturës. Ne aktorët kur dalim para publikut e kemi një lloj zhveshjeje shpirtërore para publikut, dhe siç thash, nuk e gjykoj më personazhin, sikurse që nuk e paragjykoj publikun. Publiku mund të të gjuaj edhe me domate, sikurse që na ka ndodhë një herë nga disa ekstremistë fetarë.
Mirëpo, hera e parë kur kam qenë para publikut kosovarë kam pas një tërmet fiziko shpirtërorë, ka qenë krejt më ndryshe, ishte ndoshta edhe nga fakti se po luaja shqip, kisha një lloj të rizbulimit të vetvetes, një pjesë timen që ndoshta nuk e kam njohur, dhe kjo mandej ndryshon gjithë qasjen ndaj punës. Kënaqësia më e madhe e imja është që të luaj shqip, jo se jam shqiptarë, por nëse kemi parasysh përtacinë është më lehtë të luhet shqip.
Mirëpo, hera e parë kur kam qenë para publikut kosovarë kam pas një tërmet fiziko shpirtërorë, ka qenë krejt më ndryshe, ishte ndoshta edhe nga fakti se po luaja shqip, kisha një lloj të rizbulimit të vetvetes, një pjesë timen që ndoshta nuk e kam njohur, dhe kjo mandej ndryshon gjithë qasjen ndaj punës. Kënaqësia më e madhe e imja është që të luaj shqip, jo se jam shqiptarë, por nëse kemi parasysh përtacinë është më lehtë të luhet shqip.
Në pika të shkurta, na trego praninë tuaj në Kosovë, një njeri me kaq famë, një njeri që po prek majat e kulturës franceze dhe më gjerë, si gjendet në Isniq e në Prishtinë. Në kafe me miqtë, si njerëzit e rëndomtë, apo ka pas ndonjë tentative më të thellë?
Arben Bajraktaraj:Janë gjërat shumë të thjeshta. Falë Zotit që kam miq nga të gjitha fushat. E në rrugë nuk më njeh askush, kush jam e si jam. Këtu në Paris më ndodhë ndonjë herë të më ndalin, kurse në Kosovë jo. Një herë më ka ndodhë në Kosovë që të më ndalë në rrugë një njeri, ka qenë shumë i dashur, shumë i respektuar.
A ka pasur ndonjë tentativë nga udhëheqësit e institucioneve që të i’u takojnë kur të jeni në Kosovë?
Arben Bajraktaraj: Institucionet e kryejnë punën e tyre, ne tonën. Kurse me drejtuesit e QKK-së dhe me ata të teatrove po, por me të tjerët jo.
Keni qenë edhe imazh i një reklame të një kompanie të orëve, një fytyrë shqiptare me orë zvicerano- franceze, si e gjeni lidhjen në këtë pikë?
Arben Bajraktaraj: Është përzgjedhur me audicion, kanë kërkuar fytyra më të veçanta se sa ato të zakonshmet. Nga meshkujt kemi qenë unë dhe nipi i Marlon Brandos.
Ju personalisht e mbani at tip të orës?
Arben Bajraktaraj: Nuk mbaj orë.
Nëse i numëroni rolet filmike, sa janë bërë deri tashti?
FORT E DESHI iSNIQIN DHE ISNIQASIT AKTORI YNË I MADH ARBEN BAJRAKTARAJ
FORT E DESHI iSNIQIN DHE ISNIQASIT AKTORI YNË I MADH ARBEN BAJRAKTARAJ
Arben Bajraktaraj: Nuk di për besë, nuk i kam numëruar, ndoshta janë mbi 40 role.
Dhe për fund, a ka diçka më të veçantë në planet e tua?
Arben Bajraktaraj: Aktualisht jam në përgatitje të dy shfaqjeve teatrore, ndërsa gjatë sezonit janë të parashikuara edhe disa angazhime filmike.
Agjencioni Floripress/FLORI BRUQI
Agjencioni Floripress/FLORI BRUQI