2014-02-21

Përshëndetje atdhetare artistes së shquar të kombit shqiptar, zonjës së nderuar Aurela Gaçe

Prof.dr. Eshref Ymeri



Shumë e nderuara dhe e respektuara zonja Aurela,

Në gazetën internetike “ Tribuna Shqiptare” të datës 18 janar 2014, lexova shkrimin tuaj fantastik me titull “Letër e hapur Lubonjës”. Në rubrikën “Komente” të kësaj gazete, zotëria i nderuar Broz Simoni kishte komentuar analizën tuaj për Lubonjën.

Komenti i tij është i shkëlqyer. Mua s’më ka qëlluar rasti ta lexoj shkrimin denigrues të Lubonjës për legjendën e muzikës shqiptare, zonjën Vaçe Zela. Por tani që lexova analizën tuaj shteruese për njeriun pa atdhe me emrin Lubonja, u binda se nuk ia vlen të interesohem për ta lexuar.

Ju, në analizën tuaj, me daltën e një mjeshtreje të vërtetë, keni gdhendur para shqiptarëve figurën e një gjithçkamohuesi, siç është Lubonja. Para disa muajsh, Lubonja hidhte baltë edhe mbi zotin Ramush Haradinaj dhe ndaj tij (Lubonjës) reaguan me shumë të drejtë intelektualët e mirënjohur Rexhep Shahu dhe Rexhep Hoti.

Asokohe pata reaguar edhe unë në internet në mbështetje të zotit Rexhep Shahu me shënimin e shkurtër “Fatos Lubonja si Herostrati”, si më poshtë:
“E lexova me shumë kënaqësi shënimin mjaft interesant të zotit Rexhep Shahu, të cilin e respektoj për formimin e tij të shkëlqyer nacionalist. Nuk duhet habitur me qëndrimin e zotit Fatos Lubonja ndaj heroi të Kosovës Ramush Haradinaj, sepse ky zotëri shikon vetm zi, mendon vetëm zi, përfytyron vetëm zi, hamendëson vetëm zi, ëndërron vetëm zi.

 Unë mendoj se zoti Lubonja duhet të krijojë firmën “Vajtoca”, me qëllim që çdokush që përjeton ndonjë fatkeqësi, ta thërrasë me qira në zinë e vet, në mënyrë që aty ai të shpërfaqë tërë larminë e regjistrit të vajtimeve të veta. Me sa duket, zoti Lubonja ka vendosur të lërë gjurmë në histori me morinë e “zive” të veta.

 Edhe kjo është një mënyrë origjinale për ta skalitur emrin e vet në histori. Vallë a nuk e skaliti emrin e vet në historinë e njerëzimit Herostrati, i cili Tempullit madhëshor të Artemidës në Efes (Turqi), të ndërtuar në vitin 550 p.e.r., i vuri zjarrin në vitin 356 p.e.r.?”.

Eshref Ymeri

Sarandë, 19 korrik 2012

E nderuara zonja Aurela,

Nga analiza juaj unë zbulova se në personalitetin tuaj, si një artiste e shquar e kombit shqiptar, prehet edhe një talent i heshtur i letrave shqipe dhe dëshiroj të besoj se në morinë e figurave të shquara të intelektualëve të kësaj fushe të artit, do të shtohet edhe një tjetër penë e fuqishme.
Me shumë respekt dhe mirënjohje për mbrojtjen që i keni bërë me një profesionalizëm të admirueshëm magjisë së këngës shqipe, zonjës Vaçe Zela.

Santa Barbara, Kaliforni

20 shkurt 2014
eymeri@yahoo.com

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...