Nga
Fritz RADOVANI:
Shumë pak Shtete të vogla
si Shqipnia kanë nxjerrë Personalitete të Mëdha sa né!
Mund të jetë kenë muej korrik ose gusht i vitit 1990, kur
e kam degjue në radio “Zëri i Amerikës” tue porositë Popullin Shqiptar, pra
plot 24 vjet maparë Prof. Arshi Pipa tha: “Pa u hjekë nga Sheshi Skënderbe
shtatoria e diktatorit Enver Hoxha, kurrë Populli Shqiptar nuk mund të vendosin
demokracinë...” E degjova, po mu duk e pamujtun!
Prof.
Petro Fundo shpesh persëriste mbas vitit 1985: “Diktator si ay, vazhdojnë per
të sunduar edhe persëvdekuri.” Edhe këte kur e kishe degjue më dukej e
pamujtun!
Me thanë
të vertetën, mbas muejt janar 1990, kur u pat ba protesta e heshtun në Shkoder
per heqjen e bustit Stalinit, dhe revolta e Burrave të Malësisë në korrik, me arkivolin
e Djalit të rij Pllumb Pllumbaj, para komitetit partisë me thirrjet “poshtë
Ramiz Alia!”, “Poshtë Nexhmije kurva!” etj... thirrje plot duf e urrejtje per
vrasësit diktatorë, na dukej vetja se jemi tue jetue “dikund”...por, gënjejmë
me dashtë me percaktue se ku?
Data 11
Nandor 1990 në Rrëmaji, vazhdonte me na u dukë një “anderr”... Edhe pse Don
Simon Jubani, i këputi njëherë e pergjithmonë prangat e robnisë komuniste.
Na dukej
një “vegim” ardhja e Tij nga burgu i shfarosjes së Burrelit, dhe ecja e Tij
Burrnore drejtë Fitores per Ringjalljen e Fesë, kur shpresat tona ishin
vyshkë...
Kush
mund të besonte se pasuesi i diktatorit Enver Hoxha, anadollaku Ramiz Alia,
strukej si qen i zgjebosun nga frika e një Don Simon Jubani, që e kishte mbajtë
të pranguem mbi 26 vjet nder birucat e akullta e të pashpresë me pa me sy
Lirinë?!
Popullit
Shqiptar i kishte ikë frika, Ai po shihte Driten e Lirisë së dishrueme!
U zgjuen
studentët...U zgjue Kavaja...U zgjue Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të
Shqipnisë...Shkodra edhe njëherë bastjon i Demokracisë...13 Dhjetori 1990
shembi perjetsisht diktaturen ma barbare që kanë kalue Shkodranët e Rozafes
Heroike...Ata të parët e shkrryen perdhé surratin e pasardhësit të sulltan
Mehmetit II, që zbatoi porosinë se: “Nuk duhet të mbesin i gjallë asnjë
Shkodranë!” A ju kujtohet çka ngjau mbi bust?
Edhe pse
këto ngjarje sollën Demokracinë në Shqipni...Po mundohen me u “harrue” dhe me
kenë e mujtun me u “fshi” nga Historia e Lavdishme Shqiptare.
E nuk
zgjati...U zgjuen minatorët e Valiasit...U zgjuen puntorët e fshatarët e të
gjitha krahinave të Shqipnisë... E ky ishte fundi i diktaturës komuniste edhe
në Shqipni!
E fundi
i diktaturës komuniste kerkonte shpagimin nga vetë diktatori...
20
Shkurti 1991, ishte dhe mbetet në Historinë e Popullit Shqiptar “Dita e Fitores”
mbi rrenojat 47 vjeçare të komunizmit gjakatarë e shperftyrues, Dita e Fitores
mbi diktaturen komuniste që sundoi në Shqipninë Martire të Gjergj Kastriotit!
Asht Dita e Fitores kur as
armët e diktatorëve nuk mujtën me ndalue hovin dhe guximin e minatorëve të
Valiasit, që e terhoqen zvarrë bishen e ngordhun e të qelbun per të gjatë të
Kryeqytetit të fundit...që shembi komunizmin, Tiranës Heroike.
Ndoshta,
them ndoshta, se shpesh kujtoj humnerat neper të cilat kemi kalue tash 70 vjet,
e në fund çoj mendjen tek të Parët tanë që më thonin: “Ju jeni të rijë e me
siguri, një ditë keni me pa Ditët e Lirisë!..” Ishte Besimi i Tyne i vendosun
tek permbysja e asaj ideologjije shkatrruese marksiste – leniniste që kishte
plandosë miljona njerëz në Botë!
Po edhe
né u plakem...dhe po ua trashigojmë disa kujtime Brezave ma të rij, mbasi me
kohen po fshihen shumë fakte e ngjarje nga Historia e Shqipnisë.
***
Një Mik
i nderuem nga ShBA, (VD, të cilit i mora leje per publikim), më shkruen:
“Jeta e Shqiptarve nuk vlen aqsa
jeta e Jahudijve! Pse? Asnji Jahudi nuk e levdon Hitlerin? Gjysa e Shqiptarëve
(e ndoshta ma shumë) vazhdon edhe sot me e levdue dhe me e vajtue
"shokun" Enver. Sikurse Enver Hoxha, do t’u konsideronte nji agjent
serbo-rus, (ashtu si ishte) i vumë në pushtet per me shkatrrue elementin Etnik
Shqiptar në Ballkan, atëherë, ndoshta, të gjithë Shqiptarët do ta urrejshin.
Pra, duhet të identifikohet “figura” e Enverit me ata të Rankoviçit e Stalinit,
me Çausheskun e Rumanisë, per me krijue në gjeneratat e reja urrejtjen që
meriton. Gjeneratat e vjetra janë pertej mundësisë së shpetimit. Nuk e kuptojnë
endè se të gjithë Shqiptarët janë persekutue prej Enverit. Pushkatimet dhe
dënimet që janë ba prej tij, kishin per qellim me i shtij friken në palcin e
çdo Shqiptari. Kooperativat e bunkerat kishin per qellim me e vorfnue gjithë
popullin. Shkollat kishin per qellim me e mashtrue popullin që në fëmini. Interrnimi
nder kampe ishte nji institucion skllavizimi që furnizonte krahë pune per me
ushqye dhe me pasunue Bllokun e Tiranës dhe kryesisht familjen e Enverit.
Fushat e Tepelenës e Lushnjës, Myzeqeja dhe minjerat e qymyrit, kromit dhe bakrit
janë shfrytzue me skllavët që janë plakë në kampe pune per me i sherbye Enverit
falas, por zyrtarisht, gjoja pse ishin “anmiqë të popullit”. Familja e
Enverit asht pasune aq sa Shqipnia ka kenë e vorfën, pse Enveri, ka shitë
edhe gjakun e Popullit Shqiptar.
Duhet të përmblidhen statistika mbi
sa vetë janë vra e pushkatue, sa u burgosën dhe ia shtetizuen shtëpijat e
pasuninë e tyne dhe kush e çfrytzoi até, tue fillue nga Blloku i “udhëheqsave”?
Sa kjenë interrnue, si dhe ku punojshin, në çfarë konditash dhe sa e çka
prodhojshin, sa u paguejshin ata?
Bota interesohet per fakte të dokumentueme
me statistika, me pershkrime të kjarta e të sakta. Edhe pa u hapë dosjet mund
të krijohet nji pershkrim i hatashem në kjoftëse çdo kush prej nesh, bahet
dishmitar tue dokumentue informatat që ka.
Jo Shqiptarët, po, edhe mbarë bota
do të kerkonin hapjen e dosjeve, po kje se vehet në dritë në formë masive
barbarizmi i diktatorit Enver.
Me respekt, VD...” (Botohet pa asnjë
ndryshim prej origjinalit. FR. 2014).
***
E
perballë opiumit që po i jepet perditë Popullit Shqiptar, asht e
domosdoshme që në çdo shtëpi Shqiptarët sot, duhet të mbajnë një Liber!
E ky Liber asht Libri i
“Kujtesës së Historisë”!
Titulli i
Librit asht: “TYRANTS” nga NIGEL CAWTHORNE.
Në librin “TIRANËT”, Historitë e 100
Despotëve dhe Diktatorëve, botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty
Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia, kam gjetë në faqe
172 të shkrueme me shkronja të mëdha: “Enver Hoxha”.
Aty autori i Nderuem, ka paraqitë të vërtetën
e pashkrueme deri tashti për Shqipninë dhe Shqiptarët. Bota e njeh E. Hoxhen,
po Shqiptarët, vazhdojnë gjumin...
Melbourne, 2014.