INTERVISTË
NGA BEATRIÇE ORINI (BEATRICE ORINI) – NJË YLL
I RI I LETËRSISË ITALIANE, NJËKOHËSISHT NËNDREJTORESHË E REVISTËS.
Emri: Kozeta
Mbiemri: Nushi – Alikaj
Profesioni: Tregtare, shkrimtare dhe
përkthyese
Vendlindja: - Shqipëri
Në Itali nga 2003
Gjendja civile: E martuar
Ëndërr: Të publikoj shpejt librin tim të parë
në italisht.
Do të desha që edhe Italia, që në të kaluarën
i ka bërë keq Shqipërisë, të mbështesë futjen e saj në Bashkimin Evropian.
Dhe grekët, që besojnë të jenë ortodoks, janë
kriminelë dhe duhet të jenë të parët që të dalin nga Bashkimi Evropian.
Kështu pohon Kozeta Nushi – Alikaj, një 39
vjeçare shqiptare, që po bën 10 vjet në Itali dhe gjeston një dyqan fruta-
perimesh, së bashku me bashkëshortin e saj Besnikun në rrugën :Aquileia , 14/a
Brescia.
Impenjimi i saj, interesi i saj i lartë për
politikën, zbulohet menjëherë nga fjalët që zgjedh, nga argumentet që
përcjell.
Në politikën shqiptare, po edhe në atë
botërore, të gjithë flasin me fjalë të shëmtuara, që në fakt duhet të zhduken
nga fjalori; populli nuk është injorant, është vetëm i lodhur, i dhembin
veshët. Unë mendoj se të mirët janë pak dhe hiqen mënjanë, duke mos dashur të
ngatërrohen në politikë. Ndërsa unë do të doja të tregoheshin të përgjegjshëm,
për misionin e dhënë nga Zoti.
Kozeta ka lindur në Vlorë, e njohur në botë me
portin e saj të rëndësishëm detar, po është rritur në Fitore.Është kristiane,
ortodokse, po thjesht preferon të quhet bijë e Zotit. Dhe e prekur thellë në
shpirt, e përlotur, me fjalët që i mblidhen lëmsh në grykë, shqipton me shpirt të plagosur: - Mendoj se
Zoti e ka sakrifikuar Shqipërinë, ashtu siç ka sakrifikuar Birin e Tij të Vetëm
Jezu Krishtin. Jemi të vegjël, po jemi shumë të fortë edhe pse për më shumë se
500 vjet kemi qenë të shtypur nën thundrën e të huajve. Jemi pak, por jemi si
pikat e oqeanit.
Do të doja që edhe gratë të jenë të
interesuara për politikën, në mënyrë që bota të përmirësohet.
Do të doja që secili nga ne të lëjë mbas
keqdashjet për të filluar një jetë të re për fëmijët tanë: janë ata pasuria e
vetme që lëmë mbas.
Dy djem, 7 dhe 4 vjeç; Kozeta ka mbi supe një
jetë të pasur me studime dhe interesa. Diplomë në gjuhë ruse dhe gjuhë angleze.
Disa përkthime të rëndësishme, (falë mbështetjes së profesorit tim të
shtrenjtë, Prof.Dr.Eshref Ymerit, kam përkthyer Dostojevskin, që ishte një
autor i ndaluar në Shqipëri. Kam përkthyer Çehovin dhe autorë norvegjezë nga
gjuha ruse).Kam ushtruar mësimdhënien për 7 vjet në një sërë shkollash, duke
filluar nga cikli i ulët, në shkollat fillore, deri në ciklin e lartë, në
shkollat e mesme të përgjithshme. Ka qenë një eksperiencë e shkëlqyer, tregon,
- mbi të gjitha me fëmijët e vegjël, që janë ëngjëj, nuk e vënë kurrë në dyshim
fjalën e mësueses dhe të dhurojnë emocionet më të forta.
Edhe me gjimnazistët ka qenë një eksperiencë e
bukur. Insistoja të çonin përpara ëndrrat etyre dhe ata tani akoma më dërgojnë
letra. Pasioni im më bënte të lumtur.
Më vonë ndryshimi, për shkak të martesës dhe
trasferimi i saj i menjëhershëm në Itali, ku ka filluar një jetë të re si nuse
e sapomartuar:
Kam ardhur këtu për dashurinë ndaj
bashkëshortit tim, Besnikut që banonte prej kohësh në Breshia. Ai është një
artist brenda vetes. Është një ëngjëll i përditshëm, me një shpirt të pastër
dhe aspak konservator; më mbështet në pasionet e mia.
Më i madhi pasion i Kozetës është shkrimi – më
parë një dëshirë; tani që kam zbuluar impenjimin politik, është edhe një
mision, - të cilit i dedikohet jo vetëm në shqip, duke publikuar në site të
ndryshme, po gjithashtu edhe në italisht, falë mbështetjes së Karlo Salvadorit
(Carlo Salvadori), që e ndihmon në gjuhën italiane dhe falë bashkëshorte së tij
Marinës(Marina), - të dy prej kohësh klient të saj, po tani edhe miq të
shtrenjtë;
Para së gjithash është raporti human, raporti
i mirë njerëzor, ai që Kozeta pëlqen më shumë në punën e saj: - Unë dhe
bashkëshorti im e kemi hapur dyqanin 4 vjet më parë dhe puna po ecën gjithmonë
e më mirë; njerëzit janë të kënaqur për cilësinë e lartë dhe çmimet modeste, po
edhe për humanitetin që gjejnë brenda.
Nga Italia pëlqen para së gjithash mendjet e
hapura të njerëzve dhe në kohë të lirë, plus asaj që shkruan, luan me fëmijët e
saj dhe shikon së bashku me ta Peppa Pig, film për fëmijë.
Vështirësitë më të mëdha për të në Itali kanë
qenë përshtatja me të menduarit në gjuhën italiane, të orientuarit nëpër rrugë,
po edhe ndryshimi i ushqimit.
Megjithatë këtu në Itali ndjehem shumë mirë, -
thotë me bindje, - dhe kam arritur të heq drojtjen, falë fëmijëve të mi.
Kam marrë shtetësinë italiane më 16 Dhjetor
2013 dhe më është thënë të vazhdoj të kultivoj në familje gjuhën dhe kulturën
tonë: fëmijët e mi do të rriten poliglot dhe kjo do të jetë një vlerë e madhe
për ta dhe një pasuri edhe për Italinë.
Kozeta, që ëndërron të publikoj sa më shpejt
librin e saj të parë në italisht ( “Një jetë e mbetur ëndër r“ , - është
titulli që tashmë e ka zgjedhur, nuk ka mëdyshje:
Ndjehem shqiptare dhe italiane, e ndiej në
zemër dhe në gjak.
Nuk mendoj për të ardhmen time; për momentin
ndiehem mirë këtu dhe nuk më mungon asgjë nga Shqipëria; jam në kontakt me
shumë persona; kam krijuar një urë të mirë lidhëse dhe kam javë të tëra që më
vjen të këndojë nga lumturia.