AUTORE: KOZETA NUSHI - ALIKAJ
SHKRUAN Z. FERHAT YMERI, NË NJË KOMENT PËR MUA, PËR DY TREGIMET E MIA TË PARA
INTERNETIKE.
Ajet Nuro Rasim Bebo
Nisur
nga ky koment, që zemra ime e gëzuar dhe sytë e mi të përlotur, më thonë ta
ndaj me ju, - do të desha të falenderoja me gjithë shpirt Z.Ajet Nuro, Z. Rasim Bebo, Z.Flori Bruqi dhe
padyshim. Z. Ferhat Ymeri, që për fat të keq, nuk e njoh akoma, për komentet që
më kanë bërë, duke nxjerrë në pah fisnikërinë e shpirtit të tyre të qelibartë.Dhe
për të pasur kontakt me Z. Ferhat Ymeri dhe me të gjithë ata që do të kenë
dëshirë, të dërgojnë përshtypjet e tyre, në lidhje me tregimet e mia artistike,
po lë i mail –in tim:
Flori Bruqi
Dhe
për të pasur kontakt me Z. Ferhat Ymeri dhe me të gjithë ata që do të kenë
dëshirë, të dërgojnë përshtypjet e tyre, në lidhje me tregimet e mia artistike,
po lë i mail –in tim:
Kozeta.nushi at libero.it
Nuk e di nëse
tregohem modeste apo jo, por ja që kam dëshirë ta shkruaj të plot këtë koment
fisnik, që nuk më përket më vetëm mua, po të gjith shqiptarëve kudo që janë.
Dhe ja për të gjithë ju komenti në fjalë:
“E NDERUARA KOZETA!
BIJ E ATDHEUT FISNIK!
NGA GOJA JOTE NË VESH
TË ZOTIT!
ASHTU QOFTË!
Ju jeni ata që do të
ndërtoni ATDHEUN,në themele të së vërtetës, të bukurës, të drejtës, të mirës e
të fismes.
“ E fshehta e
ndryshimit është të përqëndrosh energjinë tënde jo në luftimin e së vjetrës, po
në ndërtimin e së resë.” – thoshte Sokrati.
SHEKULLI XX NA NA
NDAU.
LE TË BASHKOHEMI NË
SHEKULLIN XXI.”
Nëse ky zotëri
fisnik, ka besim tek unë, një bij e thjesht e Shqipërisë, që nuk kam në dorë
asnjë lloj pushteti politik, asnjë lloj pushteti ekonomik, si mund të mos kem
unë besim tek politikanët e ndershëm shqiptar dhe kosovar, që pa gjak njeriu do
të bëjnë të mundur bashkimin e Shqipërisë me Kosovën trime, patriotike?
E kujt ia merrte
mendja që LUFTA E II BOTËRORE do të mbaronte? – Po ja që mbaroi.
E kujt ia merrte
mendja që rregjimi komunist do të përmbysej? – Po ja që u përmbys.
E kujt ia merrte
mendja që Shqipëria do t’i hapte kufijtë e saj me botën? – Po ja që i hapi.
E kujt ia merrte
mendja që Kosova do të fitonte pavarësinë?- Po ja që e fitoi.
E kështu pra, nëse
dëshira e gjith shqiptarëve të ndershëm është për një bashkim të Shqipërisë me
Kosovën, pse mos të shpresojmë se kjo gjë shumë shpejt do të ndodh?
Me respekt për gjith
shqiptarët , kudo që janë.
KOZETA NUSHI
BRESCIA - ITALY